Trajneri kuqezi vjen sot, bashkė me ndihmėsin e tij, Vim Surbier. Do tė vėzhgojė lojtarė nga kampionati shqiptar

Ndeshja eliminatore me Maltėn duket se ka nisur pėr stafin teknik tė kombėtares. Problemet me dėmtimet e dy titullarėve, Altin Lala dhe Lorik Cana, jo vetėm e kanė shqetėsuar trajnerin Ari Han, por tani ka ardhur momenti qė ky i fundit, bashkė me ndihmėsin e tij, Vim Surbier, tė bėjė zgjidhjen pėrfundimtare pėr ata qė do tė grumbullojė nė ndeshjen e 11 shkurtit. Sot, nė orėt e vona tė mbrėmjes, holandezėt e kuqezinjve mbėrrijnė nė aeroportin “Nėnė Tereza”, pėr t’u sistemuar mė pas nė hotelin “Rogner”. Ashtu siē ishte planifikuar mė parė, dyshja Han-Surbier do tė vėzhgojė tri ndeshje tė kampionatit shqiptar. Synimi ėshtė i qartė: duhen gjetur lojtarė pėr tė zėvendėsuar mungesat e mundshme. Burime tė sigurta nė FSHF bėjnė tė ditur pėr “Sportin shqiptar” se tė mėrkurėn trajneri Han do tė ndjekė nė Shkodėr ndeshjen Vllaznia Besa. Ndėrkohė, nė tė njėjtėn kohė, ndihmėsi i tij, Surbier, pritet tė jetė nė stadiumin “Roza Haxhiu”, ku Lushnja luan me Elbasanin, madje pa spektatorė.

Kandidatėt: Por pse ėshtė ndarė kėshtu axhenda e holandezėve tė pankinės kuqezi dhe kush nga lojtarėt do tė vėzhgohet? Objektivi i Hanit ėshtė tė thėrrasė njė mbrojtės tė ri pėr anti-Maltėn dhe gjithashtu tė shikojė gjendjen e atyre lojtarėve qė janė pjesė e kombėtares. Reparti i prapavijės me shumė mundėsi do tė ketė ndryshime, pasi me boshllėkun qė do tė krijohet nė mesfushė, nga mungesa e Canės dhe Lalės, pritet qė njė vend aty t’i rezervohet Currit, i cili me kombėtaren ka luajtur mė shumė nė qendėr tė mbrojtjes. Dhe jo mė kot zėvendėstrajneri Surbier do tė shkojė pėr tė ndjekur ndeshjen e Elbasanit. Pėrveē vėzhgimit tė formės sė mbrojtėsit Endri Vrapi, mėsohet se te verdheblutė holandezi do tė ndjekė lojėn e Nevil Dedes. Ish-qendėrmbrojtėsi kuqezi ėshtė njė nga emrat mė tė pėrfolur pėr tė qenė pjesė e lojtarėve qė do tė jenė tė gatshėm pėr ndeshjen me Maltėn. Madje, burime pranė FSHF-sė pohojnė se “veterani” Dede ėshtė lajmėruar pėr tė qenė gati, teksa i ėshtė marrė edhe pasaporta, siē ndodh nė kėto raste. Nga ana tjetėr, te Vllaznia njėshi i pankinės, Ari Han, do tė shikojė mbrojtėsin Elvin Beqiri dhe sulmuesin Xhevahir Sukaj. I pari ėshtė pjesė e padiskutueshme e kombėtares, ndėrsa Sukaj debutoi nė miqėsoren me Azerbajxhanin. Ndėrkohė, misioni i trajnerėve kuqezinj nuk pėrfundon me kėto dy ndeshje. Tė enjten, Han dhe Surbier do tė jenė nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”, pėr tė ndjekur pėrballjen Tirana-Shkumbini, e shtyrė nga sektori i garave nė FSHF, posaēėrisht pėr ta. Te bardheblutė kanė se ēfarė tė shikojnė, pasi pėrveē futbollistėve pjesė e kombėtares, Andi Lila dhe Ansi Agolli, pritet tė ndiqet me interes edhe forma e sulmuesit Migen Memelli, qė aktualisht ėshtė golashėnuesi mė i mirė i kampionatit. Dyshja e pankinės do tė qėndrojė nė kryeqytetin shqiptar deri tė shtunėn, dita kur dhe do tė bėhet nisja direkt pėr nė Valeta, bashkė me njė pjesė tė lojtarėve tė thirrur nga klubet shqiptare dhe delegacionin qė do tė shoqėrojė kombėtaren.
Pikėpyetjet: Tashmė dihet qė shanset e riaftėsimit tė kapitenit Altin Lala dhe Lorik Cana janė thuajse minimale. Trajneri Han ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kėtė dhe mėsohet se ka kontaktuar me tė dy lojtarėt. Kėta tė fundit nuk duan kurrsesi ta pranojnė qė do tė mungojnė, por deri mė 11 shkurt do tė ishte njė mrekulli sikur tė ishin tė gatshėm. Pėrveē tyre, njė tjetėr problem pėr trajnerin kuqezi ėshtė edhe gjendja e portierit Arjan Beqaj, i cili ka qė prej muajit nėntor qė nuk aktivizohet me Anorthosisin. Lajmet e fundit qė vijnė pėr titullarin e portės sė kombėtares janė tė mira. Kėshtu, sipas mediave qipriote, dje Beqaj ka kryer stėrvitje normalisht, por ende nuk mund tė flitet pėr aktivizimin e tij. Pritet e shtuna pėr tė verifikuar gjendjen e tij, kur Anorthosis luan pėr kampionat me Enosis. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket listės sė lojtarėve qė do tė grumbullohen pėr eliminatoren me Maltėn, trajneri Han pritet tė ftojė jo mė shumė se 20 kuqezinj. Burime pranė tij bėjnė tė ditur se enigmė pėr tė, pėrveē gjetjes sė njė mbrojtėsi, ėshtė edhe sulmi. Nė kėtė tė fundit, deri mė tani njė ftesė nuk i ka shkuar ende sulmuesit Edmond Kapllani, por gjėrat mund tė ndryshojnė.

Ilion Lika i pafat, dėmtohet nė stėrvitje
Portieri Ilion Lika, qė aktivizohet te Tereku i Groznit nė kampionatin rus, ėshtė dėmtuar nė tendinė gjatė njė seance stėrvitore me ekipin e tij. 28-vjeēari qė ka qenė pjesė e kombėtares dhe mjaft i rėndėsishėm


Burimi:Sporti Shqiptar