Shqipėria siguron vizėn pėr NATO


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Shqipėria siguron vizėn pėr NATO

    Receta Gatimi



    Ėshtė mbyllur procesi i ratifikimit tė protokolleve tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, pasi edhe dy shtete tė fundit, Greqia dhe Holanda, kanė votuar pro kėtij protokolli. Me kėto vendime pėrfundon procedura e ratifikimit tė protokolleve nga parlamentet e tė gjitha vendeve anėtare tė NATO-s, dhe i hapet rruga anėtarėsimit tė plotė tė Shqipėrisė nė Aleancė, nė samitin e ardhshėm tė Strasburg-Kehl-it.

    Me kėtė rast, Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė ka falėnderuar tė gjitha vendet anėtare tė Aleancės pėr impenjimin e dėshmuar, nė pėrmbushje tė angazhimit politik, tė marrė gjatė Samitit tė Bukureshtit, pėr tė ratifikuar Protokollet e Anėtarėsimit pėrpara Samitit tė prillit 2009.

    Ministria e Punėve tė Jashtme vlerėson gjithashtu se, periudha e shkurtėr - vetėm disa mujore, gjatė sė cilės u realizuan tė gjitha ratifikimet, ėshtė njė shprehje tjetėr e mbėshtetjes sė vazhdueshme dhe tė pakursyer qė vendet anėtare tė NATO-s i kanė dhėnė Shqipėrisė nė rrugėn e saj tė integrimit euroatlantik.

    Duke pėrfituar nga ky rast i shėnuar, Ministria e Punėve tė Jashtme i ka siguruar vendet anėtare tė NATO-s se Shqipėria ėshtė e gatshme pėr tu pėrballur me pėrgjegjėsitė dhe detyrimet qė rrjedhin nga anėtarėsimi nė kėtė Aleancė dhe ėshtė plotėsisht e vendosur pėr tė vijuar procesin e reformave nė drejtim tė konsolidimit tė mėtejshėm institucioneve dhe shtetit ligjor, me qėllim pėrmbushjen e standardeve tė nevojshme qė kėrkon integrimi euroatlantik.

    Nė samitin e muajit prill tė krerėve tė vendeve tė NATO-s, pritet qė Shqipėria dhe Kroacia tė bėhen anėtare me tė drejta tė plota nė Aleancėn e Atlantikut.

    Megjithatė, tashmė e vetmja pengesė mbetet Sllovenia. Parlamenti slloven e ka miratuar Protokollin e anėtarėsimit nė NATO tė Kroacisė dhe Shqipėrisė, edhe me votat e partive kryesore tė opozitės. Por presidenti i vendit nuk e ka firmosur dekretin, pėr shkak tė kėrkesės sė grupeve nacionaliste pėr njė referendum pėr kėtė ēėshtje, zyrtarisht pėr shkak tė problemeve tė vjetra kufitare, mes Sllovenisė dhe Kroacisė.

    Sidoqoftė, pritet qė deri tė referendumi nuk do tė vije fare, sepse ai kundėrshtohet nga shumica e partive sllovene.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15
    ne nato e pranuan , pse nuk e pranojne dhe ne BE, APO ATY SKA E KANE NEVOJEN.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26
    Ne BE eshte heret duhet te presim ne 2015,po kush na fut ne BE ne,ne kemi korrupsionin te parin ne lulzim e siper,dhe sa e sa gjera te tjera!

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15
    ate e di por gjyna populli qe nuk leviz dot, vuajne neper ambasada per njue cope vize

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Withers garanton: Shqiperia ne NATO



    5 jave perpara samitit te NATO-s ne Strasburg dhe Kel, ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers, ka bere nje pohim te qarte dhe direkt per pozicionin e pritshem te Shqiperise ne aleance.
    Ne nje tryeze te perbashket pune me mazhorancen dhe opoziten, ambasadori Withers nuk le hije dyshimi per anetaresimin e vendit tone ne aleance.

    “Ne me pak se dy muaj, Shqiperia do te behet anetare e NATO-s me te drejta dhe privilegje te barabarta. Po e perseris edhe nje here sepse tingellon bukur: me te drejta dhe privilegje te barabarta”, u shpreh Withers.

    Nje qendrim i tille i ambasadorit amerikan duket se nuk eshte rastesor. Nje dite me pare, ne samitin joformal te ministrave te Mbrojtjes ne Krakov te Polonise, ku ishte i pranishem edhe ministri shqiptar, Gazmend Oketa, sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hop Skefer eshte shprehur i shqetesuar, vecanerisht per Kroacine, kunder te ciles nje parti e vogel nacionaliste sllovene ka marre 5 jave kohe per te mbledhur 40 mije firma per referendum.

    Por megjithese, ceshtja nuk ka lidhje direkte me Shqiperine, sekretari i pergjithshem i NATO-s, u tha gazetareve ne Krakov, se “zhvillimet ne Slloveni, me te drejte, ngrene shqetesimin se ne Samitin e Prillit ne Strasburg dhe Kel, mund te mos krijohen kushtet e duhura per te mirepritur Shqiperine dhe Kroacine ne familjen e NATO-s”.

    Por ne Shqiperi, klasa politike, nuk eshte shfaqur e shqetesuar nga keto zhvillime. Duke besuar tek fjalet e ambasadorit amerikan drejtues kryesore te qeverise dhe opozites shohin drejt sfidave te se ardhmes.

    “Me anetaresimin ne NATO nuk do te shterroje procesi i reformave, perkundrazi, qeveria eshte e bindur te vazhdoje rrugen e ndermarre deri tani”, u shpreh ministri i Jashtem, Lulzim Basha.

    Po ashtu edhe kryetarja e deputeteve socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi se eshte hera e pare qe nje opozite behet iniciatore dhe angazhohet per reformen ne drejtesi dhe ate zgjedhore. Prova e pare jane zgjedhjet e 28 qershorit.

    Por megjithe besimin e politikes dhe diplomacise ne Tirane zhvillimet ne Slloveni duhet ndjekur me vemendje, perderisa kryeministri i vendit Pahor me zhvillon takime intensive me partine nacionaliste per ta bindur te terhiqet nga referendumi kunder Kroacise, qe sipas sekretarit te Pergjithshem te NATO-s mund te kete efektin domino edhe mbi anetaresimin e Shqiperise gjate samitit te prillit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shqiperia ne NATO, Tirana ne feste
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-04-2009, 09:02 AM
  2. Informacione mbi msa dhe Nato
    Nga peco nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 12:24 PM
  3. Shqiperia e Kroacia, zyrtarisht ne NATO
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 06:32 PM
  4. Shqiperia ne NATO
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2008, 07:44 PM
  5. Shqiperia ne NATO ne 2008
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2007, 11:25 AM