Receta Gatimi

Spondiloartroza lombare dhe cervikale


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Spondiloartroza lombare dhe cervikale

    Spondiloartroza lombare dhe cervikale



    Eshtė njė sėmundje e shpeshtė. Pjesa e shtyllės kurrizore qė preket mė shumė ėshtė ajo e belit dhe e kėrbishtes. I sėmuri ndien dhimbje nė bel dhe nuk mundet tė pėrkulet dot. Dhimbja mund tė pėrhapet nga fundi i belit, deri nė afėrsi tė bishtit tė vetebrės sė fundit. Dhimbja shkon deri tek zverku i qafės. Kur bėn radiografinė e shtyllės kurrizore, vertebrat duken si tė ngrėna, si sqep zogu, apo si sopatė druvari. Kėto dhimbje shpesh pengojnė edhe frymarrjen. Kėto tė sėmurė kanė dhimbje tė forta.
    Shenjat e sėmundjes
    Spondiloartroza lumbare ka vetėm dhimbje tė forta tė shpinės, qė nuk e lejojnė tė sėmurin nė disa raste tė bėjnė as lėvizjen mė tė vogėl, duke mbetur statik. Pacienti ėshtė mirė tė qėndrojnė nė krevat tė fortė ortopedik ose me dėrrasa, qė tė mos lejohet pėrkulja e vėrtebrave, sėmundja acarohet dhe bėhet mė e vėrshtirė lėvizja. Kurse spondiloartroza cervikale e qafės, pėrveē se ka dėmtim tė vertebrave, ka dhe shenja tė tjera si: dhimbje koke, marrje mendsh, humbje tė ekulibrit dhe stabiltetit tė trupit, mpirje te krahut, therje nė zemėr si me gjilpėrė, shtrėngesa tė gjoksit dhe bllokim tė frymarrjes, dhimbje ndėrmjet shpatullave. Spondiloartroza ėshtė njė difekt mekanik i vertebrave qė nuk riparohet por qetėsohet me metoda konservative si me mjekime si me ilaēe kimikate ashtu edhe me ilaēe bimore dhe me masazhe, banja termale, qė nė shumė raste pėrmisohet pėr disa javė, muaj apo vite.
    Kurat
    Spondiloartroza cervikale e qafės dhe ajo lumbare e shpinės shpesh qetėsohen dhe pėrmisohen deri nė njė farė mase tė konsiderueshme: siē ėshtė fizioterpia japoneze, masazh me vaj e me akull qė unė e aplikoj si mjek alternativ prej 10 vitesh, pra njė seancė prej 30 min nė dite pėr 10 ditė rreshtė, metodė kjo qė rezultuar e suksesshme nė kėtė drejtim. Dėllinja e kuqe ka dhėnė rezultate tė mira nė qetėsimin dhe pėrmisimin e nervit tė ngacmuar. Merrni 1 lugė kafeje dhe i zieni nė njė gotė ujė pėr 10-15 min. Kur ftohet kullojeni dhe shtydheni. Ky lėng pihet gjatė ditės pėr 30 ditė rresht. Po tė doni tė bėni mė shumė ilaē mund tė dyfishoni dozėn, por nė raporte tė barabarta. Merrni 10 gr spec djegės. Hidheni nė 100 gr alkool 60 gradė. E lini pėr 15 ditė nė shishe tė mbyllur duke e tundur 2-3 herė nė ditė. Pas kullimit, tė sėmurit i jepni tė pijė 20 pika nė drekė dhe 20 pika nė darkė para buke. Ka disa vite qė kam pregaditur njė ilaē tė ri pėr kėto dhimbje me disa bimė qė pėrmison dhimbjet. Por njė ilaē tjerėr bimor Italian qė quhet Artilio qė ndihmon dukshėm nė pėrmisimin e kėtyre problemeve, merret 1 lugė supe me kėtė bimė hidhet nė njė gotė ujė nė momentin e valimit dhe zihet 5 min pastaj lihet nė qetėsi pėr 30 min kullohet dhe pihet si ēaji 2-3 herė nė ditė para buke. Mjekim pėr kėtė, sipas shkallės sė prekjes sė sėmundjes janė antiinflamatorėt, fizioterapia ose operacioni. Anti-inflamatoirėt kanė anė negative sepse nė shumė raste japin pasoja nė stomak qė mund tė shkojnė deri nė ulēer. Fizioterapia ėshtė ndihmėse e madhe, operacioni nė dorė tė mjekėve.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    I Habitur wwwwwwwwowwwww

    wwwwwwwwweeeeeeee ku e ke marr ket artikull shum interesant

+ Pėrgjigju tek Diskutimi