OSBE paralajmėron se kriza ekonomike do tė rrisė krimin ne Shqipri


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    OSBE paralajmėron se kriza ekonomike do tė rrisė krimin ne Shqipri

    Receta Gatimi



    Ambasadori i OSBE: Kriza ekonomike botėrore ka ndikuar negativisht tek emigracioni
    Kreu i Prezencės sė OSBE- sė nė Tiranė, ambasadori Robert Bosch paralajmėroi se thellimi i krizės parashikon rritjen e kriminalitetit nė vend. Gjithashtu ambasadori i OSBE theksoi se rėnia e remitancave nga emigracioni po dėmton seriozisht ekonominė shqiptare. Sipas Bosch, emigracioni nė Shqipėri ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme pėr ekonominė dhe jetėn e pėrditshme tė vendit. Kriza ekonomike botėrore ka ndikuar negativisht tek emigracioni, duke shkaktuar rėnie tė ndjeshme tė dėrgesave, por veē pasojave ekonomike, mund tė ngrejė edhe disa rreziqe tė tjera, qė kanė tė bėjnė me sigurinė publike.

    Ekspertėt, nė konferencėn e dytė pėrgatitore ekonomike tė OSBE- sė, janė shprehur pėr hartimin e strategjive nga qeveritė, qė tė parandalohet rėnia e tė ardhurave e familjeve nė nevojė. Por pėr kėtė ėshtė e nevojshme hartimi i politikave mbėshtetėse nga qeveria. “Efektet e kėsaj krize botėrore pėr shumė vende me tė ardhura tė ulėta, si Shqipėria, tashmė kanė filluar tė ndjehen pak nga pak.

    Me zhvillimet e shpejta qė po pėson sot ekonomia globale, ka shumė qė thonė se pėr vende tė tilla si Shqipėria, efektet e kthesės globale po fillojnė dalėngadalė tė ndihen, edhe pse nė formė tė kufizuar, nė rėnien e nivelit tė remitancave e deri nė kthimin e njė pjese tė emigrantėve nė shtėpi. Sipas tė dhėnave, del se nė vitin 2008 dėrgesat e emigrantėve shqiptarė ishin 700 milionė euro, njė burim mjaft i rėndėsishėm pėr vendin”, ka veēuar ambasadori Bosch. Pasoja e krizės botėrore, sipas ambasadorit tė OSBE- sė do tė ndjehet dalėngadalė edhe nė Shqipėri, dhe si shkak i kėsaj krize, sipas tij tendenca e emigrantėve ėshtė nė rėnie, madje disa emigrantė edhe mund tė kthehen nė shtėpi.

    Ndaj sipas tij duhet tė t’i kushtohet njė angazhim maksimal kėtij problemi. “Kėto janė efekte, qė duhen marrė parasysh, pasi kėto ngjarje nuk mund tė kenė tjetėr pėrveēse pasoja negative nė mirėqenien sociale. Pėr mė tepėr ne tė gjithė e dimė se nė kohė krizash ka njė rrezik mė tė lartė pėr rritjen e krimit dhe trafiqeve, ēka mund tė sjellin edhe pėrkeqėsimin e sigurisė”, u shpreh ambasadori i OSBE-se, Robert Bosch, nė ditėn e parė tė Konferencės sė Dytė Pėrgatitore tė Forumit tė 17- tė Ekonomik dhe Mjedisor tė OSBE- sė qė po zhvillon punimet nė Tiranė. Sipas tij, emigrantėt luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė ekonominė Shqiptare.

    “Nisur nga fakti se rreth 700 mijė shqiptarė punojnė jashtė, veēanėrisht nė Greqi dhe Itali, ku tė gjithė ata realizojnė njė funksion tė rėndėsishėm e shumė tė nevojshėm nė ekonomitė respektive kombėtare”, u shpreh ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė Robert Bosch, i cili theksoi se gjetja e politikave tė pėrshtatshme tė pėrbashkėta do tė ndihmojė nė menaxhimin e impakteve negative tė krizės ekonomike globale dhe sigurimin e njė zhvillimi tė qėndrueshėm tė vendeve burim tė migracionit. Nė tė njėjtėn linjė, qėndruan nė fjalėn e tyre edhe sekretari pėr programet nė Ministrinė e Jashtme tė Greqisė, vendi kryesues i OSBE-sė, Alexandros Tziatzamis, si dhe Goran Svilanovic, koordinator i OSBE- sė pėr aktivitetet mbi ekonominė dhe mjedisin.

    Gjatė fjalės pėrshėndetėse tė tyre nė kėtė konferencė, ata u ndalėn nė ndikimin e krizės sė ekonomisė globale tek migracioni dhe nga ana tjetėr ndikimin e kthimit tė emigrantėve nė vendet e tyre nė rritjen e numrit tė papunėsisė, duke veēuar nevojėn e hartimit tė politikave tė pėrbashkėta pėr gjetjen e zgjidhjeve dhe zbutjen e problematikės lidhur me kėto ēėshtje. Gjatė fjalės sė tij, Tsiatsiamis, foli pėr karakterin ndėrkombėtar tė OSBE- sė, zgjerimin e saj nė nivel rajonal dhe botėror, duke pėrfunduar me angazhimin e tij gjatė presidencės sė radhės nga Greqia, e cila do tė jetė e hapur pėr partneritet me tė gjithė shtetet anėtare dhe organizatat ndėrkombėtare. Ndėrsa Konferenca e radhės dhe kryesorja e OSBE- sė pėr ekonominė dhe mjedisin do tė mbahet nė muajin Maj nė Athinė, Greqi.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga EMAUS; 18-03-2009 mė 11:10 PM.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15
    keta ja fusin kot ndonjehere, kane shume paragjykime, shqiptari ka qene gjithmone ne krize dhe nuk ka vrare e prere apo ka vjedhur. Ne jemi mesuar dhe me pak, po thuaj qe duke pasur krize ne vendet e tjera jane bankat qe do kene problem se shqiptari do haje leket qe ka vene ne banke dhe ketu lind problemi. Ne Greqi psh, bankat jane ne pune vetem nga emigrantet.

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    oooo mos shkruj kaq shum se na lodhe!!!!!!!

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    po normale saliu thote qe ne nuke kemi krize jemi me rritie ekonomike po te kthehen te gjithe emigrantet do ndodhin shume gjera se pspate ca te beshe me krime do miresh

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26
    Shqipria gjithmone ne krize ekonomike ka qene,dhe prandaj Shqiptarve nuk i ben dhe shume pershtypje kriza ekonomike.

  6. #6
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    ehu nuk po na bie ne men per kriz se ne kemi qen jemi dhe do jemi (po flas si mami ime )hahahah

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Supermakina mė ekonomike nė botė (foto)
    Nga vaaldr1n nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-05-2012, 07:04 PM
  2. Google kėrkon tė rrisė shpejtėsinė e faqes duke pėrdorur WebP
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2010, 01:45 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2009, 09:14 PM
  4. Kriza ekonomike
    Nga mekaniku nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 11:31 PM
  5. Ekspozimi ne diell mund te rrise jetegjatesine :)
    Nga Altin111 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 11:56 AM