Duka:Do tė jemi tė ashpėr ndaj gabimeve tė gjyqtarve


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Duka:Do tė jemi tė ashpėr ndaj gabimeve tė gjyqtarve

    Receta Gatimi




    Kreu i FSHF sė, Armand Duka, ndalet te dhuna e ndeshjeve tė fundit, gabimet e gjyqtarėve dhe gara nė kampionat

    “Nuk ėshtė se ne nuk i shikojmė me kujdes vendimet arbitrale dhe nuk reagojmė ndaj tyre. Kemi mbajtur dhe do tė mbajmė qėndrim, madje tė ashpėr pėr ndėshkimin e gabimeve. Tė mos harrojmė qė gabimi ėshtė ai qė tė mbetet nė mendje. Kjo ėshtė psikologjike.”

    “Kampionati kombėtar i superligės (madje edhe ai i kategorisė sė parė) pėr kėtė edicion, ka pasur mė shumė rivalitet dhe ėshtė bėrė mė interesant. Jo thjesht pėr faktin, qė nė krye janė tri skuadra qė luftojnė pėr titullin kampion, por se rivaliteti ndihet nė tė gjitha shkallėt e tabelės.”

    Faza e fundit e futbollit shqiptar lidhet direkt me verdiktet e sezonit dhe kalkulimet e klubeve pėr tė verifikuar njė sezon tė suksesshėm, apo tė dėshtuar. Kohėt e fundit kontestimet janė rritur nė drejtim tė arbitrimit, ku shumė klube shqetėsimin dhe paragjykimin e nisin qė tė enjten, kur hidhet shorti, pėr tė pėrfunduar deri tė dielėn nė mbrėmje, te moviola e kampionatit nė transmetimet TV.

    Nė fakt, gabime ka pasur, po kėshtu edhe ndėshkime, pavarėsisht faktit se klubet duan, pse jo, edhe “burgim” pėr ata arbitra qė gabojnė, teksa nxitojnė tė deklarojnė qė u ėshtė bėrė qėllimisht. Kanė gabuar mė shumė asistentėt, nė njė kohė qė nė tėrėsi shigjetimet karshi tyre janė pjesė e debatit tė madh, sa qė ka errėsuar nė logjikėn emocionale tė momentit edhe jo pak trajnerė, qė i referohen dhunimit tė arbitrit si “racion i kėrkuar”, kur gabojnė nė fushė.

    Pėr “Sportin shqiptar”, kreu i federatės, Armand Duka, thekson se ėshtė mbajtur qėndrim pėr tė gjitha vendimet e kontestuara dhe qė ka pasur polemika tė mėdha: “Gabimet arbitrale do ta shoqėrojnė lojėn pėr sa kohė ajo do tė vazhdojė. Ka ndodhur nė tė kaluarėn, ndodh dhe do tė ndodhė sa herė tė ketė futboll. Kjo s’do tė thotė se ne nuk i shikojmė me kujdes vendimet arbitrale dhe nuk reagojmė ndaj tyre. Punohet madje shumė nė dy drejtime:

    Sė pari, pėr tė rritur nivelin e tyre profesional, nėpėrmjet kurseve tė ndryshme, seminareve dhe analizave. Sė dyti, duke mbajtur edhe qėndrim, madje tė ashpėr pėr ndėshkimin e gabimeve. Nuk them se gjithēka ėshtė e pėrkryer, por hapa pėrpara janė bėrė. Tė mos harrojmė qė gabimi ėshtė ai qė tė mbetet nė mendje. Kjo ėshtė psikologjike,” thekson Duka, qė konstaton tendencėn e paragjykimit tė vendimit arbitral. Sipas tij, nė njė javė, nė tė trija kategoritė profesioniste luhen 25 ndeshje.

    “Duke pasur njė sasi tė tillė ndeshjesh, njė, dy apo tri gabime, besoj se janė pak nė gjithė kėtė aktivitet. Pa pėrmendur kėtu edhe rreth 75 ndeshje qė zhvillohen nga liga amatore. Sigurisht, kjo s’do tė thotė qė ne nuk do tė vazhdojmė tė qėndrojmė fort nė vendimin tonė pėr tė rritur sa mė shumė anėn profesionale tė gjykimit.”
    Rastet e Pukės dhe Delvinės janė tepėr tė freskėta, qė gjithsesi, pėr presidentin Duka, ky fenomen i dhunės nuk parandalohet vetėm e vetėm me ndėrhyrjen e FSHF sė.

    Pikėrisht pėr ato qė ndodhėn nė Pukė dhe Delvinė, pėr tė cilat Disiplina dhe Apeli e thanė fjalėn e tyre, presidenti i federatės kėrkon sensibilizim gjithpėrfshirės pėr tė parandaluar kėto dukuri: “E kam theksuar edhe herė tė tjera, qė fenomene tė tilla nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me bukurinė e lojės dhe mesazhin qė tė jep futbolli. Tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė.

    Dhuna ėshtė njė problem kompleks, i cili pėr t’u “kuruar” mendoj se ka nevojė pėr pjesėmarrjen e shumė faktorėve dhe aktorėve. Pra, nuk mjaftojnė vetėm vendimet e komisioneve pėrkatėse, apo thjesht qėndrimi i FSHF sė. Kėrkohet njė ndėrgjegjėsim kompleks nga tė gjithė ata qė marrin pjesė nė aktivitet dhe u kėrkohet mbarėvajtja e tij. Klubet, trajnerėt, vetė futbollistėt, forcat e rendit, sportdashėsit, tė gjithė sė bashku duhet tė punojnė mė shumė nė kėtė drejtim. Sa i takon FSHF sė, mesazhi ynė ėshtė i qartė:

    Ne do tė bėjmė maksimumin qė tė ruhet bukuria e lojės dhe futbolli tė mbetet loja mė e dashur dhe mė e rėndėsishme e shqiptarėve.” Si fazė e fundit e superligės, kreu i FSHF sė ndalet edhe te kampionati kombėtar, ose te garat nė tėrėsi, nė pritje “ndoshta” tė njė tjetėr finaleje, si ajo e 17 majit tė kaluar.

    “Sa i takon garės, mendoj se kampionati kombėtar i superligės (madje edhe ai i kategorisė sė parė) pėr kėtė edicion, ka pasur mė shumė rivalitet dhe ėshtė bėrė mė interesant. Jo thjesht pėr faktin, qė nė krye janė tri skuadra qė luftojnė pėr titullin kampion, por se rivaliteti ndihet nė tė gjitha shkallėt e tabelės dhe rezultatet interesante nuk kanė munguar nga java e parė e deri tani qė flasim.

    Ajo qė unė pres, dhe besoj se do tė ndodhė, ėshtė qė kampionati i sivjetėm tė jetė nė njė shkallė mė tė lartė konkurrence dhe gare se ai i vjetshmi,” pėrfundon Duka. Kreu i FSHF sė konstaton nė kėtė mėnyrė njė kampionat mė shumė rivalizues, teksa beson te konkurrenca mė e lartė deri nė fund, kjo, sipas tij, edhe pėr faktin qė rivalė pėr Dukėn pėr titullin janė tre, qė me klasifikimin aktual, bie tė jenė Tirana, Vllaznia dhe Dinamo.


    Burimi:Sporti Shqiptare
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 20-03-2009 mė 11:50 AM.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    shum realli informacioni lale

  3. #3
    i/e rregjistruar Maska e berhah
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    1
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Me ato qe thot zoti Duka jam dakort ,por nuk duhet te tregohet i ashper me kadegorin e pare,sic u tregua tani ne fund me terbunin,a e di zoti Duka se cfare ndodh me ekipet zingjir ,apo ato nuk jane ne planin e punes se tij ,a di zoti Duka se sa para paguhet per nje sportist te moshave ,nga familja,dhe po deshi te kaloje ne nje ekip tjeter duhet te paguash,a ndodh ne ndonje vend ku luhet futboll kjo gje,hidhni nje sy ketij problemi dhe na ktheni nje pergjigje.se si po ecen kampionati dhe kupa e shqiperise e dijme te gjith,pa desh te hy ne detaje .

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e kafka
    Anėtarėsimi
    Dec 2008
    Postime
    11
    Reputacioni
    0
    shyqyr po ndalet dhuna se kisha frik me dale futbollist mas 2 vjetesh

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26
    Ne qoftese ndeshkimet nuk jane me te rrepta dhuna ne stadiume dhe kunder gjygjtarve do te vazhdoje vazhdimisht,por per mendimin tim dhe gjygjtaret duhen te penalizohen ne rast gabimi,sepse te gjithe kete gjurulldi e bejne vete gjygjtaret per mendimin tim .

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Update per iPhone dhe iPad me permiresim te gabimeve
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2012, 05:15 PM
  2. Google mė ashpėr kundėr piratėve
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2010, 05:06 PM
  3. Celularet, e ardhmja parashikohet e ashper
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2010, 03:49 PM
  4. Itali, ligj i ashper kunder klandestineve
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2009, 09:54 AM
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 12:07 AM