-Deklaron kryeministri kroat Sanader gjate takimit nė Zagreb me kryeparlamentaren Topalli -
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e shoqėruar nga dy bashkėkryetarėt e komisionit ad-hoc pėr NATO-n, Ferdinand Xhaferri dhe Pandeli Majko zhvilluan njė vizitė nė Kroaci, me ftesė tė Kryetart tė Parlamentit, Luka Bebiē.

Zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi tė mėrkurėn, se vizita e kryeparlamentares Topalli nė Zagreb zhvillohet vetėm njė muaj para Samitit tė NATO-s, ku Kroacia dhe Shqipėria pritet tė pėrjetojnė ngjarjen e madhe historike tė anėtarėsimit nė Aleancėn e Veriut.

Gjatė vizitės sė saj nė Kroaci, kryetarja e Kuvendit u prit nga Kryeministri kroat, Ivo Sanader, i cili e konsideroi "njė arritje historike dhe njė moment kulmor pėr tė dy vendet anėtarėsimin nė Aleancė nė Samitin e ardhshėm. Besoj se ne do tė kapėrcejmė sė shpejti problemet e momentit dhe do tė festojmė sė bashku 60-vjetorin e NATO-s dhe anėtarėsimin tonė me tė drejta tė plota nė kėtė aleancė. Pas kėsaj arritjeje, do tė jetė dhe mė e lehtė rruga drejt BE-sė".

"Delegacionet e Kroacisė dhe Shqipėrisė do tė jenė bashkė nė Strasburg dhe Kehl, -tha Kryetarja e Kuvendit- e cila theksoi se, bashkėpunimi ynė pas kėsaj ngjarje tė jashtėzakonshme do tė kalojė nė njė stad tė ri dhe ndihemi shumė mirė qė do tė jemi partnerė nė sfidat e reja tė sigurisė rajonale, por dhe globale".

Biseda mes dy zyrtarėve tė lartė ishte konkrete dhe me piketa tė qarta, veēanėrisht pėrsa i takon bashkėpunimit ekonomik, duke u fokusuar sidomos nė sektorin e energjisė.

Lidhur me ēėshtjen e regjimit tė vizave Kryeministri Sanader konfirmoi se "Kroacia do tė liberalizojė lėvizjen pa viza me Shqipėrinė brenda kėtij viti. Kjo do tė sillte jo vetėm lėvizjen e lirė tė qytetarėve, por edhe intensifikimin e bashkėpunimit nė fushėn e turizmit, shkėmbimeve tregtare, etj." "Ėshtė ky objektiv i yni politik dhe ne do ta realizojmė", theksoi ai.

Ēėshtjet e bashkėpunimit dhe bashkėrendimit tė politikės sė jashtme mes Kroacisė dhe Shqipėrisė ishin nė fokus tė takimit qė Kryetarja e Kuvendit dhe delegacioni qė e shoqėronte zhvilloi me Ministrin kroat tė Punėve tė Jashtme, Gordan Jandrokoviē

Burimi: ShtypiDites