Formula 1


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 3 nga 4 FillimiFillimi 1234 I funditI fundit
Rezultatet nga 41 deri tek 60 prej 65
  1. #41
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Formula 1, Vettel ne Pole Position

    Receta Gatimi




    Pole Position per Sebastian Vettel me Red Bull ne provat zyrtare per Cmimin e Madh te Kines ne Formula 1.
    Gjermani i skuadres Red Bull ka regjistruar kohen me te shpejte ne provat zyrtare duke mposhtur mitin Brawn GP. Menjehere pas tij me kohen e dyte me te shpejte eshte renditur ish-kampioni i botes Fernando Alonso me Renault. Paraqitja e spanjollit i ka befasuar te gjithe.

    Kohen e trete me te shpejte e regjistroi piloti tjeter i skuadres Red Bull, Mark Webber duke lene ne vendin e katert dhe te peste Rubens Barrichello dhe Jenson Button.

    Vazhdojne problemet per dy skuadrat e medha si Ferrari e McLaren.
    Kimi Raikkonen ishte i vetmi pilot per skuadren nga Maranelo qe mori pjese ne minisesionin e trete dhe te fundit te provave zyrtare, por qe nuk mundi te regjistroje nje kohe me te shpejte se vendi i tete, duke lene prapa kampionin e botes ne fuqi, Hamilton vetem ne vendin e nente.
    Gara do te zhvillohet ne oren 09:00 dhe si gjithnje evenimenti do te transmetohet drejtperdrejt nga Top Channel.

  2. #42
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26


    21 vjecari Sebastian Vettel mund te konsiderohet si pasardhesi i Michael Shcumaker, pasi ka dale fitues ne Cmimin e Madh te Shangait.




    Gjermani, perfaqesues i skuderise “Red Bull”, ka zhvilluar nje gare te persosur pavaresisht shiut te rende, duke arritur kohen me te mire 1:57:43 dhe duke lene pas pretendentet e tjere.
    Ne vend te dyte eshte renditur piloti tjeter i “Demit te Kuq”, Mark Webber, nderkohe qe fituesi i garave te para Janson Button me “Brawn Mercedes” ka zene vendin e trete.
    Kampioni i botes ne fuqi, Luis Hamilton ka zene vetem vendin e gjashte, nderkohe qe skuderia “Ferrari” ka qene e pafat pasi piloti i saj Felipe Massa eshte terhequr nga gara ne xhiron e 20-te.

  3. #43
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Vettel mund ta fitojė kampionatin



    Michael Schumacher ėshtė i kėnaqur me zbulimin e ri tė Formula 1, Sebastian Vettel, i cili e fitoi garėn e dytė tė kėtij fillim sezoni fundjavėn qė shkoi nė Kinė


    Ngasėsi i ri gjerman i Red Bull, nga shumė njerėz vlerėsohet si pasardhėsi i shtatė herė kampionit tė botės, Schumacher. “Ishte fantastik. Sebastian Vettel mund tė bėhet kampion i botės. Ai mund t’i mposhtė tė gjithė”, ka thėnė Schumi pėr mediat gjermane.

    Sa pėr informatė, Vettel i kishte marrė hapat e parė nė botėn e motorėve pikėrisht nė Kerpen, nė terrenin e Kartingut, pronar i sė cilit ėshtė legjenda e Formula 1, Schumacher, i cili aktualisht ėshtė pjesė e stafit tė Ferrarit. “Nuk mund tė mos i ndjekėsh garat sepse ato po sjellin kėnaqėsi dhe zbavitje. Sipas meje, ata (Red Bull) mund ta fitojnė titullin e kampionit. Sepse ishin tė shpejtė nė Australi dhe nė Kinė. Kėtė vit kanė potencial tė madh”, pėrfundoi Schumacher.

  4. #44
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    GP Spanje, Button ne Pole Position



    Pole Position per Jenson Button e Brawn GP ne provat zyrtare per Cmimin e Madh te Spanjes ne Formula 1.
    Pas tij ne garen e neserme do te niset piloti i Red Bull, Sebastian Vettel. Kohen e trete me te mire e shenoi piloti tjeter i skuderise se suksesshme te ketij kampionati, Brawn GP, Rubens Barrichelo.
    Edhe pse premtoi shume, piloti i Ferrari-t Felipe Massa nuk arriti me mire se vendi i katert, duke lene pas Mark Webber.
    Gara per Cmimin e Madh te Spanjes do te zhvillohet ne oren 14:00 dhe si gjithnje evenimenti do te transmetohet drejtperdrejt nga Top Channel.

  5. #45
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    F1, Button triumfon ne Spanje



    Jenson Button eshte fituesi i Cmimit te Madh te Spanjes ne Formula 1. Piloti i Brown ka triumfuar per te katerten here ne kete sezon duke lene pas shokun e tij te skuadres Rubens Barrichello dhe Mark Webber te Red Bull.
    Kimi Raikkonen i Ferrarit e ka mbyllur kete gare pas 19 xhirosh, pasi makina e tij u ndal ne piste ne kohen qe ishte ne pozicionin e dhjete.
    Ndersa “safety-car” eshte detyruar te futet ne piste pas nje incidenti me Toyota-n e Jarno Trullit.
    Pas dites se sotme ne krye te klasifikimit te pergjithshem per pilotet jane Button me 41 pike, Barrichello me 27 dhe Vettel me 23 pike.
    Nderkohe qe ne krye te klasifikimit per konstruktoret kryeson Brawn-Mercedes me 65 pike, RBR-Renault me 38.5 dhe Toyota me 26.5 pike.

  6. #46
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Ferrari braktis Formula 1



    Ferrari nuk do jete pjese e Formula 1 gjate sezonit te ardhshem, duke shkaktuar nje “termet” ne sportin me te ndjekur te pistave.
    Sipas agjencise italiane te lajmeve, ANSA, skuderia me qender ne Maranello konfirmon se eshte kunder rregullave te reja per buxhetin e limituar ne vitin 2010 dhe nuk do regjistrohet per kampionarin e vitit te ardhshem. Vendimi eshte marre pas nje mbledhje te gjate te keshillit administrativ te shoqerise italiane ku njezeri eshte rene dakort qe makina e kuqe te braktise pistat pas dhjetra vitesh histori ne kete sport.
    Prej disa javesh, Ferrari dhe Federata Nderkombetare e Automobilizmit jane ne konflikt te hapur per ceshtjen e buxhetit dhe rregullat e vendosura nga FIA per vitin 2010. Ky vendim nuk eshte i papritur pasi shtepia e makinave kercenoi me largim pak kohe me pare.

  7. #47
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Renault do te largohet nga Formula 1?



    Renault duket se eshte gati te ndjeke shembullin e Ferrarit dhe te lere kamopnatin boteror te Formula 1.

    Keshtu shkruan e perditshmja "Le Figaro", sipas te ciles skuadra e Flavio Briatores do te jape gjate dites lajmin zyrtar.

    Keshtu do te behen dy skuadra te medha automobolistike qe nuk pranojne rregulloren e re te vendosur nga Max Mosley, presidenti i Federates Nderkombetare, qe do te hyje ne fuqi ne 2010.

    Edhe nje skuderi tjeter, ajo e Toyotas, kishte njoftuar te dielen e kaluar qellimin e saj per te lene Formula 1 vitin e ardhshem.



    Hamilton dorezohet: Makina e ngadalte






    Lewis Hamilton e pranon se tashme nuk ka me asnje shprese per te luftuar per titullin kampion, duke thene se makina McLaren-Mercedes nuk do jete ne gjendje te konkurroje me makinat me te forta te ketij sezoni.

    “Po e shtyj gazin deri ne fund. Skuadra po punon shume por nuk kemi bere hapat qe deshironim. Do te japim maksimumin ne cdo gare. Ky eshte motivimi yne per momentin”, shprehet kampioni i botes ne fuqi qe nuk arriti te merrte asnje pike ne garen e Katalonjes diten e diele.
    “E dinim se gara e Spanjes do ishte shume e veshtire duke pare testet e Barcelones disa muaj me pare. Shpresojme qe situata te permiresohet”, vijon britaniku. Ne vijim, ai ka theksuar se makina MP4-24 do hase veshtiresi ne pistat me te shpejta te kampionatit.
    “Makina jone nuk eshte mjaftueshem e shpejte, por kjo nuk me ka penguar ta shyp gazin deri ne fund ne cdo gare. Edhe pse ne Spanje nuk mora pike, nuk e cova asnjehere kemben nga gazi”, perfundon Hamilton.

  8. #48
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Monaco, Barrichello dominon testet e para



    Brawn GP ka treguar se do jete makina qe do vendose diktatin edhe ne pisten e Monaco-s ku paraditen e sotme u zhvillua sesioni i pare i provave te lira.
    Braziliani Rubens Barrichello ka regjistruar kohen me te shpejte 1:17:189, duke lene pas ferraristin Felipe Massa dhe kampionin e botes, Lewis Hamilton. Ne keto prova ka zhgenjyer kryesuesi i klasifikimit Jenson Button, i cili regjistroi kohen e tete me te mire.
    Kohe te mire ka dhene finlandezi i McLaren Heikki Kovalainen me vendin e katert, duke lene pas bashkekombasin e Ferrarit, Kimi Raikkonen.

  9. #49
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    F1: Button niset nga pozita e parė nė Monako




    Brawn GP ka dominuar edhe njė herė nė kualifikimet e Formula 1, kėsaj here pėr garėn e nesėrme, Monaco Grand Prix.
    Lideri i tabelės sė ngasėsve, Jenson Button, shėnoi kohėn mė tė mirė nė kėto prova, ndėrsa shoku i tij i skuadrės, Rubens Barrichello u rendit i treti. Nga reshti i parė, pozita e dytė, nė garėn e nesėrme do tė niset ngasėsi i Ferrarit, Kimi Raikkonen.

    Ngasėsi tjetėr i Ferrarit, Felipe Massa, do tė niset nga reshti i tretė, pasi doli tė ishte i pesti mė i shpejtė.

    Kampioni nė fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, i pėrfundoi provat kualifikuese me njė aksident, dhe do tė fillojė nga pozita e 16-tė nė garėn e nesėrme.

  10. #50
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    F1, merr fund kriza, skuderite regjistrohen per 2010-en



    Te gjitha skuderite e shoqates se konstruktoreve (Fota) jane regjistruar per sezonin 2010 duke zhbllokuar perkohesisht ngercin me Federaten Nderkombetare te Automobilizmit.

    Marreveshja e arritur ne momentet e fundit nga te dyja palet parashikon qe deri ne sezonin e vitit 2012 te respektohen rregullat e Paktit te Konkordias.
    “Skuderite kane rene te gjitha dakort se brenda 3 vjetesh kostot duhet te reduktohen ndjeshem dhe te krijojne nje mekanizem qe te vendose ne pune teknologjine dhe sportin ne te njejten kohe. Keto masa do lehtesojne hyrjen e skuderive te reja”, thuhet ne komunikaten e publikuar nga Fota.
    Prej disa muajsh, shoqata e skuderive me ne krye Ferrarin kercenuan me mungese ne sezonin 2010 per shkak te rregullave te reja qe parashikonin nje buxhet vjetor prej 40 milione sterlinash, gje qe nuk u pranua nga shume skuderi.

  11. #51
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    FIA: Jemi prane marreveshjes me skuderite




    Federata Nderkombetare e Automobilizmit ka leshuar nje sulm te fuqishem te gjithe atyre qe po perpiqen te ndalojne nje marreveshje mes FIA-s dhe FOTA-s.


    “Te enjten e kaluar presidenti i FIA-s Max Mosley eshte takuar me nje delegacion te FOTA-s te perbere nga Ross Brawn perfaqesues i BrawnGP, Stefano Domenicali perfaqesues i Ferrarit, Christian Horner perfaqesues i Red Bull, John Howett perfaqesues i Toyota dhe Simone Perillo perfaqesues i FOTA-s. Gjate takimit FOTA ka njohur te drejten e FIA-s per te inkurajuar hyrjen e skuderive te reja ne ne kampionatin e vitit 2010 duke arritur edhe nje marreveshje teknike. Ekspertet financiare te te dyja paleve duhet se shpejti do te merren me detajet e marreveshjes dhe me mbylljen e saj. FIA cuditet nga disa anetare te FOTA-s te cilet nuk kane qene pjesemarres ne marreveshje kane mohuar ne menyre arritjen e nje marreveshje, duke e perkufizuar takimin nje ‘humbje e kot kohe”- thuhet ne komunikaten e FIA-s.
    Rregullorja e kampionatit boteror te 2010 e kundershtuar nga shume skuderi eshte bere "molla e sherrit" mes FIA-s dhe FOTA-s dhe te dyja palet po perpiqen te arrijne nje konsenus te perbashket.

  12. #52
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Formula 1, Pole Position per Vettel




    Pole Position per Sebastian Vettel me makinen Red Bull ne provat zyrtare per Cmimin e Madh te Britanise.
    Ne vend te dyte doli Rubens Barrichello me Brawn GP, i ndjekur nga Mark Webber me Red Bull.

    Entuziasem ne skuderine Red Bull, pas perfaqesimit te mire te piloteve te saj.

    Gara per Cmimin e Madh te Silverstone do te zhvillohet ne oren 14:00 dhe si gjithnje evenimenti sportiv do te transmetohet direkt ne Top Channel.

  13. #53
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    e kane shpifure fare kete sporte nuke shikohet me fare une kame qene nje amatore i rregulle dhe tani nuke me .shtyne .qe ta .shohe me .?

  14. #54
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Ferrari-Alonso, marreveshja ne shtator?



    Ka filluar te dale gjithnje e me shume ne pah nje marreveshje e shumeperfolur mes Fernando Alonsos dhe skuadres Ferrari per sezonin e ardhshem.
    Ende skuadra italiane nuk pohon asgje, perkundrazi ata kane nxjerre nje komunikate per shtyp ku thuhet se jane mire me dyshen e piloteve Masa-Raikonen.

    Mediat italiane kujtojne edhe kontraten e Majkell Shumakerit ne vitin, 1995 e cila edhe pse perflitej, asnjehere nuk u pranua nga Ferrari deri ne momentin e zyrtarizimit.

    Nga mediat spanjolle mesohet se zyrtarizimi i i kontrates mes Alonsos dhe Ferrarit do te jete data 13 shtator kur do te zhvillohet edhe Cmimi i Madh i Italise ne Monza. Ndoshta ndodh keshtu, por Ferrari me sa duket nuk do te tensionoje garen e shtepise dhe si rrjedhoje mund te shtyje zyrtarizimin per ne fundin e sezonit.

    Persa i perket pages, perflitet se Fernando Alonso do te marre nga Ferrari 28 milione euro ne vit.

  15. #55
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    F1, Webber triumfon ne Gjermani



    Mark Webber eshte fituesi i Cmimit te Madh te Gjermanise ne Formula 1, duke u ngjitur per here te trete ne podium pas dy vendeve te dyta ne garat e meparshme.

    Piloti i Red Bull ka lene pas shokun e tij te skuadres Sebastian Vettel dhe pilotin e Ferrarit, Felipe Massa.
    Ne zonen e pikeve kane rezultuar edhe Nico Rosberg, Jenson Button, Rubens Barrichello, Fernando Alonso dhe Heikki Kovalainen.
    Pas kesaj gare ne klasifikimin e pergjithshem te piloteve kryeson Button me 68 pike i ndjekur nga Vettel me 47 pike dhe Webber me 45.5 pike.
    Ndersa ne klasifikimin e pergjithshem te konstruktoreve kryeson Brawn-Mercedes me 112 pike, RBR-Renault 92.5, Toyota 34.5 dhe Ferrari me 32 pike.

  16. #56
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    F1, Incident i rende per Massan



    Nje incident i rende ka ndodhur gjate sesionit te dyte te provave zyrtare te Cmimit te Madh te Hungarise. Nje pjese mekanike qe eshte shkeputur nga makina e Rubens Barrichello, ka goditur ne koke pilotin e Ferrarit, duke e bere te humbase ndjenjat perpara futjes ne nje kthese te shpejte.
    Massa ka dale nga pista dhe eshte perplasur me murin mbrotjes qe rrethon pisten. Ne vendngjarje kane shkuar menjehere autoambulanca qe i kane dhene ndihmen e pare nen-kampionit te botes.

    Pas ankthit qe shoqeroi minutat e para pas incidentit, Ferrari ka bere te ditur se piloti i saj eshte ne gjendje te mire. Drejtori sportiv i skuderise italiane, Domenicali, ka konfirmuar se Massa eshte koshient dhe jashte rrezikut, por do te mungoje ne garen e neserme.
    Nderkohe, pas perfundimit te provave zyrtare, i pari eshte renditur piloti i Renault, Fernando Alonso i ndjekur nga dy pilotet e Red Bull, Vettel dhe Webber




    Felipe Massa ne gjendje te rende









    Felipe Massa mund te jete ne rrezik per jeten. Sipas buletinit mjekesor te spitalit AEK te Budapestit, ku u operua, piloti i Ferrarit eshte ne gjendje kritike dhe do ta kaloje naten ne gjendje kome.

    “Kushtet e Massa-s jane te renda. Ka frakture ne koke, me deme cerebrale shume serioze”, ka deklaruar doktori Peter Bazso.

    Ai ka refuzuar te beje parashikime mbi jeten e pilotit kur eshte pyetur nga gazetaret nese do te mbijetoje.

    “Do te shohim, per momentin nuk e dime. Eshte shume heret per pergjigje”, eshte shprehur Bazso.

    Deklarata e tij vjen pas asaj te skuderise se Ferrarit, qe permes nje komunikate per shtyp bente te ditur se operacioni mbi pilotin e Formula 1 kishte perfunduar me sukse.



    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

  17. #57
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    F1, Massa eshte ne gjendje te mire



    Felipe Massa eshte zgjuar dhe tashme eshte ne gjendje te mire shendetesore.

    Piloti i Ferrarit do t’i nenshtrohet disa analizave te tjera per te percaktuar sakte kushtet ne te cilat ndodhet.
    Braziliani pesoi diten e djeshme nje aksident gjate provave per Cmimin e Madh te Hungarise ne Formula 1.

  18. #58
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Permiresohet gjendja e Massa



    Frika e madhe ka kaluar, nderkohe qe mjeket kane filluar te mendojne dhe punojne per rikthimin e shpejte te Felipe Masses ne pistat e Formula 1.

    Braziliani i Ferrari-t ka kaluar nje tjeter nate te qete nderkohe qe mjeket e klinikes AEK ne Budapest shprehen se 28-vjecari ka dhene sinjale pozitive qe po vijne gjithnje e ne permiresim, pas atij aksidenti te shtunen ne provat zyrtare per Cmimin e Madh te Hungarise.

    Zedhenesi i Ministrise se Mbrojtjes hungareze Istvan Bocksai ka deklaruar per mediat, se Massa i eshte nenshtruar mengjesin e te henes nje tjeter grafie nga e cila nuk ka rezultuar asgje shqetesuese per mjeket.

    Sipas po te njejtit burim piloti ka patur komunikim pasi ka reaguar ndaj fjaleve te sanitareve.

    Ne spitalin e Budapestit kane qendruar gjate nates, e shoqja e pilotit, Rafaele, prinderit e tij nderkohe qe ne mengjes Massa eshte vizituar nga presidenti i Ferrarit, Luka Montezemolo dhe braziliani i Braun GP, Rubens Barrikelo.

    "Une nuk kuptoj asgje nga mjekesia, por pasi pyeta mjeket nese gjendja e mases do te rregullohet, them se mund te shkoje i qete ne shtepi. Pergjigja e tyre ishte se Massa do te permiresohet shume shpejt", ka perfunduar Barrikelo.
    Nderkohe sipas kanalit tv brazilian TV GLOBO, ne fund te kesaj jave Massa do te transferohet ne Paris, ne kliniken e profesor Xherard Sejo, traumatologu qe eshte njekohesisht edhe keshilltari i FIA.

  19. #59
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    BWM largohet nga Formula 1



    BMW ka tronditur garėn e Formula 1, pasi ka zbuluar se nuk do tė jetė pjesė e kėsaj gare nė sezonin e ardhshėm.


    Gjiganti gjerman i veturave ka bėrė tė ditur se ka vendosur tė largohet nga gara e Formula 1 nė fund tė sezonit, por nuk do tė heqė dorė nga sportet tjera motorike.

    “BMW Group nuk do tė vazhdojė me kampanjėn e Formula 1 pas fundit tė sezonit 2009. Sigurisht, ky ishte njė vendim i vėshtirė pėr ne, por ėshtė njė hap i patundshėm nė strategjinė tonė pėr rindėrtimin e kompanisė”, ka thėnė kryetari i bordit menaxhues tė BMW, Dr Norbert Reithofer.

    “Ne vazhdimisht po i rishikojmė tė gjitha projektet dhe iniciativat pėr t’i kontrolluar pėr zbatim dhe mbėshtetje. Kampanja jonė nė F1 nė kėtė aspekt ėshtė mė pak promovuese pėr ne”, ka shtuar Reithofer, i cili ka theksuar se ‘BMW do tė vazhdojė tė jetė e pėrfshirė aktivisht nė garat tjera tė sporteve motorike’.

    BWM do tė bėhet kėshtu prodhuesi i dytė i madh nė nėntė muaj qė largohet nga kjo garė, pasi edhe Honda morri tė njėjtin vendim vitin e kaluar. Ka frikė se edhe Toyota mund tė marrė tė njėjtin hap nė disa javėt nė vazhdim.

  20. #60
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Formula 1, kthehet Michael Schumacher



    E pabesueshme, Majkell Shumaker do te rikthehet ne Formulen 1. Shtate here kampioni i botes do te zevendesoje Felipe Masen te Ferrari, per 7 garat e mbetura te ketij sezoni.

    Ylli gjerman i garave te Formules 1 dhe rekordmeni i ketij sporti deri ne keto momente mbante postin e konsulentit ne skuadren Ferrarit qe pas sezonit 2006 kur nderpreu karrieren si pilot.
    Menjehere pas aksidentit u perfol emri i tij si zevendesues i Felipe Mases i cili pesoi ate aksident qe per pak i rrezikoi jeten ne garen e Hungarise, por ka qene vete gjermani Shumaker qe i kishte pergenjeshtruar zerat.
    Kur Formula 1 ka filluar pushimet verore, shtate here kampioni i botes ndryshon mendje dhe vendos te rikthehet ne kete moment te veshtire per kokekuqen e cila ne garen e shkuar kishte vetem Kimi Raikonen ne piste.
    Me 23 gusht, ne Cmimin e Madh te Europes qe zhvillohet ne Valencia, ne timonin e Ferrarit do te jete Mikael Shumaker perkrah Kimi Raikonen, nje motiv me shume per skuadren italiane e cila ne kete sezon ende nuk e ka provuar shijen e fitores.
    Vete Shumaker ka deklaruar se ka vendosur vetem pasditen e se merkures per t’u rikthyer dhe ne te njejten kohe falenderon Zotin qe Felipe Masa eshte jashte rrezikut per jeten.
    Eshte e vertete qe une e kam mbyllur aventuren time ne Formula 1, por nuk mund te mos i pergjigjem nje kerkese te tille te skuadres time qe ndodhet ne nje moment te veshtire.
    Aktualisht ndodhet ne vendin e trete ne klasifikimin e pergjithshem per konstruktore me 40 pike pas Brawn Gp dhe skuadres Red Bull.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ja formula per te Parkuar Makinen!
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-12-2009, 09:57 PM
  2. Alban Skenderaj ne “Formula 1”
    Nga Kliton nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-08-2009, 05:23 PM
  3. Formula pėr njė familje tė lumtur
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 11:30 AM
  4. Formula 1 2007
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 23-10-2007, 10:40 AM