Reshjet e debores qe nuk kane reshtur gjate nates dhe mengjesit te sotem kane sjelle probleme edhe ne disa zona ne jug te vendit, ndonese jo aq te medha sa ne veri. Mesohet se Qafe Thana aktualisht kalohet vetem me zinxhire. Ne komunen Velcan ne Pogradec tete fshatra jane izoluar nga debora.

Rruga qe lidh Korcen me Pogradecin eshte bllokuar ne Qafe Plloce. Dhjetera makina jane bllokuar, ndersa dy borepastruese te derguara nuk mund te pastrojne rrugen, pasi ka shume debore.

Ne Gjirokater eshte bllokuar komuna e Zagorise, ku trashesia e debores ka arritur ne 35 cm. Raportohet se Qafa e Muzines eshte e kalueshme vetem me zinxhire. Si pasoje e debores se rene gjate nates Komuna e Kurveleshit eshte bllokuar serish.

Ne aksin Tepelene-Ballsh ka pasur probleme me rreshqitjet e dheut ne vendin e quajtur “Fabrika e Fosforit” dhe rruga eshte vetem ne njeren ane e kalueshme. E bllokuar paraqitet edhe komuna e Frasherit ne Permet, ku debora arrin ne 60 cm.

Ndersa ne veri te vendit situata mbetet e pandryshuar. Aksi rrugor Kukes-Qafe Shllak eshte i kalueshem vetem me zinxhire. 8 komuna te rrethit te Kukesit jane te bllokuara nga debora. Aksi Kukes-Bushtrice ende i pakalueshem, ku 3 autobuse jane pa ndihme qe nga mbremja e djeshme.



Burimi:Top-channel