Kryendeshja e javės sė 21-tė tė superligės do tė jetė Tirana-Elbasani, qė do tė luhet nė stadiumin “Selman Stermasi”, sot, nė orėn 14.30. Sfida nė fjalė jo vetėm do tė vendosė shumė pėr kreun e renditjes, tė cilin e mban Tirana, por mbart nė vetvete edhe duele ish-ėsh e lojtarėsh me ego. Kėshtu, nė tė dyja kampet, liderėt e skuadrave janė Muka, pėr Tiranėn dhe Dede pėr Elbasanin. Gjithmonė rivalė tė denjė pėr njėri-tjetrin, edhe pse kjo ka bėrė qė bashkėjetesa e tyre te bardheblutė tė jetė e vėshtirė. Ndryshe, kėtė sfidė mund ta pėrkufizojmė ndryshe sulmi mė i mirė pėrballė mbrojtjes me emra tė spikatur. Nėse Dede, Karēev, Vrapi dhe Ardit Beqiri do tė luanin pėrkrah njėri-tjetrit qė nė fillim tė sezonit, sot Elbasani pa dyshim qė nuk do tė kishte atė pozicion qė mban nė tabelė. Gjatė 90 minutave tė takimit tė sotėm do tė shikojmė njė duel tė gjatė mes sulmit bardheblu dhe mbrojtjes solide tė Elbasanit. “Xhaxhi”, njė mjeshtėr i vėrtetė i trajningut shqiptar, e ka tė qartė forcėn e Tiranės, ndaj duhet t’i ketė dhėnė udhėzimet pėrkatėse qė porta verdheblu tė mbetet e paprekur. Nga ana tjetėr, Memelli, Xhafaj dhe Devi Muka i kanė bėrė llogaritė deri nė detaj pėr ta ēarė barrierėn e pėrbėrė nga katėrshja Dede‑Vrapi‑Karēev‑Beqiri. Pra, kemi njė pėrballje me armėt mė tė forta tė tė dyja skuadrave. Drejtuesit e Tiranės i kanė bėrė thirrje tifozerisė, pėr tė qenė e shumtė nė numėr nė kėtė ndeshje, pasi konsiderohet si decizive. Pėr kėtė, dyert e stadiumit do tė jenė tė hapura, ku tifozėt mund tė hyjnė falas, pa biletė. Njė shėrbim ky i drejtuesve bardheblu, qė tenton tė afrojė njė numėr tė madh tifozėsh nė stadium, nė pėrkrahje tė Tiranės, sė cilės i duhen patjetėr 3 pikėt, ndryshe Vllaznia po vigjėlon dhe mund t’ia marrė sėrish vendin e parė nė klasifikim.


Kampionati kombėtar, ndeshjet tė shtunėn dhe tė dielėn




Java e 21-tė e Superligės do tė startojė tė shtunėn, mė 21 shkurt, por gjysma e ndeshjeve tė saju do tė luhen njė ditė mė pas, tė dielėn. Takimi Vllaznia-Lushnja ėshtė shtyrė pėr tė dielėn si rezultat i kushteve tė vėshtira atmosferike nė qytetin verior, ku stadiumi “Loro Borici” ėshtė mbuluar nga dėbora, qė shkon nė njė trashėsi deri nė 30 cm. Duke qenė se kreu i renditjes, pas javės sė shkuar, u mor nga Tirana, bardheblutė do tė bėjnė cmos ta ruajnė kėtė privilegj, ashtu sikurse Vllaznia do tė besojė tek qėndresa e verdhebluve, pėr t’i ndalur 23 herė kampionėt nė “Selman Stermasi”. Kėsisoji, kryendeshja e kėsaj jave pritet tė jetė Tirana-Elbasani, por nuk mbetet pas edhe Flamurtari-Dinamo, qė do tė luhet nė Vlorė, ku blutė do tė tentojnė 3 pikėt, pėr tė ruajtur pozitat e kryesuesit, ndėrsa vendasit kėrkojnė vetėm fitoren, ngaqė e ndiejnė zonėn e ftohtė tė rrezikut. Nė “Qemal Stafa”, Partizani do tė presė Besėn e Kavajės, edhe kjo njė ndeshje e ethshme pėr pikė nga tė dyja palėt, tė kuqtė pėr mbijetesė dhe kavajasit pėr tė qenė pranė zonėn UEFA. Apolonia do tė presė nė Fier Shkumbinin, ndėrsa Bylisi nė Ballsh Teutėn e Durrėsit. Sikurse shihet, tė gjitha ndeshjet e kėsaj jave mbartin nė vetvete emocione dhe luftė sportive, cka e shton interesin pėr t’i pėrcjellė ato nė tė gjitha format e mundėshme, ashtu sic do tė bėjė, si gjithmonė, edhe sporti shqiptar online. Mė poshtė janė ndeshjet e kategorisė superiore dhe asaj tė parė (java e 18-tė), qytetet ku do tė luhen, gjyqtarėt dhe dita e caktuar, bashkė me lojtarėt e pezulluar.


Burimi:Sporti Shqiptare