Receta Gatimi

Dėgjo me zemėr


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Dėgjo me zemėr



    Tė dėgjosh fėmijėn tėnd ėshtė ēelėsi pėr t’u bėrė njė prind i mirė. Nėse mund tė dėgjoni me zemėr, fėmijėt tuaj mund tė rriten nė mėnyrė tė shėndetshme.
    Lini enėt ose punėt mėnjanė. Fikni televizorin. Ruani kontaktin e syve pėr aq kohė sa fėmija juaj e kėrkon atė. Shpesh ndodh qė, kur fėmijėt janė duke shprehur njė problem apo shqetėsim, prindėrit thonė se po dėgjojnė por gjuha e trupit tė tyre tregon qė mendjen e kanė diku tjetėr. Vazhdojnė tė shikojnė televizor, bisedojnė me njė tė rritur tjetėr ndėrkohė, apo merren me letrat e punės qė kanė marrė me vete nė shtėpi nga zyra e tyre. Sigurisht ata po dėgjojnė, por jo me zemėr. Nė fakt, disa minuta tė dėgjimit tė kujdesshėm dhe tė sinqertė ėshtė mė i vlefshėm se njė orė dėgjimi ndėrsa merreni me njė aktivitet tjetėr.


    Mos u nxitoni nė dhėnien e zgjidhjeve, ideve apo leksioneve. Shpesh, fėmijėt duan dikė t’i dėgjojė. Ata kėrkojnė nga njeriu qė po i dėgjon t’ju jap atyre njė mundėsi pėr tė zbuluar atė ēfarė ata duan. Zgjidhja e problemit tė fėmijės nga ana juaj, vėrtet do t’i jepte fund shqetėsimit tė tij, por pėr ta ėshtė mė e rėndėsishme t’i shėrbeni si njė mbėshtetje pėr tė formuluar ata vetė zgjidhje pėr problemet e tyre.


    Demostroni qė po dėgjoni duke bėrė pyetje dhe duke lėshuar tinguj ‘dėgjimi’ si: “Hmmm” “Oh,”“Vėrtet?” “Ėhė!”.


    Vlerėsoni frikėn dhe shqetėsimet e fėmijės tuaj. Komentet si: “Oh, mos u shqetėso. Nuk ka pėrse tė kesh frikė.” nuk janė shumė tė dobishme. Ėshtė e rėndėsishme pėr fėmijėt tė mėsojnė tė besojnė nė ndjenjat e tyre. Nuk duhet ti jepni fėmijėve mesazhin qė ndjenjat e tij nuk janė tė sakta. Ju mund tė komentoni ndjenjat e tij duke thėnė ”Kjo mund tė jetė shqetėsuese” ose ”Ti mund tė jesh ndjerė i mėrzitur”. Ju do tė tregoni qė i njihni dhe i kuptoni ndjenjat e tij. Ai do tė ndihet i mirėkuptuar. Pastaj njė pėrqafim i ngrohtė do ti tregojė se ku mund tė mbėshtetet nė ēdo kohė.

    Ndihmojeni fėmijėn tė fokusohet nė zgjidhjet e mundshme. Nė qoftė se situata nuk ėshtė njė problem por njė gjendje e tė ndjerit, inkurajojeni fėmijėn tė shprehė plotėsisht ndjenjat e tij dhe tė vazhdojė pėrpara. Ndihmojeni fėmijėn dukė pėrdorur shprehjet: ‘A do tė ishte mire sikur..” ose “.

    Ēfarė mendon tė bėsh tani?
    Kujtoni kohėn kur ju po rriteshit dhe tė gjitha kohėt kur jeni ndjerė konfuze, e shqetėsuar dhe plot dyshime. Ėshtė e vėshtirė tė rritesh! Ju mund tė ndihmoni fėmijėt tuaj thjesht duke qenė e pranishme dhe duke qenė e gatshme tė dėgjoni sa herė ai dėshiron tė ndajė me ju ndjenjat e tij. Fėmijėt kanė nevojė tė dinė qė kur duket sikur “bota po pėrmbyset” ata kanė njė vend tė sigurt, njė burim pa fund dashurie pa kushte. Dėgjimi ėshtė njė aftėsi ashtu siē ėshtė edhe tė folurit. Nuk ėshtė thjesht tė kapurit e tingujve: dėgjimi aktiv pėrfshin njė sėrė sjelljesh qė shprehin vėmendje, simpati, ndjeshmėri dhe respekt. Dėgjimi i fėmijės tuaj nė kėtė mėnyrė do ti bindė ata pėr dashurinė tuaj tė pafund. Kini parasysh kėto udhėzime sa herė qė fėmija juaj ka diēka tė rėndėsishme pėr tė thėnė.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Jane teper te vlefshme per nenat e reja!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Me fal oj Zemer!..
    Nga erinda nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-02-2012, 09:25 PM
  2. Se shpejti albumi i ri "Degjo Rovin" nga Rovena Stefa
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-06-2011, 10:43 PM
  3. Degjo Radio Live dhe bej kerkesa muzikore
    Nga ReniX nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 238
    Postimi i Fundit: 05-03-2011, 05:09 PM
  4. Zilja e Cel tuaj :degjo:
    Nga Altin111 nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-03-2008, 02:06 PM
  5. Fituesja e Top Fest 4 (dėgjo/sharko)
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 07-07-2007, 04:16 PM