Receta Gatimi

Disa keshilla per shendetin Tuaj.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Disa keshilla per shendetin Tuaj.

    Vezėt dhe diabeti


    Konsumimi i pėrditshėm i vezėve ėshtė i lidhur me paraqitjen e diabetit tip 2, sugjeron njė studim i shkencėtarėve tė Universitetit tė Harvardit.

    Duke pėrcjellė 57.000 tė rritur, hulumtuesit kanė vėrtetuar se konsumimi i pėrditshėm i vetėm njė veze, shton rrezikun pėr t’u sėmurė nga diabeti tip 2, prej 58% deri 77%, njofton revista “Diabetes Care”.

    Ky studim nuk e ka zbuluar mekanizmin me tė cilin vezėt rrezikojnė pėr shfaqjen e diabetit, ndėrsa shkencėtarėt besojnė se rolin kryesor e luan kolesteroli, i cili ėshtė faktor i njohur qė nxit sėmundjen e sheqerit.

    Megjithatė, autorėt e studimit rekomandojnė qė tė mos shmanget tėrėsisht konsumimi i vezėve, pasi qė mban substanca shumė tė rėndėsishme ushqyese (proteina, vitamine, minerale, si edhe tė a.q. yndyra tė pangopura), por tė kufizohet konsumi tyre.


    Aspirina e ibuprofeni mbrojnė nga kanceri


    Pёrdorimi i rregullt i analgjezikёve tё zakonshёm, siē janė aspirina dhe ibuprofeni, e zvogёlojnё rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanё treguar hulumtimet mё tё reja.

    Studimet e publikuara nė “Journal of the National Cancer Institute”, tė cilat kanė pėrfshirė 2.7 milionė gra, kanė treguar se aspirina e zvogėlon rrezikun e kėtij lloji tė kancerit pėr 13%, ndėrsa ibuprofeni pėr 20%.

    Por, pėrdorimi tepėr i gjatė i analgjetikėve mund tė shkaktojė edhe probleme tjera serioze.

    “Nuk preferojmė shfrytėzimin rutinė tė kėtyre barnave, sė paku jo derisa tė kryhen hulumtimet mė tė detajizuara tė tyre”, kanė bėrė tė ditur studiuesit.



    Ēokollatė tė zezė pėr tė ardhme tė ndritshme

    Shkencėtarėt italianė tė cilėt ka studiuar shprehitė ushqyese tė disa vullnetarėve dhe pėrqendrimin e proteinės C-reaktive (e cila ėshtė tregues i inflamacionit), kanė ardhur nė pėrfundim se ngrėnia e njė rendi tė ēokollatės sė zezė (20 g) ēdo tė tretėn ditė, zvogėlon dukshėm rrezikun nga sėmundjet e zemrės.

    Njė pjesė ēokollatė (20 gramė) ka 100 kcal. Lajmi i mirė ėshtė se 20 gramė ēokollatė mjafton pėr shėndet tė mirė.

    Ndėrkohė, rezultatet e kėtij studimi kanė treguar se sasia mė e madhe e ēokollatės nuk siguron dobi shtesė.

    Molla - eliksir i shėndetit dhe bukurisė

    Llojet e ndryshme tė mollės, kėsaj peme mė tė vjetėr tė kultivuar nė botė, janė tė pasura me shumė substanca tė dobishme pėr shėndet e, krahas kėsaj, janė edhe mjaft tė shijshme

    Me siguri se ju kujtohet ajo thėnia e urtė angleze: “Njė mollė nė ditė...”. Epa, duket se kjo ėshtė e vėrtetė, meqė ėshtė parė se, ngrėnia e njė molle nė ditė, mjafton pėr tė pasur njė shėndet tė mirė. Kjo pėr shkak se molla, pėrpos tjerash, pėrmban edhe sasi tė mėdha tė vitaminės C, qė e forcon imunitetin dhe mbron nga sėmundjet e ndryshme. Ėshtė e vėrtetė se pjesa mė e madhe e vitaminave gjenden nė lėvore tė mollės, por aty gjenden edhe substancat mė tė dėmshme tė saj. Pėr kėtė shkak, duhet qė, para se t’i hamė, mollėt t’i lajmė mirė me ujė tė nxehtė.


    Dhjamosja, ja zgjidhja!

    Dhjamosja ėshtė shtimi i sasisė sė dhjamit nė organizmin e njeriut, qė sjell pėr pasojė shtimin e peshės sė personit, deformime dhe nje sėrė ērregullimesh nė trup. Tė gjithė jemi dėshmitarė tė numrit tė madh tė dietave qė ofrojnė zgjidhje “ideale”.

    Madje lexojmė edhe dieta qė ftojnė pėr humbje javore apo mujore tė dhjamosjes. Pėrballė kėtyre ofertave, qė fatėkeqėsisht nė tė shumtėn e rasteve kanė treguar edhe efekte tė dėmshme, duhet tė tregojmė kujdes te vecantė.

    Trajtimi qė mund ti bėjmė vetes
    Duhet theksuar se shėrimi nga dhjamosja varet nga vullneti yne, pikėrisht kėtu qėndron edhe ēelsi i suksesit. Ky vullnet, jo vetėm qė duhet tė jėtė i qėndrueshėm, por duhet te plotėsojė edhe dy faktorė tė tjerė:

    1- Kujdesi qė duhet tė kemi mbi ushqimin. Kjo nėnkupton eleminimin e ushqimit tė panevojshėm. Askush nuk mund ta kontrollojė me pėrpikmėri ushqimin tonė, ndaj jemi ne ata qė mund dhe duhet ta bėjmė kėtė punė pėr tė mirėn e shėndetit dhe tė jetės sonė. Duhet ta eleminojme patjetėr ngrėnien nėpėr Fast Food pasi ato janė tepėr tė dėmshme pėr organizmin tonė.

    2- Nxitja e aktiviteit fizik. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė gjith tė vėnė nė lėvizje tė vazhdueshme trupin e tyre. Shpeshherė nga ritmi i jetės harrojmė qė ka njė javė qė skemi lėvizur qoftė edhe njė kilometėr nė kėmbė. Kėshtu shkojnė ditėt dhe shfaqet dhjamosja. Fiskultura djeg kaloritė. Fare mirė kėtė e bėjmė duke ngarė bicikleten, duke ecur nė kėmbė dhe jo me makinė, si dhe duke u aktivizuar me aktivitete sportive. Ecjet e thjeshta nė natyrė apo tradita e vrapimit pėr shumė njerėz ėshtė njė mundėsi e shkėlqyer qė nuk kėrkonė shpenzime materiale dhe mund te bėhet nė cdo kohė e cdo vend.
    Nga: Migena Rrushi

    Preparat pėr bukuri
    Nėse mollėn e pėrdorni pėr pėrdorim tė jashtėm, ajo po ashtu bėn mrekulli tė vėrtetė: ajo pėrmban pektinė, qė e bėn indin e lėkurės mė tė fortė, thartira tė pemėve dhe tanin, qė e mbrojnė lėkurėn dhe e pastrojnė atė. Kur ta veni maskėn e mollėve nė fytyrė, ajo do tė veprojė nė mėnyrė intensive duke e rigjeneruar lėkurėn. Njė efekt shumė freskues mund ta arrini duke e fėrkuar fytyrėn dhe dekoltenė me dy gjysma tė mollės. Mund tė pėrdorni edhe lėng tė freskėt (tė shtrydhur) tė mollės, si preparat pėr kujdes ndaj lėkurės. Pėr pėrgatitjen e maskės sė mollės pėr fytyrė, duhet qė ta gėrryeni mollėn dhe ta pėrzieni atė me vezė tė papjekur. Pasi qė e keni vėnė nė fytyrė dhe e keni lėnė qė tė veprojė nja 10 minuta, atė duhet ta shpėlani me ujė tė nxehtė



    Burimi:CdoDite.com

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Disa keshilla per shendetin Tuaj.



    Njė studim i ri i publikuar nė revistėn “British Journal of Cancer” tregon se njerėzit tė cilėt marrin aspirinė janė mė pak tė rrezikuar pėr t’u sėmurė nga kanceri i lukthit.

    Shkencėtarėt pranė Institutit Kombėtar Amerikan pėr hulumtimet kancerit kanė zhvilluar njė hulumtim ku kanė marrė pjesė mė shumė se 300.000 persona.

    Rezultatet kanė treguar se personat tė cilėt kishin marrė aspirinė njė vit para studimit, sė paku njė herė (pėr ndonjė arsye tjetėr), kishin qenė mė pak tė rrezikuar pėr t’u sėmurė nga kanceri i pjesės sė mesme dhe tė poshtme tė lukthit.

    Personat tė cilėt kishin pėrdorur llojet tjera tė anti-inflamatorėve tjerė josteroid (NSAID), po ashtu kishin qenė mė pak tė rrezikuar (pėr 32%).

    Mirėpo, ėshtė vėrejtur se aspirina dhe NSAID mbrojnė vetėm nga kanceri i pjesės sė mesme dhe tė poshtme, ndėrsa nuk mbrojnė nga kanceri i pjesės sė sipėrme (kardia) dhe nga kanceri i ezofagut.


    Celularėt gjatė shtatzanisė sjellin probleme

    Shkencėtarėt nga tė dy Universitetet tė cilėt kanė marrė pjesė nė kėtė studim kanė qenė tė befasuar nga rezultate e fituara, mirėpo kanė pohuar se nevojiten studime shtesė pėr t i vėrtetuar kėto rezultate.

    Sipas njė studimi mė tė ri tė realizuar nga UCLA (Universitet e Kalifornisė nė L.A.) dhe nga Universiteti Aarhus i Danimarkės, ekspertėt kanė ardhur nė pėrfundim se pėrdorimi i telefonave celularė gjatė shtatzėnisė, edhe atė vetėm dy ose tri herė nė ditė, mund tė shkaktojė probleme tė mėvonshme nė sjelljen e fėmijės, hiperaktivitet dhe ērregullime tė ngjashme.

    Shkencėtarėt nga tė dy Universitetet tė cilėt kanė marrė pjesė nė kėtė studim kanė qenė tė befasuar nga rezultate e fituara, mirėpo kanė pohuar se nevojiten studime shtesė pėr t i vėrtetuar kėto rezultate.

    Edhe pse vazhdimisht paraqiten studime kundėrthėnėse nė lidhje me pėrdorimin e telefonave celularė, mirepo ende nuk ėshtė e qartė, nėse vėrtet pėrdorimi i celularėve mund tė jetė shkaktar i sėmundjes Alzheimer ose mund tė sjellė sterilitetin te meshkujt, ose sipas studimeve tė tjera radio-valėt nuk kanė asnjė ndikim negativ nė shėndetin e njeriut.

    Mandarina pėr mėlēinė

    Lehtėson dhimbjet, ndihmon nė tretje dhe ka cilėsi imunitare.

    Kujdes nė ruajtjen e mandarinave. Mandarinat nuk ruhen pėr shumė kohė, sepse thahen dhe mblidhen nga brenda. Ruajini nė ndonjė vend qė ajroset (brenda ose jashtė frigoriferit) dhe mos i mbyllni nė qeska, sepse prishen mė lehtė.

    Ēfarė ėshtė: Mandarina (Citrus reticulata) i pėrket familjes sė agrumeve. Ėshtė e njohur pėr aromėn e saj tė pasur. Ka shumė varietete tė saj, me forma dhe madhėsi tė ndryshme.

    Mjekėsia tradicionale: Ky frut ka njė histori tė gjatė nė mjekėsinė tradicionale kineze. Dikur pėrdorej pėr terapinė e dispepsisė (probleme nė tret jen e ushqimeve), tė diarresė, kundėr tė vjellave dhe ērregullimeve gastroenterike. Pėr mė tepėr, konsiderohej ilaēi ideal pėr lemzėn, kollėn dhe kongjestionin (rritjen e qarkullimit tė gjakut).

    Ēfarė mbėshtesin tė rejat e fundit: Sipas njė studimi japonez, mandarina zvogėlon shfaqjen e kancerit tė mėlēisė. Siē mbėshtesin specialistėt, sekreti, fshihet tek lloj lėnde, beta-karoten, e cila i jep frutit ngjyrėn karakteristike portokalli. Mė saktė, studiues tė Spitalit Universitar tė Kiotos vendosėn nėn vėzhgim mjekėsor 75 pacientė me hepatit (pezmatim tė mėlēisė), sėmundje qė rrit mundėsitė e shfaqjes sė kancerit sė mėlēisė. 30 prej tyre pinin ēdo ditė, pėr njė vit, pije qė pėrmbante beta-karoten dhe lėng mandarine, ndėrsa 45 tė tjerė nuk e konsuamuan. Pas 12 muajve, specialistėt panė se, tek asnjė pacient i grupit tė parė, nuk u dallua kancer nė mėlēi, nė kundėrshtim me atė tė grupit tė dytė, ku 8,9% e tyre shfaqėn kėtė lloj forme kanceri. Sigurisht, studiuesit theksojnė se, kėrkohet mė tepėr studim pėr nxjerrjen e rezultateve mė tė sigurta.

    Pėr ēfarė tjetėr ėshtė mirėbėrėse: Pėrmban Vitaminėn C, flaonoide, acide, kalium, magnez dhe Vitaminat B1,B2, B3.
    Ajo qetėson nga dhimbjet, vepron kundėr diarresė dhe kėlbazės, ndėrkohė qė ėshtė ideale edhe pėr pėrballimin e tė vjellės mėngjesore (ėshtė e sigurt gjatė shtatzėnisė). Vaji i saj ndihmon nė raste tė tė rrahurės sė shpejtė tė zemrės dhe tė tensionit tė lartė tė gjakut, ndėrkohė qė ėshtė edhe tonifikues.

    Kujdes! Lėkura e saj mund tė shkaktojė reaksion alergjik, i cili shfaqet me teshtitje, kollė dhe shqetėsim nė kraharor.

    Pėr ngėrēet: Shtoni ujin e nxehtė tė vaskės 2 pika vaj mandarine, 3 pika vaj manxurane dhe 2 pika vaj kamomili. Shijojeni kėtė banjo qetėsuese ēdo mbrėmje pėr 15 sekonda.


    Burimi:CdoDite.Com

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Rekomandim i ri: 50 minuta ushtrime nė ditė



    Ekspertėt pranė "American College of Sports Medicine" besojnė se ėshtė e pamundur tė shmanget rritja e peshės trupore nėse merren pėr bazė rekomandimet e deritanishme, sepse nuk mjaftojnė 30 minuta ushtrime trupore nė ditė.
    Kėto shkencėtarė pohojnė se duhet tė ndryshohen rekomandimet e vitit 2001, sepse pėr ta ruajtur shėndetin dhe vijėn trupore nevojitet kohė mė e gjatė pėr t’u marrė me aktivitet fizik.

    Kėto pohime tė publikuara nė revistėn “Medicine & Science in Sports & Exercise”, rekomandojnė qė pėr tė zvogėluar peshėn trupore dhe pėr tė shmangur rikthimin e kilogramėve duhet ushtruar sė paku 50 minuta nė ditė, dhe njėkohėsisht ushtrimet duhet tė kombinohen edhe me dietė.


    Ngrėnia e tepėrt e programuar

    Duket se pėr disa persona nuk ka ndihmė kur ėshtė nė pyetje ngrėnia e tepėrt.

    Nė njė studim janė pėrfshirė 131 fėmijė tė moshave, ndėrmjet katėr dhe pesė vjeē, tė cilėve pas ushqimit iu janė ofruar ėmbėlsira.

    Te fėmijėt, tė cilėt kishin ngrėnė mė shumė ėmbėlsira, ėshtė vėrejtur ndryshim nė gjenin i cili ka tė bėjė me madhėsinė trupore.

    Kėto rezultate sugjerojnė mundėsinė qė ngrėnia e tepėrt tė jetė e programuar gjenetikisht, pohojnė autorėt e studimit.


    Ēaj pėr dhėmbė tė shėndoshė



    Edhe pse nė kohėn moderne janė nė dispozicion lloje tė ndryshme tė pijeve, pėr tė pasur dhėmbė tė shėndoshė, ēaji mbetet zgjidhja e parė.
    Pijet joalkoolike pėrmbajnė sasi tė mėdha tė sheqerit, ndėrsa lėngjet e pemėve shpesh janė tė pasura me acid limoni. Sheqeri dhe acidi i limonit e dėmtojnė sipėrfaqen e dhėmbėve.

    Nga ana tjetėr, shkencėtarėt kanė zbuluar se ēaji nuk e dėmton sipėrfaqen e dhėmbėve, prandaj ata rekomandojnė tė pihen tė gjitha llojet e ēajeve, porse i japin pėrparėsi ēajit tė gjelbėr, pasi pėrmban mė shumė antioksidues.

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Vitaminat e grupit B pėr shikim tė mprehtė



    Kombinimi i acidit folik, vitaminės B6 dhe vitaminės B12 te femrat, mund ta zvogėlojė pėr 34% degjenerimin makular tė lidhur me moshėn, njofton njė studim i ri.
    Qė mė parė ėshtė ditur se ekziston njė lidhshmėri ndėrmjet degjenerimit makular dhe nivelit tė lartė tė homocisteinės nė gjak

    Ndėrsa preparatet me acidit folik, vitaminė B6 dhe vitaminė B12 mund ta zvogėlojnė nivelin e homocisteinės nė gjak, dhe nė kėtė mėnyrė i mbrojnė sytė nga ndryshimet negative.

    Degjenerimi makular ėshtė gjendje shėndetėsore qė paraqitet zakonisht te personat e moshuar, qė rezulton me humbjen e shikimit nė qendėr tė fushės vizive, pėr shkak tė dėmtimit tė retinės.



    Dobitė nga vitamina D nė dimėr



    Vitamina D ofron mbrojtje nga ftohja dhe infeksionet tjera tė sistemit tė frymėmarrjes, sidomos te personat me astmė dhe me probleme tjera tė mushkėrive, pohojnė shkencėtarėt amerikanė.
    Duke pėrcjellė 19.000 participantė, hulumtuesit nga Universiteti i Harvardit dhe nga Universiteti i Colorados, kanė vėrtetuar se thuajse gjysma e pjesėmarrėsve nė studim, kishin mungesė tė vitaminės D, dhe pėr kėtė arsye ishin mė tė rrezikuar pėr infeksion tė sistemit tė frymėmarrjes.

    “Rreziku mė i madh pėr sėmundjet e sistemit respirator ishte te pjesėmarrėsit tė cilėt kishin nivelin mė tė ulėt tė vitaminės D nė gjak”, thonė hulumtuesit.

    Burimi kryesor i vitaminės D, pėr tė cilėn janė tė domosdoshme rrezet e diellit, ėshtė ushqimi i pasur me peshk si edhe qumėshti dhe produktet e tij.

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e rrugaci i vogel
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    166
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Keshilla shume te vleshme dhe interesante me pelqejne shume tani me duket veetja pak me i ditur se dje.......

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    Shume interesante jan keto dhe shume te verteta un i di ne pergjithsi se i bej dhe ne shkolle,flm per kto.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2012, 12:08 AM
  2. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-05-2011, 09:11 PM
  3. Keshilla te gabuara per shendetin
    Nga Enigmatiku nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2010, 12:29 AM
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 09:46 PM
  5. Disa kėshilla pėr shėndetin !!
    Nga burim_zh nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2008, 10:02 PM