Presidenti i ri amerikan ka premtuar se do tė vizitoje nje vend mysliman brenda 100 diteve te para te qeverisjes se tij. E ndėrsa ende po behet lista pėr vendet qė do tė vizitoje Obama, nje nga vendet e pėrfolura eshte edhe Kosova.
Nga Eva Kushova

WASHINGTON-Presidenti amerikan Barak Obama mund te vizitoje Kosovėn brenda tre muajve. Nė fakt presidenti i ri amerikan ka premtuar se do tė vizitoje nje vend mysliman brenda 100 diteve te para te qeverisjes se tij , nė kuadrin e politikave te tij pėr t’u afruar me myslimanet. E ndėrsa ende po behet lista pėr vendet qė do tė vizitoje Obama, kongresmenet po sugjerojne se cili do te jete vendi mysliman qe do vizitoje presidenti i ri. Nje nga vendet e pėrfolura eshte Kosova, i sugjeruar me force nga kongresmeni Eliot Engel, i cili argumenton se kosova eshte vend pro perendimor, mysliman, qe nuk ka qene ne ‘listen’ e madhe presidenciale qe kur lufta mbaroi atje gjate administrates Klinton. Por, Kosova ėshtė njė prej sugjerimeve qė i bėhen Obamės ashtu si dhe Indonezia, Egjipti, Malajzia apo Haiti. Lajmi bėhet i ditur nga njė artikull tė Uashington Post, ku thuhet se gjithsesi axhenda e Obamės pėr udhėtime jashtė vendit ende nuk ėshtė e qartė. Kjo sepse Obama ka vendosur tė pėrqendrohet mė tepėr nė problemet akute te vendit dhe t’ia delegoje shume kompetenca per udhetime jashte, sekretares se shtetit apo nenpresidentit Zho Bajden. Megjithatė gjatė vizitės sė tij te pare ne Pentagon, Obama theksoi se politika e jashtme mbetet prioritet, vecanėrisht luftrat ne Irak e Afganistan. E vetmja vizite jashte vendit e konfirmuar e Obamės ėshtė ajo qė do kryhet nė Kanada me 19 shkurt. Ndėrsa disa vizita tė tjera janė nė kalendar dhe janė tė pashmangshme pėr Obamen, si psh: vizita me 2 prill ne Londer ne takimin e G20, takimi i NATO-s ne Strasburg me 3-4 prill. Ne fund te prillit eshte nje takim i krereve te shteteve amerikane. Gjithsesi burimet prane Obames, cituar nga Ė.Post, thone se ai eshte aq i ngarkuar me punet e brendshme, sa ende nuk ka kaluar asnje fundjave pėr tė pushuar ne Kemp Dejvid.

(d.b/News24/BalkanWeb)
Burimi