Obama uroi Sejdiun nė pėrvjetorin e pavarėsisė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e selami2006
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    59
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Obama uroi Sejdiun nė pėrvjetorin e pavarėsisė

    Receta Gatimi

    Obama uroi Sejdiun nė pėrvjetorin e pavarėsisė


    Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Barack Obama i ka dėrguar presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, njė letėr urimi me rastin e 17 shkurtit, pėrvjetorit tė parė tė shpalljes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės.
    Nė kėtė letėr thuhet: “ Nė emėr tė popullit amerikan, ju pėrgėzoj ju dhe qytetarėt e Kosovės nė pėrvjetorin e parė tė deklaratės historike tė pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt”.

    “Derisa populli i Kosovės punon drejt njė ardhmėrie tė pėrbashkėt, unė dua tė theksoj qė SHBA-tė do tė vazhdojnė tė mbėshtesin njė Kosovė multietnike, tė pavarur dhe demokratike, nė pėrpjekjet e saj qė ta zėrė vendin e merituar si anėtare e plotė e bashkėsisė sė shteteve”, pėrfundon letra e presidentit amerikan.

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e selami2006
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    59
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Urim edhe nga Mbretėresha Elizabeta II, dhe sekretari Miliband

    Urim edhe nga Mbretėresha Elizabeta II, dhe sekretari Miliband


    Me rastin e njėvjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės, Lartmadhėria e Saj Mbretėresha Elizabeta II i dėrgoi letėr presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, me pėrshėndetjet a saj mė tė ngrohta si dhe dėshirat mė tė mira pėr mirėqenien dhe lumturinė e popullit tė Kosovės gjatė vitit nė vijim.
    Me kėtė rast edhe sekretari i Jashtėm britanik, David Miliband, pėrgėzon njė vjetorin e pavarėsisė.

    Miliband thekson se njė vit mė parė njė kapitull i ri i historisė u hapė me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Qė atėherė, liderėt kosovarė – sipas tij – vendosėn institucionet demokratike, miratuan ligje tė rėndėsishme, tejkaluan shumė pengesa dhe nė mėnyrė konstruktive punuan me partnerėt ndėrkombėtar, duke pėrfshirė kėtu edhe pėrkrahjen pėr vendosjen e misionit tė Unionit Evropian pėr ligjin dhe rendin nė mbarė Kosovėn.

    “Ata janė angazhuar nė pėrmirėsimin e jetės sė tė gjithė njerėzve tė Kosovės duke krijuar dhe fuqizuar njė Kushtetutė e cila pėrfshinė tė drejtat e barabarta dhe mbrojtjen e minoriteteve”, thekson Miliband, duke pėrshkruar konsolidimin e Kosovės si aktor i pavarur ndėrkombėtar, vazhdimin e qėdrueshėm tė njohjeve tė saj, hapjen e ambasadave etj.

    “Nė vitin qė po vjen, shpresoj tė shoh Kosovėn duke vazhduar nė rrugėn e saj tė tanishme, duke u larguar nga konflikti i kaluar drejt njė tė ardhme stabile, me prosperitet. E vlerėsoj qė ky pėrvjetor ngjallė ndjenja tė ndryshme pėr disa nė Kosovė dhe nė regjion. Dėshiroj ta risiguroj qeverinė e Serbisė se ne e njohim interesimin legjitim tė vazhdueshėm tė tyre pėr mirėqenien e komunitetit serb tė Kosovės, dhe e inkurajoj qeverinė e Kosovės pėr tė dyfishuar pėrkushtimin e saj pėr tė fituar besimin e tė gjitha komuniteteve qė jetojnė nė Kosovė”.

    “Kosova dhe fqinjėt e saj nė Ballkanin Perėndimor ndajnė njė ambicie tė pėrbashkėt pėr njė tė ardhme evropiane. Mbretėria e Bashkuar ėshtė e pėrkushtuar pėr tė punuar me tė gjithė nė rajon pėr ta arritur kėtė qėllim”, thuhet nė letrėn e sekretarit Miliband.

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e selami2006
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    59
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    President i Konfederatės Zvicerane uron presidentin Sejdiu

    President i Konfederatės Zvicerane uron presidentin Sejdiu


    Me rastin e pėrvjetorit tė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, presidenti i Konfederatės Zvicerane, Hans-Rudolf Merz, ka uruar pėrmes njė letre presidentin e Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu.
    Ne letrėn e z. Hans-Rudolf Merz thuhet: “Nė emėr tė Kėshillit Federal Zviceran, ėshtė kėnaqėsi pėr mua t’i pėrcjell Shkėlqesisė Suaj urimet tona mė tė pėrzemėrta me rastin e pėrvjetorit tė parė tė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės dhe t’ju shpreh dėshirat mė tė sinqerta pėr mirėqenien tuaj personale si dhe prosperitetin e vendit dhe tė gjithė qytetarėve tuaj”.

    “Jam i bindur se besimi dhe miqėsia e mirėfilltė qė ekziston nė mes tė dy vendeve tona do tė thellohet edhe mė tej nė vitet qė vijnė”, pėrfundon letra e presidentit Merz.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Tatuazhet e Pavarėsisė (foto + video)
    Nga vaaldr1n nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2012, 04:09 AM
  2. 100 Vjetori Shpalljes Pavarėsisė sė Shqipėrisė - Gėzuar!
    Nga Administratori nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-11-2012, 07:55 PM
  3. Peticion per 100 Vjetorin e Pavaresise ne Twitter
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-11-2012, 09:28 PM
  4. Sme uroi njeri ditelindjen
    Nga eugjeni nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 04:08 PM
  5. Deklarata e Pavaresise se Kosoves
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-02-2008, 12:48 PM