Receta Gatimi

Ari Han: Ėndėrroj edhe unė si shqiptarėt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ari Han: Ėndėrroj edhe unė si shqiptarėt




    Trajneri kuqezi e cilėson tė vėshtirė ndeshjen me Maltėn. “Nuk jemi Spanja, qė fiton lehtė me kundėrshtarė tė tillė”

    “Nėse nuk ėndėrron, nuk ka jetė. Edhe unė kam ėndrrat e mia, qė lidhen me futbollin. Pasi tė mbyllim ndeshjen me Maltėn, mund tė flas mė mirė pėr vazhdimėsinė dhe ėndrrėn e pėrbashkėt qė kemi, rreth njė kualifikimi tė mundshėm nė botėror.” Ishte kjo pėrgjigjja e trajnerit tė kombėtares, Ari Han. Holandezi, i pyetur nga “Sporti shqiptar”, pėr njė arritje tė mundshme nė grupin 1 eliminator, duke pasur parasysh kėtu, qė nėse arrihen tri pikė nė ndeshjen e radhės, kuqezinjtė ngjiten pėr herė tė dytė nė vendin e parė, ia la gjithēka tė ardhmes. Nė konferencėn e tij tė parė pėr shtyp pėr kėtė vit, trajneri kuqezi bėri njė rezyme tė punės me kombėtaren shqiptare, foli pėr eliminatoren me Maltėn, qė luhet mė 11 shkurt, gjithashtu lojtarėt qė do tė grumbullojė pėr kėtė sfidė tė rėndėsishme. Pėr kėto, por jo vetėm, nė ato ēfarė u shpreh, trajneri Han tregoi se ka besim tė madh te ky grup lojtarėsh.
    “Jam i kėnaqur, kemi njė skuadėr me karakter”

    Pasi falėnderoi median pėr interesimin, duke pėrmendur se kjo tregon qė futbolli nė Shqipėri jeton, holandezi i pankinės kuqezi bėri njė rezyme tė vitit tė kaluar, kur dhe ai mori drejtimin e ekipit. “E nisėm me njė grumbullim nė Turqi, qė mė ndihmoi, sepse mė dha njė ide pėr lojtarėt qė aktivizohen me klubet e kampionatit shqiptar,”- theksoi Hani pėr vitin 2008. - Mė pas, kaloi njė periudhė me probleme, pas pezullimit tė Shqipėrisė nga aktivitetet ndėrkombėtare. Kjo situatė ishte e pafavorshme pėr mua, sepse nuk luajtėm ndeshje dhe pėr pak humbėm edhe miqėsoren me Poloninė. Gjithsesi, edhe pse nuk bėmė shumė testime, mund tė them se fitorja nė miqėsoren me Lihtenshteinin ishte si njė shtytje, pėr tė ardhur mė pas te barazimi me Suedinė. Viti 2008 ishte i kėnaqshėm, e sidomos pas barazimit me Portugalinė, ku skuadra zotėroi karakter tė fortė dhe unitet mjaft tė mirė. Nė Portugali kemi qenė tamam njė skuadėr. Megjithatė, pėr ne e ardhmja ėshtė mė interesante, po duhet tė jemi tė bindur qė nė dy ndeshjet e fundit tė vitit, edhe pse me 10 lojtarė nė fushė, treguam karakter si skuadėr. Edhe nė vitin 2009, qė fillon me ndeshjen nė Maltė, ne duhet tė futemi nė fushė me tė njėjtėn sjellje sportive.”
    “Malta e vėshtirė, fitorja do motivim tė madh”

    E ka cilėsuar njė ndeshje tė vėshtirė atė me Maltėn, qė ashtu si kuqezinjtė synon tė marrė pikėt e plota. Pėr trajnerin Han nuk do tė jetė aq e lehtė, edhe pse ai ka besim se tė zgjedhurit e tij janė nė gjendje tė fitojnė. Sipas holandezit, nuk duhet menduar qė Shqipėria mund tė fitojė pa probleme me Maltėn, teksa nga lojtarėt kėrkon njė motivim tė madh. “Nėse opinioni ka besim se do tė fitojmė nė Maltė 2 0, unė mund tė them se nuk ėshtė aq e lehtė. Kėtu duhet tė kemi parasysh ndeshjen e parė nė Tiranė, qė fituam 3 0. Pra, ishte njė ndeshje e vėshtirė, pavarėsisht rezultatit. Unė mendoj se me kėtė skuadėr duhet tė vazhdojmė ecurinė e rezultateve tė mira. Kemi probleme me dėmtimet, qė besoj se do tė kemi edhe nė tė ardhmen, jo vetėm nė kėtė aspekt, por edhe pėr shkak kartonėsh mund tė na mungojnė lojtarė,”- ka thėnė trajneri kuqezi, i cili pret njė supermotivim tė kundėrshtarit. “Skuadra ka treguar se ėshtė nė gjendje tė fitojė, por, e pėrsėris, qė ne nuk duhet tė mendojmė qė jemi Spanja dhe tė mundim 3 0 Maltėn. Natyrisht qė ėshtė njė ndeshje e vėshtirė, por ne do tė luajmė pėr tė fituar. Pres qė motivimi i Maltės pėr ndeshjen me ne tė jetė 200%, sepse edhe ata duan tė marrin pikė. Kėshtu qė, edhe ekipi ynė duhet tė motivohet shumė pėr tė marrė njė fitore.”
    “Nuk pėrsėritet Bjellorusia apo Rumania”

    I pyetur pėr tė kaluarėn, ku kuqezinjtė nė ndeshje decizive pėr vazhdimėsinė kanė gabuar, trajneri i Shqipėrisė ėshtė i bindur se
    nė ekipin qė drejton nuk do tė ketė dėshtime tė tipit si pėrballja me Bjellorusinė apo Rumaninė, nė edicionin e kaluar. Hani dha njė pėrgjigje, me idenė sikur ai u pyet nėse ka frikė se mund tė tradhtohet nga lojtarėt. “Nėse e keni fjalėn pėr ndeshjet me Bjellorusinė apo Rumaninė, kjo ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta thėnė. Edhe nė futbollin e kohės sime, kjo ndodhte shpesh. Kėto gjėra duhet t’i pranosh dhe t’i njohėsh. Unė kam punuar nė Kinė dhe e di mirė, saktėsisht, se si kishte qenė situata atje. Kjo ėshtė nė princip njė ēėshtje shumė serioze dhe duhet parė mė seriozitet. Unė shpresoj dhe besoj se te kjo skuadėr nuk do tė ndodhin gjėra tė tilla. Nė skuadėr nuk ka mė lojtarė tė veēantė, por njė grup tė mirė lojtarėsh, qė e njohin mirė njėri tjetrin dhe pėr kėtė unė nuk kam frikė.”

    Trajneri ka besim tek ekipi

    “Nuk e vras mendjen pėr mungesat”
    Siē ėshtė bėrė e ditur edhe mė parė, kuqezinjtė do tė vuajnė nė ndeshjen me Maltėn, mungesėn e dy lojtarėve kryesorė: Altin Lala dhe Lorik Cana. Duke mos dashur tė dramatizojė situatėn, trajneri i kombėtares ka folur i qetė pėr kėtė pikė, edhe pse dihen vlerat e dy kuqezinjve. “Nuk e vras mendjen fare te mungesat,”- pohoi ai. “Ne do tė luajmė me ata qė kemi nė dispozicion dhe unė kam shumė besim te lojtarėt qė kam grumbulluar. Eshtė e kotė qė tė flas pėr Canėn apo Lalėn, pasi nuk do t’i kem nė Maltė.”

    Mbrojtėsi nė njė rol tė ri


    “Vrapi e ka zėvendėsuar mirė Lalėn”
    Jo mė kot trajneri kuqezi e zhvendosi mbrojtėsin Endri Vrapi nė ndeshjen miqėsore me Azerbajxhanin, nė pozicionin e Altin Lalės. Duket se bjondi do tė zėvendėsojė kapitenin edhe ndaj Maltės. Tė paktėn, kėshtu la tė nėnkuptonte Hani, teksa nė lidhje me kėtė pohoi: “Unė kam disa emra nė kokė, qoftė pėr zėvendėsuesin e Canės, ashtu edhe tė Lalės. Mė konkretisht, Vrapin dua ta aktivizoj nė njė rol tė ri, gjė qė ai e bėri shumė mirė me Azerbajxhanin, pra nė vendin e Lalės. Pėr kėtė, shkova dhe e vėzhgova nė ndeshjen qė ai luajti me ekipin e tij, Elbasanin.”

    Holandezi sqaron
    “Ja pse nuk u thirr Kapllani dhe Bylykbashi”
    Nga lista e lojtarėve qė janė thirrur pėr eliminatoren me Maltėn, bie nė sy mungesa e Edmond Kapllanit, Jahmir Hykės dhe Dorian Bylykbashit. “Kapllanin nuk e kam lėnė jashtė pėr arsye disiplinore,”- u shpreh fillimisht trajneri kuqezi. - Repartin e sulmit e kemi tė pakonsoliduar dhe Kapllani ėshtė njė sulmues zone. Nuk e kemi zgjidhur problemin me sulmin, pasi nuk bėjmė atė lojė qė i pėrshtatet Kapllanin. Ai kėtė problem ka edhe te Karlsruhe. Gjithēka ka tė bėjė me lojėn e skuadrės.” Edhe pse ishte futur nė listėn e madhe, Dorian Bylykbashi ngeli pėrsėri jashtė. “E kam nė vėmendjen time si lojtar, por pėr momentin kjo ėshtė zgjidhja qė kam bėrė. Nuk mund tė ftoja mė shumė lojtarė,”- sqaroi holandezi.

    11.02.2009 (El.Botėror)
    Maltė Shqipėri 19:30
    “Stadium Nazzjonali” Ta’Kali

    Pėrballje tė mėparshme
    16.08.1995 (Miqėsore)
    Maltė Shqipėri 2 1
    Shėnues: Bushi
    06.02.1998 (Kupa Rothmans)
    Maltė Shqipėri 1 1
    Shėnues: Shulku
    10.02.2000 (Kupa Rothmans)
    Maltė Shqipėri 0 1
    Shėnues: Sinani
    15.11.2000 (Miqėsore)
    Shqipėri Maltė 3 0
    Shėnues: R.Vata, Bogdani (2)
    22.08.2007 (Miqėsore)
    Shqipėri Maltė 3 0
    Shėnues: Salihi, Berisha, Duro
    10.09.2008 (El.Botėror)
    Shqipėri Maltė 3 0
    Shėnues: Bogdani, Duro, Dallku

    Bilanci: 6 takime
    4 fitore, 1 barazim, 1 humbje
    Golaverazhi: 12 3

    Ecuria e skuadrave nė Grupin 1
    06.09.2008
    Hungari - Danimarkė 0 0
    Maltė - Portugal 0-4
    Shėnues: Said 26′(aut), Hugo Almeida 61′, Simao 72′, Nani 78′
    06.09.2008
    Shqipėri - Suedi 0-0
    10.09.2008
    Suedi - Hungari 2 1
    Shėnues: Kallstrom 55′, Holmen 64′\ Rudolf 93′
    Shqipėri - Maltė 3-0
    Shėnues: Bogdani 45+1′, Duro 85′, Dallku 89′
    Portugali - Danimarkė 2 3
    Shėnues: Nani 42′, Deko 86′ (11-m)\ Bendtner 83′, Poulsen 88′, Jensen 92′
    11.10.2008
    Hungari - Shqipėri 2 0
    Shėnues: Torgelle 49′, Juhash 82′
    Danimarkė - Maltė 3-0
    Shėnues: Larsen 10′, 46′, Ager 29′ (11-m)
    Suedi - Portugali 0-0
    15.10.08
    Maltė - Hungari 0-1
    Shėnues: Torgelle 23′
    Portugali Shqipėri 0-0

    Renditja e Grupit 1
    Skuadra N F B H Gol P
    Danimarka 3 2 1 0 6-2 7
    Hungaria 4 2 1 1 4-2 7
    Portugalia 4 1 2 1 6-3 5
    Shqipėria 4 1 2 1 3-2 5
    Suedia 3 1 2 0 2-1 5
    Malta 4 0 0 4 0-11 0



    Burimi:Sporti Shqiptare

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e arditu
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Postime
    134
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    altin lalen e du shumm si lojtar

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Nokia X2, edhe i menēur edhe i lirė
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-04-2013, 10:48 PM
  2. Noizy “ha me dy lugė”, edhe Ēiljetėn, edhe Eni Koēin
    Nga ulkina nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-03-2011, 05:35 PM
  3. Edhe jastėk edhe telepilot
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 09:18 AM
  4. HD 2 nga HTC, edhe telefon edhe kompjuter
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 03:37 PM