TIRANE - Kryetarėt e qeverive tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian, aprovojnė nga Davosi kėrkesėn e Shqipėrisė pėr statusin e kandidatit nė BE, e cila dorėzohet brenda periudhės kohore tė presidencės ēeke.

Njėherazi kryeministrat e BE-sė, inkurajojnė gjithashtu edhe vullnetin e qeverisė, pėr tė proceduar me shpejtėsi nė liberalizimin e regjimit tė vizave pėr qytetarėt shqiptarė.
Garancitė erdhėn dje gjatė takimeve qė kryeministri Sali Berisha zhvilloi me homologėt e tij tė Belgjikės, Danimarkės, Presidentin e Lituanisė, Presidentin e Letonisė, kryeministrin e Suedisė si dhe me personalitete tė tjera tė politikės evropiane, tė cilėt shprehėn vullnetin e tyre tė palėkundur, pėr pėrshpejtimin me objektiva konkretė tė proceseve integruese tė vendit tonė.
Nė vijim tė axhendės sė ngjeshur, nė kuadėr tė punimeve tė Forumit ekonomik tė Davosit, kreu i qeverisė Berisha ishte i pranishėm nė takimin privat tė zhvilluar me praninė e tė gjithė kryetarėve tė shteteve dhe qeverive pjesėmarrėse nė forumin ekonomik.
Nė kėtė takim Berisha tha se Shqipėria ėshtė njė nga vendet e pakta qė ende nuk ėshtė prekur nga kriza ekonomike globale dhe pėr mė tepėr nuk rrezikon tė preket shumė. Duke prezantuar situatėn ekonomike nė Shqipėri, kryeministri theksoi se ekonomia shqiptare nė 9-mujorin e parė shėnoi njė rritje dyshifrore dhe nė dy muajt e fundit Shqipėria arriti tė nėnshkruajė marrėveshje me vlerė 3.5 miliard euro nė fushėn e energjisė.
Kryeministri theksoi se gjatė muajit janar u pa njė tendencė e rritjes sė kursimeve.
Ky takim u dominua nga optimizmi dhe besimi pėr gjetjen e rrugėve tė duhura pėr daljen nga kriza brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr.
Roli i Evropės nė arenėn botėrore ka qenė nė qendėr tė diskutimeve gjatė darkės sė punės ku merrnin pjesė liderėt evropianė.
Kryeministri Berisha, i ftuar tė mbante njė fjalė pėrshėndetėse gjatė kėsaj darke, u shpreh se Bashkimi Evropian pėr Shqipėrinė ėshtė njė projekt-ėndėrr qė bazohet nė tre shtylla: projekt i parezistueshėm, i pandalshėm dhe i pakthyeshėm, qė do tė ndryshojė pozitivisht petkun social tė Evropės.
Krerėt e shteteve dhe qeverive tė Bashkimit Evropian shprehėn vlerėsimet e tyre pėr reformat e ndėrmarra nė Shqipėri dhe mbėshtetėn aplikimin e Shqipėrisė pėr statusin e kandidatit. Gjithashtu Pėrfaqėsuesit e lartė tė BE-sė shprehėn mirėkuptimin e tyre pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt shqiptarė, nė vazhdėn e plotėsimit tė kėrkesave dhe standardeve tė kėrkuara.
Gjatė darkės Kryeministri Berisha bisedoi gjithashtu me analistin e njohur amerikan Farid Zakaria lidhur me krizėn botėrore. Kryeministri e cilėsoi babėzinė njerėzore si njė nga shkaqet kryesore tė kėsaj krize tė paprecedent.

Presidentja e Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Bashkėpunim tė Japonisė
Kryeministri Berisha zhvilloi dje njė takim me Presidenten e Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Bashkėpunim tė Japonisė, Sadako Ogata. Kryeministri Berisha i shprehu Ogatas falėnderimet dhe mirėnjohjen pėr ndihmėn dhe mbėshtetjen qė gjithė kėto vite ka gjetur tek qeveria japoneze veēanėrisht nė fushat themelore pėr zhvillimin e vendit.
Ogata shprehu vendosmėrinė e Agjencinė qė ajo kryeson se ky bashkėpunim me qeverinė shqiptare pėr projekte shumė tė rėndėsishme do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.
Ndėrsa Berisha theksoi se janė tė shumta fushat ku ka potenciale bashkėpunimi dhe nevojė pėr ndihmė financiare konkrete nga Agjencia veēanėrisht nė bujqėsi, nė ujėsjellės dhe nė infrastrukturė. Kryeministri e njohu Ogatan me faktin se 30 pėr qind e buxhetit ėshtė destinuar pėr infrastrukturėn, meqenėse Shqipėria ka trashėguar njė infrastrukturė shumė tė dobėt. Nė kėtė kontekst kryeministri e vuri theksin veēanėrisht nė projektin e qeverisė pėr ndėrtimin e infrastrukturės nė zonat rurale, me ndėrtimin e rrugėve, shkollave dhe ujėsjellėsve nė kėto zona duke u dhėnė prioritet atyre zonave ku jeton njė pjesė shumė e madhe e popullsisė shqiptare.
Kreu i qeverisė tha mė tej, se nėpėrmjet projektit tė Bankės Botėrore po zhvillohet rrjeti rrugor rural duke shtuar se qeveria shqiptare do t`i ishte mjaft mirėnjohėse Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Bashkėpunim tė Japonisė pėr ēdo ndihmė financiare konkrete, por dhe asistencė dhe ekspertizė nė kėtė projekt qė ėshtė njė nga prioritetet e qeverisė shqiptare.
Duke e vėnė theksin nė bashkėpunimin e ngushtė tė Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Bashkėpunim tė Japonisė me Bankėn Botėrore, Ogata tha se projekti i rrugėve rurale ėshtė njė projekt shumė i rėndėsishėm duke siguruar se ndihma financiare dhe me ekspertizė nga Agjencia e drejtuar prej saj do tė jetė e padiskutueshme.
Presidentja e Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Bashkėpunim tė Japonisė tha se do tė bashkėpunohet ngushtė me Fondin Shqiptar pėr Zhvillimin Rural nė kuadėr tė zhvillimit tė projektit tė rrugėve rurale.
Ajo u shpreh mjaft optimiste se kjo ndihmė publike do t`i hapė rrugėn shumė investimeve private nga kompani private japoneze nė Shqipėri, tė cilat kanė shprehur interes dhe po i afrohen tregut shqiptar.

Takimi me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OPEC, Abdalla El-Badri
Nė vijim tė axhendės sė punimeve tė Forumit ekonomik, kryeministri Sali Berisha ka takuar edhe Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OPEC-ut, Abdalla El-Badri.
Kryeministri e falenderoi El-Badri dhe shprehu mirėnjohjen pėr ndihmėn e pėrvitshme qė Fondi OPEC i ka dhėnė Shqipėrisė nė fusha tė ndryshme zhvillimi veēanėrisht nė modernizimin e infrastrukturės dhe nė disa projekte tė tjera pėr pėrmirėsimin e jetesės sė popullatės.
Kryeministri e njohu El-Badri gjerėsisht me ecurinė e Programit pėr Zhvillimin e Qėndrueshėm Rural tė qeverisė shqiptare, njė nga programet prioritare tė saj pėr ndėrtimin e infrastrukturės rrugore rurale. Nė kėtė drejtim Kryeministri Berisha kėrkoi ndihmėn dhe mbėshtetjen e Fondit OPEC pėr projektet nė zonat rurale.
Nga ana e tij El-Badri vlerėsoi pėrpjekjet dhe rezultatet e arritura nga qeveria shqiptare pėrmes reformave dhe e siguroi ai Kryeministrin Berisha se Fondi OPEC do ta zgjerojė akoma dhe mė shumė ndihmėn financiare pėr Shqipėrinė.
El-Badri u shpreh se financimi i projekteve pėr zonat rurale ėshtė pjesė e ndihmės qė ka fondi OPEC.
Gjithashtu Sekretari i Pėrgjithshėm i OPEC e garantoi kryeministrin Berisha se njė aspekt tjetėr i rėndėsishėm ku Fondi OPEC dhe ai vetė personalisht do tė ndihmojė qeverinė shqiptare ėshtė kėrkesa qė ai do t’u bėjė Fondeve pėr Zhvillim tė vendeve anėtare tė OPEC, nė mėnyrė qė edhe ata tė ndihmojnė nė zhvillimin e projekteve tė tilla nė Shqipėri.

Takimi me Zėvendėspresidentin e Helwet Packard, Don Grantham
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi nė Davos njė takim edhe me Zėvendėspresidentin e Helwet Packard (HP) Don Grantham.
Grantham e falėnderoi kryeministrin Berisha pėr mundėsinė e kėtij takimi, nė pėrgjigje tė interesimit tė madh qė kjo kompani prestigjioze ka treguar pėr tė qenė pjesė nė zhvillimin dhe modernizimin e Shqipėrisė.
Kryeministri Berisha shprehu vlerėsimin e tij pėr kapacitetet dhe prestigjin e Kompanisė HP nė mbarė botėn dhe theksoi se janė tė shumta potencialet e bashkėpunimit, nė kuadėr tė dixhitalizimit tė praktikave dhe pėrhapjes sė pėrdorimit tė internetit nė mbarė Shqipėrinė.
Grantham nėnvizoi se kompania HP ka njė interes shumė tė madh tė luajė rolin e saj nė njė vend si Shqipėria, e cila po ndryshon me shpejtėsi.
Kryeministri Berisha shtoi se tregu i punės dhe sistemi i ulėt i taksave do tė lehtėsojė bashkėpunimin mes qeverisė shqiptare dhe kompanisė HP.
Nė kėtė kontekst, Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare ka ndėrmarrė ēdo hap pėr tė krijuar njė klimė tė favorshme pėr biznesin, nė kėtė kuadėr HP do tė jetė e mirėpritur tė japė ndihmėn dhe eksperiencėn e saj nė njė fushė qė pėr qeverinė shqiptare ėshtė njė nga prioritetet mė tė mėdha.
Shqipėria, shtoi Kryeministri, nga njė vend me penetrimin e internetit 4% ka shkuar nė 20% dhe po punohet me vendosmėri pėr ta ēuar vendin nė moshėn dixhitale. Nė kėtė drejtim, tha Kryeministri Berisha, kompania HP mund tė japė kontributin e saj tė vyer.