Receta Gatimi

Formula 1


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 4 FillimiFillimi 1234 I funditI fundit
Rezultatet nga 21 deri tek 40 prej 65
  1. #21
    i/e rregjistruar 10% Maska e rooney
    Anėtarėsimi
    Feb 2007
    Postime
    24
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    foto
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

  2. #22
    i/e rregjistruar 10% Maska e rooney
    Anėtarėsimi
    Feb 2007
    Postime
    24
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    foto nga gara
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

  3. #23
    i/e rregjistruar 10% Maska e rooney
    Anėtarėsimi
    Feb 2007
    Postime
    24
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    gara e pare ne australi

    01 Lewis Hamilton 10
    02 Nick Heidfeld 8
    03 Nico Rosberg 6
    04 Fernando Alonso 5
    05 Heikki Kovalainen 4
    06 Kazuki Nakajima 3
    07 Sebastien Bourdais 2
    08 Kimi Räikkönen 1

    gara e dyte ne malaysia

    renditja e gares se dyte ne malaysia

    1 Kimi Raikkonen Scuderia Ferrari
    2 Robert Kubica BMW Sauber F1
    3 Heikki Kovalainen Vodafone McLaren Mercedes
    4 Jarno Trulli Panasonic Toyota Racing
    5 Lewis Hamilton Vodafone McLaren Mercedes
    6 Nick Heidfeld BMW Sauber F1
    7 Mark Webber Red Bull Racing
    8 Fernando Alonso ING Renault F1
    9 David Coulthard Red Bull Racing
    10 Jenson Button Honda Racing Team
    11 Nelson Piquet Jr. ING Renault F1
    12 Giancarlo Fisichella Force India F1
    13 Rubens Barrichello Honda Racing Team
    14 Nico Rosberg AT&T Williams F1 Team
    15 Anthony Davidson Super Aguri F1
    16 Takuma Sato Super Aguri F1
    17 Kazuki Nakajima AT&T Williams F1 Team

    jashte gare dolen


    Sebastian Vettel Scuderia Toro Rosso
    Felipe Massa Scuderia Ferrari
    Adrian Sutil Force India F1
    Timo Glock Panasonic Toyota Racing
    Sebastien Bourdais Scuderia Toro Rosso
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

  4. #24
    i/e rregjistruar 10% Maska e rooney
    Anėtarėsimi
    Feb 2007
    Postime
    24
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

  5. #25
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Formula 1

    Ndoshta do tė duhen dekada qė ti fozėt e Formula 1 tė shohin njė tjetėr garė tė tillė. Ēmimi i Madh i Brazilit ka dhėnė mbrėmė verdiktet pėrfundimtare nė kėtė sport, me Ljuis Hamilton qė shpallet kampion bote vetėm nė kthesėn e parafundit, pasi u rendit i pesti nė Inter Lagos. Gara u fitua ashtu siē pritej nga Felipe Masa, qė pėrpara tifozėve tė tij ka treguar njė formė tė jashtėzakonshme. Por, shiu i nisur 7 xhiro para fundit rrezikoi tė prishte gjithēka pėr Hamilton, i cili u parakalua nga Sebastian Vetel, qė pėr ironi ka njė makinė qė pėrdor motorr Ferrari. Vetėm dalja e Timo Glok pak metra para fundit tė garės, bėri qė anglezi tė bėhej kampion bote. Por pas kėsaj, qėndron historia e garės mė tė paharrueshme nė Formula 1. Duke nisur nga vetė britaniku i MekLaren, qė ka larguar fantazmat e njė viti mė parė dhe ėshtė ngjitur nė fron. Madje, si piloti mė i ri qė arrin ta bėjė njė gjė tė tillė. Njė kampion i denjė, qė e ka dominuar kėtė sezon dhe qė do tė ishte mėkat ta humbiste mbrėmė.
    E pabesueshme!
    Shtatė xhiro para fundit, Hamilton ishte duke garuar i qetė, nė vendin e katėrt dhe duke patur pas vetes Vetel e Timo Glok. Por, njė regji djallėzore tregoi pikat e shiut dhe britaniku ėshtė ndjerė i trembur. Makinat u futėn nė bokse, por nuk e bėri kėtė Timo Glok me Tojotėn. Gjermani preferoi tė mos ndėrronte gomat dhe natyrisht qė fitoi sekonda tė vlefshme, duke nxjerrė Hamilton tė pestin. Por, nė xhiron e parafundit, britaniku i MekLaren gaboi njė frenim dhe Vetel iu vėrsul, duke e parakaluar. Vendi i gjashtė pėr Hamilton do tė thotė se Masa ėshtė kampion. Kjo i shokoi tė gjithė, sidomos nė bokset e MekLaren, ku ishte e gjithė familja e Ljuis. Por, dy kthesa para pėrfundimit, Vetel dhe Hamilton kalojnė Timo Glok dhe e pabesueshmja u bė realitet. Festa zhvillohet nė bokset e dy skuderive, pasi te Ferrari nuk e kanė kuptuar ngadalėsimin e Glok. I pari Masa, pas tij Alonso, Raikonen, Vetel e Hamilton. Titulli i shkon kėtij tė fundit.
    Zhgėnjimi
    Ferrari ėshtė shpallur kampion pėr konstruktorė, ppor, zhgėnjimi nė skuderinė e Maranelos mund tė vihej re lehtė nė fund. Masa shpėrtheu nė lot, ndoshta i vetėdijshėm se njė shans i tillė nuk mund t'i vijė shpesh nė karrierė. Pėr mė tepėr pėrballė tifozėve tė tij. Ferrari nuk e humbi titullin sepse Hamilton u rendit i pesti, por pėr gabimet e vogla gjatė vitit, qė tani nė fund rezultojnė decizive. Britanikut tė MekLaren i mjaftonte njė vend i pestė dhe ai e arriti. Natyrisht qė mekanikėt dhe drejtuesit te kokėkuqja kanė shumė pengje nga ky sezon, ashtu si Masa nė pod. Ai fitoi 6 gara, njė mė shumė se rivali. Edhe makina F2008 ishte mė e mirė. Por, kampioni u shpall Hamilton. E meritonte!

  6. #26
    i/e rregjistruar 20% Maska e Negativ
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Vendndodhja
    Podujevė
    Postime
    135
    Reputacioni
    0

    Formula 1

    Eshte padyshim plioti me i mirė i te gjitha koherave Michael Schumacher /40/ fletė shpesh per momentin me shokues ne karieren e tij.Aksidentin e rende te pesuar ne Silverstone para 10 vjeteve.

    Me 11 korrik 1999 Michael Shumacheri 7 here kampion i Formula1, doli nga pista dhe ra brutalisht ne barikaden e gomave....

    Une qendroja i heshtur dhe zbuloja qe secilen here e me shume e ndeja impulsin e zemres, ndjeja se po me ngadalsohej rrahja e zemres dhe papritmas dhe mu ndal.Dritat mu fiken.Dhe mendoja se keshtu vertet duhet te ndjehesh kur duhet te nisesh rrugen per ne qiell.

    Momente ne mes jetes dhe vdekjes dhe per shumacherin veshtirrė te besohet.
    Askush nuk arriti te ma shpjegoj se qka ndodhi ate dite.Nuk arrij ta kutpoj sa jam larguar nga jeta apo ishte vetem nje moment shokues.E di vetem se zemra mu ndal se rrahuri. Ishte nje pervoje interesante.

    Nje Video nga youtube dhe ca foto mjaftė interesante nga Aksidenti shokues i 1999 ne Silversonte ku Schumacher pesoi akidentin me te rende ne karrieren e tij...
    Bild.de

    http://www.youtube.com/watch?v=TF1LFXyjlp0
















  7. #27
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Formula 1



    Nė njė intervistė televizive, ish-piloti i Ferrarit tregon pėr aksidentin, ku theu kėmbėn e djathtė

    Shumaker: Nė Silverson, mendova se vdiqa!

    “Befasisht, zemra ndali sė rrahuri dhe gjithēka rreth meje u bė e zezė.” Kėto janė fjalėt e Mikael Shumakerit, shtatė herė kampion i botės nė Formulėn 1, gjatė njė interviste televizive, tė transmentuar nga televizioni gjerman ZDF.

    Ky kujtim, i pathėnė mė parė, i referohet aksidentit nė Silverston, gjatė Ēmimit tė Madh tė Britanisė sė Madhe, nė vitin 1999. Nė atė rast, piloti i Ferrarit theu kėmbėn e djathtė nė dy vende.

    “Nė ēastin e pėrplasjes mendova me vete se kjo ėshtė ajo qė ndjenjė njerėzit kur shkojnė nė botėn e pėrtejshme, - vazhdon Shumi. - Nuk e di pėr sa kohė nuk isha mė nė jetė apo, nėse ka qenė vetėm njė humbje e koshiencės, njė moment paniku. Mua mė mjaton tė di se nė ato momente zemra ime nuk rrihte mė.

    Tė paktėn, kėtė ndjeva unė.” Njė vit pas aksidentit, Shumakeri fitoi titullin e parė, nga pesė radhazi me Ferrarin. Piloti gjerman ka pėrgėnjeshtuar ēdo nostalgji, duke thėnė se s’ka ndėr mend tė rikthehet nė pistė. “Isha pilot pėr 16 vjet, pastaj mė mungoi ai motivim qė mė shtynte tė ngisja makinėn.” Shumakeri ka qenė prezent gjatė prezantimit tė Ferrarit, ditėn e hėnė nė Muxhelo.

    FIA konfirmon numrat e pilotėve

    FIA (Federata Ndėrkombėtare e Automobilizmit) ka konfirmuar listėn e numrave tė pilotėve nė kampionatin e ardhshėm tė Formulės 1. Piloti anglezi i McLaren, Ljuis Hamilton, do tė marrė numrin 1, qė i takon kampionit tė botės nė fuqi.

    Nė krahasim me sezonin e kaluar, Sebastian Buemi i Toro Rosso ėshtė i vetmi emėr i ri, ndėrsa Hondės i janė rezervuar dy vente, edhe pse japonezėt e kanė nxjerrė nė shitje skuderinė. Numri 13 nuk i jepet asnjė piloti, sepse pėrfaqėson “surin e keq” nė garat e automobilizmit.

    Lista e pilotėve pėr 2009-n
    1.Ljuis Hamilton (McLaren)
    2.Heki Kovalainen (McLaren)
    3.Kimi Raikonen (Ferrari)
    4.Felipe Masa (Ferrari)
    5.Robert Kubica (BMW)
    6.Nik Heidfeld (BMW)
    7.Fernando Alonso (Renault)
    8.Nelson Pike (Renault)
    9.Jarno Truli (Toyota)
    10.Timo Glok (Toyota)
    11.Sebastien Buemi (Toro Rosso)
    12.I pacaktuar (Toro Rosso)
    14.Mark Veber (Red Bull)
    15.Sebastian Vetel (Red Bull)
    16.Niko Rozberg (Williams)
    17.Kazuki Nakaxhima (Williams)
    18.I pacaktuar (Honda)
    19.I pacaktuar (Honda)
    20.Adrian Sutil (India)
    21.Xh.Fizikela (India)

    Boland, pasi hodhi “baltė” mbi britanikun e McLarenit, tėrheq akuzat

    Nėpunėsi i kėrkon falje Denisit

    Piter Boland, ish-punonjės i Ron Denisit, ka kėrkuar ndjesė publikisht dhe e ka mbyllur ēėshtjen gjyqėsore kundėr “bosit” tė McLaren. Boland, qė punonte nė njė kompani ajrore, kishte deklaruar se Denisin filloi ta trajtonte keq dhe e pushoi nga puna, sepse kujtonte se ishte gay. Ai e hodhi nė gjyq Ron Denisin, por dje bėri njė hap prapa.

    Gjatė njė komunikate pėr shtyp, Boland kėrkoi ndjesė: “Kam vendosur ta mbyll gjyqin ndaj zotit Denis dhe t’i kėrkoj ndjesė. I kėrkoj ndjesė edhe Gjykatės sė Sauthemptonit pėr humbjen e kohės, si dhe i tėrheq fjalėt racist apo i paskrupullt ndaj Denisit. Jam bėrė pishman pėr ato qė kam thėnė.

    Unė ashtu e mendoja, por tani e kuptoj se kam lėnduar shumė persona dhe mė vjen keq”. Boland kishte pėrfunduar nė gjykatė, pasi refuzoi tė kthente makinėn e punės, tė cilėn po e mbante me forcė, duke kėrkuar dėmshpėrblim pėr shkarkimin e padrejtė.

    “Do ta dorėzoj makinėn dhe nė tė ardhmen nuk do tė bėj mė asnjė koment, nė lidhje me kėtė ēėshtje. Gjithēka mbyllet kėtu, unė do tė vazhdoj jetėn time dhe, e pėrsėris edhe njė herė, keqardhjen time pėr ato qė thashė.”

    Silverstoni, nga F1 nė Moto GP

    Pista e Silvestonit ka firmosur njė kontratė pesėvjeēare me “Dorna Sports” dhe, duke nisur qė nga viti 2010, do tė presė Ēmimin e Madh tė Britanisė sė Madhe nė Moto GP. Pista ku zhvillohen garat e Formulės 1 merr kėtė privilegj nga “duart” e Doningtonit, pista tradicionale nė Angli pėr garat me motorė.

    Kėsisoj, sivjet Moto GP do tė garojė pėr herė tė fundit nė Donington, pas 28 vitesh. “Jemi shumė tė zhgėnjyer nga kjo, por nuk mund tė bėjmė asgjė pėr tė reaguar,” - tha Simon Xhilet, pronari i pistės sė Doningtonit.

    Veber: Do tė jetė viti i BMW-sė

    Mark Veber ka mendimin se skuderia BMW do tė jetė nė gjendje tė mposhtė Ferrarin dhe McLarenin, nė luftėn pėr titullin nė Formulėn 1. Piloti i Red Bull, qė ėshtė riaftėsuar, pasi theu kėmbėn, tha pėr BBC-nė: “Unė parashikoj se BMW-ja do tė fitojė titullin.

    Ata kanė filluar punėn tė parėt dhe kam vėnė re njė ambicie pėr tė habitur. Kanė njė makinė shumė tė mirė dhe do tė jetė surpriza e sezonit. Red Bulli? Ne ende nuk mund tė fitojmė titullin kampion, por jam i sigurt se do jemi njė hap mė para se sezoni i kaluar.

  8. #28
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Majkėll Shumaker aksidentohet me motor



    Nis shumė keq aventura mbi dy rrota e Majkėll Shumakerit. Piloti gjerman, I cili ėshtė impenjuar nė disa prova tė cirkuitit tė Kartagjenės, nė prag tė kampionatit gjerman tė “superbike”, ėshtė rrėzuar dhunshėm nga motori I tij. Shumi po ngiste njė motor Honda 1000CBR Firebale tė skuadrės Holzhauer, kur ėshtė rrezuar. Ai ėshtė dėrguar menjėherėnė spital, pėr t’u siguruar mbi shėndetin e tij. Sipas “Markės”, kapėsuar trauma nė kokė. Shumakeri ėshtė gjetur pa ndjenja nga ndihma e shpejtė, por ėshtė pėrmendur pas disa minutash. Shtatė herė kampioni I botės ka pasur dhimbje nė qafė dhe pėr kėtė arsye I ėshtė vėnė njė mbrojtėse. “Gjendja e tij nuk ėshtė e rėndė”, - ėshtė shprehur dokori Franēisko Martinez.

    Askident tragjik, vdes piloti i “Freestyle”



    Amerikani Xheremi Lusk, 24 vjeē, fitues i disa medaljeve nė X-Games, ka humbur jetėn pas njė saltroje nė 10 metra lartėsi, gjatė njė gare qė po zhvillohej nė Kosta Rika. Ngjarja e rėndė ndodhi nė San Joze, para 17 mijė spektatorėve tė pranishėm. Luks, me origjinė nga San Diego, pėprlasi kokėn nė rėnie e sipėr. Djaloshi nė fjalė ka pasur hematoma tė rėnda nė kokė dhe, pavarėisht se u dėrgua nė spital nė gjendje kome, ka humbur jetėn. Ndėrhyrja kirurgjikale e mjekėve nuk ka dhėnė sukses. Nė tė njėjtin rast, njė vit mė parė, mototēiklisti amerikan ka fituar trofeun e parė. Familjarėt e Lusk ishin tė pranishėm nė momentin e aksidentit. Meqenėse kishte fituar disa medalje nė garat e fundit tė X-Games, Lusk kishte fituar edhe titullin “Piloti mė I mirė I FMX pėr vitin 2008”.


    Burimi:Sporti Shqiptare

  9. #29
    i/e rregjistruar 20% Maska e smart
    Anėtarėsimi
    Sep 2007
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    148
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    dhe pak dite na ndajne nga vashdimi i F1
    mesi po pres i vetmi sport qe me pelqen.

  10. #30
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Formula 1

    Baton favorit, F1 rrezikon besueshmėrinė



    Brawn GP dhe Toyota janė dy makinat mė tė shpejta, nė bazė tė rregullave tė reja tė FIA-s
    Formula 1 pėrgatitet pėr njė fillim kampionati nė kaos. Ky sport, i pėrfshirė totalisht nga kriza ekonomike, rrezikon qė tė humbasė edhe besueshmėrinė. Kjo duket qartė edhe nga fjalėt e “bosit”, Berni Ekleston, i cili ka parashikuar Xhenston Batonin, si fitues nė garėn e parė tė Australisė dhe shton: “Nuk ka shumė rėndėsi se kush do tė fitojė, sepse gjithsesi do tė flitet pėr manipulim apo parregullsi. Duket se dy apo tre skuderi, Toyota dhe Brauw me siguri, kanė intreprentuar rregulloren nė njė mėnyrė tė ndryshme nga tė tjetėr. Sipas FIA-s gjithēka ėshtė nė rregull. Ēdo skuderi ka tė drejtė tė paraqesė ankesat e saj para garės, por nė Melburn do tė garohet. Vendimet do tė merren pas garės.”
    E pėrkthyer ndryshe do tė thotė: mjafton njė ankesė dhe rezultati i garės sė parė do tė mbetet pezull, derisa tė jepet vendimi i Gjykatės sė Apelit nė Paris, e cila ka tė drejtė tė pranojė apo jo rezultatin e garės. Situata ėshtė mė shqetėsuese duke parė atė qė ndodhi nė vitin 2005, kur Alonso pėrdori tė famshim “mass damper” pėr tė fituar titullin. Kaloi njė vit e gjysmė pėrpara se FIA ta quante shkelje diēka tė tillė. Kjo situatė mund tė pėrsėritet nė Australi, por nė fund tė fundit ai qė e paguan mė shtrenjtė ėshtė publiku, qė nuk do t’ia dijė pėr tema inxhinierike, por kėrkon tė shoh makika dhe pilotė tė shpejtė qė rivalizojnė nė pistė.
    Pastaj ėshtė edhe njė ēėshtje qė ka mbetur pezull, por duhet tė zgjidhet menjėherė. A mund tė ndryshohet motori nga e shtuna tė dielėn? Ferrari thotė “po”, ndėrsa shumė skuderi tė tjera pohojnė tė kundėrtėn. Por nė mes tė kėsaj rrėmuje, FIA mendon pėr rregulloren e vitit 2010, nė tė cilėn mendohet pėr dy kategori tė Formulės 1, qė do tė garojnė sėbashku. Nė njėrėn kategori do tė jenė skuderitė e pasura, ndėrsa nė tjetrėn ato skuderi qė do tė paguajnė kuotėn minimale tė regjistrimit, 33 milionė euro. Kjo ėshtė njė nga tė rejat e presidentit, Maks Mozlei, sikurse ėshtė premtimi pėr ndarje tė barabartė mes skuderive tė tė ardhurave televizive, qė del bie ndesh me vullnetin e FOTA (shoqata e konstrukorėve), e cila ka vendosur t’i lėrė gjėrat nė vend-numėro deri nė vitin 2010.
    Paradoksi ėshtė se skuderitė qė paguajnė 33 milionė euro do tė kenė mundėsinė tė bėjnė korrigjime areodinamike sa herė ta shohin tė arsyeshme, ndėrsa nga skuderitė “e pasura” kanė tė drejtė vetėm tetė herė gjashtė 300 ditėve qė tė punojnė nė lidhje me kėtė pikė shumė tė rėndėsishme. Puna e bėrė sivjet nga Brauw, e rregullt apo jo, shpjegon se cilat mund tė jenė avantazhet e tė punuarit vetėm nė njė zonė tė caktuar tė makinės. Gjithsesi, futja e “skontos” nė Formulėn 1, ka pasur skenare tė paparashikueshme. Xhiankarlo Minardi mendon tė rikthehet: “Nėse ėshtė e vėrtetė ajo qė thotė FIA, atėherė ky ėshtė njė rast pėr mos u humbur. Mund tė jemi kompetitiv me 30 milionė euro. Nė vitin 2005 unė kisha tri makina, bėra 450 orė teste nė galerinė e erės, dhe shpenzova 25 milionė.
    Ndryshimi ėshtė se atėherė FIA nuk i pėrfillte skuderitė e vogla, ndėrsa tani po i kėrkon me ngulm kundrejt 30 milionė eurove. Personalisht jam nė pritje.” Nga ana tjetėr, Minardi mendon se kjo mund tė jetė edhe njė manovėr e dyshes Ekleston-Mozlei pėr tė krijuar pėrēarje mes skuderive, tė cilat nė muajin nėntor u bashkuan pėr herė tė parė nė urdhėrat e Montexemolos. “Duket e pamundur, por mund tė ketė njė luftė mes Ferrarit dhe McLarenit nga njėra anė dhe drejtuesve mė tė lartė tė kėtij sporti nga ana tjetėr,” - tha ai.

    Ish-kampioni del kundėr rregullave tė reja nė F1: Rrezikojmė tė shohim diēka absurde
    Shumi: Ndryshime pa asnjė kuptim!

    Korit tė atyre qė janė kundra rregullave tė reja nė Formulėn 1 i ėshtė bashkuar dhe Mikael Shumaker. Shtatė herė kampioni i botės shpjegon pėrse e mendon ndryshe nga FIA dhe Eklestoni. “Nuk mendoj se kėto ndryshime do tė pėrmirėsojnė Formulėn 1, sepse mė duken ndryshime tė pakuptimta, - tha gjermani. - Nė veēanti nuk mė ka pėlqyer rregulli qė i jepet titullin atij qė fiton mė shumė gara dhe jo atij qė ka mė shumė pikė. Fituesi mund tė shpėrblehet duke marrė mė shumė pikė, por kėshtu si po veprohet rrezikojmė tė shohim diēka absurde. Njerėzit mund tė pyesin pėrse doli kampion dikush qė mund tė ketė edhe mė pak pikė se vendi i dytė nė renditjen e pėrgjithshme.
    Ndryshimi i dy rregullave, dy javė para fillimit tė kampionatit, mund tė jetė shumė i dėmshėm. Tė gjithė ne duhet tė bėjmė tė mundur qė Formula 1 tė mbetet numri 1 pėrsa i garave motorike.” Javėn e kaluar, Shumi ka qenė nė Barcelonė ku ka ndjekur nga pranė provat e Felipe Masės dhe Kimi Raikonenin. Ishte njė rast i mirė pėr tė krijuar nė ide nė prag tė garės sė parė sezonale. “Pėrshtypja ime ėshtė se Ferrari ėshtė nė formė dhe nė gjendje pėr tė luftuar pėr titullin. Ndoqa edhe skuderitė e tjera. Janė tė shumta ato qė mund tė luftojnė titullin. Nė tė vėrtetė McLaren ka probleme, por Renault, Toyota, BMW dhe Williams kanė ngushtuar diferencėn me kryesuesit. Pastaj ėshtė edhe Brawn GP.
    Nė testet e fundit kanė qenė 1 sekondė mė tė shpejtė se tė gjithė. Nėse vazhdojnė kėshtu, atėherė do tė jenė skuderia pėr t’u mundur. “Tė mėdhatė” mund ta ngushtojnė kėtė diferencė, por e nisin sezonin nė malore.” Shumaker pėrfundoi deklaratėn e tij duke “thumbuar” McLarenin dhe Ljuis Hamiltonin. “McLareni nuk ėshtė nė formė. Gjatė gjithė testeve tė dimrit nuk ka qenė asnjėherė kompetitive. Ndoshta do ta kalojė kėtė periudhė tė vėshtirė, por unė e shoh tė pamundur qė Hamiltoni tė luftojė pėr titullin. KERS? Ka qenė faktori qė po e bėnė kėtė fillim kampionati shumė tė ēuditshėm dhe me shumė dilema para garės sė parė.”

    Alonso: Askush nuk pyet pilotėt!

    E marta ka qenė dita “shokuese” nė tė cilėn FIA (Federata ndėrkombėtare e automobilizmit) mori vendimin befasues. E mėrkura ka qenė dita e meditimit, ndėrsa dje kanė ardhur reagimet. Nė Londėr, FOTA (shoqata e konstruktorėve) do tė bėj njė mbledhje tė drejtuar nga Flavio Britatore ku do tė mendohet pėrgjigja pėr “sulmin” e pėsuar nga Mozlei dhe Ekleston. Kryesisht ata janė kundra sistemit tė ri, qė i jep titullin pilotit qė ka fituar mė shumė gara dhe jo atij qė grumbullon mė shumė pikė. Kundėr kėsaj ėshtė edhe piloti i Renault, Fernando Alonso. Dy herė kampioni i Botės tha:
    “Pilotėt nuk patėn mundėsinė tė japin idetė e tyre para FIA-s. Askush nuk na pyet ne. Por nė kėtė rast situata ėshtė mė e rėndė sepse nuk u pyetėn as skuderitė, sponsorėt dhe tifozėt. Nuk e kuptoj nevojėn e ndryshimit tė rregullave nė ēdo sezon. Kjo po krijon vetėm rrėmujė dhe paqartėsi.” Ndėrkohė, sipas Briatores: “Pėrcaktimi i ēmimit tavan pėr pjesėmarrjen nuk ishte njė prioritet, sepse tė gjitha skuderitė kanė bėrė njė punė kolosale pėr tė ulur kostot. Rregullat duhet tė jenė tė njėjta pėr tė gjithė dhe diferencėn nė pistė duhet ta bėj motori dhe piloti, jo “kleēka” dhe hile inxhinierėsh.” Ndėrsa nė lidhje me rregullin pėr kampionin, Flavio u treguam mė i butė: “Pilotėt do tė kenė njė motivim shtesė pėr tė dhėnė maksimumin, duhet tė fitojnė gjithmonė.”

  11. #31
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Mosli: Fajin e ka Berni Ekleston!



    Presidenti i FIA-s, pasi tėrhoqi rregullin: Kam thėnė se skuadrat ishin dakord pėr pikėsimin

    Faji? I tėri i Berni Eklestonit. Dy ditė pasi FIA bėri marsh mbrapa nė lidhje me mėnyrėn e shpalljes kampion tė pilotėve nė sezonin e ardhshėm, presidenti Maks Moslei, i intervistuar nga “Daily Telegraph”, i zbrazet bosit tė FOM-it, duke u ndalur tek ajo qė ai kishte shkruar nė komunikatėn e publikuar tė premten nga FIA.
    Prapaskenat ‑ I detyruar tė lėshonte pe para kompaktėsisė sė shfaqur nga skuadrat, Mosli jep njė tablo kurioze tė asaj qė kishte ndodhur tė mėrkurėn kur shkoi nė Paris. “Eklestoni mė kishte thėnė se kishte biseduar me tė gjitha skuadrat dhe se tė gjitha ishin tė kėnaqura. Kjo mė shtyu tė mendoja se skuadrat ishin dakord dhe se Kėshilli Botėror kishte krijuar tė njėjtėn mbresė”. Por nėse gjėrat do tė ishin kėshtu, pėrse FOTA (asosacioni i skuadrave) duhet tė paraqiste njė propozim alternativ? Po pėrse Mosli nuk mendoi t’i bėnte njė telefonatė presidentit tė FOTA-s, Montexemolos, pėrpara se tė bėhej mbledhja e Kėshillit Botėror pėr tė konfirmuar fjalėt e Eklestonit?
    BRIATORE ‑ Nė realitet, Mosli nuk e kishte menduar se do tė ngjallte njė reagim tė tillė nga ana e skuadrave. “Ajo qė ndodhi tregon se nėse skuadrat janė sė bashku, kanė njė zė vendimtar nė ēdo gjė”, thotė Flavio Briatore. “Nuk ėshtė e vėrtetė qė skuadrat janė informuar dhe megjithatė me Eklestonen kemi folur pėr medaljet, por kurrė pėr kriterin e aprovuar mė pas nga Kėshilli Botėror. Pėrse dolėm kundėr? Sepse nuk e shohim njė risi interesante, kjo ėshtė e gjitha”.
    TAVANI ‑ Pasi e humbi raundin e parė nė betejėn kundėr skuadrave, tani Mosli ka frikė se FOTA ka mė shumė autoritet dhe i ka hyrė punės pėr tė pėrēarė skuadrat. Si? Duke futur nė sezonin 2010 tavanin e shpenzimeve. “Skuadrat e dinin se ne ishim pėr njė buxhet tė kufizuar, por nuk e prisnin qė ne do ta bėnim sipas mėnyrės sonė”, ka shtuar Moslei nė intervistėn e dhėnė pėr “Daily Telegraph”. “U ankuan sepse nuk ishim konsultuar mė parė, por ne kemi folur shumė me skuadra si Force India dhe Williams, tė cilat u treguan pro kėtij tavani. Nuk kam folur kohėt e fundit me Mateskitz (bosi i skuadrės Red Bull), por mendoj se ėshtė dakord”.
    PROTESTAT ‑ Kjo ėshtė njė ēėshtje qė mund t’i pėrēajė dhjetė skuadrat nė fillim tė Botėrorit qė nis tė dielėn nė Melburn. Moslei e di kėtė dhe shprehet: “Protestat pėr shpėrndarėsin e pasmė tė makinave tė pėrdorur nga BrawnGP, Toyota dhe Williams? Dikush duhet tė ankohet dhe tė shkojė te komisarėt e garave. Mė pas ai qė ndihet i penalizuar do tė bėjė apel dhe gjithēka do tė pėrfundojė nė Gjykatėn e Apelit”. Vetė presidenti federal, duke nxjerrė tė larė delegatin e tij teknik, Ēarli Uiting (i cili para disa ditėsh kishte konfirmuar vullnetin pėr tė interpretuar ndryshe tė dhėnat e tre skuadrave nėn akuzė), ka pasur ndėrmend ta dėrgojė kėtė ēėshtje te gjykatėsit. “Nėse do tė kishim pasur mė shumė kohė, do ta kisha ēuar kėtė ēėshtje nė gjykatė para garės nė Australi. Mendova ta bėja kėtė javė, por nuk ishte momenti i duhur. Nuk do tė ishte e drejtė. Por nėse skuadrat mendonin se ky dispozitiv ishte ilegal, nuk duhet ta kishin pėrdorur qė nga testet e bėra nė Barcelonė”.
    Kampioni, mbi Ēmimin e Madh tė Australisė: Pėr momentin na mungon diēka, por kam besim
    Hamilton: Nuk jemi as pėr podium
    Kur gara e parė e kėtij sezoni do edhe njė javė qė tė zhvillohet, Ljuis Hamilton e sheh me pesimizėm Ēmimin e madh tė Melburnit, por me besim tė madh sezonin e ri. Ndoshta e kanė dekurajuar testet dimėrore dhe pėr kėtė ai shprehet: “Nė dy vitet e fundit kam garuar me McLaren dhe skuadra ka prodhuar njė makinė fantastike. Pėr momentin makina e kėtij viti ėshtė pak mbrapa nė raport me tė tjerat. Pėr garėn e parė nuk jam as pėr podium”, ka thėnė ai pėr gazetėn “Guardian”. “Por kam besim absolut qė do tė arrijmė tė bėjmė progres dhe tė jemi mė konkurrues nė vazhdim tė sezonit. Jemi duke punuar shumė dhe po bėjmė tė pamundurėn. Edhe unė do tė bėj pjesėn time, do tė punoj me Kovalainenin pėr tė ecur mė shpejt”. Nė lidhje me garėn nė Australi, sqaron: “Do tė bėj gjithēka pėr t’u nisur nga radha e parė, por nėse nuk arrij, do tė jap gjithēka nė garė”.
    URTESI ‑ Hamiltoni e di se do tė jetė e vėshtirė tė mbrojė kurorėn dhe thotė: “E fitova titullin vjet sepse m’u dha njė mundėsi e madhe, njė makinė fantastike dhe njė skuadėr e mrekullueshme, e cila ka punuar jashtėzakonisht shumė. Por mė duhet tė mendoj se gjėrat nuk do tė shkojnė gjithmonė kėshtu; njė herė fitojmė ne, herėn tjetėr dikush tjetėr. Nuk e di sa tituj do tė fitoj, por jam i pėrkushtuar mė shumė se kurrė”. Aspektet pozitive megjithatė nuk mungojnė. “Nuk kam mė stres si mė parė, gjėrat ecin mirė, sponsorėt janė tė kėnaqur, drejtuesi i skuadrės po ashtu dhe mė duhet tė arrij ta kanalizoj nė favorin tim kėtė energji pozitive”. Dikush mandje e krahason me Mikael Shumakerin: “Mikaeli ka arritur suksese tė pabesueshme dhe unė nuk jam kėtu pėr tė thyer rekordet e tij. Qė fėmijė doja tė garoja nė Formula 1, doja tė bėhesha kampion bote dhe tė ecja nė gjurmėt e Airton Senės, qė fitoi 3 botėrorė. Mendoj edhe pėr Alen Prostin dhe Sėr Xheki Stjuart: tė gjithė kėta kanė fituar mė shumė se njė kampionat dhe do tė doja tė isha pjesė e grupit tė tyre. Do tė ishte e mrekullueshme”.





    Burimi:Sporti Shqiptare

  12. #32
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Barrikelo: Dua fitoren nė Melburn



    Piloti brazilian: Mbetem me kėmbė nė tokė, por parashikoj surpriza
    nė garėn e parė. Jemi tė shpejtė dhe tė besueshėm




    Kur e shihje duke ecur nė bokset gjysmė tė boshatisura tė Herez de la Fronterės, dukej si njė debutues nė kėrkim tė njė vendi pune. Njė tutė e bardhė, pa asnjė sponsor, njė kapele nė kokė dhe Rubens Barrikelo punonte me njė entuziazėm tė papritur pėr dikė qė ka bėrė 268 gara nė Formulėn 1, mė shumė se tė gjithė pilotėt e tjerė pjesėmarrės nė kėtė kampionat. 36-vjeēari nga Brazili do tė fillojė sezonin e tij tė 17-tė, tė dielėn nė Melburn, pasi fitoi balotazhin me Bruno Senėn pėr njė vend nė Brawn GP (ish-Honda). Sapo zbriti nė pistė Barrikelo tregoi se sė bashku me shokun e skuderisė Xhenson Baton janė favoritė pėr fitoren, tė dielėn nė “Albert Park”. “Kemi bėrė vetėm gjashtė ditė prova intesive dhe ēdo parashikim mė duket i rrezikshėm. Unė qėndroj me kėmbė nė tokė, por nuk mund ta fsheh se nė Melburn do tė garoj pėr tė fituar”.


    - Si ėshtė forma e Brawn GP?
    - Kemi qenė skuadra mė e shpejtė nė testimet e bėra kohėt e fundit dhe kemi ardhur me besim tė madh nė Australi. Mund tė bėjmė suprizėn.
    - Gjatė dimrit nuk dihej nėse skuadra do tė mbijetonte pas largimit tė Hondės, ndėrsa nė muajin mars keni qenė mė tė shpejtėt nė pistė. E prisnin diēka tė tillė?
    - Muajt e fundit kanė qenė shumė tė vėshtirė pėr tė ardhmen e skuderisė, por teknikėt nuk kanė rreshtur sė punuari. Tė dhėnat qė vinin nga galeria e erės tregonin se po lindėte njė makinė e shkėlqyer.
    - Krejtėsisht ndryshe nga Honda e tre viteve tė fundit…
    - Sidomos nė dy sezonet e fundit gjėrat u bėnė shumė kritike. Mendonim se e keqja nuk kishte kufi. Nė fund tė 2005-s u largova nga Ferrari pėr tė gjetur njė skuadėr, me tė cilėn tė luftoja pėr kampionatin, pa pasur dikė qė mė thoshte gjithmonė se ēfarė tė bėj, kur mund tė fitoja dhe kur jo. Vetėm se deri tani nuk e kam pasur asnjėherė makinėn e duhur nė dispozicion pėr tė fituar garat. Honda e dy viteve tė fundit ishte pothuajse njė ofendim pėr ne pilotėt.
    - Por tani…
    - Kam me tė vėrtet njė makinė kompetitive. Kemi njė skuadėr tė vogėl, por me shumė njerėz cilėsorė. Kemi kaluar katėr muaj duke punuar sepse e dinim ēfarė duhej tė ndryshonim. Tani ėshtė momenti qė kjo makinė tė zbresė nė pistė dhe tė fitojė garat. Mund t’ia dal.
    - Karriera juaj u duk e mbyllur, pasi flitej se nipi i Senės, Bruno Sena do t’iu zinte vendin…
    - Bruno nuk ka firmosur asnjėherė me Ros Braunin, sepse ky e dinte ēfarė piloti donte. Ndoshta shumė njerėz nuk e dinė sa i shpejtė jam unė, por Rosi nuk bėn pjesė mes tyre.
    - Ēfarė ndryshimi ka ndėrmjet motorit Honda dhe atij Mercedes?
    - Mund tė them se tani makina ecėn mė shpejt, shumė mė shpejt.
    - Te McLareni do tė donin tė kishin makinėn tuaj…
    - Kohėt e fundit kam vėnė re se kanė pasur disa probleme aerodinamike. Janė nė njė situatė ndryshe nga dy vitet e fundit, por do tė pėrmirėsohen shpejt. Thjesht mendoj se Hamiltoni do ta ketė tė vėshtirė tė ngjitet nė podium nė tri apo katėr garat e para.
    - Do tė shkonit te McLareni nėse iu thėrrasin?
    - Tani qė mė kanė dhėnė njė makinė tė mirė dhe liri pėr tė fituar sa herė tė dua, nuk kam ndėrmend tė largohem nga Brawn GP pėr asgjė nė botė.
    - Mendohet se rregullat e reja do tė favorizojnė parakalimet…
    - Unė them se po, sepse pesha aerodinamike ka rėnė dhe KERS-i jep avantazhe.
    - Por ju nuk e keni KERS-in, ndiheni i penalizuar?
    - Nuk besoj, por gjithsesi s’kishim si tė bėnim ndryshe. Me tė gjitha vėshtirėsitė qė kemi pasur gjatė dimrit, KERS-i ishte problemi i fundit qė na shqetėsonte.
    - “Braun GP” ėshtė nėn vėzhgim pėr modifikimet nė nxjerrjen e gazrave tė motorit. Ju sikletos diēka e tillė?
    - Nuk mė ka bezdisur fakti se pėr katėr muaj tė gjithė thonin se Sena do tė kishte makinėn time, mendoni se do tė bezdisem qė kam njė makinė ndryshe nga tė tjerėt? Ne e kemi lexuar rregulloren ndryshe nga tė tjerėt dhe nuk fshehim asgjė. Tė dhėnat janė nė tavolinė, nuk kemi bėrė shkelje.


    SUPER PATENTA - FIA (Federata Ndėrkombėtare e Automobilizimit) dėgjoi dje prostesat e pilotėve pėr rritjen e ēmimit pėr super- patentėn, e cila tė jep mundėsinė tė garosh nė kampionatin e Formulės 1. “Pas njė takimi qė pata me shoqatėn e pilotėve vendosa ta hedh poshtė rritjen e ēmimit,” - tha Maks Mozlei. Nė fillim tė ēdo sezoni pilotėt duhet tė rinovojnė superpatentėn dhe nė kėtė mėnyrė paguajnė gjobat qė kanė marrė gjatė sezonit pėr shkelje tė ndryshme. Pėr shembull, kampionit tė botės, Ljuis Hamilton, i kushtoi rreth 200 mijė euro regjistrimi nė kampionatin e sivjetshėm.

    LAUDA - “Nė bazė tė asaj qė kam parė gjatė testeve tė dimrit, Ferrari dhe BMW janė skuderitė qė do tė luftojnė pėr titullin kampion, ndėrsa Red Bull do tė jetė surpriza”. Ky ėshtė parashikimi i ish-kampionit tė Botės, Niki Lauda, nė njė intervistė pėr “Kicker”. Pėrsa i pėrket McLarenit, austriaku tha: “Nuk mė kanė lėnė njė pėrshtypje tė mirė. Mund tė pretendojė vetėm nėse e zgjidh krizėn brenda dy-tre garash, sepse nė verė mund tė jetė shumė vonė”.

    EKLESTON - Sezoni i Formulės 1 nuk ka nisur ende, por polemikat kanė filluar mė tė nxehta se kurrė. Dje ka ardhur “shkėndija” e radhės teksa “bosi” i kėtij sporti, Berni Ekleston, deklaroi se Flavio Briatore (drejtues i Renault) dhe Ron Denis (presidenti i McLaren), kanė kėrcėnuar me bojkot. “Flavio mė tha se nuk do ta hipte makinėn nė aeroplan pėr tė ardhur nė Melburn. Tė njėjtėn gjė mė tha dhe Denis kur foli nė emėr tė FOTA-s, - tha Ekleston. - Atėherė i anullova fluturimet e tyre, sepse transporti kushton njė mal me lekė. Por ata erdhėn vetė nė Melburn, mesa duket kanė ndryshuar ide.



    “Kokėkuqja” ėshtė njė shkallė mbi tė tjerat edhe nė ekonomi
    Ferrari fiton mė shumė, shpenzon mė pak!
    Tė fitosh nė Formulėn 1 kushton mesatarisht 135 milionė euro, njė shifėr katėr herė mė e madhe se ēmimi tavan i vėnė nga FIA pėr pjesėmarrjen nė kėtė kampionat. Sipas analizės sė njė agjensie nga Bolonja, nė vitin 2008, Ferrari ka qenė skuaderia mė efiēente nė terma kosto/pėrfitim. Pra, shpenzimet vjetore pjestohen me arritjet. Tetė fitoret e vitit 2008 i kanė kushtuar Ferrarit 41 milionė euro secila, ndėrsa McLareni ka shpenzuar 57 milionė euro pėr ēdo fitore. BMW ka shpenzuar 290 milionė euro pėr njė fitore tė vetme, ndėrsa Toro Roso harxhoi 101.4 milion. 702 pikėt qė u dhanė nė kampionatin e fundit kanė pasur njė mesatare 3.5 milionė euro secili. Edhe nė kėtė rast kryeson Ferrari me 1.9 milionė euro tė harxhuar pėr ēdo pikė. Nė vendin e dytė ėshtė BMW-ja me 2.1 milionė dhe pastaj vjen McLareni me 2.3 milionė euro. Mes zhgėnjimeve mė tė mėdha kanė qenė Toyota dhe Honda. E para ka shpenzuar 22.5 milionė euro pėr ēdo pikė tė marrė, ndėrsa e dyta ka harxuar 6.3 milionė. Sipas agjensisė qė ka bėrė kėtė analizė, firmat e telekomunikacionit pėrbėjnė 71% tė sponsorėve nė Formulėn 1.

  13. #33
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Formula 1 prezanton “revolucionin”!




    Makinat dhe rregullat e Formulės 1 kanė ndryshuar radikalisht. 10 gjėrat qė duhet tė dini…


    Kampionati botėror i Formulės 1 fillon fundjavėn e ardhshme nė Melburn dhe mbart me vete shumė ndryshime: KERS-i, gomat e lėmuara dhe krahė tė reja aerodinamike. Objektivi i drejtuesve tė kėtij sporti ėshtė tė favorizojnė parakalimet dhe si rrjedhojė spektaklin. Vetėm pikėsimi ka mbetur i njėjtė me vitin 2008…
    1. Cila ėshtė e reja kryesore nė kėtė kampionat?
    Janė tė paktėn dy: njėri quhet KERS, ndėrsa tjetri ėshtė rikthimi i gomave tė lėmuara, pa “lule”. KERS ėshtė sinonimi i rekuperimit tė enegjisė kinetike. Ky sistem do t’i japė mundėsinė makinave tė kenė njė fuqi shtesė 80 kuaj/fuqi, pėr gjashtė sekonda nė ēdo xhiro. Energjia rekuperohet gjatė frenimit dhe magazinohet nėpėrmjet baterive. Ky sistem i ka detyruar skuderitė ta bėjnė makinėn mė tė gjėrė dhe pilotėt tė humbasin disa kile.
    Jo tė gjithė do ta pėrdorin KERS-in. Vetėm Ferrari, McLaren dhe BMW do ta eksperimentojnė qė nė garėn e parė tė Australisė. Pasta, gomat e lėmuara rikthehen pas 11 vitesh, pėr herė tė fundit ishte garuar me to nė 1997-n. Ēdo skuderi ėshtė e detyruar tė pėrdorė dy tipe gomash gjatė garės, ndėrsa gomat e shiut do tė karakterizohen nga njė shirit i gjelbėr.
    2. A ėshtė zgjatur “jeta” e motorėve?
    Nė kėtė sezon, ēdo pilot do tė ketė nė dispozcion tetė motorė pėr tė gjithė kampionatin. Ai mund tė ndėrrojė motorin sa herė ta shohė tė arsyeshme, edhe nga e shtuna tė dielėn, pa pasur penalizim. Nė rast se dikush nga pilotėt do tė kėrkojė njė motor tė nėntė apo tė dhjetė do tė humbasė dhjetė pozicione nė linjėn e startit.
    3. A ndryshon formati i garės?
    Jo shumė. Tė premten do tė zhvillohen provat e lira. Tė shtunėn nė mėngjes do tė ketė prova tė lira, ndėrsa nė drekė janė provat zyrtare. Gara do tė zhvillohet tė dielėn. Ndryshimi me kampionatin e kaluar ėshtė se nė mbrėmjen e sė shtunės, FIA do tė publikojė sasinė e benzinės qė do tė ketė ēdo makinė nė linjėn e startit. Shpejtėsia maksimale nė bokse ėshtė rritur nga 80 km/h nė 100 km/h.
    4. A ka ndryshuar rregulli pėr “Safety Car” (makina e shpėtimit)?
    Po, jemi kthyer si nė 2006-n. Korsia e bokseve do tė jetė gjithmonė e hapur dhe makinat mund tė furnizohen me benzinė ose tė ndryshojnė gomat edhe nė rast se “Safety Car” ėshtė nė pistė.
    5. A do tė ketė gara nė mbrėmje si nė Singapor?
    Jo, nuk do tė ketė mė gara me drita, por FIA ka bėrė tė mundur, qė nė Australi dhe Malajzi garat tė fillojnė nė orėn 17:00, me orėn lokale. Gara e Melburnit do tė fillojė nė orėn 08:00 me orėn tonė.
    6. A do tė ketė pista tė reja?
    Gara e fundit e sezonit do tė zhvillohet nė Abu Dhabi tė Emirateve tė Bashkuara Arabe nė njė pistė tė krijuar ngjitur me sallonin mė tė madh tė Ferrarit nė Lindjen e Mesme. Gjithsej janė 17 gara, ndėrsa kanė dalė nga kalendari Franca dhe Kanadaja.
    7. A do tė ketė pilotė tė rinj?
    Vetėm njė: zviceriani me origjinė italiane Sebastien Buemi, 20-vjeē, protagonisti i sezonit tė kaluar nė GP2, shkolla Red Bull. Do tė pilotojė Toro Rosson, qė la tė lirė Sebastain Vetelin, i cili mori vendin e Kulthardit te Red Bull.
    8. A do tė ketė skuderi tė reja?

    Brawn GP ka marrė vendin e Hondės dhe do tė garojė me motor Mercedes. Nga Shtutgarti do tė vijnė edhe motorėt pėr Force Indian, e cila nė sezonin e kaluar garonte me motorė Ferrari.
    9. A ka tė reja tė dukshme te makinat?
    Po, krahėt e pėrparme janė shumė tė gjėra, ndėrsa krahėt prapa janė tė larta dhe tė ngushta. Janė zhdukur tė gjithė devijuesit e fluksit tė ajrit nė pjesėt anėsore. Krahėt aerodinakė mund tė lėzivin nga pilotėt me anė tė njė leve shtesė qė do tė kenė pranė timonit. Ato mund tė lėvizin maksimumi 6 gradė dhe vetėm njė herė nė xhiro.
    10. Pas shumė debatesh, si ėshtė sistemi i pikėsimit?
    Eshtė e vetmja gjė qė nuk ka ndryshuar. Ka mbetur gjithēka si nė 2008-n. Do tė fitojė titullin piloti qė grumbullon mė shumė pikė. Nė ēdo garė fituesi merr 10 pikė, vendi i dytė merr 8 pikė, vendi i tretė merr 6 pikė, vendi i katėrt merr 5 pikė, vendi i pestė merr 4 pikė, vendi i gjashtė merr 3 pikė, vendi i shtatė merr 2 pikė dhe vendi i tetė merr 1 pikė. Skuderia kampione del ajo qė ka shumėn mė tė madhe tė pikėve nga dy pilotėt pjesėmarrės.




    Piloti i Renault: Rregullat e reja i japin mundėsi disa skuderive tė pretendojnė fitoren
    Alonso: Nuk ka mė vetėm Ferrari dhe McLaren!
    Fernando Alonso i mbylli gjashtė garat e fundit tė 2008-s ndėrmjet katėr vendeve tė para, pėrfshi edhe dy fitoret nė Singapor dhe Japoni. Njė seri rezultatesh pozitive, tė cilėn spanjolli synon ta zgjasė mė tej nė kėtė fillim tė 2009-s. Renault pati vėshtirėsi nė testet e Portimaos, pėr shkak tė kushteve klimaterike, por skuadra franceze diti tė dalė nga “kriza”, duke marrė kontrollin e plotė tė situatės.
    “E kemi pėrmirėsuar makinėn shumė shpejt me futjen e pjesėve tė reja. Kemi punuar shumė dhe tani gjėrat po shkojnė shumė mirė, - tha Alonso. - Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė pėrmirėsohemi garė pas gare gjatė sezonit, - KERS-i dhe krahėt aerodinamikė tė lėvizshėm shtojnė punėn e pilotit brenda makinės. Unė jam i kėnaqur me teknologjinė e re qė kemi futur dhe shpresoj qė tė na sjell avantazh nė fillimin e kampionatit. Kam punuar shumė pėr t’u pėrshtatur me ndryshimet dhe jam optimist pėr garėn e parė nė Melburn”.
    Mė pas, spanjolli vazhdoi: “Nuk jam i sigurt nėse ndryshimet e bėra do tė favorizojnė parakalimet, por me siguri tani kemi makina mė tė bukura nė pistė. Nė tė kaluarėn kam bėrė gjithmonė njė punė tė mirė nė “Albert Park” dhe shpresoj qė edhe kėtė herė tė jem nė lartėsinė e duhur. Mendoj se me futjen e rregullave tė reja do tė jenė tė shumta makinat qė do tė luftojnė pėr fitore dhe nuk do tė kemi vetėm duelin e zakonshėm Ferrari-McLaren.
    Do tė jetė njė “luftė” e fortė deri nė fund dhe Renault do tė thotė fjalėn e saj”. Ndėrkohė, shoku i skuadrės sė Alonsos, Nelson Pike jr. pati njė vit 2008 shumė tė vėshtirė, ku i dha kėnaqėsi vetes vetėm me vendin e dytė nė garėn e Okenheimit. Francezi tha: “Kam mė shumė besim nė vetvete dhe pres me padurim garėn e parė. Jemi futur nė njė epokė tė re tė Formulės 1 dhe hapat e parė kanė qenė tė suksesshėm. Sivjet pilotėt do tė kenė mė shumė punė nė pistė dhe mė shumė rivalitet me njėri-tjetrin. Do tė pėrdorim gomat e lėmura dhe kjo mė pėlqen, i bėn gjėrat mė interesante”.



    Shumi ndihmon Ferrarin nė Melburn
    Mikael Shumaker do tė jetė nė bokset e Ferrarit pėr garėn e parė tė sezonit nė Melburn, duke vėnė eksperiencėn e tij nė dispozicion tė teknikėve dhe pilotėve tė “kokėkuqes”. Lajmi ka ardhur direkt nga fjalėt e menaxherit tė ish-pilotit gjerman, Uilli Veber, i cili konfirmoi pėr gaztėn “Bild” dhe Shumi do tė kryejė edhe nė kėtė sezon rolin e kėshilltarit teknik pranė Ferrarit. “Me rregullat e reja qė janė vėnė, Mikaeli mund t’i ndihmojė pilotėt ta kuptojnė mė mirė makinėn, - tha Veber. - Kjo ėshtė detyra e tij. Ferrari ka nevojė tė vlerėsojė tė dhėnat qė vijnė nga modifikimet e shumta dhe eksperienca e Shumit do t’i ndihmojė”. Shumaker ka udhėtuar drejt Australisė dhe sipas Veberit do tė jetė pjesė e Ferrarit dhe nė garėn e dytė tė sezonit nė Australi.

    Kimi Raikonen: Tė pėrsėris 2007-n
    Pas njė viti 2008 shumė tė vėshtirė, Kimi Raikonen, ėshtė i vendosur tė jap gjithēka pėr tė pėrsėritur vitin 2007, ku u shpall kampion nė Formulėn 1. Tri ditė para garės sė parė sezonale nė Melburn tė Australisė, piloti finlandez i Ferrarit, tha: “Dua tė pėrsėris vitin 2007. Titulli kampion ėshtė synimi im dhe i Ferrarit, pavarėsisht se gjėrat janė vėshtirėsuar nga futja e rregullave tė reja. Si zakonisht po pres me padurim fillimin. Australia dhe Malajzia do tė jenė shumė tė rėndėsishme pėr tė parė se ku jemi. Kemi bėrė teste pafund dhe tani ka ardhur momenti tė vesh kaskėn dhe tė garoj nė pistė. Qė nė ditėn e parė kam qenė i kėnaqur nga makina e re qė mė ėshtė dhėnė”.

  14. #34
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kthehen emocionet e Formula 1




    Gara e hapjes sė sezonit do tė fillojė sot mė datė 28 mars me Grand Prix-in e Australisė nė Melburn.

    Formula 1, evenimenti mė i madh nė botė i sporteve motorike, starton mė 28 mars.

    Gara e hapjes sė sezonit do tė fillojė me Grand Prix-in e Australisė nė Melburn.

    Tė shtunėn nė orėn 08:00 (sipas orės lokale) do tė zhvillohen xhirot pėr renditje, pra do tė vendoset Pole Position, ndėrsa mėngjesin e ditės sė diel, nė orėn 09:00, do tė nisė gara.

    Disa nga pilotėt mė tė njohur tė F1-shit janė Hamilton, Massa, Raikkonen, Alonso, Barrichello dhe Kubica.

    Siē e dini kėtė vit fituesi i sezonit do tė jetė ai qė fiton mė shumė gara, ndėrsa pikėt do tė merren nė konsideratė vetėm nė rast se pilotėt ka fituar njė numėr tė barabartė garash.

  15. #35
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Formula 1, Button: Fitorja, si nje perralle




    Jenson Button eshte shume i gezuar pas fitores se arritur ne Cmimin e Madh te Australise. “Eshte nje perralle fitorja e pare per kete veture”, ka deklaruar piloti anglez i skuderise “Brawn Mercedes”.
    “Jam i lumtur per veten, por mbi te gjitha per skuadren, qe ka bere nje pune te mrekullueshme ne keto muaj. Tani duam te vazhdojme me fitore”, ka shtuar ai.

  16. #36
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    F1, Malajzi, Button serish ne Pole



    Edhe ne Cmimin e Madh te Malajzise, Jenson Button do te niset nga vendi i pare. Britaniku i Brawn GP ka arritur kohen 1.35.181, duke lene pas Jarno Trullin me Toyota. I treti eshte renditur Sebastian Vettel, por gjermani do te niset i 13-ti per shkak te nje penalizimi te marre pas gares se Australise.
    Rubens Barrichello eshte renditur i katerti, por do te niset i nenti sepse ka nderruak kambion.
    I renditur i nenti, Kimi Raikkonen do te niset i shtati. Kampioni i botes Lewis Hammilton nuk ka mundur te kualifikohet ne sesionin e trete te provave, dhe do te niset i dymbedhjeti.
    Krejtesisht i deshtuar ferraristi tjeter, Massa, i cili nuk ka mundur te kaloje sesionin e pare dhe do te niset nga vendi i 16-te.

  17. #37
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kimi Raikonen: Do tė reagojmė




    Ferrari ėshtė ende pa pikė pas dy garave tė para, por finlandezi nuk e ka humbur besimin


    Piloti i skuadrės Ferrari, Raikonen, ka thėnė se skuadra e tyre ėshtė nė njė moment tė vėshtirė, pasi nuk ka marrė asnjė pikė nga dy garat e para. “Do tė dimė si tė reagojmė dhe do ta tregojmė kėtė nė Shangai”, ka pohuar piloti ferrarist pas dy garave tė dėshtuara tė skuderisė sė Maranelos nė pistat e Melburnit dhe Sepangut. Fillimi i kėtij sezoni ėshtė komplikuar edhe nga rregullat e reja. “Na eci ters nė Melburn, por as nė Sepang nuk dolėm mė mirė. Nė Malajzi mund tė kisha marrė ndonjė pikė me pistė tė thatė, por e dinim se shiu ishte duke ardhur. Kohėt e arritura nė provat e sė premtes ishin tė mira, por gjithēka lidhet me sasinė e benzinės nė makinat e tjera.
    E dinim se pjesa mė e vėshtirė do tė ishin provat, ku ne duket se vuajmė mė shumė se nė garė. Mė pėlqeu xhiroja ime nė Q3, pėr momentin kjo ėshtė ajo qė mund tė arrijmė. Na mungon qėndrueshmėria dhe aerodinamika e konkurrentėve tė tjerė dhe duhet tė arrijmė tė japim maksimumin tonė me atė qė kemi. Do tė kemi gjėra tė reja sė shpejti dhe e di qė skuadra po jep gjithēka qė t’i bėjė realitet sa mė shpejt pėrmirėsimet nė makinė”, ka pohuar Raikonen, i cili ka folur edhe pėr garėn nė Malajzi, ku Ferrari u kushtėzua shumė nga kushtet atmosferike. “Gara ishte njė llotari.
    E dinim se do tė fillonte shiu i rrėmbyeshėm, por nuk bėmė zgjedhjen e duhur sipas kushteve atmosferike. Nė ndalesėn e parė vendosėm tė vinim menjėherė gomat e shiut tė rrėmbyeshėm, sepse prisnim tė niste njė shi i fortė pėr njė ose dy minuta. Kjo nuk ndodhi dhe gomat u shkatėrruan nė pistėn e thatė. Ishte pėr tė ardhur keq. Nuk kishim makinėn mė tė mirė nė pistė, por mjaftonte pėr njė rezultat tė mirė.”
    Piloti i skuderis sė Maranelos ka analizuar edhe situatėn nė lidhje me tė rejat e rregullores, tė cilat i kanė ndryshuar nė mėnyrė tė skajshme makinat dhe paraqitjet e tyre. “Ne duhet t’ua marrim dorėn shumė gjėrave. Kers-i, pėr shembull, mund tė japė mė shumė dhe kjo ėshtė e qartė. Pėr momentin kemi ende probleme, siē mė ndodhi nė Malajzi. Tė premten makina u mbush me tym, ndėrsa tė dielėn uji u fut nė KERS dhe na detyroi tė ndaleshim pėr shkak tė humbjes sė izolimit. Nė nisje efekti ėshtė pozitiv, siē u pa tė dielėn e shkuar”, ka pėrfunduar Raikonen.


    “Skenari” i Eklestones: McLaren rrezikon shumė!


    Njė gabim i vogėl mund tė ketė pasoja tė jashtėzakonshme. McLaren ėshtė nė ujėra tė turbullta dhe kėtė e thotė vetė shefi i F1, Berni Eklestone, i cili ka tė drejtat komerciale tė garave. “Do tė ishte e tmerrshme nėse njė skuadėr do tė skualifikohej. Por mund tė ndodhė”, ka thėnė ai pėr gazetėn “Daily Express”. Mė 29 prill, skuadra me seli n Woking duhet tė paraqitet pėrpara Kėshillit Botėror tė Federatės Ndėrkombėtare (FIA) pėr t’u pėrgjigjur pėr qėndrimin e mbajtur nė garėn e Australisė. T
    ani kjo skuadėr rrezikon sanksione. “Duhet tė hetojmė mė shumė,- ka thėnė Eklestone. -Bėhet fjalė pėr njė situatė nė tė cilėn u vodh njė pikė, njė pozicion qė vlen shumė financiarisht, pra bėhet fjalė pėr mashtrim. Jam i sigurt qė e gjithė kjo ka nisur nė mėnyurė tė pafajshme, pa marrė nė konsideratė pasojat.” Skuadra McLaren akuzohoet pėr shkelje tė nenit 151c tė kodit sportiv ndėrkombėtar.
    Sjellja antisportive mund tė sanskionohet nė mėnyra tė ndryshme, duke nisur nga gjobat dhe penalizimet e deri te skualifikimi. “Opsionet janė tė shumta”, konfirmon Eklestone. Por kurrikulumi i skuadrės McLaren nuk ėshtė edhe aq i pastėr kohėt e fundit. Nė sezonin 2007 kjo skuadėr i humbi tė gjitha pikėt e fituara nė botėrorin e konstruktorėve dhe u gjobit rėndė pėr spiunim ndaj skuderisė Ferrari. “Nuk ka kaluar shumė kohė qė kur McLaren ishte pėr herė tė fundit pėrpara Kėshillit Botėror tė FIA-s. Nuk ėshtė gjė e mirė qė gjendet sėrish nė gjykatė kaq shpejt pėr njė ēėshtje tė tillė”, ka pėrfunduar komentin e tij Eklestone.

  18. #38
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Formula 1, pilotet kunder Ecclestone per orarin



    Pilotet e Formula 1 dalin kunder bosit Bernie Ecclestone per ceshtjen e orarit te garave te Australise dhe Malajzise.


    Oraret e reja te garave kete vit kane favorizuar Evropen, por zhvillimi i tyre ne oret e vona te pasdites ka bezdisur pilotet. Ne Malajzi, pas shiut te furishem, fushepamja ne piste ishte shume e vogel pasi gara startoi ne oren lokale 17:00.

    Shoqata e piloteve ka kerkuar qe ne vitin 2010 oraret te ndryshohen serish. “Kemi folur me drejtues te FIA-s dhe u kemi shprehur shqetesimin tone per kete. Ne Australi ishte gjithcka e veshtire per shkak te shikueshmerise se vogel, ndersa ne Malajzi drita u zhduk dalengadale dhe gjithcka u be me e veshtire.
    Starti mund te spostohet me vetem me nje ore per arsye komerciale por siguria duhet te jete perhere

  19. #39
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Formula 1, apeli merr ne pyetje Ross Brown



    Gjykata Nderkombetare e Apelit ka thirrur drejtuesin e skuadres Brawn GP, Ros Brawn ne nje seance degjimore per kete zgjedhje aerodinamike qe ai ka bere.


    Skuadrat qe e kane kerkuar nderhyrjen e gjykates jane Ferrari, Renault dhe Red Bull. Zerat e pare thone se vendimi per kete seance do te merret diten e merkure, pra do te kaloje edhe gara e Kines qe do te zhvillohet kete fundjave, por gjithsesi pritet nje vendim qe do te kete shume ndikim ne vazhdimsine e sezonit.

    Brawn GP ka nje avantazh prej rreth gjysme sekondi per xhiro, nje diference shume madhe me skuadrat e tjera vetem fale ketij difuzori. Njeri nga vendimet e supozuara eshte heqja e pikeve te ketyre skuadrave per garat e para, nderkohe qe vendimi tjeter qe mund te merret eshte qe 7 skuadrat e mbetura te imitojne kete zgjidhje.

  20. #40
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Mihael Shumaher nuk do tė jetė prezent nė 'box' tė Ferrarit!




    Mihael Shumaher nuk do tė jetė prezent nė 'box' tė Ferrarit, me rastin e garave pėr Shpėrblimin e madh TV Kinės dhe Bahreinit. Shtatė herė kampioni i botės ishte kritikuar PR disa nga vendimet e tij tė ēuditshme nė garėn e Australisė e Malajzisė.


    Kėtė e ka bėrė tė ditur njė zėdhėnės i ishngasėsit gjerman tė Formulės nė tė pėrditshmen gjermane "Bild". "Ai nuk do tė jetė prezent nė dy garat e ardhshme", tha zėdhėnėsi.

    Ndėrkohė, disa ditė mė parė, edhe menaxheri i Shumit, Villi Veber, kishte deklaruar se raportet nė mes tė tė dyja palėve ishin mė shumė se tė acaruara.

    "Nė fund tė sezonit skadon kontrata, njė pėrshėndetje nė mes tyre ėshtė e mundshme", kishte thėnė Veber. Ndėrsa, kryetari i Ferrarit, Luka di Montezemolo, dukej i nervozuar pas grumbullimit emergjent tė mbajtur nė Maranello. "Nuk dėshiroj qė ekipi tė jetė qesharak ēdo garė", theksoi ai.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ja formula per te Parkuar Makinen!
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-12-2009, 08:57 PM
  2. Alban Skenderaj ne “Formula 1”
    Nga Kliton nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-08-2009, 04:23 PM
  3. Formula pėr njė familje tė lumtur
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:30 AM
  4. Formula 1 2007
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 23-10-2007, 09:40 AM