Skuderia britanike preket nga kriza globale ekonomike. Ekleston pėrpiqet ta shpėtojė

Formula 1 mund tė humbasė ish-skuderinė kampione Williams, pėr shkak tė krizės ekonomike. Adam Parr, drejuesi ekzekutiv i kėsaj skuderie, qė ka fituar nėntė tituj konstruktorėsh dhe shtatė pilotėsh, ka thėnė pėr gazetėn e njohur ekonomike “Financial Times” se mundėsia e Williams-it pėr tė marrė borxh ka arritur nė limit.

“Mendoj se ėshtė e drejtė tė themi se kemi arritur nė njė pikė ku marrja e mėtejshme e borxheve nuk ėshtė mė e pranueshme pėr drejtuesit e kėsaj kompanie”,- ka thėnė ai. Ndėrkohė, drejtuesi kryesor i Formula 1, Berni Ekleston, ka thėnė pėr tė njėjtėn revistė se ai i ka ofruar skuadrės sė pavarur mė shumė se 15 milionė euro.

Ky bonus, i ardhur nga rritja e tė ardhurave nga marketingu midis viteve 2004-2007, ėshtė nė dispozicion tė atyre skuadrave qė janė tė gatshme tė firmosin qė tani marrėveshjen e re “Concorde Agreement”. “Eshtė njė parapagesė (pėr Williams-in)”, ka shpjeguar Eklestoni. “Ata kanė tė drejtė tė kėrkojnė njė paradhėnie vetėm pėrsa i pėrket shumės qė do tė pėrfitojnė kur tė nėnshkruajnė marrėveshjen e re.

Ne i njoftuam ata se do t’i paguajmė qė tani”,- ka deklaruar Ekleston. Pronari i skuderisė, njė nga themeluesit, Sėr Frenk Uilliams, ka konfirmuar se skuadra e tij ėshtė nėn njė “presion financiar”. Pra, kriza globale ekonomike ka goditur edhe sportin.

Qė nga viti 2006 skuderia britanike nuk ka pasur mbėshtetjen e njė prodhuesi pėr makinėn, dhe makina e re FW31 e prezantuar javėn e kaluar nė Portugali ka sjellė vetėm interesimin e disa sponsorėve tė mundshėm pėr tė ardhmen.

”Ne duhet tė kemi tė ardhura ēdo vit”,- ka thėnė Uilliams. “Ne kemi dalė me humbje nė dy ose tre vitet e fundit. Por besoj se i kemi bazat pėr ta kontrolluar kėtė situatė”,- ka thėnė numri njė i skuderisė angleze.

Briatore: Tė ulen shpenzimet me 65%!


Edhe Flavio Briatore ka bėrė tė ditur idenė e tij pėr tė lehtėsuar Formulėn 1: “Duhet qė me ēdo kusht t’i ulim shpenzimet deri nė 65 pėr qind brenda vitit 2010. Atė qė po bėjmė sot, duhet ta kishim bėrė 4-5 vite mė parė. Iu kemi dhėnė shumė pushtet inxhinierėve, tani do tė duhet ta marrin kontrollin menaxherėt”,- ka thėnė menaxheri i skuderisė franceze Reanult.

BMW pėrfundon testet nė Valencia

BMW ka pėrfunduar testet nė cirkuitin e Valencias pėr makinėn e re. Dje ka zbritur nė pistė Nik Hajtfild. Piloti gjerman ka bėrė 91 xhiro, duke punuar pėr grumbullimin e tė dhėnave nė lidhje me pėrbėrėsit mekanikė tė veturės, duke bėrė edhe simulime tė nisjes me lloje tė ndryshme gomash. BMW Sauber do t’i rikthehet provave nė Bahrein nga data 10 nė 13 dhe nga 16 nė 19 shkurt.

Pesha e rėndėsishme

Fernando Alonso humb 3.5 kilogramė

Fernando Alonso ka humbur 3.5 kilogramė qė nga gara e fundit e sezonit tė 2008-s, sipas shtypit spanjoll. Peshorja vitin e kaluar tregonte 70 kilogram, ndėrsa tani 27-vjeēari peshon 67kg, pas njė programi intensiv tė ideuar pėr tė shtuar mundėsitė e tij me rregulloren e re, qė lejon pėrdorimin e teknologjisė sė rėndė KERS.

Stėrvitja e Alonsos ėshtė bazuar te pėrdorimi i biēikletės katėr orė nė ditė, duke e afruar atė te pesha ideale qė duhet tė ketė njė pilot, sipas inxhinierėve tė makinės, 65 kilogramė.

“Unė kam punuar me ēiklistė tė tjerė dhe Fernando ėshtė shumė i fuqishėm, mė shumė se asnjėherė tjetėr”,- ka thėnė pėrgatitėsi i tij personal, Fabricio Borra. “Ai nuk mund tė humbė mė shumė kile, sepse nėse ndodh kjo, ai do tė fillojė tė humbasė fuqi dhe kjo nuk ėshtė ajo qė ne duam”.

Ndėrsa makinat e Formulės 1 kanė njė peshė minimale tė limituar, tė gjithė janė munduar tė ndėrtojnė njė veturė sa mė tė lehtė duke shtuar mė pas peshė nė zonat ku inxhinierėt besojnė se do tė pėrmirėsojnė performancėn e makinės.


Burimi:Sporti Shqiptare