Mjekėt nė Itali kanė kėrcėnuar se do ta ēojnė ēėshtjen e emigrantėve deri nė Gjykatėn e Kėshillit tė Europės nė Strasburg. Sipas njė amendamenti tė ri tė propozuar nga Lega e Veriut qė mund tė kthehet nė ligj, mjekėve u kėrkonte tė spiunojnė e denoncojnė emigrantėt e paligjshėm qė mbėrrijnė nė spital pėr ndihmė mjekėsore Version multimedial i ketij lajmi

ITALI- Mjekėt nė Itali janė revoltuar nga amendamenti qė pritet tė kthehet nė ligj, sipas tė cilit ata duhet tė denoncojnė tė gjithė emigrantėt pa dokumenta qė mbėrrijnė nė spital pėr ndihmė mjekėsore. Sindikatat e mjekėve thonė se do tė pėrdorin tė gjithė instrumentat ligjorė e madje do e ēojnė ēėshtjen nė gjykatėn e tė drejtave tė njeriut nė Strasburgut.
Gjatė njė konference pėr shtyp nė Romė, pėrfaqėsuesit e sindikatave tė mjekėve janė shprehur: “nuk jemi spiunė, duhet tė bllokohet menjėherė amendamenti i Legės sė Veriut qė u kėrkon mjekėve tė sinjalizojnė policinė pėr emigrantėt klandestinė”. Rreziqet qė mbart ky amendeament nė rast se behet ligj janė tė shumta.

Mjekėt nuk do jenė tė qetė pasi nuk do dinė kė tė ndjekin Kodin e Mjekut apo ligjin, tjetėr. rrezk ėshtė lindja e njė mjekėsie paralele klandestine pėr emigrantėt; pėrhapja e sėmundjeve tė rrezikshme nga emigrantėt qė nuk kurohen, por ky proēes do tė jetė edhe humbje kohe pėr mjekėt, pasi do duhet mė shumė se njė orė qė tė bėjnė njė denoncim zyrtar. Ligji nė fakt kundėrshtohet nga opozita, por edhe nga Vatikani, qė i konsideron emigrantėt qėnie njerėzore tė barabarta me shtetasit e kėtij vendi. Qė kur ka ardhur nė pushtet, qeveria e Berluskonit ka forcuar ligjin ndaj emigrantėve. (burimi/balkanweb)