Informacionet mbi qėllimin e kompanisė Dell qė gjatė muajit shkurt do tė paralajmėrojė fillimin e zhvillimit dhe prodhimit tė telefonave tė menēur kanė vėrshuar portalet e shumta tė internetit.

Supozimet pėr angazhimin e Dell-it nė prodhimin e telefonave tė menēur (smartphones) po bėhen ēdo ditė e mė tė zėshme dhe me gjasė tė bazuara nė informatat tė cilat qėllimisht janė lėshuar qėllimisht apo rastėsisht kanė rrjedhur pikėrisht nga kompania Dell. Peshė tė shtuar tė informacionit jep edhe fakti se atė e kanė publikuar dy mediumet e shquara botėrore Reuters dhe Wall Street Journal.

Qėndrimi zyrtar i kompanisė ėshtė se nuk dėshiron tė komentojė thashethemet. Pėrvoja na tregon se njė koment i tillė gjithmonė ka qenė hyrje nė atė pėr tė cilėn ka bėrė fjalė edhe ajo thashetheme.

Gjatė muajit shkurt do tė organizohet ngjarja “GSM World Congress” nė Barcelonė, qė vlerėsohet si rast ideal pėr kompaninė Dell tė publikoj qėllimin e vet tė mundshėm. Do tė duhej tė kishte mė shumė telefona tė menēur nė pyetje, gjersa informatat thonė se disa modele do tė janė tė bazuar nė sistemin operativ Android nga kompania Google, derisa tjerėt nė atė Windows Mobile.

Microsoft zyrtarisht ka paralajmėruar se nė kongresin GSM do tė jap njė njoftim tė rėndėsishėm nė lidhje me platformėn Windows Mobile, prandaj shumė supozojnė se ky njoftim do tė ketė lidhje me telefonat e menēur nga Dell.




Nga Dell vjen edhe njė Inspiron miniatural


Inspironi i ri Mini 12 ende nuk ėshtė paraqitur zyrtarisht, por ai ėshtė paraqitur nė faqet e Dellit pėr mbėshtetje teknike, prandaj ėshtė pothuajse e sigurt se shumė shpejt do ta shohim nė shitje.

Laptopi mė i ri miniatural nga kompania Dell ėshtė interesant pėr faktin se bėhet fjalė pėr laptopin me diagonalen mė tė madhe tė ekranit (12.1 inē) i cili pėrdorė procesorin Atom nga Intel, i cili ėshtė i dedikuar pėr ultra-laptopėt dhe kompjuterėt e dorės. Nė pėrkthim kjo do tė nėnkuptojė komfor tė mirė gjatė pėrdorimit me shpenzim tė ulėt tė energjisė, qė ėshtė kombinim pėr tė cilin nuk mund tė ankohemi.

Specifikat tjera janė 1 GB DDR2 RAM memorie, qasje pėr rrjet, lidhje Bluetooth e WiFi, tre porte USB 2.0, dalje VGA, audio hyrje dhe dalje si dhe rezolucion prej 1.280 x 800 pikselash. Ēmimi megjithatė mbetet tani pėr tani i panjohur. /Dell/



Burimi:CdoDite.com