Kinemaja ka filluar te funksionoje ne Shqiperi ne vitet 1911 – 1912. Shfaqjet e para te filmave u bene ne Shkoder dhe Korēe. Filmat e shfaqur ishin filma te huaj. Filmi I pare shqiptar ka qene nje dokumentar per Kongresin e manastirit.
Pas Luftes II Boterore u krijua Instituti Shqiptar i Filmit ne 1945, i cili me pas ne 1952 u quajt Kinostudio Shqiperia e Re. I kesaj periudhe eshte edhe filmi i pare shqiptar, nje bashke-prodhim sovjetik me titullin Skenderbeu. Filmi Skenderbeu eshte vleresuar me nje ēmim ne festivalin e Kanes. Te se njejtes periudhe jane edhe dy filma te tjere, prodhim shqiptar, ”Femijet e saj” dhe ”Tana”.
Ne vitet ’60 Kinostudio Shqiperia e Re prodhonte nje film ne vit, kryesisht me teme nga Lufta Anti-Fashiste Nacionalclirimtare dhe fitoret ndaj italianeve dhe gjermaneve. Filmat ngrinin lart figuren e partizanit komunist dhe perbaltnin figuren e ballisteve duke i konsideruar ata tradhetare. Keto filma perdoreshin si propagande e kohes. Regjizoret e pare te filmave shqiptare jane Dhimiter Anagnosti, Viktor Gjika, Gezim Erebara dhe Pirro Milkani.
Si pasoje e izolimit kulturor dhe politik komunist ne vitet ’70 u ul ne minimum numri i filmave te importuar nga jashte. Si rrjedhoje u desh qe te rritej prodhimi i filmave brenda vendit nga pese-gjashte deri ne afersisht 10 ne vit ne fund te dekades. Kulmi i prodhimtarise u arrit ne vitin 1980 me 14 filma brenda vitit. Edhe zhanri i filmave gjate kesaj dekade pati ndryshim, duke filluar te perfshiheshin edhe filma dramatike me teme familjare, edhe filma per femije. Dy filma per t’u permendur ne kete periudhe jane ”Beni ecen vete” i regjizores Xhanfize Keko ne vitin 1975 dhe komedia ”Kapedani” me regji te Fehmi Oshafit dhe Muharrem Fejzos ne vitin 1972. Regjizore te rinj te asaj periudhe ishin Rikard Ljarja, Sajmir Kumbaro, Ibrahim Muēaj, Kristaq Mitro dhe Esat Mylsiu. Ne kete peridhe filloi edhe prodhimi i filmave televizive si ”Udha e shkronjave” ne vitin 1978.
Filma per t’u permendur ne vitet ’80 jane "Ballė pėr ballė"; me regji te Kujtim Ēashkut dhe Pirro Milkanit ne vitin 1979; "Dora e ngrohtė", me regji te Kujtim Ēashku ne vitin 1983; "Agimet e stinės sė madhe", me regji te Albert Minga ne vitin 1981; "Kohė e largėt", me regji te Spartak Pecani ne vitin 1983; dhe "Tela pėr violinė", me regji te Bujar Kapexhiu ne vitin 1987.
Gjate viteve ’70-’80 u prodhuan edhe 20-40 filma dokumentare. Ne kete periudhe filluan te prodhohen edhe filmat e pare te animuar si p.sh. "Zana dhe Miri".
Ne vitin 1990 Shqiperia kishte prodhuar rreth 200 filma.