Bardheblutė dhe Vllaznia nuk gjejnė akordin. Sektori i garave vendos nė favor tė kryeqytetasve

Rregullat pėr pėrcaktimin e renditjes

Neni 26


Nė rast pikėsh tė barabarta, ndėrmjet dy ose mė shumė skuadrave, veprohet duke mbajtur parasyshė rregullat e mėposhtėme:
a) Pikėt e grumbulluara si rrjedhojė e takimeve direkte ndėrmjet kėtyre skuadrave.
b) Diferenca e golave tė shėnuar dhe tė pėsuar nė takimet direkte
c) Diferenca e golave tė shėnuar dhe tė pėsuar gjatė gjithė kampionatit


Kalendari i fazėn sė tretė tė kategorisė superiore u ndryshua dje, dhe nė bazė tė rregullores sė FSHF sė pėr pėrcaktimin e renditjes, u vendos qė Tirana tė jetė nė vendin e parė, ndėrsa Vllaznia e dyta. Duhet thėnė se ka qenė njė ditė shumė e gjatė dhe e lodhshme ajo e djeshmja, duke filluar nga drejtuesit e FSHF-sė dhe shefi i sektorit tė garave, Ilir Shulku.

Edhe pse nė orėt e vona u zhvillua njė mbledhje mee pėrfaqėsuesit e dy klubeve, pėr tė gjetur mundėsinė e njė akordi, si Tirana ashtu edhe Vllaznia mbrojtėn pikėpamjet e tyre. Pėrballė kėtij qėndrimi, FSHF-ja vuri veton. Pra, sipas vendimit tė marrė nga sektori i garave, ekipit bardheblu i takon vendi i parė, bazuar nė pikėn “C” tė nenit 26, nė tė cilėn shkruhet:

“Merret parasysh diferenca e golave tė shėnuar dhe tė pėsuar gjatė gjithė kampionatit.” Nė bazė tė kėtij interpretimi, pėrfiton Tirana, pasi e ka golavarazhin nė shifrat 34 tė shėnuar dhe 17 tė pėsuar, ndėrsa Vllaznia 31 me 20. Pėr tė arritur deri te ky vendim, ėshtė dashur shumė kohė, e aq mė tepėr kur njė ditė mė parė FSHF ja, nėpėrmjet shefit tė garave, Shulku, bėri tė ditur se kreu i superiores i takon Vllaznisė.

Kjo shkaktoi reagimin e menjėhershėm tė klubit bardheblu. Dhe dje, pas rishikimit edhe njė herė tjetėr tė rregullores, u vendos ndryshe. Duke parė qė dy pikat e para tė nenit 26 nuk zgjidhnin gjė pėr renditjen pėrfundimtare, u interpretua pika e tretė. Mėsohet se FSHF ja vendosi kėshtu, pasi nė pikėn dy, ku shkruhet:

“Merret parasysh diferenca e golave tė shėnuar dhe tė pėsuar nė takimet direkte”, nuk ėshtė e specifikuar, qė favorizohet ekipi qė shėnon nė fushėn kundėrshtare. Nė kėtė rast ka shėnuar Vllaznia nė ndeshjen e zhvilluar nė Tiranė (barazim 1 1), por gjithsesi rregullorja nuk ka asgjė specifike.

Ndėrkohė, pėr tė qenė i sigurt nė kėtė vendim, mėsohet se sekretari i pėrgjithshėm i FSHF sė, Arben Bici, ėshtė konsultuar edhe me homologė tė federatės italiane, tė cilėt i kanė dhėnė miratimin. Kjo ėshtė bėrė pasi modelin e pėrcaktimit tė renditjes pėrfundimtare, FSHF-ja e ka marrė nga Italia.

Tahir Kastrati
Dhuna ndaj gjyqtarėve, reagon presidenti i shoqatės
Pas shpėrndarjes sė ēmimeve pėr arbitrat dhe asistentėt mė tė


mirė tė vitit qė lamė pas, presidenti i shoqatės sė gjyqtarėve, Tahir Kastrati, ka folur pėr ngjarjet e fundit qė kanė ndodhur ndaj “bluzave tė zeza”. Duke dėnuar dhunėn e ushtruar ndaj kryesorėve, Mentor Sopjani dhe Shkėlqim Balliu, nė javėn e fundit, ndėr tė tjera Kastrati tha: “Fenomeni ėshtė shumė shqetėsues dhe pėr kėtė gjė ne si shoqatė, pasi tė mblidhemi do tė dalim me njė komunikatė nė ditėt nė vijim. Dua tė theksoj se hallka mė e dobėt janė stafet e klubeve, qė nuk organizojnė normalisht njė ndeshje.”
Ndėrkohė, stemat e arbitrimit tė FIFA-s pėr vitin 2009 do t’i mbajnė pėrsėri kryesorėt Sokol Jareci dhe Albano Janku. Ndėrsa asistentėt janė po tė njėjtėt: Ergin Doda, Emiljano Biēaku, Arjan Mali dhe Denis Rexha. Nga ana tjetėr, arbitri i FIFA-s pėr minifutboll u emėrua Kreshnik Hakrama. Gjithashtu, FSHF dorėzoi pllakadat si arbitri dhe asistenti mė i mirė, Remzi Sadikut dhe Gėzim Kokės.

- Dje, sekretari i pėrgjithshėm i FSHF-sė, Arben Bici, bashkė me shefin e sektorit tė garave, Ilir Shulku, vizituan gjyqtarin e dhunuar, Mentor Sopjani, nė ndeshjen Tėrbuni-Kastrioti.