Receta Gatimi

Kampionati Anglez 2008-2009


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 23
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kampionati Anglez 2008-2009




    Liverpuli e ka fituar kryendeshjen e javės, duke mposhtur Ēelzin me rezultat 2:0. Fernando Torres ka shėnuar dy gola tė vonshėm, pėr t’i mundėsuar Liverpulit fitoren si dhe tė mos e lejojė Manēester Junajtedin tė krijojė epėrsi mė tė madhe se dy pikė. Pas 88 minutash lojė pa gola, Torres shėnoi njė gol tė bukur me kokė, pas harkimit nga Fabio Aurelio, duke sjellė edhe epėrsinė e parė pėr Liverpulin. Goli, i cili ishte i pari i Torresin kėtė sezon nė “Anfield”, u pasua shpejt edhe nga njė gol tjetėr, qė shėnoi nė ēastet e fundit tė ndeshjes. Ēelzi qė nga minuta e 60-tė luajti me njė futbollist mė pak, pasi me karton tė kuq u ndėshkua Frank Lampard. Njė penalti e shndėrruar nė gol nga Kristiano Ronaldo ka mjaftuar pėr t’i sjellė tri pikė tė reja kampionit nė fuqi, Manēester Junajted, nė ndeshjen ndaj Evertonit nė “Old Trafford”. Momenti vendimtar i ndeshjes ishte dy minuta para fundit tė pjesės sė parė, kur Mikel Arteta ndėrhyri ndaj Majkėll Kerrik, ndėrsa gjyqtari e vlerėsoi si penallti. Ronaldo nuk gaboi nga pika e bardhė, duke i sjellė kėshtu fitoren Manēesterit. Kjo ndeshje u karakterizua edhe me njė rekord tjetėr. Portieri Edvin van der Sar ruajti edhe kėsaj here portėn e paprekur, duke thyer rekordin e mėhershėm prej 1.103 minutash pa pranuar gol. Pas barazimit nė mesjavė kundėr Evertonit, Arsenali ka barazuar sėrish, kėtė radhė kundėr skuadrės sė Valon Behramit, Uest Hemit. Me kėto pikė tė humbura “Topēinjtė” ia pamundėsojnė vetes garėn pėr titull. Me rezultat tė ngjashėm ka pėrfunduar edhe takimi ndėrmjet skuadrės qė mban vendin e katėrt, Aston Villa, e cila ėshtė pėrballur nė fushėn e saj kundėr Uiganit.

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kampionati Anglez 2008-2009

    Liverpuli fiton nė minutat shtesė, kalon Manēesterin


    Liverpuli i Rafa Benitezit edhe nje herė ka bėrė mrekullinė nė minutat e fundit tė ndeshjes. Pėrsėri heroi i tė kuqve ėshtė spanjolli Fernando Torres, qė ka shėnuar nė minutat shtesė golin e fitores sė skuadrės sė tij ndaj Portsmuthit. Gjithēka ka qenė e hapur dhe fitorja mund t’i pėrkiste edhe vendėsve, qė deri nė minutėn e 85-tė kanė qenė nė avantazh. Mirėpo futbolli luhet pėr 90 minuta dhe mė mirė se futbollistėt e Portsmuthit kėtė e dinė djemtė e Benitezit. Kajt ka barazuar 5 minuta para pėrfundimit, ndėrsa Torres shėnoi golin e fitores nė tė 90-ėn. Me kėtė fitore Liverpuli ėshtė ngjitur provizorisht nė vendin e parė, me njė pikė mė shumė se Manēester Junajtid, qė do tė luajė tė dielėn nė transfertė me Uest Hemin. Ēelsi i Felipe Slokarit nuk ka mundur tė marrė mė shumė se njė pikė nė fushėn e tij me Hull Sitin, duke konfirmuar kėshtu momentin e keq qė po kalon. Tė dielėn do tė luhet edhe derbi londinez mes Totenhemit dhe Arsenalit. Mė poshtė janė tė gjitha rezultatet e ndeshjeve tė sotme tė Premier Ligės.



    Tė shtunėn u luajten:

    Portsmouth 2 - 3 Liverpool

    Manchester C. 1 - 0 Middlesbrough

    Chelsea 0 - 0 Hull C.

    Everton 3 - 0 Bolton W.

    Sunderland 2 - 0 Stoke C.

    Wigan Athletic 0 - 0 Fulham

    Ėest Bromėich A. 2 - 3 Newcastle U.



    Tė Dielėn Luhen

    13:30 Tottenham H. - Arsenal

    16:00 West Ham U. - Manchester U.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 08-02-2009 mė 12:33 PM.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kreu, iluzion pėr Liverpulin, mbretėron Manēesteri



    Manēester Junajtid i ka lėnė vetėm njė natė kohė pėr tė festuar Liverpulit, qė njė ditė mė parė mori kreun e renditjes, pasi mundi nė transfertė Portsmuthin me reultatin 2-3. Skuadra e Aleks Fergusonit kam rifituar pozicionin e tė parit, pas fitores sė radhės me Uest Hemin, nė fushėn e kėtij tė fundit. “Djajtė e kuq” prej disa javėsh po mbretėrojnė nė Premier Ligė, pavarėsisht presionit tė vazhdueshėm tė Liverpulit, qė deri tani ka treguar se ėshtė skuadra mė e denjė pėr t’i rivalizuar pėr titullin. Arsenali po i largohet gjithnjė e mė shumė kreut, pasi nuk ka mundur tė marrė mė shumė se njė pikė nė derbi me Totenhemin.


    Dy ndeshjet e tjera qe u luajten sot:

    Tottenham H. 0 - 0 Arsenal

    West Ham U. 0 - 1 Manchester U.

    08/02/2009

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ferguson: Jemi skuadra mė e fortė



    Trajneri i Manēester Junajtedit ka pohuar se drejton ekipin mė tė mirė nė Premier Ligė

    Trajneri i Manēester Junajtedit, Sėr Aleks Ferguson, beson se ai drejton skuadrėn mė tė mirė nė Premier Ligė. Pas njė fillimi tė ngadaltė tė kėtij sezoni, “djajtė e kuq” kanė marrė ritmin e tyre tė njohur dhe tashmė kanė vetėm njė humbje nė 23 ndeshje nė tė gjitha kompeticionet. Junajtedi, qė kryeson kampionatin anglez, ka mbrojtjen mė tė pathyeshme dhe ka arritur rekordin mbresėlėnės prej 13 ndeshjesh pa pėsuar gol nė kampionat. I pyetur pėr formacionin e tij mė tė mirė, trajneri i vjetėr skocez ka thėnė se nuk kishte ndonjė formacion tė preferuar, duke pohuar se skuadra e tij bėnte lojė ekipore. Duke qenė se Junajtedi po luan shumė mirė nė ēdo kompeticion kėtė sezon, trajneri i skuadrės kampione beson se ka aktualisht skuadrėn mė tė mirė nė Angli. “Njerėzit mė pyesin se cili ėshtė pėr mua formacioni mė i mirė dhe pėrgjigja ime e shkurtėr ėshtė se nuk kam njė tė tillė”, ka thėnė Fergusoni. “Unė pėrzgjedh skuadrėn qė mė duket mė e mira pėr atė ndeshje tė caktuar. Unė kam shumė ide nė mendje kur zgjedh njė formacion, duke nisur nga ajo se kush prej lojtarėve ka nevojė pėr pushim dhe kush do tė luajė nė ndeshjen nė vijim. Unė mund tė them se cilėt janė 14 15 lojtarėt mė tė mirė, por mund t’iu them madje se kemi lojė ekipore dhe se kemi njė skuadėr tė shkėlqyer. Nė fakt ėshtė mė e mira nė Angli. Secili prej lojtarėve po luan mirė dhe kur ishim nė krizė dėmtimesh, uniteti ynė ishte i shkėlqyer. Ndihem nė faj qė jam i detyruar tė lė dikė jashtė, edhe pse ka luajtur shumė mirė ndeshjen e mėparshme. Klubi sigurisht ėshtė nė pozicion tė fortė, por trajneri e ka tė vėshtirė”. Tani qė sezoni 2008/09 e ka kaluar gjysmėn e vet Fergusoni ėshtė i kėnaqur qė skuadra e tij po tregon vendosmėri dhe grintė pėr tė mbajtur kurorėn e kampionit. “Jemi nė njė moment tė sezonit ku ēdo lojtar duhet tė japė maksimumin. E kemi parė edhe nė vitet e shkuara. Grupi aktual duket se ka ballancim tė mirė. Pėr shembull, kur shkuam nė fushėn e Stok Sitit, ishte ndeshje e vėshtirė, sapo ishim kthyer nga Japonia, por megjithatė e fituam ndeshjen, sepse nuk u dorėzuam. Ishte njė test i vėshtirė qė duhej fituar, duke qenė se vinim nga Botėrori i Klubeve. Qė kur fituam atė, nuk jemi ndalur”, ka pėrfunduar Fergusoni.

    Katėrfishohet kontrata e Ivansit

    Xhoni Ivans do tė marrė katėrfishin e rrogės aktuale te Junajtedi, pasi ka dhėnė kontributin e tij pėr arritjen e rekordit prej 13 ndeshjesh pa pėsuar gol nė kampionat. Mbrojtėsi nga Irlanda e Veriut merr pėr momentin 10,000 stėrlina nė javė, por Junajtedi do t’i ofrojė njė kontratė me vlerė 40,000 stėrlina nė javė pėr pesė vitet e ardhshėm. Ivans ishte pranė largimit nga Junajtedi verėn qė shkoi drejt Sandėrlendit pas dy vitesh huazim te Junajtedi. Trajneri Ferguson e bindi tė qėndronte dhe tani Evans po vjel frytet e vendimit tė tij. Fergusoni ka treguar se i ka thėnė kėto fjalė Evansit: “Mendo se ku ke dėshirė tė jesh pas tre katėr vitesh? Nė skuadrėn e parė tė Junajtedit apo tė Sandėrlendit? I thashė se do tė ishte titullar te ne, sepse kishte potencialin pėr tė qenė i tillė. I thashė se do tė zinte vendin e Rio Ferdinandit”.

    Kupa e Anglisė
    1/8 t e finaleve
    Dje
    Svansea - Fulhem 1- 1
    Blekbėrn - Koventri 2 -2
    Shefild U - Hull 1 -1
    Uest Hem - Midėllsbrou 1- 1
    Uotford - Ēelsi 1 -3

    Kupa, mbizotėrojnė barazimet
    Nė Kupėn e Anglisė tė premten u regjistruan katėr barazime dhe pėr kėtė ndeshjet do tė luhen sėrish. Fitoi vetėm Ēelsi, 3-1 ndaj Uatfordit. Blekbėrni vetėm nė fund arriti tė barazonte kundėr Koventrit nė fushėn e vet, kurse Midėllsbrou nuk arriti tė mposhte Uest Hemin nė pėrplasjen e vetme tė dy skuadrave tė Premier Ligės. Fulhemi nuk mundi t’u imponohej inferiorėve tė Svanseas nė stadiumin “Liberty”, ndėrkohė qė edhe Shefild Junajtedi dhe Hall Siti do ta pėrsėrisin ndeshjen pas barazimit 1- 1. Blekbėrni u shpartallua 4- 1 nga Koventri nė raundin e tretė tė edicionit tė vjetshėm tė kėtij kompeticioni dhe u duk se po pėrsėritej historia, derisa goli i minutės sė fundit nga Kristofer Samba siguroi barazimin 2- 2.

    Premier Ligė
    Ndeshje e prapambetur
    Dje
    Portsmuth - Manēester Siti 2 0
    Xhonson 70′, Hreidarson 75′


    Arrestohet drejtuesi, kėrkohet njė trajner, por skuadra fiton nė fushėn e lojės ndaj Manēesterit
    Portsmuthi nė “udhėkryq” fiton ndaj Sitit!
    Portsmuthi dha gjithēka nė fushė pėr tė marrė njė fitore tė pastėr 2 0 kundėr njė Manēester Siti pa ide nė ndeshjen e prapambetur tė Premier Ligės tė luajtur nė “Fratton Park”. Ndeshja u duk se po shkonte drejt barazimit derisa “paqja” u prish nga njė gol i bukur i Glen Xhonsonit. Katėr minuta mė vonė njė gol nga Herman Hreidarson vulosi rezultatin. Portsmuthi u duk se e kėrkoi me ngulm fitoren, teksa Piter Krauē dhe David Nugent patėn disa raste tė mira pėr tė shėnuar nė pjesėn e parė, por nuk qenė tė saktė nė finalizim. Ndeshja tė jepte pėrshtypjen e njė tjetėr mundėsie tė pashfrytėzuar nga Portsmuthi pas ndeshjes sė humbur 2 3 kundėr Liverpulit javėn qė shkoi, por Xhonson ndezi shkėndijėn e njė fitoreje tė bukur pėr vendasit, tė cilėt me Hreidarsonin siguruan tri pikėt e merituara. Siti, nė anėn tjetėr, shpesh u duk se luante rolin e njė spektatori qė kishte ardhur pa dėshirė nė atė stadium, fakt qė konfirmohet edhe nga zėvendėsimi i Robinjos kur rezultati ishte ende 0 0.
    Donadoni - Roberto Donadoni ka dėshirė tė bėhet trajneri i ardhshėm i klubit anglez tė Premier Ligės, Portsmuth, thotė njė lajm i botuar nė tabloidin anglez “The Daily Mirror”. Me sa duket, 45 vjeēari, qė ka drejtuar edhe Italinė synon tė hyjė nė fillim tė javės tjetėr nė negociata me pronarin e klubit, Sasha Gajdamak. Portsmuthi ėshtė ende nė ndjekje tė ish trajnerit tė Anglisė, Sven Goran Erikson, si trajneri i ardhshėm i kėtij klubi. Megjithatė, edhe pse nuk ka pasur njė fillim tė mirė tė pėrvojės me pėrfaqėsuesen meksikane, Erikson ėshtė ende nėn kontratė me ta, kėshtu qė Portsmuthi duhet tė derdhė shumė parą pėr ta joshur tė shkojė nė “Fratton Park”. Ish mesfushori i Milanit, Donadoni, nga ana tjetėr, ėshtė pa punė pėr momentin, duke qenė se ėshtė zėvendėsuar nga Marēelo Lipi si trajneri Italisė.
    Arresti - Drejtori ekzekutiv i Portsmuthit, Piter Storri, ėshtė arrestuar edhe njė herė nga policia angleze nė kuadėr tė hetimeve pėr korrupsion nė futboll, ka konfirmuar klubi anglez. Storri, i arrestuar pėr herė tė parė nė nėntor 2007 i dyshuar pėr manipulime dhe dėshmi tė rremė, u mor nė pyetje nga policia pėr “punė taksash” nė Londėr. Storri ka mohuar ēdo veprim tė kundėrligjshėm dhe nuk u akuzua nga policia, ka konfirmuar njė zėdhėnės i klubit anglez. “Piter Storri ėshtė paraqitur nė stacionin e policisė nė Bishopsgejt dhe u ėshtė pėrgjigjur pyetjeve, qė lidhen me hetimet e bėra mė herėt. Ai ka qenė shumė bashkėpunues me policinė dhe gjatė pyetjeve nuk ėshtė ngritur ndonjė akuzė ndaj tij. Pas kėtyre pyetjeve, presidenti ynė ekzekutiv do tė paraqitet nė polici nė qershor 2009, kur pritet tė mbyllet pėrfundimisht ēėshtja”, ka pohuar zėdhėnėsi i klubit tė Portsmuthit.

    Polemikat
    Martin O’Nill sulmon Kapelon
    Martin O’Nill ka ndėr mend tė kėrkojė njė shpjegim nga Fabio Kapelo se pėrse shėndeti i Emil Heskit u vu nė rrezik gjatė ndeshjes miqėsore tė Anglisė kundėr Spanjės. Sulmuesi i Aston Vilės ka pėrkeqėsuar dėmtimin e tij tė mėhershėm nė tendinėn e Akilit dhe O’Nill ka treguar pakėnaqėsinė e tij pėr vendimet e marra nga trajneri i pėrfaqėsueses. Ky dėmtim vjen nė njė moment shumė kritik pėr Vilėn dhe O’Nill ėshtė veēanėrisht i zemėruar, sepse stafi i Anglisė e dinte se Heski ishte i dėmtuar. Sulmuesi nuk kishte marrė pjesė nė stėrvitje para ndeshjes me Spanjėn dhe Kapelo madje kishte premtuar se do tė respektonte dėshirėn e trajnerit O’ Nill nė kėtė periudhė vendimtare tė sezonit. “Do tė isha dakord nėse do tė bėhej fjalė pėr njė ndeshje eliminatore”, ka thėnė O’Nill. “Ndeshjet eliminatore janė tė rėndėsishme pėr vendin. Por ishte njė miqėsore dhe mund tė humbėsh”, ka shtuar trajneri i Vilės. Aston Vila do tė luajė kundėr CSKA sė sė Moskės tė mėrkurėn nė Kupėn UEFA dhe mė pas luan kundėr Ēelsit tė shtunėn qė vjen nė Premier Ligė, kur tė dyja skuadrat luajnė pėr njė vend nė Ligėn e Kampionėve.

    Burimi:Sporti Shqiptare

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Manēesteri i papėrmbajtshėm, synon gjithēka



    Manēester Junajtid nuk ka ndėrmend ta ndalė hapin drejt sukeseve sezonale. Skuadra e Aleks Fergusonit ka mundur nė transfertė 4-1 Derbi Kauntrin, duke siguruar kėshtu kalimin pėr nė ēerkfinale tė FA Cup. Manēesteri e ka mbyllur pjesėn e parė nė avantazhin e dy golave, autorė tė tė cilėve ishin Nani dhe Gibson. Nė fillim tė pjesės sė dytė ka shėnuar njė gol shumė tė bukur me kokė Kristiano Ronaldo, i kontestuar gjatė gjithė kohės nga tifozėt vendės. Derbi ka shkurtuar diferencėn me anė tė Adisonit, por pėr ta mbyllur ndeshjen ka menduar Uellbek.
    Nė ndeshjen tjetėr tė Fa Cup, Evertoni ka mundur 3-1 Aston Vilėn. Me kėtė fitore Manēester ka treguar sė dėshiron t’i fitojė nė tė katėr kompeticionet, kampionatin anglez, dy kupat dhe Ligėn e Kampionėve.

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ronaldo i padisiplinuar

    Ronaldo pėrshtyn, Savejxh nuk e vė re…

    Kristiano Ronaldo ka pėshtyrė Robi Savajxhin e Derbi Kauntit gjatė pjesė sė parė tė sfidės mes Junajtedit dhe Derbit, nė kuadėr tė ēerekfinales sė Kupės sė Anglisė (qė mbaroi 4 1 pėr Junajtedin). Tė paktėn kėshtu duket nga fotot e publikuara nė faqen e parė tė gazetės “The Sun” ku tregohet gjesti aspak i ndershėm i portugezit kundrejt kundėrshtarit pas njė pėrplasjeje nė lojė e sipėr. Nė tė vėrtetė, sipas Savejxhit, njė lojtar qė nuk njihet aspak si i butė, nuk ka ndodhur asgjė.

    BEFASIA “Nuk di a ekziston ndonjė foto qė tregon se ka ndodhur diēka, pasi unė nuk kam vėnė re asgjė, sepse nuk kam asnjė problem me Ronaldon”, ka pohuar Savejxhi. Nė fakt, po tė shohėsh fotot, ylli i Junajtedit e ka shikimin jo drejt Savejxhit, teksa pėshtyn dhe mund tė ketė qenė thjesht njė gjest i zakonshėm i ēdo futbollisti (edhe pse jo aq elegant).

    Por nė njė tjetėr foto, e publikuar nga “Daily Telegraph”, shihet qė Savejxh e kap Ronaldon nga mėnga pėr ta ēuar nga toka dhe kjo mund t’ia ketė errėsuar sytė Topit tė Artė.
    NUK KA PASOJA - Sipas gazetave angleze, ky episod nuk pritet tė ketė pasoja pėr portugezin, edhe pse shumė komentatorė sportivė kanė nėnvizuar faktin se nuk ėshtė hera e parė kėtė vit qė Ronaldo reagon nė mėnyrė agresive ndaj kundėrshtarėve tė tij pas ndonjė kontakti fizik (ka ndodhur me Endi Uillkinsonin e Stok Sitit, me Majkėll Dousonin e Totenhemit dhe Emanuel Pogatexin e Midėllsbrout). Por mė pas kampioni i Sėr Aleks Fergusonit ia ka hedhur pa u ndėshkuar.

    Ferguson: Mund tė fitojmė pesė trofe

    Sėr Aleks Ferguson ka kėmbėngulur se dėshira e tij pėr tė fituar pesė trofe kėtė sezon me Junajtedin nuk ėshtė njė ėndėrr e parealizueshme. Manēester Junajtedi ka mundėsinė tė fitojė si asnjėherė tjetėr brenda njė sezoni pasi ėshtė kualifikuar edhe pėr ēerekfinalet e Kupės sė Anglisė.

    Junajtedi mposhti 4 1 Derbin nė kėtė kupė. Pas fitimit tė Kupės sė Botės pėr Klube dhe pas vendit tė siguruar nė finalen e Kupės sė Ligės kundėr Totenhemit, qė luhet nė mars, Junajtedi mund tė thellojė nė pesė pikė diferencėn me rivalėt e tij nė Premier Ligė nėse fiton nesėr kundėr Fulhemit.

    Fergusoni, skuadra e tė cilit garon edhe nė Ligėn e Kampionėve, beson se ka skuadrėn e duhur pėr tė fituar gjithēka qė i del pėrpara. Pasi ka bėrė shtatė ndryshime nė ndeshjen kundėr Derbit, duke lėnė edhe Nemanja Vidiēin nė stol, ndėrkohė qė Berbatovi nuk ishte fare, trajneri skocez ėshtė i vendosur ta ruajė skuadrėn tė freskėt pėr fundin e sezonit. “Skuadra u tregua fantastike. Ka pėrballuar me sukses disa ndeshje shumė tė forta”, ka thėnė Fergusoni. Junajtedi tani do tė ndeshet kundėr Svanseas ose Fulhemit pėr ēerekfinalen e kėtij kompeticioni.

    “Duke pasur nė mendje ndeshjen e nesėrme pėr kampionat, bėra disa ndryshime nė skuadėr dhe prapė skuadra luajti shumė mirė. Kjo na jep kurajė pėr tė ardhmen. Jemi tė gėzuar qė kaluam nė raundin tjetėr tė Kupės sė Anglisė. Do tė ishte mirė tė luanim nė fushėn tonė, por jemi njė ndeshje larg gjysmėfinales dhe kjo duhet tė jetė njė stimul i madh pėr tė gjithė. Shpresoj qė skuadra tė ruajė kėtė nivel loje si nė javėt e fundit. Kam parė qė Svansea luajti shumė mirė kundėr Fulhemit nė ndeshjen e parė dhe ky rivalitet do tė vazhdojė edhe mė tej”, ka pohuar Fergusoni.

    Runi pranė kthimit nė fushė

    Uejn Runi mund tė luajė pėr Junajtedin nė ndeshjen e nesėrme kundėr Fulhemit pas pesė javėsh larg aksionit pėr shkak tė njė dėmtimi nė tendinė. Kthimi i sulmuesit tė Anglisė mund tė ndodhė qė nesėr, kur Fulhemi viziton “Old Trafford” in. “Uejni duhet tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen e sė shtunės kundėr Blekbėrnit dhe pėr kėtė kemi shumė besim”, ėshtė shprehur trajneri Ferguson, duke shtuar se “ai mund tė ketė shanse pėr tė luajtur edhe kundėr Fulhemit, por do tė jetė nė stol fillimisht”. Runi ka munguar qė prej ndeshjes sė fituar 1 0 kundėr Uiganit, mė 14 janar.

    Madje ai ka qenė autori i golit vendimtar nė atė ndeshje. Edhe pse fillimisht u tha se do tė mungonte vetėm tri javė, stafi i Junajtedit deklaroi mė vonė se rikuperimi i tij do tė ishte mė i gjatė. Runi humbi edhe ndeshjen miqėsore tė Anglisė kundėr Spanjės, tė humbur 2 0 nga anglezėt. Nė atė ndeshje sulmi i Anglisė pėrbėhej nga dyshja e Aston Vilės, Emil Heski dhe Gabriel Agbonlahor. Pa Runin, Junajtedi i ka fituar tė shtatė ndeshjet e fundit nė tė gjitha garat, duke pėrparuar nė kupė dhe duke dalė dy pikė pėrpara Liverpulit nė Premier Ligė.

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Mancester i pandalshėm, Fulhami viktima e radhės



    Nėse ka dicka qė mund ta ndalė kėtė Mancester, ky ėshtė vetėm Zoti. Skuadra e Sėr Aleks Fergusonit ka korrur fitoren e radhės nė Premier Ligė, duke mundur lehtėsisht nė “Old Trafort” Fulhamin. Nė kėtė mėnyrė “djajtė e kuq” shkėputen edhe tri pikė tė tjera, duke e cuar nė pesė diferencėn me vendin e dytė, Liverpulin. Rruga drejt titullit kampion ėshtė e hapur dhe vetėm gabimet trashanike mund ta ndalin Manesterit. Sikurse Interi nė Itali dhe Barcelona nė Spoanjė edhe Manesteri ka hedhur hapin e sigurt drejt titullit, sikurse ka bėrė edhe sezonin e kaluar. Liverpuli mbetet rivali i vetėm pėr Fergusonin, pasi Arsenali dhe Celsi mė shumė po mendojnė pėr tė zėnė njė vend nė katėrshen e parė, qė do t’u siguronte pjesėmarrjen nė Ligėn e Kampionėve sezonin qė vjen.

    Mancester – Fulham 3-0
    Skols 12’, Berbatov 30’, Runi 63’

  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Liverpuli ben gafen e radhes, Mancesteri mbetet vetem ne krye



    Liverpuli bėri njė tjetėr hap fals nė rrugėn drejt titullit, pasi dje barazoi 1 1 kundėr Manēester Sitit nė “Anfield”. Ky barazim ka bėrė qė Manēester Junajtedi tė shkėputet nė shtatė pikė para tyre. Gjuajtja e fuqishme e ish sulmuesit tė Liverpulit, Kreg Belami, qė pėrfundoi nė rrjetė, u duk se do ta dėnonte skuadrėn e Benitezit dhe do t’i shkaktonte humbjen e parė nė fushėn e vet kėtė sezon, por holandezi Dirk Kujt barazoi nė fund tė ndeshjes. Liverpuli, qė do tė luajė tė mėrkurėn kundėr Realit tė Madridit nė Ligėn e Kampionėve ka barazuar gjashtė ndeshje nė fushėn e vet kėtė sezon dhe shanset e tyre pėr tė fituar titullin pas 19 vjetėsh sikur po zbehen. Kampionati ka edhe 12 ndeshje pėr tė luajtur, ndėrkohė qė Liverpuli ka 55 pikė, kurse Junajtedi 62 pikė. Junajtedi mori fitoren e dhjetė rradhazi nė ligė, pasi mundi Blekbėrn Roversin tė shtunėn. Ēelsi i vendit tė tretė ka 52 pikė. Uest Bromuiē Albion mbetet nė fund tė tabelės sė renditjes, pasi u mund 2 0 nga Fulhemi, kurse Njukasėll Junajtedi barazoi 0 0 kundėr Evertonit. Mungesa e kapitenit Stiven Xherard dhe e Ksabi Alonsos ishte vendimtare pėr Liverpulin, qė nuk tregoi asgjė kundėr Sitit, qė ka fituar vetėm njė ndeshje nė transfertė kėtė sezon. Albert Riera humbi rastin e vetėm tė Liverpulit nė pjesėn e parė, kur gjuajti jashtė. Shtatė minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė, stadiumi i “Anfield”-it ra nė qetėsi kur sulmuesi uellsian Belami, tė cilin Benitezi e konsideronte tepricė nė vitin 2007, shėnoi golin e avantazhit pėr miqtė. Sulmuesi brazilian Robinjo mund ta ketė devijuar pak topin, i cili pėrfundoi nė rrjetėn e Alvaro Arbeolas. Kujt realizoi golin e barazimit nė minutėn e 78 tė. Liverpuli mund tė kishte marrė tri pikėt nėse Josi Benajun do tė kishte shėnuar pak minuta mė vonė.

    Premier Ligė, java e 26-tė-22/02/2009

    Fulhem Uest Bromuiē 2-0
    Zamora 61′, Xhonson 72′

    Liverpul Man.Siti 1-1
    Kuit 78′ / Arbeola 51′ (aut)

    Njukasėll Everton 0-0

  9. #9
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Premier Lige, fitojne te medhate



    Java e 28-te e Premier Liges ka treguar edhe nje here tjeter ambiciet e Liverpulit dhe te Arsenbalit, qe kane fituar takimet pekatese. Te kuqte kane mundur ne “Anfild” Sanderlendin 2-0, ndersa Arsenali ka mundur Uest Bromuicin 3-1, ku ka vendosur nje dopiete e Bentner. Celsi ka fituar serish me nje gol te sulmuest te Bregut te Fildishte dhe mbetet perseri ne vendin e tyre te renditjes. Festa i ka takuar Arsen Vengerit, qe ka arritur fitoren e pare pas pese barazimeve radhazi, kater nga te cilet me rrjeta te paprekura. Suksesi ne fushen e Uestr Bromuicit ka qene i merituar dhe ka treguar ambiciet e verteta te Arsenalit ne kampionat, por ne fakt ne nje kohe te vonuar. Celsi ka fituar vetem ne fundit e takimit, 11 minuta para vershellimes se gjyqtarit dhe perseri me nje gol te Didie Drogbase, i cili me ardhjen e Gus Hidinkut ne krye te Celsit duket se po kalon rinine e dyte. Per fitoren e Liverpulit kane menduar N’Gog dhe izraeliti Benajun, qe po behet gjithnje e me vendimtar ne lojen e skuadres se Benitezit. Tashme vemendja ne Premier Lige do te perqendrohet ne takimin e sotem Mancester Junajtid-Njukasell. Djemte e Fergusonit kane fituar te dielen e kaluar trofeun e pare sezonal, Craling Cup, pasi kane mundur pas gjuatjeve te penalltive Totenhemin.


    Liverpul-Sanderlend 2-0
    N’Gog 52’ , Benajun 65’

    Uest Bromuic- Arsenal 1-3
    Brunt 7’ , Bentner 4’, 44’, Ture 38’

    Portsmuth – Celsi 0-1
    79’ Drogba

  10. #10
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Liverpuli shkaterron Mancesterin, rihapet Premier Liga



    Skuadra e Fara Benitezit ka treguar dhembet kete radhe ne Premier Lige, dhe jo ndajnje kundershtari dosido. Viktima e radhes ka qene Mancester Junajtid, qe edhe pse luante ne shtepine e tij nuk ka mundur ta shmange humbjen te pakten per te ruajtur diferencen me Liverpulin. U sikur Mancesteri do te bente hapin e fundit drejt titullit kampion, kur Kristiano Ronaldo do te shenonte nga pika e bardhe e penalties, por avantazhi I vendesve zgjati vetem pese minuta. Fernando Torres barazoi ne minuten e 28-te, ndersa nje minut para skadimit te kohes se rregullt ka dyfishuar me 11-metersh kapiteni Stiven Xherard. Ne pjesen e dyte Mancestero do te hidhet ne sulm per te permbysur rezultatin por nuk ka qene shume I sakte ne veprimet e tij, cka I ka dhene mundesi kundershtarit te shenoje golin e trete dhe te katert. Me kete fitore te Liverpulit lufta per titullin kampin behet edhe me interesante. Tashme Mancesteri ka vetem kater pike me shume se Luverpuli I vendit te dyte, nderkohe qe priten te mbarojne edhe takimet e tjera.

    Mancester Junajtid-Liverpul 1-4
    23′ C. Ronaldo (pen.), 28′ F. Torres, 44′ S. Gerrard (pen.), 77′ F. Aurelio, 90′ A. Dossena

    Ndeshjet e Tjera:


  11. #11
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Chelsea rimerr pozitėn e dytė



    Blutė e Chelseat kanė arritur tė shėnojnė fitore minimale prej 1-0 nė Stamford Bridge ndaj Manchester Cityt, duke rimarrė vendin e dytė tė tabelės sė Premierligės.Vendasit patėn rastin tė shėnojnė qė nė minutėn dytė tė lojės, por goli i shėnuar nga Lampard ishte nga pozicioni jashtė loje.

    Por nuk vonoi shumė dhe blutė gjetėn golin e avantazhit. Lampard pas njė harkimi nga gjuajtja e lirė gjeti nė zonė mesfushorin Michael Essien, i cili kalon nė avantazh Chelsean.

    Kjo ishte paraqitja e tretė e Essien pas rikthimit nga lėndimi, dhe goli i tij i parė kėtė sezon pėr Chelsean.

    Ekipi i Guus Hiddinks me kėtė fitore barazon pikėt me Liverpoolin, por merr vendin e dytė falė diferencės mė tė mirė tė golave. Dy ekipet tash mbeten vetėm katėr pikė prapa liderit Manchester United.

  12. #12
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Fulhami ‘godet’ Manchėn

    Kampioni nė fuqi dhe lideri i Premierligės, Manchester United, ka pėsuar edhe njė goditje tė radhės, pasi u mposht me rezultat 2-0 nė fushė tė Fulhamit, duke bėrė edhe mė tė hapur luftėn pėr titull.

    Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi nė minutėn e 18-tė tė lojės kur Paul Scholes u pėrjashtua nga loja dhe iu dhuroi njė penalti vendasve, pasi ndaloi topin me dorė mu para golit.

    Penaltia e shndėrruar nė gol nga Danny Murphy solli avantazhin e parė pėr vendasit, duke lėnė nė njė pozitė tė papėrshtatshme ekipin e Sir Alex Ferguson.


    "Mbrojtja" qė i kushtoi me gol dhe pėrjashtim mesfushorit Paul Scholes.

    Pavarėsisht pėrpjekjeve tė shumta tė mysafirėve, porta e Mark Schwarzer mbeti e paprekur gjatė gjithė ndeshjes. Madje Fulhami shėnoi edhe njė gol tė dytė tre minuta para fundit tė kohės sė rregullt. Mesfushori Zoltan Gera siguroi pikėt e Fulhamit me anė tė njė shėnimi akrobatik pas njė harkimi tė ulėt tė Andrew Johnson.


    Momenti i pėrjashtimit tė Wayne Rooneyt.

    Nervozizmi nė radhėt e Manchesterit e la kėtė ekip nė fushė me nėntė lojtarė nė minutat e fundit tė ndeshjes, pas pėrjashtimit tė sulmuesit Wayne Rooney me kartonin e dytė tė verdhė.

    Humbja ishte e dytė me radhė nė Premierligė pėr Djajtė e Kuq, pas humbjes 4-1 tė vikendit tė kaluar nė Old Trafford nga Liverpooli.

    Manchester United vazhdon tė kryesojė me 65 pikė, i ndjekur nga Chelsea dhe Liverpooli me nga 61 pikė.

    Derisa Chelsea po ashtu ‘humbi’ tre pikė nė ndeshjen ndaj Tottenhamit, Liverpooli do tė ketė rastin ta ngushtojė nė njė pikė disavantazhin, nėse nxjerr pikė tė plota nė ndeshjen e nesėrme ne Anfield pėrballė Aston Villas.

    Ndeshjet e tjera te perfunduara:


  13. #13
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    United rimerr kreun nė ēastet e fundit tė ndeshjes

    Njė gol i vonshėm i shėnuar nga 17-vjeēari Frederico Macheda, i ka dhėnė fitoren 3-2 Mancehster United nė ndeshjen dramatike pėrballė Aston Villas nė Old Trafford, si dhe rikthimin nė krye tė tabelės sė Premierligės.

    Djajtė e Kuq kaluan nė epėrsi pas 14 minutash lojė me golin e Cristiano Ronaldos nga gjuajtja e lirė, por mysafirėt u pėrgjigjėn duke barazuar me anė tė John Carrew pas gjysmė ore lojė, me tė cilin rezultat edhe pėrfundoi pjesa e parė e ndeshjes.

    Pjesa e dytė solli njė ndeshje edhe mė atraktive, me Aston Villa qė kaloi nė avantazh pas 13 minutash lojė pas pauzės. Njė harkim i Ashley Young, gjeti saktėsisht Gabriel Agbonlahor, goditja me kokė e tė cilit pėrfundoi nė rrjetėn e Edvin Van der Sar, qė doli nga porta para kohe.



    Dy golashėnuesit pėr Manchester United, Macheda dhe Ronaldo, i gėzohen golit tė barazimit.

    Djelmoshat e Sir Alex Ferguson nuk u dorėzuan deri nė ēastet e fundit tė ndeshjes, duke shėnuar edhe dy herė.

    Ronaldo shėnoi golin e dytė tė tij nė ndeshje dhjetė minuta para fundit tė kohės sė rregullt, duke gjetur kėndin e majtė tė portės sė Brad Friedel me anė tė njė goditje pėr tokė.

    Heroi i Djajve tė Kuq ishte i riu italian Macheda, i cili shėnoi njė gol tė bukur nė minutėn e parė shtesė tė lojės, pėr tė rikthyer kėshtu rezultatin dhe pėr tė dėrguar Manchesterin sėrish nė krye tė tabelės sė Premierligės.


    Momenti i avantazhit tė Aston Villas me golin e Gabriel Agbonlahor


    Liverpooli, qė kryesoi pėr njė ditė tabelėn, mbetet njė pikė prapa kampionit me 67 pikė, derisa Chelsea nė pozitėn e tretė ka 64.

    Aston Villa me gjithė humbjen e katėr radhazi, vazhdon tė mbajė pozitėn e pestė nė tabelė me 52 pikė, por qė rrezikohet nga Evertoni (51 pikė) qė sot mposhti Wiganin me rezultat tė thellė 4-0.



    Festa nė stolin e Djajve tė Kuq pas golit tė fitores.

    Rezultatet e ndeshjeve te tjera



  14. #14
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Fiton Celsi,Mancesteri dhe Liverpuli



    Takimi me mė shumė gola nė Ligėn Premier kėtė tė shtunė, ėshtė zhvilluar nė Stamfrod Bridge, ndėrmjet Chelseat dhe Boltonit, ku janė shėnuar plot shtatė gola.


    Blutė kanė arritur tė shėnojnė fitore me rezultat 4-3, pėr tė vazhduar presionin ndaj Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, tė cilėn gjenden nė vendin e dytė dhe tė parė, respektivisht.

    Lojtarėt e Chelseat arritėn tė shėnojnė katėr gola, para se kundėrshtari i tyre tė shėnojė. Ishte mesfushori gjerman, Michael Ballack, lojtari qė filloi serinė e golave, pesė minuta pa pėrfunduar pjesa e parė (40’).

    Sulmuesi nga Bregu i Fildishtė, Dider Drogba, shėnoi golin e dytė pėr vendasit nė minutat e para tė pjesės sė dytė (48’), ndėrsa pas saktėsisht njė ore lojė (60’), mesfushori anglez, Frank Lambard, shėnoi golin e tretė pėr Blutė, nga pika e bardhė.

    Tre minuta mė vonė (63’), Drogba shėnoi edhe golin e dytė personal nė kėtė ndeshje dhe golin e fundit pėr Chelsean.

    Nė njėzet minutat e fundit tė ndeshjes, mysafirėt u kėndellėn dhe filluan tė shėnojnė gola nė portėn e Petr Cech, dhe brenda tetė minutash shėnuan tri herė.

    Andy O'Brien shėnoi golin e parė pėr Boltonin (70’), pas katėr minutash shėnoi Chris Basham, ndėrsa rezultatin pėrfundimtar, 4-3, e vendosi Matthew Taylor nė minutėn e 78-tė.


    Rezultatet:



  15. #15
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Terry: Hiddink, jo Mourinho




    Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka njoftuar se Blutė nuk janė tė interesuar ta rikthejnė Jose Mourinhon nė Stamford Bridge, por ata do tė dėshironin qė Guus Hiddink ta udhėhiqte skuadrėn.

    “Gjėrat kanė shkuar shumė mirė dhe mendoj se do tė ketė bisedime pėr qėndrimin e Hiddink. Nėse vazhdojmė tė kemi sukses, atėherė ndoshta ai do tė ndėrrojė mendje”.

    “Hiddink ka kryer njė punė tė shkėlqyer. Ai na pėrcjell ēdo moment nė stėrvitje dhe nuk lejon qė asgjė tė tejkalohet pa u analizuar mirė”.

    “Jose ka qenė njė trajner i shkėlqyer dhe ka bėrė njė punė shumė tė mirė kėtu. Mourinho ėshtė menaxher i klasit botėror, dhe shumė lojtarė tė klubit janė ende nė kontakt me tė, mirėpo unė mendoj se ne kemi nevojė pėr stabilitet”, ka thėnė Terry.

  16. #16
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Fabregas ia siguron fitoren Arsenalit




    Njė dygolėsh i shėnuar nga mesfushori spanjoll Cesc Fabregas, ia ka siguruar tre pikė Arsenalit, pėr ta mbajtur tė qetė nė pozitėn e katėrt, e cila dėrgon nė Ligėn e Kampionėve.

    Takimi zhvilluar tė dielėn nė Emirates Stadium, ndėrmjet Arsenalit dhe Middlesbroughut, ka pėrfunduar me fitoren e Topēinjve me rezultat prej 2-0.

    Heroi i ndeshjes pėr vendasit nė kėtė takim ishte Cesc Fabregas, i cili shėnoi nga njė gol nė secilėn pjesė tė ndeshjes (26’ dhe 67’), pėr t’i siguruar fitoren, e cila e mban Arsenalin dhjetė pikė larg Aston Villas qė mban pozitėn e pestė.


    Ndeshjet e tjera te perfunduara:



  17. #17
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Liverpuli, shpresa vdes e fundit…!




    “Tė kuqtė” fitojnė 3-0 ndaj Njukasėllit dhe mbajnė gjallė shanset e fundit pėr tė arritur Manēesterin
    Liverpuli nuk i dha asnjė shans pėr pikė skuadrės sė rrezikuar tė Njukasėllit kur kėto skuadra u pėrballėn dje nė “Anfield”. Kjo fitore e ēon sėrish nė tri pikė largėsinė mes Liverpulit tė vendit tė dytė dhe Junajtedit tė vendit tė parė, qė fitoi tė shtunėn kundėr Midėllsbrout 2-0. Nga ana tjetėr, Njukasėlli e sheh veten njė hap mė pranė rėnies nga kategoria. Josi Benajun dhe Dirk Kajt i dhanė vendasve kryuesimin 2-0 nė pjesė tė parė, kurse Leiva Lukas e ēoi rezultatin nė 3-0 nė minutėn e 87-tė.
    Fitorja e 22-tė e Liverpulit kėtė sezon e ēon skuadrėn e drejtuar nga Benitezi nė kuotėn e 77 pikėve nė 35 ndeshjet e zhvilluara deri tani. Kampionėt nė fuqi tė Junajtedit, qė mundėn Midėllsbroun, kanė 80 pikė dhe njė ndeshje mangėt, qė u jep mundėsinė tė arrijnė rekordin e Liverpulit, qė ka fituar 18 kampionate angleze. Dėshtimi i radhės i Njukasėllit e lė kėtė skuadėr nė vendin e 18-tė, tri pikė larg mbijetesės kur kanė mbetur edhe tri ndeshje deri nė fund tė sezonit. Hall Siti, qė ėshtė nė vend tė 17-tė, mund tė afrohet edhe mė pranė mbijetesės nėse mund sot Aston Vilėn.
    Trajneri i Njukasėllit, Alen Shirer, e la ish-partnerin e tij nė sulmin e Anglisė, Majkėll Oeun, ndėrkohė qė Liverpuli aktivizoi Stiven Xherrardin, i cili e ka marrė veten nga dėmtimi. Ndryshe nga Xherrardi, Fernando Torres nuk luajti pasi ėshtė i dėmtuar. Pasi portieri i Njukasėllit kishte bėrė dy pritje tė mira tė gjuajtjeve tė Xherrardit nga distanca, Kajt humbi njė rast tė pastėr pranė portės. Liverpuli kaloi nė epėrsi nė minutėn e 22-tė, kur Kajt e merr topin nė brendėsi tė zonės sė miqve dhe e dėrgon te Benajuni i pambuluar, i cili nga pesė metra shėnon me tė majtėn. Benajun dukej sikur ishte nė pozicion jasthė loje nė momentin e golit.
    Njė gabim tjetėr nė mbrojtje solli edhe golin e dytė pėr Liverpulin gjashtė minuta mė vonė, kur askush nuk e ndali Kajtin qė tė dėrgonte nė rrjetė topin e harkuar nga Xherrardi. Ksabi Alonso pėr pak sa nuk shėnoi golin e tretė nė minutėn e 40-tė, por gjuajtja e tij nga 25 metra goditi shtyllėn. Njukasėlli mbeti me dhjetė lojtarė pasi Xhoi Barton u ndėshkua me karton tė kuq nė minutėn e 77-tė.
    Liverpuli shėnoi golin e tretė me anė tė Lukasit, i cili ēoi nė rrjetė topin e ardhur nga goditja e lirė e ekzekutuar nga Fabio Aurelio. Ēelsi i vendit tė tretė mundi Fulhemin 3-1 dhe vazhdon tė ketė gjashtė pikė mė pak se Junajtedi. Arsenali e garantoi vendin e katėrt nė Premier Ligė, qė i siguron njė vend nė Ligėn e Kampionėve sezonin tjetėr, pasi mundi Portsmuthin 3 0.
    K. Ronaldo: Nuk iki te Reali
    Kristiano Ronaldo e ka ngritur edhe mė shumė moralin te skuadra e Manēester Junajtedit duke deklaruar se nė mendjen e tij nuk ekziston mė ideja e transferimit te Reali i Madridit. Skuadra spanjolle u pėrpoq shumė vjet qė ta bėnte pėr vete Ronaldon dhe lojtari portugez ka pranuar mė herėt se e ka pasur ėndėrr tė luajė njė ditė nė Spanjė.
    Sėr Aleks Fergusoni ishte pengesa kryesore qė Ronaldo tė mos transferohej nė Spanjė, duke siguruar shėrbimet e Ronaldos, i cili e ka ndihmuar shumė kėtė sezon skuadrėn e tij, e cila ėshtė pranė titullit tė tretė rradhazi nė Premier Ligė.
    Zėrat pėr transferimin e tij te Reali ende nuk janė shuar, pasi ish-presidenti i Realit tė Madridit, Ramon Kalderon, ka aluduar se verėn qė shkoi ishte nėnshkruar njė marrėveshje. Por tani Ronaldo ka folur haptazi: “Nuk mendoj mė pėr Madridin. Ajo ėndėrr ka vdekur. E vetmja skuadėr pėr tė cilėn ėndėrroj tani ėshtė Manēesteri dhe fitimi i Championsit.”
    Uejn Runi, “djall” i pėrjetshėm!
    Uejn Runi dėshiron ta kalojė pjesėn e mbetur tė karrierės sė tij si futbollist te skuadra e Manēester Junajtedit dhe ėshtė i gatshėm tė nėnshkruajė njė kontratė tė re me kampionėt aktualė tė Evropės. Kėshtu ka deklaruar ai dje pėr gazetėn “The Sunday Telegraph”. Runi, 23 vjeē, ka thėnė: “Jam i lumtur kėtu dhe do tė nėnshkruaja me dėshirė njė tjetėr kontratė.
    Dua tė qėndroj te ky klub deri nė fund tė karrierės sime. Do ta nėnshkruaja rinovimin e kontratės nė ēdo moment qė klubi do tė ma kėrkojė”, ka thėnė Runi, i cili i ėshtė bashkuar Junajtedit nė vitin 2004, i blerė pėr 26 milionė stėrlina. Ai ka edhe tre vjet kontratė me Junajtedin.
    Runi ishte ndėr mė tė mirėt nė fushė nė fitoren 2-0 kundėr Midėllsbrout tė shtunėn, duke e ndihmuar Junajtedin tė marrė tri pikė tė ēmuara. Runi pritet tė jetė nė formacion nesėr pėr ndeshjen e kthimit tė gysmėfinales sė Ligės sė Kampionėve kundėr Arsenalit nė stadiumin “Emirates”.




    Ndeshjet e tjera te perfunduara:



  18. #18
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Chelsea shkatėrron Arsenalin nė Emirates




    Blutė e Chelsea kanė lėnė prapa eliminimin nga Liga a Kampionėve duke bėrė njė paraqitje tė shkėlqyeshme nė Emirates Stadium ku mposhtėn Arsenalin me rezultat tė thellė 4-1.Alex dhe Nicolas Anelka, i cili luajti kundėr ish-klubit tė tyre, qė tė dy shėnuan nė pjesė tė parė pėr tė ēuar tė qetė Chelsean nė pauzėn mes pjesėve. Alex shėnoi me kokė pas njė harkimi nga gjuajtja e lirė nė minutėn e 28-tė tė ndeshjes, derisa francezi Anelka dyfishoi rezultatin me njė goditja nga largėsia 11 minuta mė vonė.

    Pjesa e dytė e ndeshje filloi edhe mė keq pėr Arsenalin, me Kolo Toure qė ēoi topin nė rrjetėn e vet (49’), pas njė goditje tė njė ish-lojtari tjetėr tė Arsenalit, Ashley Cole.

    Zėvendėsuesi Nicklas Bentner zbuti ca rezultatin kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojė, por njė gol tjetėr i vonshėm nga Florent Malouda vulosi fitoren e Lartė tė ekipit tė Guus Hiddink.

    Me kėtė fitore, Chelsea ka siguruar vendin e tretė nė Ligėn Premier, dhe tash mbledh 77 pikė, tre mė pak se Liverpooli dhe gjashtė mė pak se Manchester United.

    Arsenali, qė nė ndeshjen e ardhshme do tė udhėtojė nė Old Trafford, do ta pėrfundojė sezonin nė pozitėn e katėrt, pavarėsisht rezultateve nė ndeshjet e ardhshme. Topēinjtė mbledhin 68 pikė, 10 mė shumė se Aston Villa, kur kanė mbetur edhe dy ndeshje deri nė fund tė sezonit.


    Rezultatet e ndeshjeve te tjera te Premier League






    Klasifikimi



  19. #19
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Manchester UTD kampion i Premier League



    Manchester United ka fituar kampionatin anglez te futbollit per te 18-en here, pas barazimit 0-0 me Arsenal.
    Formacioni i Sir Alex Ferguson ka tani 87 pike ne klasifikim dhe nuk mund te arrihet nga Liverpool, qe ndodhet 7 pike pas me dy ndeshje te paluajtura.

    Ne kete sezon Manchester United ka fituar edhe boterorin per klube dhe Kupen e Liges.

    Ndersa me 27 maj ne Rome do te luaje kunder Barcelona-s ne finalen e Liges se Kampioneve.

  20. #20
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Chelsea fillon sezonin me fitore



    Skuadra e udhėhequr nga trajneri i ri Carlo Ancelotti, Chelsea e ka filluar me fitore sezonin 2009/2010 nė Ligėn Premier.

    Takimi i zhvilluar nė Stamford Bridge, ndėrmjet Chelseat dhe Hull Cityt, ka pėrfunduar me fitoren e Bluve me rezultat prej 2-1.

    Heroi i vendasve nė kėtė pėrballje ishte Didier Drogba, i cili shėnoi tė dy golat pėr Chelsean.

    Ndeshjen e hapi Tiger Steph (28’), i cili debutoi pėr Chelsean, mirėpo Didier Drogba barazoi rezultatin nė minutėn e 37-tė.

    Nė minutat shtesė tė takimit (90'+2), sulmuesi nga Bregu i Fildishtė shėnoi edhe golin e dytė nė ndeshje dhe tė fitores pėr Chelsean.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Kampionati Italian 2009-2010
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 03-06-2011, 05:02 PM
  2. Kampionati Anglez 2009-2010
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 02:02 PM
  3. Kampionati Spanjoll 2008-2009
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-09-2009, 10:21 AM
  4. Kampionati Italian 2008-2009
    Nga ReniX nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 20-09-2009, 10:20 AM
  5. Kampionati Gjerman 2008-2009
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 12:50 PM