Rebelėt mysliman tė Ugandės kanė kėrkuar tė mėrkurėn qė Ramush Haradinaj tė jetė ndėrmjetėsues nė bisedimet e paqes me Qeverinė e kėtij shteti.

Zėdhėnėsi i Forcave Demokratike, Assad Mukasa tha se ata zgjodhėn Haradinaj pėr tė ndėrmjetėsuar pasi konsiderojnė se ai ka pėrvojė nė tejkalimin e problemeve ndėrmjet rebelėve.

Ministri i Punėve tė Brendshme, Matia Kasaija konfirmoi se qeveria kishte qenė i njoftuar nė lidhje me zgjedhjen e Haradinjat pėr ndėrmjetėsues.

"Ne nuk kemi asgjė kundėr zgjedhjes sė ndėrmjetėsuesit", ka thėnė Kasaija pėr AFP. "Vetėm se ne do tė dėshironim njė ndėrmjetės, i cili ka lidhje me Bashkimit Afrikan ose me Kombet e Bashkuara. Ne duam ta dimė se kujt do t`i raportoj ndėrmjetėsi"

I propozuari pėr tė ndėrmjetėsuar nė konfliktin e Ugandės, Haradinaj u bė kryeministėr i Kosovės nė vitin 2004, por kishte dhėnė dorėheqjen tre muaj mė vonė, pasi ishte akuzuar nga Gjykata e Hagės pėr krime tė dyshuara tė luftės. Ai ishte shpallur i pafajshėm nga tė gjitha akuzat, kurse tash ėshtė lideri mė i zėshėm opozitar nė Kosovė.

Rebelimi i ADF-sė ka filluar nė vitet 1990-ta kurse luftimet mė tė rėnda kanė ndodhur ndėrmjet viteve 1996-2001, tė cilat kanė detyruar mijėra njerėz nė Ugandėn perėndimore nga rajoni Rwenzori tė largohen nga shtėpitė e tyre.