E Marte, 28 Nentor 2006
Ditet e festave zyrtare, te perkujtimit dhe ditet e shenuara, tashme zyrtare. Pavaresisht se nuk eshte hequr, dita e clirimit qe eshte festuar per 50 vjet me radhe, nuk do te jete pjese e festimeve zyrtare, qe do njesohen me diten e Pavaresise. Te gjitha datat
[align=justify:2l5zf8jv]
Keshilli i Ministrave ka percaktuar permes nje vendimi te ketij muaji, ditet e festave, ato perkujtimore dhe ditet e shenuara ne vendin tone. Sipas ketij vendimi, i cili mban firmen e kryeministrit Sali Berisha, percaktohen ne ceremonialin zyrtar festat e shqiptareve. Vendimi percakton qarte, se festohen dhe perkujtohen festat zyrtare, ditet perkujtimore publike dhe ditet e tjera te shenuara. Keto festa zyrtare, si per shembull 28 Nentori, Dita e Pavaresise, sipas ligjit, jane dite pushimi per te gjithe. Nderkohe qe edhe 29 nentori eshte perfshire ne ceremonial si feste zyrtare, e per pasoje si dite pushimi, por qe, jo detyrimisht, do te jete pjese e organizimit ceremonial te qeverise. Duke shmangur ne menyre galante 29 nentorin, diten kur per 50 vjet me radhe eshte festuar si dita e clirimit nga pushtuesit nazifashiste, dhe duke e lene ate thjesht nje feste zyrtare me dite pushimi dhe si objekt i hapur per t’u festuar nga te gjithe. Nderkohe, eshte percaktuar qe ne Pallatin e Brigadave do te mblidhet per pritjen qe organizohet per festen e Pavaresise dhe te Clirimit. Eshte percaktuar ne menyre te qarte protokolli i parades jubilare te FA, qe do behet me 4 dhjetor. Per sa u perket festave zyrtare me karakter fetar, si per shembull Bajrami i Madh apo Pashket, ne kete vendim nuk jane vendosur data, per arsye se keto nuk jane festa, data e se cilave te jete e percaktuar per gjithnje. Dita e ketyre festave vendoset nga kleri ne baze te perllogaritjeve henore qe vete ata bejne. Gjithashtu, ne vendimin e qeverise percaktohet se dite perkujtimi publike jane dite te rendesishme perkujtimore, festimi apo perkujtimi i te cilave kryhet sipas rregullave te percaktuara ne vendimin e qeverise. Ne ditet e perkujtimit publik mund te permendet 5 Maji, Dita e Deshmoreve. Se fundi, qeveria ka vendosur qe ne kete pjese te ceremonialit shteteror te pershihet data 21 Maj, si Dita e Kujteses Historike per Viktimat e Krimeve te Komunizmit; 8 Dhjetori - dita e Rinise, ne kujtim te Levizjes Studentore te Dhjetorit ’90 dhe 4 Dhjetori, si dita e Forcave te Armatosura. Vendimi i qeverise thote se gjate ketyre diteve te festave zyrtare dhe te perkujtimit publik, ne seline e institucioneve shteterore dhe private vendoset flamuri kombetar dhe shenja dalluese e institucioneve apo enteve perkatese. Gjithashtu, ne keto dite merren masa te vecanta per zbukurimin e shesheve qendrore te qyteteve. Ne vendimin e Keshillit te Ministrave, gjithashtu percakton ditet e shenuara, te cilat jane te karakterit fetar, vendor, nderkombetar, shoqeror apo politik, te cilat per shkak te tradites ose te vlerave te vecanta, perkujtohen ne vendin tone. Per keto dite te shenuara, ministrite pergjegjese duhet te organizojne veprimtarite perkatese. Ne festat zyrtare dhe ato te perkujtimit publik, ne seline e institucioneve shteterore dhe atyre private vendoset flamuri kombetar dhe shenjat dalluese te institucioneve apo enteve perkatese. Nderkohe qe Protokolli i Shtetit bashkerendon gjithe aktivitetet, si me pjesemarrjen e drejtperdrejte, ashtu edhe nepermjet enteve pergjegjese, kryesisht te Ministrise se Kultures. E.Gjencaj[/align:2l5zf8jv]

korrieri.com