BRUKSEL- Bashkimi Europian shprehet i shqetėsuar pėr disa aspekte nė procedurėn e dhe pėrmbajtjen e ligjit shqiptar pėr dosjet qė pritet tė hyjė zyrtarisht nesėr (29 janar) nė fuqi. Nė njė deklaratė pėr shtyp, Bashkimi Europian theksoi se sa i pėrket cėshtjeve tė tjera me rėndėsi nė Shqipėri mė tė rėndėsishme janė dialogu politik nė spektrin politik dhe sistemi gjyqėsor.

“Ligji i ri "Pėr pastėrtinė e figurave tė zyrtarėve tė lartė tė administratės dhe tė zgjedhurve" ngre shqetesime nė lidhje me disa aspekte si mbi procedurėn, ashtu edhe mbi pėrmbajtjen”.
Bashkimi Europian kėrkon qė pėr ligjin nė fjalė tė takohet me Qeverinė pėr tė bėrė tė qartė pozicionin e BE-sė lidhur me kėtė.

Deklarata vijon mė tej ku theksohet se Bashkimi Evropian i kushton njė rėndėsi tė madhe dialogut politik pėrgjatė spektrit politik. “Ky ėshtė njė nga kriteret politike me rendėsi thelbėsore pėr pranimin nė BE”, citohet nė deklaratė.
Bashkimi Europian kėrkon gjithashtu qė ti kushtohet rėndėsi sistemit gjyqėsor. “Nė tė njėjtėn mėnyrė, ne i kushtojmė njė rėndėsi tė madhe njė gjygjėsori mirė-funksionues dhe politikisht tė pavarur”.

Ligji i kontestuar dosjeve hyn nesėr nė fuqi. Ligji ėshtė kontestuar nga opozita shqiptare dhe Kėshilli Europian. Nga kėto instanca ėshtė deklaruar se ligji ėshtė shumė i ashpėr dhe jo demokratik. Ligji u miratua nė parlament nė dhjetor tė vitit tė shkuar vetėm me votat e mazhorancės.
(d.b/BalkanWeb)
Burimi