Receta Gatimi

Malta do fitoren pas 28 muajsh, Shqipėria kreun e Grupit 1


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 18 prej 18
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Malta do fitoren pas 28 muajsh, Shqipėria kreun e Grupit 1



    Ndeshja e sė mėrkurės nė ”Ta ‘Qali”, e vlefshme pėr kualifikueset e Grupit 1, nė kuadrin e “Botėrorit 2010”, do tė jetė e shtata ballafaquese midis Shqipėrisė dhe Maltės. Historia e takime tė tilla ėshtė mjaft interesante, pavarėsisht prej qė dy vendet janė europiane, mesdhetare dhe pak mė shumė se njė orė fluturimi larg njėra-tjetrės.



    Malta fitoi ndeshjen e parė (miqėsore 2-1) nė mes tė dy ekipeve nė gusht 1995, ndeshja e dytė (Turneu Rothmans) mbaroi 1-1. Shqipėria pastaj fitoi katėr ndeshjet e fundit, tre prej tė cilave nė Shqipėri, tė gjitha me tė njėjtin rezultat, 3-0. Fitorja 3-0 e Shqipėrisė mė 10 shtator 2008, nė Tiranė, ishte njė nxitje pėr vendin ballkanik, si ekip, sepse Shqipėria qėndroi pėr njė muaj nė krye tė Grupit 1 kualifikues tė Kupės sė Botės 2010. Shqipėria ka shfaqur disa herė futboll europian dhe me peshė, si ndaj Portugalisė, herėn e fundit, dhe e konsideron veten rivale tė Danimarkės, Suedisė dhe Hungarisė. Shqipėria ka luajtur katėr ndeshje deri tani, duke mbledhur pesė pikė. Rezultati mė i ēmuar dhe surprizė i shqiptarėve u arrit nė Braga, Portugali, ku morėn njė pikė heroike, duke u ballafaquar denjėsisht me “Brazilin e Europės”, edhe pse me dhjetė burra qė nga minuta e 37-tė e ndeshjes. Katėr pikėt e tjera i kanė marrė nė dy ndeshjet e deritanishme tė grup, tė luajtura nė shtėpi, njė barazim kundėr Suedisė, 0-0, dhe njė fitore 3-0 ndaj Maltės. Njė tjetėr fitore, tė mėrkurėn, do ta dėrgonte Shqipėrinė (edhe pse pėrkohėsisht) nė krye tė grupit, duke ushqyer kėsisoji ėndrrėn e njė populli tė vogėl pėr njė vend nė finalet e Botėrorit tė Afrikės sė Jugut, qė zhvillohet vitin e ardhshėm.


    Ari Han: Malta, 200 pėr qind e motivuar

    Nė njė konferencė shtypi, organizuar tė premten, holandezi Ari Han pohoi se bashkė me shqiptarėt, tė cilėt i drejton, ėndėrron edhe ai pėr njė kualifikim nė Botėrorin e radhės, ndonėse pranoi se do tė jetė e vėshtirėsi arritja e fitores nė “Ta’ Qali”. Sipas tij, nė Shqipėri, nėpėrmjet njė diference tė vogėl nė fushėn e lojės, ndeshjen e parė nė Tiranė e fitoi skuadra e tij 3-0, por ky nuk ishte rezultat i besueshėm dhe qė pasqyronte realitetin e tė dyja skuadrave nė fushėn e lojės. “Vitin 2008 e mbyllėm me njė ritėm tė lartė, ēka dėshirojmė ta demonstrojmė edhe nė vitin e ri. Ne kemi mundėsinė pėr tė bėrė gjėra tė mira, ndaj duhet tė ndjekim kėtė kurs,” – tha Hani, pasi njoftoi 19 tė besuarit e tij pėr ndeshjen me Maltėn, 13 prej tė cilėve luajnė nė ligat europiane, jashtė vendit.

    Por, para kėsaj ndeshjeje, holandezi i Shqipėrisė ėshtė pėrballur me disa probleme, siē ėshtė pamundėsia e aktivizimit nė Maltė e titullarėve Altin Lala, Lorik Cana dhe Arjan Beqaj. “Ne kemi vėrtet disa probleme pėr kėtė ndeshje, qė kanė tė bėjnė me dėmtimet e Canės (Marsejė), Lalės (Hanover 96), por edhe me dėmtimet e Bogdanit (Chievo) dhe Beqajt (Anorthosis). Kėta dy lojtarėt e fundit nuk janė duke luajtur rregullisht, ndėrsa tre “ukrainasit” janė lojtarė bazė nė ekipet e tyre (Dallku, Curri dhe Bulku), si edhe Salihi nė Austri. Sidoqoftė, ligat e kėtyre vendeve nuk janė nė aktivitet, ndaj nėnkuptohen edhe rezervat normale nė formėn sportive tė kėtyre lojtarėve. Pra, problemet nė skuadėr janė evidente, si shkak I kėtyre qė pėrmenda mė lart, por unė unė sinqerisht besoj tė ky grup lojtarėsh qė kam nė dispozicion pėr Maltėn. Probleme do tė kemi gjithnjė, sepse kėshtu ėshtė futbolli, edhe pse mungesat e Canės dhe Lalės janė shumė pėr njė kombėtare si Shqipėria,” - tha Hani.
    Trajner i Shqipėrisė kėrkoi gjithashtu nga ekipi i tij pėr tė luajtur nė sulm kundėr Maltės. “Jemi koshientė, ekipi ynė nuk ėshtė nė formėn e vet mė tė mirė, mė tė dėshirueshme nga ne, kėshtu qė do tė ishim shumė tė lumtur pėr ta fituar kėtė ndeshje, ndaj do t’I kushtojmė rėndėsinė e duhur aspektit sulmues, – shton Hani. - Ėshtė njė ndeshje shumė e rėndėsishme, por, nė tė njėjtėn kohė, njė takim qė mbart nė vetvete tė papritura, si tė gjithė tė tjerėt nė futboll. Ne duhet tė japim maksimumin pėr tė fituar. Natyrisht, kjo ėshtė njė sfidė e ashpėr, dhe e vėshtirė pėr ne. Ne nuk duhet tė mendojnė se Shqipėria ėshtė Spanja, Italia ose Hollanda, tė cilat mund ta fitojnė me lehtėsi kėtė ndeshje, 2-0 ose 3-0. Unė besoj se do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė. Dua tė theksoj qė ne do tė luajė pėr tė fituar, edhe pse e dimė se maltezėt, nga ana e tyre, mendojnė se vetėm ndaj Shqipėrisė kanė shanse pėr tė fituar pike. Pra, motivimi i maltezėve do tė jetė 200 pėr qind.” Nėse Shqipėria do tė mposhtė Maltėn, Hani dhe ekipi i tij do tė jenė pėrsėri nė kryesim tė Grupit 1. Kjo do tė shkaktojė njė ėndėrr tė prekshme te shqiptarėt, pėr njė kualifikim pėr herė tė parė nė finalet e Kupės sė Botės. “Tė gjithė ne kemi ėndrra, por duhet tė jetojmė dhe punojnė shumė pėr t’i bėrė ato realitet. Ata qė nuk kanė ėndrra, nuk jetojnė. Unė, gjithashtu, kam njė ėndėrr nė futboll. Aktualisht, dėshira ime ėshtė qė ta ndaj me tė gjithė shqiptarėt, dhe ju e dini se pėr ēfarė e kam fjalėn, pėr kualifikim nė finalet e Botėrorit 2010,” – nėnvizon Hani.


    FSHF: Nga 5 mijė euro pėr kokė pėr fitoren

    Nga ana e saj, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka shkuar larg nė pėrpjekjet pėr t’i motivuar lojtarėt pėr ndeshjen e sė mėrkurės. Pesė mijė euro secili lojtar, ėshtė ajo qė kuqezinjtė do tė marrin, nė rast Shqipėria mposht Maltėn nė “Ta ‘Qali”.


    Fitzel i habit tė gjithė me listėn anti-Shqipėri


    Trajneri i Maltės, Dushan Fitzel, ka zgjedhur pėr tė luajtur me lojtarė pa shumė pėrvojė, tė mėrkurėn, nė ndeshjen eliminatore pėr Kupėn e Botės 2010, Grupi 1, ndaj Shqipėrisė. Publikimi i listės nga Fitzel, ku bėjnė pjesė 18 lojtarė, ka shkaktuar ngritje tė vetullave, veēanėrisht nė mesin e atyre qė konsideroheshin lojtarė tė rregullt tė kombėtares malteze. Ivan woods, i Sliema wanderers, Xhemi Pejs dhe Kenneth Scicluna, tė Valletta-s, dhe George Mallia, mesfushori i Birkirkara-s, janė midis atyre qė kanė mbetur jashtė listės sė trajnerit Fitzel pėr ndeshjen me Shqipėrinė. Edhe anėsori Cleaven Frendo ka qenė gjithashtu i pamundur, megjithė shfaqjet e tij pėr pėrmirėsim te Valletta, duke synuar kompletimin e tij, qė nga rimėkėmbja e kyēit tė kėmbės, dėmtim i cili e ka bezdisur shumė. Fitzel tregon se formacioni i Maltės, qė do tė nisė ndeshjen kundėr Shqipėrisė, nuk do tė ndryshojnė shumė nga ekipi fitoi 3-1 javėn e kaluar miqėsoren hungareze ndaj Ferencvaroshit. Sa u takon pėrgatitjeve tė maltezėve, trajneri Fitzel ėshtė treguar i gatshėm pėr t’u dhėnė lojtarėve tė tij njė ditė pushimi, pasi shumica e tyre kanė qenė tė pėrfshirė nė ndeshjet e sė shtunės, nė ndeshjet ēerekfinale tė Kupės sė Maltės.


    Ja lojtarėt e grumbulluar maltezė pėr ndeshjen me Shqipėrinė:

    Portierė: Justin Haber (Sheffield United - England); Andrew Hogg (Valletta)

    Mbrojtės: Andrei Agius (Igea Virtus - Italy), Ian Azzopardi (Sliema Wanderers), Shaun Bajada (Birkirkara), Luke Dimech (Valletta), Alex Muscat (Sliema Wanderers), Brian Said (Marsaxlokk)

    Mesfushorė:Gilbert Agius (Valletta), Roderick Briffa (Valletta), Andrew Cohen (Hibernians), Clayton Failla (Hibernians), Ryan Fenech (Hamrun Spartans), Kevin Sammut (Marsaxlokk), Andre` Schembri (Carl Zeiss Jena - Germany)

    Sulmues: Michael Mifsud (Barnsley - England); Jean-Pierre Mifsud Triganza (Birkirkara); Terence Scerri (Hibernians)



    Burimi:Sporti Shqiptare

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Malta, 28 muaj pa e shijuar fitoren

    Malta, 28 muaj pa e shijuar fitoren


    Malta ėshtė njė prej skuadrave mė tė dobėta nė kontinentin europian. Kėtė e tregon jo vetėm fundi nė klasifikimin e Grupit 1 kualifikues pėr nė Botėrorin 2010, ku merr pjesė edhe Shqipėria, me 0 pikė, por edhe fakti kokėfortė qė nuk fiton njė ndeshje eliminatore nė dy aktivitetet mė tė rėndėsishme futbollistike (Botėror ose Europian) prej 28 muajsh. Pėr herė tė fundit maltezėt kanė marrė 3 pikėt nė ndeshjet e luajtura nė grup, mė 11 tetor 2006, pas fitores 2-1 nė stadiumin “Ta’ Qali” me Hungarinė. Ajo sfidė ishte e vlefshme pėr eliminatoret e Euro 2008. Kjo ishte fitorja e parė pas 13 vjetėsh, kur nė vitin 1993 ata fituan 1-0 nė fushėn e Estonisė, nė njė pėrballje tė vlefshme pėr eliminatoret e Kupės sė Botės. Nė total, Malta numėron vetėm katėr fitore nė paraqitjet nė kompeticionet madhore: nė vitin 1975, ata mposhtėn 2-0 Greqinė, ndėrsa nė vitin 1982, fituan 2-1 me Islandėn (tė dyja ndeshje tė vlefshme pėr Kampionatin Evropian). Gjithsesi, rezultatet pozitive nuk kanė munguar as nė vitet e fundit. Nė eliminatoret e Euro 2008, ata fillimisht barazuan 1-1 nė fushėn e Moldavisė (mė 24 mars 2007), ndėrsa mė pas frenuan Turqinė nė La Valeta. Me barazimin 2-2 mė 8 shtator 2007, skuadra e Fatih Terim rrezikoi seriozisht pjesėmarrjen nė Austri dhe Zvicėr. Por, nėse tri pikėt e fundit janė regjistruar pėrpara 28 muajsh, pritja pėr njė rezultat pozitiv nė eliminatoret e Kupės sė Botės ėshtė edhe mė e gjatė. Malta, e cila ka regjistruar vetėm humbje nė katėr ndeshjet e para tė Grupit 1 eliminator tė Botėrorit 2010, ka 40 muaj (tre vjet e katėr muaj) qė nuk regjistron njė rezultat pozitiv. I fundit daton mė 12 tetor 2005, kur ata barazuan 1-1 nė “Ta’ Qali” me Bullgarinė. Sfida ishte e vlefshme pėr Botėrorin 2006, edicion nė tė cilin skuadra modeste ka dhuruar shumė surpriza. Nė fakt, mė parė ata kishin marrė dy barazime tė tjera nė fushėn e tyre me Islandėn (0-0, mė 9 tetor 2004) dhe me Kroacinė (1-1, mė 7 shtator 2005).
    Ndeshja me tė cilėn nė Maltė krenohen ėshtė fitorja 7-1 kundėr Lihtenshtejnit, mė 26 mars 2008. Nė atė takim, spikati lojtari mė i mirė i skuadrės, Majkėll Mifsud, me pesė gola tė realizuar. Sulmuesi i Barnslit ėshtė vendosur nėn urdhėrat e trajnerit Fitzel. Pavarėsisht njė dėmtimi tė vogėl, ai pritet tė jetė normalisht nė fushė ndaj kuqezinjve.



    Burimi:Sporti Shqiptare

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Lojtaret e kombetares shqiptare.

    1. Arjan Beqaj Anorthosis
    2. Isli Hidi Alki Larnaca
    3. Samir Ujkani Palermo
    4. Andi Lila Tirana
    5. Armend Dallku Vorskla
    6. Debatik Curri Vorskla
    7. Ansi Agolli Tirana
    8. Kristi Vangjeli Aris
    9. Endrit Vrapi Elbasan
    10. Elvin Beqiri Vllaznia
    11. Ervin Skela E. Kotbus
    12. Gilman Lika Hacetepe
    13. Ervin Bulku Krivbas
    14. Elis Bakaj Dinamo 2
    15. Klodian Duro Omonia
    16. Erjon Bogdani Chievo
    17. Hamdi Salihi SV Ried
    18. Xhevahir Sukaj Vllaznia
    19. Besart Berisha AC Horsens

    Trajneri: Arie Haan

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Live - Malte Shqiperi - Shiko ndeshjen ne www.lirenti.com


  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Shqipėria ndaj Maltės, me njė dėshirė dhe njė qėllim…FITOREN!



    “RRETH FLAMURIT KUQEZI TĖ PĖRBASHKUAR, ME NJĖ DĖSHIRĖ E NJĖ QĖLLIM”, FITOREN, sic e thotė edhe himni kombėtar i shqiptarėve, sic do ta kėndojnė edhe kuqezinjtė para ndeshjes me Maltėn, e bashkė me ta tėrė shqiptarėt, anekėnd botės, do tė nisė sfida e “Ta’ Qalit”, tė mėrkurėn, 11 shkurt 2009, e vlefshme pėr Grupin 1 eliminator tė Botėrorit 2010, qė do tė luhet vitin tjetėr nė Afrikėn e Jugut. Sepse vetėm kėshtu Shqipėria do tė vijojė tė ėndėrrojė, tė ushqejė shpresat, se ndonjė njė mrekulli i ka trokitur asaj mė nė fund nė derė, kualifikimi pėr herė tė parė nė finalet e njė eventi kaq tė madh ndėrkombėtar. Sepse, mė sė paku, deri nė ndeshjen pasuese me Hungarinė nė Tiranė, nė muajin mars, do tė jemi tė parėt nė grup, duke e shijuar pėr sė dyti kėtė privilegj mes rivalėsh tepėr tė fortė, si Portugalia, Suedia, Danimarka. Sepse vetėm kėshtu, e tėrė Europa, por edhe mė tej, shtypi i gjithfarshėm, do tė naltojė emrin e kombit tonė, si kreu i grupit kualifikues. Sepse kėshtu, e tėrė familja kuqezi do tė krenohet me vendin e tij. Njė detyrė sa e lehtė, krahasuar me nivelin e kundėrshtarėve tė tjerė nė grup pėr kombėtaren kuqezi, po aq e vėshtirė, po tė kemi parasysh se ndaj tė vegjėlve bėjmė shpesh “harakirin”. Barazimi heroik i 10 burrave nė Braga tė Portugalisė, ndaj “Brazilit tė Europės”, Portugalisė sė Kristiano Ronaldos, do tė sfumohej pa njė rezultat pozitiv nė Maltė. Rezultat pozitiv, i cili, kėsaj here, do tė konsiderohej vetėm FITORJA. Pėr tė cilėn tė gjithė duhet tė lutemi, tė shpresojmė, tė besojmė tek djemtė tanė kuqezinj, qė do tė vėnė zemrėn nė fushėn e lojės, pėr t’i bėrė krenarė mijėrat e mbėshtetėsve anekėnd botės, tė ngujuar tėrė ankth para ekranėve tė televizorit. Ora 19.30 e sė mėrkurės, 11 shkurt 2009, do tė startojė 90-minuta tė ethshme, plot ankth e besim njėherazi pėr tėrė shqiptarėt, nė fund tė tė cilave, kėtej e pėrtej kufirit, urojmė tė festojmė, nė emėr tė ngjyrave kuqezi.
    Formacioni, enigmė deri nė minutat e fundit
    Mungesa e dy titullarėve tė mesit tė fushės i ka shkaktuar jo pak dhimbje koke trajnerit holandez tė kuqezinjve, Ari Han. Megjithatė, nga sa mėsojmė nga burime tė sigurta nė kampin kuqezi, trajneri Han po pėrgatit kurthin e tij pėr ndeshjen kundėr Maltės. Kėshtu, nė seancėn stėrvitore tė sė hėnės, holandezi ka hedhur nė fushė njė skemė 4-4-1-1, ku mbrojtja ka qenė e pėrbėrė nė qendėr nga Beqiri e Curri, nė krahun e djathtė Dallku e nė tė majtin Agolli. Shkaterrues ne mesfushe do te jene Vrapi dhe Ervin Skela (vlonjati me detyra specifike organizative te lojes), por nė momentet e fundit Hani mund tė aktivizojė edhe Andi Lilėn, ndėrsa repartin e kanė kompletuar Bulku nė tė djathtė, dhe i riu Gilman Lika nė tė majtė. Klodian Duro do tė ketė detyra sulmuese, nė rolin e asisteve pėr sulmuesin e deklaruar Bogdani. Edhe nė rastin e Bogdanit, Hani mund tė ndryshojė diēka nė momentet e fundit, duke hedhur nė fushė nga fillimi Salihin, jo Bogdanin. Pėrsa i pėrket portės, do tė jetė Isli Hidi titullar. Trajneri Ari Han, ka qenė shumė i fokusuar te reparti i prapavijės dhe tek ai i mesit tė fushės, duke kėrkuar prej lojtarėve maksikumin e mundshėm. Ėshtė lehtėsisht e kuptueshme kjo kėmbėngulje e holandezit. Ai kėrkon tė nxjerrė nė fushė skuadrėn mė tė mirė tė mundėshme, e cila tė mos hasė vėshtirėsi nė bllokimin e manovrės sulmuese tė Maltės qė nė mesfushė. Megjithate, Hani nuk ka deklaruar asnje formacion edhe per lojtaret, cka i ka coroditur disi keta te fundit, pasi askush nuk e ndien veten te sigurte ne formacionin baze, me te cilin Shqiperia do ta nise ndeshjen me Malten. Gjithcka do te zyrtarizohet nga Hani para ndeshjes, ne analizen e zakonshme ne te tilla raste, ku do te ndahen edhe me mire detyrat e gjithsecilit.
    Presidenti Duka, takim me kuqezinjtė
    Presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, ka zhvilluar dje njė takim me skuadrėn tonė pėrfaqėsuese. Mėsohet se njėshi i futbollit shqiptar u ka kėrkuar kuqezinjve njė sakrificė tė madhe pėr kėtė ndeshje me qėllim marrjen e fitores, e cila do ta ngjiste Shqipėrinė nė vendin e parė nė grup. Lojtarėt nga ana tjetėr janė shprehur tė gatshėm se do tė japin maksimumin kundėr Maltės dhe se fitorja ėshtė objektivi i tyre i vetėm.
    Dreka mbledh bashkė gjithė grupin
    Ora 14:00 e ditės sė hėnė ka mbledhur pėr herė tė parė bashkė tė gjithė futbollistėt e grumbulluar pėr ndeshjen me Maltėn. Deri tė hėnėn nė mbrėmje, nė rezidencėn e kuqezinjve ishin vetėm 12 lojtarė, e mė pas me ardhjen e Debatik Currit, Armend Dallkut dhe Gilman Likės, u bėnė 15. Ndėrkohė, dje ekipit iu bashkuan edhe lojtarėt e fundit. Bėhet fjalė pėr Ervin Skelėn, Erion Bogdanin, Arjan Beqajn dhe Samir Ujkanin, tė cilėt bėn stėrvitjen e parė nė seancėn e pasdites.

    I ftohti maltez shtang kuqezinjtė
    Kanė shkuar me njė kohė normale, por gjatė mbrėmjes janė shtangur nga i ftohti, qė i ka mbledhur tė gjithė nė dhomat e hotel “Corinthia Palace”. Futbollistėt e ekipit kombėtar nuk e kanė pritur qė i ftohti i ishullit maltez tė ishte i hidhur. “Erdhėm mirė, edhe pse udhėtimi ishte pak i lodhshėm. Koha gjatė drekės ishte pak a shumė si nė Shqipėri, por nė mbrėmje ka qenė e ftohtė,”- tregojnė kuqezinjtė nėpėrmjet linjės telefonike.

    Kombėtarja dhe “facebook” mania
    Shumica e lojtarėve tė kombėtares disponojnė lap-top, tė cilin e pėrdorin nė kohėn e lirė, duke naviguar nė internet, por jo vetėm. Kuqezinjtė i ka pėrfshirė mania e “facebook”, teksa pothuajse tė gjithė kanė hapur njė faqe tė tillė, duke vendosur fotot nga ndeshjet dhe jeta private. Mė tė angazhuar dhe ata tė cilėt konsumojnė mė shumė minuta online nė “chat”, janė pa dyshim mė tė rinjtė e kuqezinjve, por jo pas ngelen edhe tė ashtuquajturit veteranė.


    - 5 mijė euro shpėrblim pėr fitoren e Shqipėrisė shkruajnė gazetat malteze, tė cilat kanė befasuar trajnerin Ari Han, qė ka pyetur pėrfaqėsuesit e FSHF-sė nėse lajmi ėshtė i vėrtetė.
    - 10 mijė vetė pritet tė jetė numri i sportdashėsve tė pranishėm nė “Stadium Nazzjonali” tė Ta’Kalit. Lajmi bėhet i ditur nga federata malteze.
    - Biletat pėr ndeshjen kundėr Shqipėrisė kanė ēmime tė ulėta qė nisin nga 5 euro mė e lira e deri nė 12 euro.
    - Interesim i ulėt nė La Valeta pėr ndeshjen me kuqezinjtė, kjo sepse Shqipėria nuk ėshtė ndonjė nga “big”-ėt e kontinentit.


    Njė skemė klasike, 4-4-1-1, pėr tė mposhtur Maltėn


    Trajneri Han i beson nga minuta e parė Gilman Likės. Vangjeli ngelet jashtė, Bulku dhe Vrapi titullarė
    Me Erion Bogdanin nė sulm dhe Klodian Duron pas tij, trajneri kuqezi Ari Han, ka menduar tė luajė sot me Maltėn. Holandezi ka preferuar pėrsėri rreshtimin taktik, 4 4 1 1, tė cilin e ka pėrdorur pothuajse nė tė gjitha pėrballjet e tij nė krye tė Shqipėrisė. Edhe pse nuk ka dashur ta bėjė publik pėr mediat, duke thėnė se kėrkon tė mbajė nė tonus lojtarėt, me shumė mundėsi, nisur edhe nga stėrvitja e fundit e zhvilluar dje nė orarin e ndeshjes, nė stadiumin “Nazzjonali”, pėrbėrja e skuadrės kuqezi mund tė jetė njė surprizė e vėrtetė.
    Sipas informacioneve pranė stafit tė kombėtares, kreu i pankinės, Ari Han, i ka besuar njė fanellė titullari mesfushorit shkodran, Gilman Lika, pėr tė cilin ndeshja me Maltėn do tė jetė e para pėr tė nė kėto eliminatore. Jashtė ka ngelur Kristi Vangjeli, qė nuk po aktivizohet tek Arisi dhe kėsisoj nuk ka shfaqur njė formė tė mirė gjatė seancave stėrvitore me kombėtaren. Ndėrkohė, ashtu siē ishte parashikuar, nė portė do tė jetė Isli Hidi.
    Mbrojtja ėshtė thuajse e ndeshjeve tė fundit, me ndryshimin qė Ansi Agolli kėtė herė do tė jetė mė i tėrhequr, sepse nė pozicionin natyral tė tij ėshtė vendosur Lika. Nė prapavijė nga e djathta do tė luajė Dallku, i rikthyer pas pezullimit, ndėrsa nė qendėr dyshja Beqiri Curri. Nė repartin e mesfushės, Klodian Duro do tė jetė si zakonisht i vendosur nga e djathta, por kėtė herė nė nė rolin e njė gjysmė-sulmuesi, qė bashkė me Skelėn, do tė mbėshtesin Bogdanin.
    Nė qendėr tė mesfushės, Endri Vrapi dhe Ervin Bulku do tė zėnė respektivisht, vendin e tė dėmtuarėve Altin Lala dhe Lorik Cana. Vrapi dhe Bulku janė provuar nė kėto pozicione edhe nė miqėsoren me Azerbajxhanin. Gjithsesi, trajneri Han, 11 lojtarėt qė do tė zbresin nė fushė, do t’ua bėj publikė lojtarėve vetėm sot gjatė paradites.


    Burimi:Sporti Shqiptare
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 11-02-2009 mė 11:59 AM. Arsyeja: Shtese e Artikullit.

  6. #6
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Per te gjithe te apasionuarit e futbollit ndeshjenMalte - Shqiperi mund ta shikojne ketu:

  7. #7
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Perfundoi Pjesa e pare Malte 0 - 0 Shqiperi

  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    1′- Topin e pare nga mesi i fushes e nis Malta
    3-10′- Vendasit jane me kerkues, shikojne me shume nga porta e Hidit, por nuk jane te qarte dhe nuk sjellin asnje rrezik per kombetaren tone.
    11′- Bogdani i shkeputet mbrojtjes vendase dhe del i vetem perballe portierit maltez, por anesori e gjykon pozicion jashte loje.
    15’- Kundersulm i rrezikshem i maltezeve, topi devijohet ne kendore nga Dallku. Goditja nga kendi nuk sjell rrezik per portierin Hidi.
    20’- Portieri Hidi i shkėput topin sulmuesit kryesor maltes, Misfud, ne zonen e tij, duke evituar nje rrezik evident ne porten kuqezi.
    25’- Kuqezinjte tane zbresin ne sulm nga krahu i majte, ku Duro merr nje top te gjate, por, i perfshire ne nje veprim individual, humbet topin dhe rrezikshmerine ne porten e vendasve.
    28’- Krosim nga krahu i majte i sulmit tone nga Agolli, topi shkon ne lartesi, ne zonen malteze, ku futet ne dyluftim me koke Bogdani, qe gjuan fort, por portieri vendas e devijon me veshtiresi topin te kendore. Rasti i pare per kombėtaren tone per te shenuar.
    32′- Bogdani ka te gjitha mundesite per te shenuar, i vetem me porten. Pasi e ka nxjerre ne pozicion ideal Lika, Bogdani tregon se ka harruar jo vetem golin, por edhe porten. E pafalshme per te, si ka humbur nje rast te arte per gol.
    33′- Eshte radha e Skeles te humbe nje tjeter rast te arte per gol. I gjendur vetem para portierit vendas, Skela nuk e ul dot topin e ardhur ne adrese te tij nga Gilman Lika, duke perseritur gabimin e Bogdanit nje minute me pare.
    35′- Goditje kendi per Shqiperine. Ekzekuton nga flamuri Duro, por tanet nuk perfitojne ne lemshin e krijuar te zona e Maltes.
    38′- Misfud i shpeton mbrojtjes kuqezi, del i vetem me Hidin, por me pare vijerojtesi rumun ka ngritur flamurin per pozicion jashte loje.
    43′- Goditje kendi nga e majta per Shqiperine. Ekzekuton Duro, topi kalon tere zonen vendase, pa u prekur nga askush.



    Mendimi im


    Se kuptoj fare pse e ka fut ate Bogdani Ari Han ai ka gjith kto kohe qe slun fare me ekipin e tij Chievo ne Itali sa na hubi kot dhe ato raste qe kishim.
    Prap luajtem mire mendoj,shpresoj se pjesen e dyte do te shenojm.

  9. #9
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kombėtare katastrofė nė Maltė, njė “HAN” pa porta….

    Perfundon:MALTE-SHQIPERI 0-0

    48′- Malta ka nje rast ideal per te shenuar. Sulmuesi kryesor i saj, Misfud, pasi driblon mbrojtesit tane, del ne pozicion te volitshem, godet fort, tokazi, por topi kalon ngjitur me shtyllen e djathte pungule te Hidit.

    52′- Skela vonon ne pasim, duke kushtezuar pozicionin jashte loje te Duros, qe mund te rrezikonte.

    55′- Maltezet kane tre minuta qe bejne presion ne mbrotjen tone, por pa rrezikshmeri ne zonen e Hidit. Tanet vijojne te jene konfuze dhe te mos dinte te dalin para portes malteze dhe te gjejne golin.

    58′- Zoti eshte me ne, sepse per lojtaret kuqezinj, maltezet duhej te kishin shenuar. Sulmuesi Kerri i vendasve ben c’te doje me mbrojtjen tone, del i vetem me Hidin, por ne menyre te pafalshme e kalon topin mbi tra.

    60′- Nje kthim i gabuar i Dallkut pas, per tek portieri Hidi, perfitojne sulmuesit vendas, qe serish kane mundesi te shenojne. kaos total ne lojen e kuqezinjve.

    64′- Skela kroson nje top ne zonen malteze, ngrihet ne ajer Duro, godet me koke, por jashte, pa shenjestren e duhur.

    66′- Goditje denimi, e ekzekutuar me force nga maltezet, pret ne pozicion Hidi.

    69′- Hidi spastron zonen tone me nje grushtim te sakte, pas nje lemshi te krijuar para syve te tij.

    73′- Maltezet kundersulmojne rrezikshem, nderkohe qe loja e kuqezinjve eshte totalisht e shthurur, pa koncept dhe qartesi.

    75′- Bogdani nuk merret vesh me Skelen, duke mbyllur keq nje kundersulm tonin.

    80′- Malta ka 5 minuta qe kontrollon lojen, ndersa kuqezinjte jane ne diten e tyre me te erret.

    83′- Kundersulm i taneve. Skela gabon ne momentin e fundit, duke mos perfituar.

    85′- Goditje preshe e Misfud, Hidi mezi e devijon topin. Mbrojtja kuqezi, si e tere kombetarja, eshte nje katastrofe e vertete.

    90′- Tri minuta shtese. Ndeshja ka te njejten tablo, nje Malte teper ngacmuese, ndersa kombetarja shqiptare nje kaos total.



    Nje Kombtare me te vertete per te ardhur keq shume shume dobet katastrofe.

  10. #10
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Hani e kalon pergjegjesine te lojtaret: U shthuren taktikisht



    Trajneri Ari Han, duke folur pas ndeshjes, eshte dukur i merzitur deri diku, megjithate tha se ishte i kenaqur nga rezultati. Sidoqofte, ai e ka kaluar pergjegjesine tek lojtaret, te cilet, sipas tij, u shthuren taktikisht nuk nuk zbatuan porosite e tij. “Sulmi dhe mesfusha qendruan shume larg njeri-tjetrit ne pjesen e dyte dhe kjo ishte nje e e mete e madhe per skuadren tone. Per sa i perket nderrimit te shpejte te Vangjelit, ndeshja ndaj Maltes nuk ishte dita e tij. Personalisht jam i kenaqur me rezultatin, duke pare ndeshjen. Ne 45 minutat e dyta u munduam te ruanim rezultatin. Dua te jap vleresimet e mia per debutuesin e kombetares, Gilman Lika. Sot u paraqit mire, edhe pse ne nje ndeshje te veshtire. U kam thene lojtareve qe duhet te sterviten sa me shume, per te qene ne nje gjendje sa me te mire fizike”, - ka pohuar Hani pas ndeshjes. Sikurse duket edhe ne fjalet e tij, ai nuk ndien shume merak per lenien e dy pikeve ndaj Maltes, sepse i ka dhene mundesine kundershtarit te marre piken e vetme ne grupin tone eliminator, ndoshta te vetmen deri ne fund te ndeshjeve, sepse nje kundershtar te shthurur totalisht nga ana tekniko-taktike, por edhe pa nerv, pa gjak e shpirt, nuk do te kete mundesine te kete me perpara, si me 11 shkurt 2009 Shqiperine. Dhe kjo Shqiperi zhgenjyese eshte e tija, ashtu sic nxiton te vere vulen ne barazime te tilla si ne Portugali, ndaj nuk mund te justifikohet duke e kaluar pergjegjesine tek lojtaret. Te ishte per lojtaret, nuk kishte nevoje Shqiperia per te, per nje trajner te huaj, sepse do te drejtoheshin vete. Sidoqofte, trajneri Han duket se do ta risjelle ne mendje kete ndeshje vetem para sfides se radhes me Hungarine, ne Tirane, kur do te vije serish ne Shqiperi, sepse deri asokohe do te „arratiset“, pa ua dhene mundesine gazetareve shqiptare te kerkojne shkaqet e zhgenjimit te turpshem ndaj Maltes.

  11. #11
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19
    po sa doli perfundimisht ndeshja asnje nuk e tha

  12. #12
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Ndeshja perfundoi 0-0 Kuklla ,por ekipi jone Kombetare luajti shume shume dobet,e ke lart perfundimin me te medhaja.

  13. #13
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e Peniel
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    Nuk ėshtė hera e parė qė na zhgėnjen kombėtarja jonė. Gjithsesi rėndėsi ka qė nuk humbėm.

  14. #14
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Po po mire thua ti Peniel rendesi ka qe nuk humbem,se ca spresim nga kjo Kombetare,gjithsesi eshte Kombetarja jone qe perfaqeson Shqiprine dhe ne e respoktojme.

  15. #15
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Permbledhja Malte-Shqiperi



    Shqipėria ka zhgėnjyer tėrėsisht nė pėrballjen e djeshme me Maltėn, duke zhvilluar njė lojė pa ritėm

    Maltė Shqipėri 0-0

    Malta: Haber, A.Agius, Dimek, G.Agius (Fenesh 86′), Bajada, Samut, Kohen, Muskat, Shembri, Sheri (Brifa 69′), Misfud.
    Trajner: D.Fitzel
    Shqipėria: Hidi, Dallku, Beqiri, Curri, Agolli (Vangjeli 46′, Lila 80′), Vrapi, Bulku, Lika, Skela, Duro, Bogdani (Berisha 75). Trajner: A.Han
    Gjyqtarė: A.Deaconu, G.Vidan, E.Dumitresku (Rumani)
    Kartonė tė verdhė: Agolli, Vrapi, Lila

    1′- Gjyqtari rumun ka vėrshėllyer fillimin e ndeshjes.
    10′- Skela harkon mirė nga krahu i djathtė. Bogdani godet me kokė, por topi pėrfundon jashtė.
    13′- Ansi Agolli ndėshkohet me karton tė verdhė pėr ndėrhyrje tė rrezikshme.
    16′- Harkim i Bulkut nė zonė, top pėr Currin, qė me kokė fton Beqirin. Mė i shpejtė portieri maltez, qė e nxjerr topin nė korne.

    17′- Kundėrsulm i maltezėve, Mifsud ka mundėsi tė shėnojė por topi pėrfundon jashtė.
    28′- Harkim i Agollit pėr Dallkun, por ndėrhyn portieri maltez.
    29′- Harkon Dallku nga e djathta, Bogdani rrezikon me kokė, por ėshtė nė pozicion jashtė loje.
    31′- Harkim i Likės nga e majta pėr Skelėn, ky i ofron njė mundėsi tė shkėlqyer Bogdanit, qė gjuan nė trupin e portierit Haber.
    35′- Bulku jep njė top nga e djathta, por del mė parė portieri Haber.
    40′- Goditje e Skelės nga jashtė zonės, topi pėrfundon jashtė.
    45′- Gjyqtari i katėrt akordon 1 minutė shtesė.
    45+1′- Pėrfundon pjesa e parė 0 0.
    46′- Rifillon takimi. Ansi Agolli zėvendėsohet nga Kristi Vangjeli.
    47′- Sulm nga krahu i majtė i maltezėve, Mifsud del i lirė, godet diagonalisht dhe topi pėrfundon jashtė.
    50′- Vrapi ndėshkohet me karton tė verdhė pėr ndėrhyrje tė qėllimshme nga pas.
    52′- Skela del i lirė nė hyrje tė zonės, por pason pėr Duron, qė ėshtė nė pozicion tė dukshėm jashtė loje.
    57′- Scerri del i lirė pėrballė Hidit, por topi ka kaluar mbi traun e portės. Rasti mė i mirė pėr maltezėt, gjatė gjithė ndeshjes.
    61′- Mifsud shfaqet i lirė pėrballė Hidit, por ndėrhyrja me kėmbė e portierit tė Shqipėrisė shpėton portėn kuqezi.
    70′- Kryhet zėvendėsim te Malta, del nga fusha e lojės Scerri dhe hyn nė lojė Briffa.
    75′- Shqipėria kryen zėvendėsimin e dytė. Largohet Bogdani, hyn nė fushė Berisha.
    80′- Trajneri i Shqipėrisė, Ari Han, largon nga fusha Vangjelin. Nė vend tė tij Andi Lila.
    81′- Largohet nga Malta Muscat i dėmtuar, hyn nė fushė Faila.
    85′- Ndėrhyrje e parregullt e Andi Lilės. Merr karton tė verdhė.
    86′- Goditje e fortė ballore e Mifsudit, pret me vėshtirėsi portieri Hidi.
    87′- Ndėrrim te Malta. Largohet Agius, nė fushėn Fenech.
    90′- Gjyqtari i katėrt akordon tri minuta shtesė.
    90+3′- Gjyqtari rumuni vėrshėllen pėrfundimin e ndeshjes, 0-0.
    Sipas trajnerit, pėr nga mėnyra sesi rrodhi loja nė pjesėn e dytė, i kėnaqshėm mbetet edhe ky rezultat
    Hani justifikohet: Tė lumtur me barazimin
    “Lojtarėt nuk m’u bindėn nė pjesėn e dytė.

    ” Ishte ky justifikimi i trajnerit tė kombėtares, Ari Han, pėr barazimin pa gola ndaj Maltės, nė njė ndeshje ku pritej qė ekipi kuqezi tė arrinte fitoren. Nė deklaratėn e dhėnė pas ndeshjes, holandezi ndėr tė tjera ėshtė shprehur se repartet qėndronin tė shkėputura nga njėra-tjetra dhe Bogdani nuk u mbėshtet sa duhet nga mesfushorėt.

    Pėr trajnerin kuqezi, duhet tė jemi tė lumtur pėr barazimin me modestėt maltezė, kjo nisur nga ajo ēfarė lojtarėt dhanė gjatė pjesės sė dytė. “Kemi zotėruar mirė pjesėn e parė, ku edhe mund tė kishim kaluar nė avantazh, por duke parė atė qė bėmė nė pjesėn e dytė, duhet tė jemi tė lumtur edhe me rezultatin 0-0,”- theksoi trajneri Han. - Edhe pse u munduam tė krijonim diēka gjatė pjesės sė parė, mund tė them se problemi ishte qė repartet qėndronin tė shkėputura nga njėra-tjetra. Nga mėnyra se si shkuan gjėrat, unė jam i kėnaqur me barazimin.

    Nuk kemi luajtur ashtu siē kam kėrkuar.” I pyetur se ēfarė u ka kėrkuar kuqezinjve nė pushim, ai shtoi: “U thashė lojtarėve tė luajnė me topa tė shkurtra, por kjo nuk ndodhi dhe loja gjatė pjesės sė dytė u bė mė shumė lojė me topa tė gjatė, ēka nuk funksionoi. Kėtė ia kam thėnė Skelės dhe tė tjerėve, por ja qė nuk shkoi.

    Ndėrsa pėr sa u pėrket zėvendėsimeve, sidomos nė repartin sulmues, gjithashtu mosguximit pėr tė fituar gjatė pjesės sė dytė, holandezi sqaroi se mund tė ishte rrezikuar edhe barazimi. “Pėrse nuk guxuam? Sepse siē po shkonte loja, ne mund tė rrezikonim edhe barazimin. Nėse mendoni se duhet tė kisha futur njė tjetėr sulmues, besoj se mund tė ishte njė “vetėvrasje”. Nuk ishte problemi qė luajtėm me njė sulmues. Mund tė them se mesfushorėt nuk e mbėshtetėn si duhet Bogdanin,”- tha trajneri Han.

    Ky i fundit foli edhe pėr zėvendėsimin e mbrojtėsit Kristi Vangjeli, qė pasi u fut nė fillimin e pjesės sė dytė, doli pėrsėri nga loja, pėr t’i lėnė vendin Andi Lilės, nė minutėn e 80-tė. “Futa nė fushė Vangjelin, por e pashė qė ai nuk po e bėnte mirė. Mė pas, vendosa tė hedh nė vend tė tij Lilėn. Nuk ishte dita e Vangjelit, sepse lojtari nuk kishte kondicionin e duhur, prandaj edhe e zėvendėsova.

    ” Duke lėnė pas problemet gjatė ndeshjes, kreu i pankinės kuqezi foli me superlativa pėr debutimin e Gilman Likės. “Ka zhvilluar njė ndeshje shumė tė mirė dhe ka punuar shkėlqyeshėm nga krahu i majtė,”- pohoi ai. Nė fund, duke pasur parasysh ndeshjen e radhės eliminatore me Hungarinė, mė 28 mars, Ari Han lėshoi njė mesazh pėr futbollistėt. “U them lojtarėve tė mi qė tė stėrviten sa mė shumė nė kėtė periudhė, pėr tė qenė nė njė kondicion tė mirė fizik nė ndeshjen me Hungarinė, pasi me Maltėn kemi luajtur dobėt.”

    Kapiteni Skela: Nuk e kuptuam ēfarė patėm

    Nė unison me mendimin e trajnerit Ari Han, ishte edhe kapiteni i kombėtares nė ndeshjen me Maltėn, Ervin Skela. Sipas fantazistit, nė pjesėn e dytė ekipi nuk ishte fare agresiv. “Nuk e kuptuam se ēfarė patėm nė pjesėn e dytė. Ekipi nuk ishte mė agresiv dhe nuk krijuam shanse pėr tė arritur te goli. Pas 45 minutave tė para menduam se do tė fitonim, por me lojėn qė bėmė mė pas, duhet tė jemi tė lumtur qė pėrfunduam nė barazim pa gola,”- deklaroi mesfushori, qė ishte larg formės sė shfaqur nė ndeshjet e kaluara. Mungesa e Altin Lalės dhe e Lorik Canės i la njė barrė tė rėndė Skelės nė mesfushė, ēka ishte e papėrballueshme.

  16. #16
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Si i behet tani, kemi shpresa per kualifikim?

  17. #17
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Ca shpresash mo Reno ta harrojm kualifikimin as mos te na shkoj neper mend,kemi shume ndeshje te veshtira perpara dhe teper te forta me Portugalin me Hungarin etj.

  18. #18
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ish-trajnerėt e kombėtares: Pėrgjegjėsinė kryesore e ka Hani



    Ashtu si i gjithė opinioni sportiv, edhe ish-trajnerėt e kombėtares janė nė unison me paraqitjen zhgėnjyese nė ndeshjen ndaj Maltės, ku pritej njė fitore e kuqezinjve. Edhe pse duke e parė ndeshjen me syrin e specialistit, trajnerėt Shyqyri Rreli, Bejkush Birēe, Neptun Bajko, Sulejman Demollari dhe Shpėtim Duro, kanė kritikuar ashpėr atė qė sot drejton pankinėn kuqezi: Ari Han. Sipas tyre, ky i fundit, edhe pse holandez, kur duhet qė trajnerė tė tillė njihen pėr lojė sulmuese, nuk e ka aplikuar aspak atė, edhe ndaj kundėrshtarėve modestė, siē ishte nė rastin konkret, Malta. Pėrveē kėsaj, trajnerėt qė e kanė drejtuar nė vite Shqipėrinė, vėnė theksin edhe te njohuritė e Hanit mbi lojtarėt, ku mė sė shumti janė grumbulluar ata qė nuk luajnė nė klubet e tyre. Duke u futur nė brendėsi tė ndeshjes, njė tjetėr gabim i holandezit, sipas ish-trajnerėve kuqezinj, janė edhe zėvendėsimet. “Me atė qė u pa, Hani tregoi se kėrkonte tė mos humbiste, jo tė fitonte,”- mendojnė ata. Pėr kėta tė fundit, problem i madh ėshtė edhe mėnyra si si u pėrgatit kjo ndeshje shumė e rėndėsishme, ku mė tepėr u fol nė media pėr fitoren dhe ėndrrėn e kualifikimit pėr nė botėrorin e 2010-s. Natyrisht, pėrveē pjesės sė pėrgjegjėsisė qė kanė lojtarėt, mė kryesorja i mbetet trajnerit Ari Han. Pėr mė tej, ja dhe mendimi i tyre, dhėnė pėr “Sportin shqiptar”:

    Shyqyri Rreli: Holandezi Han, pa ide sulmuese

    Njeriu qė ka drejtuar kombėtaren nga shtatori i vitit 1982 deri mė 30 maj tė 1985-s, u shpreh: “Ashtu si tė gjithė shqiptarėt, edhe unė si njė ish‑trajner prisja qė ekipi tė fitonte nė Maltė. Vetė mėnyra se si luajtėm dhe si trajneri Ari Han e rreshtoi ekipin nė fushė, mė la njė shije jo tė mirė. Nga ajo qė vėzhgova gjatė gjithė lojės, mendoj se vendimi i trajnerit Han ishte qė tė luante pėr tė mos humbur. Unė nuk pashė njė ekip, i cili ishte futur pėr tė fituar. Kemi zhvilluar njė lojė tėrėsisht mbrojtėse, madje edhe zėvendėsimet qė u bėnė ishin po nė kėtė repart. Trajneri duhej ta ndryshonte kėtė mėnyrė loje, sepse pas 20‑30 minutave tė para, ku u duk sikur ne po studionim lojėn, nė pjesėn e dytė gjatė gjithė kohės kemi qenė prapa. Ekipi nuk kishte ide sulmuese, madje nė kėtė pikė edhe kundėrshtari na dha mėsim, kur kėtė duhet ta bėnim ne. Presim qė kėta trajnerė tė huaj tė fusin njė filozofi tė re nė lojėn e ekipit tonė, por kjo nuk po ndodh.”

    Bejkush Birēe: Ky ekip nuk ėshtė kombėtare

    Pėr Bejkush Birēen, qė ka qenė nė krye tė kuqezinjve nga maji i vitit 1990 deri nė po tė njėjtin muaj tė 1994-s, ekipi qė luajti me Maltėn nuk ėshtė njė kombėtare. “Nė atė ndeshje nuk kuptohej se kush ishte Malta dhe kush ishte Shqipėria. Nuk dua tė kritikoj trajnerin, por problemi ėshtė qė ne duhet tė qėndrojmė me kėmbė nė tokė. Pėr nga mėnyra se si u pėrgatit ndeshja, mendoj se vetė Ari Han ishte euforik, duke pėrmendur disa herė ėndrrėn pėr kualifikim. Me atė lojė qė ndoqėm, mund tė them se ai ekip, nuk pėrbėn mė njė kombėtare. Natyrisht qė ndodhin aksidente, por jo qė ekipi kombėtar tė jetė i varur nga dy lojtarė dhe tė ndodhė kjo tatėpjetė me Maltėn. Nėse trajneri ka thirrur lojtarė qė nuk aktivizohen nė klube, pėrse Jahmir Hyka dhe Edmond Kapllani nuk u grumbulluan? Nuk ka pėrse bėhet ky diferencim. Jam i bindur qė trajneri Han nuk ka informator nė Shqipėri pėr lojtarėt. Nga ana tjetėr, mund tė them se kėtyre situatave nuk u bėhen analiza.”

    Neptun Bajko: Mungesė respekti pėr opinionin

    Trajneri qė ka drejtuar Shqipėrinė nė edcionin 1994-1996, ndėr tė tjera u shpreh se pėrgjegjėsia kryesore bie mbi Ari Hanin.

    “Nė kėtė ndeshje tė rėndėsishme pėr ecurinė, mungoi pikėrisht respekti pėr opinionin futbolldashės, pėr ekipin, pėr njėri‑tjetrin. Mungesė respekti tregoi trajneri, kur ai nuk njihte gjendjen nė ēdo detaj dhe kur nuk i shoqėroi fjalėt me vepra. Kėtė mungesė respekti treguan edhe lojtarėt si ndaj kundėrshtarit po ashtu edhe ndaj opinionit futbolldashės, qė i premtuan fitore. Pa dyshim qė pėrgjegjėsi kryesor ėshtė trajneri dhe sė bashku me tė presidenti dhe lojtarėt. Nuk mund tė thuash qė Shqipėrinė do ta bėj njė Holandė nė lojė dhe do tė respektojė ata qė janė mė nė formė. Gjithashtu nuk mund tė thuash qė asnjė nuk ėshtė titullar, kur frenon lojėn me njė vendosje qė nuk lejon ekuilibėr dhe bashkėpunim. Pra, tė gjitha kėto tashmė janė gėnjeshtra.”

    Sulejman Demollari: Thjesht ndeshje e turpshme

    Edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, qė ka drejtuar kombėtaren nė vitet 2001-2002, e ka cilėsuar tė turpshme ndeshjen eliminatore me Maltėn. Ashtu si kolegėt e tij, Demollari ia faturon pėrgjegjėsinė kryesore trajnerit Ari Han, qė sipas tij, nuk ka dijeni pėr lojtarėt. “Kjo ndeshje kaq e rėndėsishme pėr ecurinė e mėtejshme nė grupin 1, ishte vėrtet e turpshme, sidomos pjesa e dytė. Nė kėtė tė fundit madje rrezikuam edhe tė humbisnim. Ne gjithmonė e kemi pėsuar nga kėto lloj ndeshjesh, me ekipe tė ashtuquajtura tė vogla. Kėtu qėndron edhe roli i motivimit tė trajnerit Ari Han, pra ana psikologjike qė duhet tė punojė ai. Nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr ndeshjen me Maltėn, kjo gjė qė nuk u pa gjatė gjithė kohės. Mendoj se trajneri Han duhet tė njohė ekipin apo tė ketė informacionet e duhura pėr ēdo kandidat qė mund tė jetė pjesė e kombėtares, pėr gjendjen e tyre optimale apo aktuale,”- u shpreh ish-futbollisti i shquar kuqezi.

    Shpėtim Duro: Edhe Partizani im fitonte nė Maltė

    Trajneri aktual i Partizanit, Shpėtim Duro, i cili ka qenė nė edicionin e kaluar ndihmėsi i Oto Bariēit nė kombėtare, e kishte parashikuar kėtė dėshtim. “Edhe ky Partizan qė ka probleme, e kishte nxjerrė njė ndeshje si ajo e kombėtares sonė me Maltėn,”- theksoi ai. - Jo pa qėllim isha skeptik para ndeshjes, sepse pashė tė grumbulluarit e trajnerit. Gjithēka qė ndodhi mendoj se ishte faji i tij, qė nga pėrzgjedhja qė kishte bėrė e deri te vendosja e lojtarėve nė fushė. Mendoj se shembull konkret ėshtė ndeshja e edicionit tė kaluar me Luksemburgun, qė ishte njė ekip edhe mė i fortė se Malta. Ne u vendosėm me tre sulmues nė fushė: Bogdani, Bushi dhe Kapllani. Kėtu tregohet se pėrse shkon trajneri, pėr fitore apo pėr tė mos humbur. Edhe zėvendėsimet qė u bėnė, e pėshtjelluan lojėn. Sulmuesit e grumbulluar si Salihi dhe Berisha u mbajtėn nė stol, ndėrkohė qė nuk u thirrėn Kapllani dhe Hyka. Si pėrfundim, mund tė them se pėrgatitja pėr fitore ishte mediatike.”


    Burimi:Sporti Shqiptare

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Superliga, Skėndėrbeu merr kreun
    Nga argent nė forum Sporti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 09:46 PM
  2. Dieta e grupit tė gjakut 0
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2010, 11:30 PM
  3. Hernandez. Do tė preferoja fitoren
    Nga vaaldr1n nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 12:28 PM
  4. Bajrami shėnon nė fitoren e Suedisė
    Nga vaaldr1n nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2010, 10:17 PM
  5. Festonte fitoren ne llotari, vdes ne aksident
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 10:31 PM