Tragjedia e Gerdecit, sot nje vit nga shperthimi i frikshem


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Angry Tragjedia e Gerdecit, sot nje vit nga shperthimi i frikshem

    Receta Gatimi



    Sot mbushet plot nje vit nga tragjedia e Gerdecit. Mesditen e 15 marsit te vitit 2008 nje shperthim gjigand vrau 26 persona dhe plagosi qindra te tjere.

    Shkateroi pothuajse te gjithe zonen duke lene plage te thella te cilat ende nuk jane mbyllur. Por cfare ka ndodhur ate dite. Ja disa nga momentet qe do te mbahen mend gjate ne kujtesen e te gjitheve. 15 mars 2008, e shtune, ora 11 e 43 minuta. 400 ton municione shperthejne ne punishten e demontimit te armeve ne Gerdec, nje fshat 13 kilometra nga kryeqyteti shqiptar. 26 te vrare, 300 te plagosur, shtepi te shkaterruara.

    Momenti i pare i shperthimit ka krijuar kaos, sa do te duheshin minuta te tera per te perceptuar ate qe kishte ndodhur. Perimetri i vatres se shperthimit ishte 3.5 kilometra, ndersa zona e kraterit 18 ha. Zona qe ndjeu ndikimin maksimal te ketij shperthimi shokoi deri ne 3 mije ha perreth punishtes se Gerdecit, ndersa tronditi mijera banore. Lekundjet qe shkaktoi ne toke ishin ato te nje termeti 4 balle.

    Ministria e Mbrojtjes konfirmon e para zyrtarisht lajmin duke derguar ne vendin e ngjarjes 15 ambulanca per transportin e te plagosurve. Stacioni i pare, Spitali Ushtarak ne kryeqytet. Numri i te plagosureve rritet nga minuta ne minute. Vihen ne dispozicion te gjitha pavionet e QSUT-se. Autostrada Tirane-Durres behet e pakalueshme. Automjetet e demtuara ne afersi te Gerdecit mbeten te parkuara aty ku kishin ndaluar ne momentin e shperthimit, ndersa drejtuesit e tyre largohen te frikesuar nga ndonje shperthim i radhes.

    Shperthimi i fuqishem ka krijuar kaos. 45 minuta pas ngjarjes konfirmohen zyrtarisht 4 te vdekur dhe 144 te plagosur. Shifra reale nuk u dha e sakte diten e pare, jo vetem per shkak te kaosit te madh qe ekzistonte por edhe per te mos krijuar panik akoma edhe me te madh tek qytetaret. Forca te shumta ushtarake dhe policore rrethuan zonen 2 ore pas shperthimit per te mos lejuar askend te kalonte, per shkak se zona ishte e mbjelle me predha te pashperthyera.

    Ne mbremje banoret qe per fatin e tyre te mire i kishin shpetuar kesaj tragjedie u sistemuan per te kaluar naten e pare shokuese ne hotele te ndryshme.

    Burimi:Top-Channel

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Gerdec, heshtje per 26 viktimat



    Ne 12:20 akrepat e ores kane ndalur dhe vendin e gjithckaje e ka zene heshtja. Te mbledhur per te kujtuar tragjedine e Gerdecit, nje vit me pas lideret e opozites, qytetare te Tiranes, banore te Gerdecit dhe zonave perreth kane perkujtuar viktimat e kesaj tragjedie.

    Ne heshtje dhe pa asnje fjale, te pranishmit, mes te cileve kreu socialist Edi Rama, i shoqeruar nga i biri Gregori dhe Skender Gjinushi, Paskal Milo, Erion Veliaj e te tjere zyrtare te larte te opozites kane hedhur lule ne vendin simbolik te shperthimit dhe me pas, se bashku me ata shume qytetare qe kishin ardhur ne kete ceremoni kane nisur marshimin drejt Tiranes.
    Ne te dale te Gerdecit dhe ne afersi te Vores, ne autostrade, turma ka hapur nje flamur gjigand. Ky ka qene fillimi i fazes se dyte te protestes. Flamuri ne pjese te ndryshme te autostrades i ka kaluar si stafete grupimeve te ndryshme, nen kujdesin vullnetareve te PS-se.
    Flamuri dhe pjesemarresit pritet te bashkohen diku rreth ores 17 prane “Zogut te Zi”, ku do te nise edhe marshimi ne pjesen e fundit, deri ne Sheshin “Skenderbej”, aty ku do te mbahet edhe mitingu permbylles.

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e pirro
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    53
    Reputacioni
    0
    Kjo tragjedi qe nga fillimi eshte perdor nga PS per motive politike. Ne te vertet nuk eshte dashur te perdoret per keto qellime.

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Te shkretet persona dhe familjaret e tyre por politika ne shqiperi eshte shume moskokeēarese.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Rikthimi i frikshem i malaries
    Nga olsii nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-04-2012, 11:18 AM
  2. Rikthehet milani i frikshem.
    Nga paolo maldini nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2010, 08:39 AM
  3. Mediu, kallėzohet nga banorėt e Gėrdecit
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 09:01 AM
  4. Tragjedia e Butrinit
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2008, 10:41 AM
  5. Tetor i frikshėm nė Tiranė, 13 krime nė ditė.
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2007, 08:36 PM