Receta Gatimi

Veset e liga dhe epshet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e Sefedini
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    67
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Veset e liga dhe epshet

    Nė pėrgjithėsi nė tėrė botėn ditėt e sotme janė pėrhapur shumė vese tė liga ndėr njerėz pa marrė parasysh gjininė, moshėn, kombėsinė, racėn apo bindjet fetare. Kėto pėr shkak tė mungesės sė edukatės familjare, shoqėrore apo fetare dhe tė largimit tė njerėzve nga leximi i librave tė dobishėm shkencorė apo fetarė dhe dhėnies pas epsheve tė dėmshme pėr veten, familjen dhe shoqėrinė. Do tė filloj me pėrshkrimin disa prej kėtyre veseve apo epsheve njė nga njė:

    Zilia

    Zilia ėshtė pėrhapur jashtė mase sot tek njerėzit. Secili e shikon interesin personal dhe nuk mundohet ta ndihmojė vėllaun musliman kur ka nevojė por nga zilia ai e bėn tė kundėrtėn, pra mundohet ta fundosė edhe mė shumė.
    Allahu xh.sh. secilit njeri ja ka dhėnė nga njė talent me tė cilin ai veēohet. Dhe kur dikush tregohet i suksesshėm me atė talent shokėt e tij nė vend qė ta urojnė ata e urrejnė dhe e ofendojnė.
    Ose nėse dikush ka arritur tė krijojė pasuri me mundin dhe djersėn e tij askush nuk thotė “hallall i qoftė” por pėrkundrazi gjejnė lloj lloj fjalė dhe bėjnė shpifje duke thėnė se nuk e ka fituar atė pasuri nė mėnyrė tė ndershme.
    Kjo ėshtė njė dukuri shumė e keqe dhe pėr kėtė na lajmėron edhe Kur’ani:

    4:54. A u kanė zili atyre njerėzve pėr atė qė All-llahu u dha nga mirėsitė e Tij?

    Ne muslimanėt do tė japim llogari mė sė shumti nga tė gjithė para Zotit sepse na ėshtė dhėnė libri me udhėzim shumė tė qartė dhe nuk mund tė arsyetohemi pėr fjalėt dhe veprat tona duke thėnė se nuk kemi qenė tė njoftuar apo tė informuar pėr kėto dukuri negative.
    Kėtė mė sė miri e dėshmon Kur’ani nė ajetin e mėposhtėm:

    42:14. Po ata, vetėm pasi qė u erdhi e vėrteta, nuk u pėrēanė pėr tjetėr, por nga zilia mes tyre.


    Duhani

    Pėr duhanin ėshtė folur shumė herė nga shumė organizata apo institucione me qėllim tė vetėdijėsimit tė njerėzve prandaj nuk do t’i qasem kėsaj teme nė aspektin mjekėsor por nė atė shoqėror.
    Duhani ėshtė pėrhapur aq shumė dhe tymi i tij tė shoqėron kudo qė shkon bile edhe duke ecur rrugės njerėzit pijnė duhan pasi qė nuk po zbatohen ligjet apo gjobat pėr pirjen e duhanit nė publik.
    Duhanpirėsi e thith tymin e cigares me aq shumė epsh dhe e tymos vendin dhe njerėzit pėrreth tij dhe asnjėherė nuk mendon se a po i pengon dikujt tjetėr me kėtė gjest.
    Biles nėse i dikush i ankohet se po e pengon ai i thotė se ai po e dėmton veten e nuk po brengoset e pse tė brengosej pėr shėndetin e tė tjerėve.
    Tė rinjtė fillojnė me pirjen e duhanit duke i imituar tė rriturit dhe duke menduar se nė kėtė mėnyrė ata duken mė tė pjekur. Kurse tė rriturit mendojnė se nė kėtė mėnyrė duken mė tė rėndėsishėm. Shumė prej tė rinjėve fillojnė duhanin pėr tė mos u ndarė nga shokėt e tyre dhe pėr tė qenė “pjesė e gupit” duke mos menduar fare pėr dėmet qė duhani i shkakton.
    Gjithashtu nė trojet tona ėshtė bėrė si njė lloj tradite ti ofrohet mysafirit duhan dhe nganjėherė mikpritėsi habitet kur mysafiri pėrgjigjet se nuk e pi duhanin pasiqė shumica e pijnė.
    Shumica e duhanpirėsve arsyetohen se me pirjen e duhanit ata relaksohen apo qetėsohen kurse nė fakt duhani shkakton efektin e kundėrt, varjen dhe vetėm me ndezjen e cigares shuhet ky epsh. Ka shumė mėnyra dhe metoda tjera qė njeriu tė relaksohet siē ėshtė leximi.


    Alkoholi

    Tė gjithė e dijmė se alkoholi ėshtė njė nga shkaktarėt kryesor tė ērregullimeve, konflikteve dhe dhunės nė familje dhe nė shoqėri.
    Alkoholi sidomos birra ėshtė pėrhapur shumė dhe ėshtė prezent kudo, nė shtėpi, nė vende pune, nė lokale, etj. Tani ka marrė rolin apo i zėvendėson lėngjet joalkoholike pa ndonjė pengesė apo sanksionim nga ligji sidomos nė trojet tona. Kompanitė e prodhimit tė alkoholit nė reklamat e tyre televizive gjithmonė pretendojnė ta shfaqin alkoholin ose mė saktėsisht birrėn si njė lėng natyral nga uji mė i mirė i maleve apo bjeshkėve tona tė njohura, kėshtuqė nėse e sheh atė reklamė njė i mitur ėndėrron qė tė arrijė njė ditė tė pijė kėtė lėng tė shijshėm natyre.
    Rol tė madh nė pėrhapjen e alkoholit luan edhe media sidomos filmat apo serialet e ndryshme televizive qė tek ne pėrcillen me shumė endje.
    Duke i imituar popujt evropianė apo perėndimorė tani edhe te ne vera kur tė servohet nė njė darkė konsiderohet si diēka romantike.
    Edhe alkoholi te ne ėshtė shndėrruar nė njė traditė dhe mikpritėsi “me nder” ia ofron mysafirit.
    Sidomos nėpėr ahengje si p.sh. nė dasma bėhen aq shumė shpenzime nė alkohol saqė ēiftit qė martohet i shpenzohet njė pagė e tėrė mujore apo edhe mė tepėr.
    Por pėr shkak tė mungesės sė edukimit familjar, shoqėror apo fetar tė prindėrve tanė kėto tradita vazhdojnė te ne sepse lėnia e tyre do tė ishte turp apo nėnēim pėr ta nga miqtė, tė afėrmit dhe nga shoqėria tė cilėt gjithashtu kanė tė njejtėn mungesė edukimi.
    Nė pėrgjithėsi njerėzit brengosen pėr kritikat apo fjalėt e njerėzve tė tjerė dhe nuk mendojnė fare nėse me kėto gjeste e hidhėrojnė Krijuesin e tyre.
    Kur’ani na lajmėron qartė se alkoholi ėshtė i dėmshėm:

    5:91. Shejtani nuk dėshiron tjetėr, pėrveē se nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedhė armiqėsi mes jush, t'ju pengojė nga tė pėrmendurit Zotin dhe t'ju largojė nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?

    Dashuria ndaj jetės

    Njerėzit janė dhėnė aq shumė pas jetės nė kėtė dunja saqė e kanė harruar dhe e mohojnė tėrėsisht ahiretin. Kjo mund tė vėrehet kudo. Secili mundohet tė ketė gjėrat mė tė bukura duke filluar nga garderoba, telefonat, veturat, etj. Njerėzit i kanė lėnė pas dore urdhėrat e Zotit dhe e kanė harruar egzistencėn e tij dhe kjo ju bie ndėr mend vetėm kur iu vdes ndonjė i afėrm i tyre dhe pastaj vijnė nė xhami e bijnė nė sexhde. Dhe kėtė e bėjnė vetėm disa prej tyre jo tė gjithė, tė tjerėt presin jashtė xhamisė dhe vetėm ecin me kolonėn dhe e pėrcjellin xhenazen. Kjo ėshtė njė nga dėshmitė mė tė qarta qė ata janė dhėnė pas jetės nė kėtė dunja.
    Kurse kjo ėshtė njė dukuri shumė e keqe dhe pėrmendet edhe nė Kur’an:

    7:51. Ata qė fenė e tyre e morėn tallje e lojė dhe tė cilėt i mashtroi jeta e Dunjasė. Sot, pra, Ne i harrojmė ata sikurse e patėn harruar takimin e kėsaj dite tė tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!"
    9:82. Le tė qeshin pak (nė Dunja) e le tė qajnė shumė (nė botėn tjetėr). Ai ėshtė shpėrblim i asaj qė fituan.
    14:44. Dhe ti tėrhiqju vėrejtjen njerėzve pėr ditėn kur atyre do t'u vijė dėnimi, e ata qė ishin mizorė thonė: "Zoti ynė! Na jep afat pėr njė kohė tė shkurtėr t'i pėrgjigjemi thirrjes Tėnde (pėr besim) dhe t'i pasojmė tė dėrguarit!" A nuk u betuat ju mė parė se pėr ju nuk ka lėkundje (prej Dunjasė nė botėn tjetėr)?
    3:15. Thuaj: "A t'ju kumtoj pėr diē shumė mė tė mirė se ato (kėnaqėsitė e Dunjasė)? Pėr ata qė janė ruajtur, ata kanė tek Zoti i tyre xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė, kanė bashkėshorte tė pastra e gėzojnė edhe kėnaqėsinė e All-llahut. All-llahu ėshtė i kujdesshėm pėr robtė.

    Pėrfundim

    Tė gjitha kėto vese tė lartėpėrmendura mund tė quhen ndjekje apo kėnaqje e epsheve.
    Zoti na ruajtė prej tyre dhe i udhėzoftė ata qė janė tė zhytur nė kėto vese tė liga.
    Pėrveē paralajmėrimit nga feja islame ėshtė dėshmuar edhe gjatė historisė qė pasimi i epsheve e ka quar njeriun dhe shoqėrinė nė devijim dhe konflikte.
    E kemi obligim moral dhe fetar si muslimanė dhe duhet tė mundohemi sa mė shumė tė ruhemi apo ti frenojmė epshet tona dhe ti kėshillojmė edhe tė tjerėt dhe ti largojmė nga devijimi apo nga rruga e gabuar.
    Sa tė jemi gjallė duhet ta pėrhapim tė vėrtetėn dhe ta luftojmė tė keqen duke filluar nga fėmijėt tanė, familja jonė dhe shoqėria nėse dėshirojmė qė tė jemi tė sukseshėm nė kėtė jetė dhe tė arrijmė shpėrblimet nė jetėn tjetėr. Sot kemi mundėsi tė mėdha informimi dhe komunikimi dhe ėshtė mėkat nėse nuk i shfrytėzojmė kėto mundėsi.
    Duhet ta kemi parasysh gjithmonė vdekjen dhe ditėn kur tė gjithė do tė tubohemi para Zotit tė botėrave dhe tė gjykohemi pėr fjalėt dhe veprat tona dhe duhet tia rikujtojmė ēdoherė vėllezėrve tanė shqipėtarė dėnimin dhe shpėrblimin e Zotit duke mos pasur frikė apo turp dhe duke mos u ndjerė tė poshtėruar kur ata na i refuzojnė argumentet apo na pėrqeshin.
    Dhe nė fund disa porosi nga Kur’ani nė lidhje me epshet:

    4:27. All-llahu dėshiron t'ju pranojė pendimin, e ata qė ndjekin dėshirat e epsheve, dėshirojnė qė ju tė shmangeni nė tėrėsi (nga rruga e drejtė).
    47:14. A ėshtė i njėjtė ai, qė ėshtė i mbėshtetur nė argument tė qartė prej Zotit tė vet, si ai qė veprat e tij tė kėqija i janė hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?
    79:40. E kush iu frikėsua paraqitjes para Zotit tė vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
    79:41. xhenneti ėshtė vendi i tij.

    Falėnderimi i takon Allah-ut, Zotit tė botėrave, paqeja dhe mėshira e Tij qoftė mbi tė dėrguarin e Tij Muhammedin dhe tė gjithė ata qė e pasojnė atė deri nė Ditėn e Gjykimit!

    Autor: Sefedin Muqaj, Prizren, Kosovė.

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Shume interesant ky artikull flm.

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    te verteta kto qe the po te ishin te marra disa fragmente nga bibla per keto probleme mendoj qe do lexohej me shume!(mendimi im mos u fyej)

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e Sefedini
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    67
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Qween, aspak nuk fyhem sepse edhe ne Bibel ka shume keshilla te mira.

    Mirepo kjo eshte rubrika e komunitetit musliman dhe prandaj kam cituar vargje nga Kur'ani, dhe une e kam me lehte te marr vargje nga Kur'ani sepse e kam programin adekuat.

    Por ja edhe disa keshilla shume te mira nga Bibla per ty:

    Eksodi: Kapitulli 20

    1 Atėherė Perėndia shqiptoi tėrė kėto fjalė, duke thėnė:


    2 "Unė jam Zoti, Perėndia yt, qė tė nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtėpia e skllavėrisė.


    3 Nuk do tė kesh perėndi tė tjerė para meje.


    4 Nuk do tė bėsh skulpturė ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje qė ndodhet aty nė qiejt ose kėtu poshtė nė tokė ose nė ujėrat nėn tokė.

    7 Nuk do ta pėrdorėsh emrin e Zotit, tė Perėndisė tėnd, kot, sepse Zoti nuk do tė lėrė tė pandėshkuar atė qė pėrdor kot emrin e tij.


    12 Do tė nderosh atin tėnd dhe nėnėn tėnde, me qėllim qė ditėt e tua tė jenė tė gjata mbi tokėn qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep.


    13 Nuk do tė vrasėsh.


    14 Nuk do tė shkelėsh besnikėrinė bashkėshortore.


    15 Nuk do tė vjedhėsh.


    16 Nuk do tė bėsh dėshmi tė rreme kundėr tė afėrmit tėnd.


    17 Nuk do tė dėshirosh shtėpinė e tė afėrmit tėnd; nuk do tė dėshirosh gruan e tė afėrmit tėnd, as shėrbėtorin e tij, as shėrbėtoren e tij, as lopėn e tij, as gomarin e tij, as asgjė tjetėr qė ėshtė e tė afėrmit tėnd".

    Nese te krishteret apo katoliket u permbahen ketyre urdherave do te kene jete shume te mire!

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    shume flm sefendin ke shume te drejte ti qenke nje njeri shume i mire.sinqerisht!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Magath: Liga Premier, opsion pėr mua
    Nga vaaldr1n nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 07:49 PM
  2. Tirana eliminohet nga Liga e Kampionėve
    Nga Kliton nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2009, 11:09 AM
  3. Liga Premier mė e mira nė botė
    Nga Negativ nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 08:01 PM
  4. German Liga Pokal 2007
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-07-2007, 05:24 PM