“Mbreti” i futbollit shqiptar, Panajot Pano, sot festoi 70-vjetorin e tij. Kjo u shoqerua jo vetem me nje feste te madhe, me njerez te ardhur nga anekend Shqiperise, per te uruar Panjotin, por edhe me nje dekorim nga Presidenti i Shqiperise. Presidenti i Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin “Nderi i Kombit” njė ndėr korifejtė e futbollit shqiptar ndėr kohra, z. Panajot Pano. Me kėtė rast, nė Pallatin e Brigadave u zhvillua ceremonia zyrtare nė praninė e personaliteteve tė larta tė shtetit, pėrfaqėsuesve tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, ish-sportistėve tė shquar, dashamirėsve tė futbollit, gazetarėve sportivė, drejtuesve ndėr vite tė klubeve sportive, trajnerė, arbitra, etj. Nė fillim tė kėsaj ngjarjeje pėr futbollin shqiptar, Sekretari i Pėrgjithshėm i Institucionit tė Presidentit, Aleksandėr Flloko, pas ekzekutimit tė himnit kombėtar, lexoi njė historik tė shkurtėr pėr jetėn dhe veprimtarinė e z. Panajot Pano dhe dekretin e dekorimit tė nėnshkruar nga Presidenti i Republikės.

Pas kėsaj, Presidenti Topi i dorėzi z. Panajot Pano Urdhrin “Nderi i Kombit”, nė shenjė vlerėsimi dhe nderimi tė thellė pėr tė gjithė kontributin e kėtij personaliteti tė shquar tė futbollit, qė me karrierėn e shkėlqyer, brenda dhe jashtė vendit, u shndėrrua nė pikė referimi nė historinė e sportit shqiptar.

“Nuk ėshtė nė traditėn time, por nuk mund tė rri pa e marrė fjalėn sot, nė kėtė ditė tė shėnuar pėr ju personalisht, por edhe pėr mua, pėr ju, por edhe pėr tė gjithė miqtė tuaj, pėr tė gjithė kolegėt dhe, jam i bindur, pėr tė gjithė popullin shqiptar, ata qė jetojnė nė Shqipėri, por jam i bindur dhe pėr tė gjithė sportdashėsit shqiptarė kudo ata jetojnė”, - u shpreh Presidenti i Republikės menjėherė pas dorėzimit tė Urdhrit tė lartė z. Pano dhe vijoi mė tej: “Unė kam nderin e veēantė qė si President i Republikės t’i jap kėtė titull tė lartė, pėr herė tė parė, njė njeriu qė vjen nga bota e sportit. Ka qenė njė detyrim institucional, pėr t’i dhėnė njė diapazon mė tė madh njerėzve, qė vėrtet i kanė shėrbyer kombit. Besoj se me njė konsensus absolut, tė gjithė kanė qenė nė njė fjalė, dhe kjo ka ardhur nė radhė tė parė nga kolegėt, qė shoh se janė tė gjithė tė buzėqeshur sikur ta kenė marrė kėtė medalje vet, pra, ka qenė njė konsensus absolut qė Panajot Pano realisht ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė nderi i kombit. Ėshtė njė kėnaqėsi personale qė kam patur rastin tė ndjek qysh fėmijė atė lojė brilante tė Panajot Panos. Por kam patur dhe rastin tė ndjek kohė pas kohe, dhe kėtė e sjell jeta padyshim, pikėrisht atė qė ėshtė mė e rėndėsishme qė Panjot Pano nuk ka qenė vetėm njė personazh brilant i sportit, por ka qenė ėshtė dhe, besoj se jeni dakord, qė ėshtė njė njeri shumė i respektuar, njė njeri me tė gjitha parametrat qytetare.

I nderuar Panajot! Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė! Jam i bindur qė kėnaqėsinė sikurse e ndjej unė e kanė tė gjithė ata qė janė sot kėtu tė pranishėm, por edhe ata qė do tė na ndjekin sot pėrmes mediave. Besoj ėshtė njė ndėr rastet, dhe unė mund ta konstatoj fare lehtėsisht, ku interesimi i medias ėshtė i jashtėzakonshėm. Dhe njė herė urimet mė tė mira!”.

Ndėrsa, futbollisti i mirėnjohur, madje dhe idhulli pėr tė gjithė brezat dhe dashamirėsit e kėtij sporti, Panajot Pano, nė kėtė ceremoni nderimi dhe vlerėsimi pėr tė u shpreh: “Dua tė them se kam jashtėzakonisht shumė emocione, emocione tė mėdha, sidomos me kėtė President qė jam sot. Mė mirė tė kisha luajtur ndonjė ndeshje ndėrkombėtare. Ju falemnderit shumė zoti President pėr kėtė nder qė mė bėtė! Falemnderit Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe kolegėve tė mi, qė mė kanė ndihmuar nė tė gjithė sferėn e futbollit dhe gjatė gjithė karrierės time sportive!”

Me kete rast, edhe “Sporti shqiptar” online e uron lojtarin shqiptar te shekullit ne futboll, Panajot Panon, per cmimin e madh te marre nga presidenti Bamir Topi, por edhe me rastin e 70-vjetorit te lindjes. Jete te lumtur e te shendetshme!

Burimi:Sporti Shqiptare