Shtypi kroat njofton se presidenti i ri amerikan Barak Obama mund tė vizitojė Kroacinė dhe Shqipėrinė nė muajin Prill. Lidhur me kete lajm jane cituar burime tė paidentifikuara nga Shtėpia e Bardhė


ZAGREB-Gazeta kroate “Jutarnji List” raporton se presidenti i ri amerikan Barak Obama mund tė vizitojė Kroacinė dhe Shqipėrinė nė muajin Prill. Gazeta citon burime tė paidentifikuara nga Shtėpia e Bardhė. Sipas kėtyre burimeve, Obama ndoshta vjen nė kėto vende pak pasi ato tė kenė marrė konfirmimin pėrfundimtar dhe tė bėhen anėtare tė NATO-s nė Samtin e Strasburgut nė Prill. Nese Obama viziton keto vende, atehere sipas kesaj gazete ekziston mundesia qe dy kryeministrat e Kroacise e Shqiperise te vizitojne me pas shtepine e bardhe. Ne fakt ka spekulime per udhetimet e presidentit te ri amerikan jashte vendit. Pak kohe me pare u perfol edhe Kosova, si nje destinacion i mundshem, qe u anashkalua nga ish-presidenti Bush. Obama po planifikon te vizitoje nje vend mysliman, por ende nuk eshte caktuar ky udhetim. Sipas burimeve nga Shtepia e Bardhe, axhenda e Obames per udhetimet jashte vendit ende nuk eshte finalizuar.

Burimi:[d.b/News24/BalkanWeb]