Veliaj i jep fund hipokrizisė, krijon partinė satelite tė radhės ndaj PS-sė sė Edi Ra


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 1 prej 1
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Veliaj i jep fund hipokrizisė, krijon partinė satelite tė radhės ndaj PS-sė sė Edi Ra

    Receta Gatimi



    TIRANE - Lėvizja G 99 ėshtė formėsuar dje si njė subjekt politik pėrmes nėnshkrimit tė statutit tė ri tė saj qė do t’i japė mundėsi tė garojė, ashtu siē e parashikon Kodi i ri, nė zgjedhjet e 28 qershorit. Erion Veliaj i ka dhėnė kėshtu fund retorikės sė tij hipokrite se “G 99” ishte nė radhė tė parė njė aleancė qytetarėsh apolitikė, duke ftuar kėta tė fundit qė tė rreshtohen pėrkrah “politikės sė re“ qė propagandon kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama.
    Ndryshe nga disa muaj mė parė, kur ai nga amfiteatri i Parkut tė Madh tė Tiranės, prezantonte lėvizjen “G 99”, dje nga njė nga sallat e hotel “Tirana International”, binte nė sy, mungesa e 99 “petritėve” nga shoqėria civile tė G 99. Pėrkundėr kėsaj, dekori i djeshėm i Erjon Veliajt, pėrbėhej nga tė rijnė nė kufijtė e adoleshencės, qė kurrsesi nuk mund tė krahasohen me ata 99-shat e shoqėrisė civile.
    Pėrballė kėsaj metamorfoze mbėshtetėsish tė Erjon Veliajt, gjuha qė pėrdori dje kreu i vetėshpallur i partisė mė tė re, jo vetėm qė nuk kishte dhe aq shumė lidhje me adoleshentėt pjesėmarrės nė kėtė promovim partie, por pasazhet e atij fjalimi ishin kopjim i fjalimeve tė Barak Obamės. E veēanta e fjalimit tė djeshėm tė Erjon Veliajt me fjalimet e Barak Obamės, por jo me fjalimet e Edi Ramės, lidhej me pėrmbajtjen e enumeracionit tė numėrimit mbrapsht tė ditėve deri nė ditėn e zgjedhjeve qė pėrdor shpesh kohėt e fundit kryesocialisti Rama dhe zyrtarėt e tjerė tė selisė rozė.
    Nė lidhje me pozicionimin e tij nė koalicion me PS, drejtuesi i “G 99” Erion Veliaj tha se pėr koalicionin e sė majtės ėshtė “koalicioni i ndėrtimit, ndėrsa ai i sė djathtės ai i shkatėrrimit”. “Kėshtu, kemi zgjedhur tė jemi pjesė e koalicionit qė ndėrton, koalicion qė ndėrton qytete, qė ndėrton organizata tė suksesshme, qė ndėrton siguri e kushte pėr punė tė suksesshme nė mėnyrė qė secili t’ia arrijė ndershmėrisht, falė talentit tė vet ēdo synimi nė jetė. Kėshtu qė unė jam shumė i lumtur qė jam pjesė e njė grupi, qė pikėsėpari ėshtė njė grup njerėzish tė aftė qė dinė tė ndėrtojnė”, pėrfundoi Veliaj.
    Njėri nga ish-drejtuesit e MJAFT-it, sot nė oponencė tė hapur me kėtė organizatė
    dhe vetė Erion Veliajn, Besjan Pesha, ka atakuar nė mėnyrė indirekte partinė mė
    tė re. I pranishėm nė njė aktivitet paralel me atė tė G 99-ės, nė cilėsinė e drejtuesit tė institutit “Idea”, njė organizatė kjo rinore pranė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Pesha deklaroi se shoqėria civile nė Shqipėri ka nevojė tė forcohet dhe se ka nevojė tė forcohet edhe nėpėrmjet mekanizmave ligjorė dhe nėpėrmjet mekanizmave shtetėrore.
    “Nuk mund tė jetė mė shoqėria, thjeshtė njė kalė, i cili pėrdoret me 99 mėnyra vetėm pėr tė kaluar njė lloj lumi dhe pastaj lihet nga mbrapa. Shoqėria civile duhet tė jetė njė identitet qė ka identitetin e vet sepse nė radhė tė parė ndihmon nė promovimin e vlerave tė shoqėrisė shqiptare”, deklaroi dje Pesha.

    Burimi:albania.110mb.com
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 01-02-2009 mė 11:11 AM.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Babai krijon figura qesharake nga ushqimi
    Nga Erinaa nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-11-2012, 04:46 PM
  2. Francė, imami krijon xhaminė e levizshme
    Nga ardona nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2010, 04:13 AM
  3. FSHF krijon kombetaren U15
    Nga Kliton nė forum Sporti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-07-2009, 04:58 PM
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 06:28 PM
  5. Pėrplasen dy satelitė nė orbitėn tokesore
    Nga ReniX nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2009, 06:55 PM