Duke pare se dhe shenvalentin po afron, ja disa keshilla propozimi per studentet!
Student nga Letėrsia
E dashur, te dua!!! Unė u linda pėr ty, ti u linde pėr mua. Ky zjarr qė ma djeg shpirtin me mohimin tėnd do mė hedhė nė rrethin e nėntė te Ferrit, kurse pohimi yt, qoftė edhe i heshtur do mė bėnte zot tė plotfuqishėm nė Parajsėn e Dante Aligerit.
Student nga Inxhinieria
Fytyra jote e bukur mė kujton fasadėn e hotel Tiranės, ndėrsa flokėt e tua derdhen supeve si burme pa fund. Ingranazhi i dashurisė sime duke u rrotulluar nė kėtė burme pa fund, nga kontakti lind shkėndija ndjenjash. Dashuromė qė unė si ēeliku, e ti si betoni, tė kthehemi nė betonarme!
Student nga Mjekėsia
Simptomat e sėmundjes dashuri i njoha qė kur linda dhe ska ilaē tjetėr pėrveēse tė mė dashurosh! Truri si mban dot ndjenjat e mia, tė dua klith zemra, dėgjo si qan mėlēia...
Student nga Matematika
Integrali i ndjenjave tė mia nė kufijtė nga unė te ti ėshtė i barabartė me termin shumėdomethėnės dashuri. Rrethuar nga padurimi, mė shikon e tė shikoj, nė bazė tė teoremės sė dy policėve, tė dashuroj!