Receta Gatimi

Formula 1


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 4 1234 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 65
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Formula 1

    Alonso “divorcohet” me McLaren-in

    E Shtune, 03 Nentor 2007

    Tashme eshte zyrtare, Fernando Alonso ka lene McLarenin. “Divorci”, mes skuadres anglo-gjermane dhe pilotit ka ndodhur dje pasdite, duke bere qe kontrata mes tyre te perfundoje para kohe, e cila normalisht duhej te ndodhte ne 2009-en. Ndarja mes tyre ka qene me konsensus, keshtu qe spanjolli nuk ka per te paguar asnje gjobe.

    Nje perfundim ashtu sic pritej mes Alonsos dhe McLarenit. Nje “divorc” qe ka ardhur pikerisht pas nje viti dashurie, ku marredheniet mes pilotit dhe skuadres se Voking nuk ishin aspak ideale. Nje vit i nxehte per ish-kampionin e botes ne 2005-en dhe 2006-en, ku ne kete kampionat ka hasur me shume veshtiresi sesa parashikohej, duke filluar qe nga marredheniet e tij me Ron Denisin dhe shokun e skuadres, Ljuis Hamiltonin. Te dy nuk e kane dashur kurre njeri-tjetrin, edhe me pas kur skuadra e Voking kaloi me anglezin si pilot te pare ne luften per titull, ai u gjend i izoluar.

    Menaxheri i Alonsos, Luis Garsia Abad, ka mundur te arrije divorcin me McLarenin pas tre dite tratativash intensive. Megjithese kontrata e Alonsos perfundonte ne dhjetor te 2009-es, gjithcka u arrit te mbyllej me konsensus, duke bere te mundur qe piloti spanjoll te mos marre asnje penalizim, ku te paguaje prishjet e kushteve te kontrates. Ne komunikaten e McLaren, Hamilton do te jete piloti kryesor i tyre, qe do te konkurroje per titull dhe ne te shkruhej: “Ndarja me konsensus nuk eshte bere me pare per arsye qe mos te kishte ndikime tek Alonso dhe skuadra. Vendimi qe u mor ishte me i drejti”. Tashme qe lamtumira eshte zyrtare zerat per merkaton mund te fillojne.

  2. #2
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    Renoja, 62 mln euro pėr Alonson!

    62 milionė euro. Kjo ėshtė shifra qė sponsorėt spanjollė janė gati tė dershin pėr tė rikthyer Fernando Alonson te Renoja. Kėshtu ka shkruar dje gazeta e pėrditshme sportive spanjolle, “AS”, duke iu referuar vendimit tė marrė nė njė takim tė zhvilluar nė Madrid. Pėrfaqėsuesit e “BBVA”, “Movistar” e “Mutua Madrilena” kanė arritur njė marrėveshje verbale pėr tė derdhur 62 milionė euro. Kjo shumė do ta lejonte Renonė tė kėnaqte kėrkesat e Alonsos, nė kėrkim tė njė skuadre pas divorcit tė hershėm me MekLaren﷓Mercedesin. Por, nė fakt, situata ėshtė mė komplekse se kaq. Po, sepse mungon ende semafori jeshil i grupit bankar holandez “ING”: sponsori kryesor i Renosė, qė vėshtirė se do tė lejojė pėrfshirjen e njė banke rivale si ajo “Banco Bilbao Vizcaya Argentaria”. Por, pėrtej problemeve tė sponsorėve, mbeten pėr t’u diskutuar dhe detajet e projektit teknik tė Renosė pėr sezonin 2008. Skuadra franceze do tė bėjė njė prijekt nė kėndvėshtrimin afatgjatė dhe, sipas gazetės tjetėr tė pėrdtishme sportive spanjolle “Marca”, i ka kėrkuar Alonson njė pėrgjigje sa mė shpejt tė jetė e mundur. Piloti spanjoll, qė duket se nu ėshtė shumė i bindur pėr forcėn qė mund tė ketė skuadra e Briatores nė sezonin e ardhshėm, ėshtė i orientuar pėr impenjimin pėr njė sezon tė vetėm, ndaj nyjet e marrėveshjes nuk tė lehta pėr t’u zgjidhur.

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Formula 1

    Shumi kthehet te Ferrari... si kolaudator!

    Mikael Shumakeri do tė kthehet nė timonin e Ferrarit. Sipas gazetės gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, shtatė herė kampioni i botės nė Formula 1 do tė zbresė nė pistė nė 13 dhe 14 nėntor 2007 pėr njė seancė testimesh nė prag tė sezonit tė ardhshėm, kur nė ēdo makinė tė Botėrorit tė Formula 1 nuk do tė ketė mė asnjė ndihmė elektronike pėr pilotėt, duke nisur qė nga kontrolli i traksionit. “Shumakeri ka shumė eksperiencė pėrsa i pėrket makinave tė Formula 1 pa ndihma elektronike pėr pilotėt”, tha tė hėnėn Sabine Kehm, zėdhėnėsja personale pėr shtyp e ish﷓kampionit tė madh gjerman. “Ai do t’i japė njė ndihmesė tė madhe Kimi Raikonenit dhe Felipe Masės, duke u treguar atyre rrugėn qė duhet ndjekur nė zhvillimin e kėtyre makinave tė reja”. Sipas “FAZ” Ferrari ėshtė e bindur se Shumakeri, “deri tani i pėrfshirė vetėm nė zhvillimin e makinave tė rrugės te “Kokėkuqja”, mund tė vėrė nė dispozicion tė dy pilotėve tė saj tė gjithė eksperiencėn e tij tė madhe nė timonin e makinave tė F.1. Pra, testimet me F2007 do tė shėrbejnė pėr t’i dhėnė udhėzime tė mira Masės dhe Raikonenit, “qė nuk njihen si kolaudatorė shumė tė mirė dhe qė do tė marrin kėshtu njė shtysė tė rėndėsishme nga Shumi pėr sezonin 2008, kur do tė kėrkojnė mbrojtjen e titujve botėrorė”.

  4. #4
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008


  5. #5
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    Alezi dhe Lauda kritikojnė Shumakerin

    Sipas dy prej ish pilotėve tė Ferrarit, vendimi i gjermanit pėr tė testuar nuk ėshtė aspak i pėlqyeshėm
    Dje, 38 vjeēari Majkėll Shumaker, shtatė herė kampioni i botės nė Formulėn 1, i ėshtė rikthyer Ferrarit F2007, ku ka zhvilluar testimet nė Barcelonė qė do tė vazhdojnė edhe sot. Rregullorja pėr sezonin e ardhshėm do ta ndalojė pėrdorimin e ndihmesave elektronike dhe gjermani do tė vėrė nė dispozicion eksperiencėn e tij pėr inxhinierėt e Ferrarit. Piloti tjetėr ka qenė Felipe Masa dhe kolaudatori Luka Badoer, qė kanė zhvilluar testimet. Dy ish pilotėt e Ferrarit, Zhan Alezi dhe Niki Lauda, e kanė kritikuar vendimin e Shumakerit pėr kėtė rikthim te skuadra nga Maranelo.

    "Mendoj se Shumi mori vendimin e duhur, kur vendosi tė tėrhiqej njė vit mė parė. Por fakti qė kėrkon ta testojė sėrish makinėn Ferrari nuk mė duket i drejtė. E imagjinoni ēfarė do tė ndodhė, nėse do tė regjistrojė xhiro mė tė shpejta se pilotėt titullarė? Mediat do tė fillonin t'i kushtonin shumė vėmendje dhe nė momente tė tilla Ferrari do tė ishte i shpėrqendruar". Ndėrkohė, pėr Niki Laudėn ky rikthim i tij ka tė bėjė me njė gjetje publicitare. "Raikoneni do tė jetė i kėnaqur qė nuk do tė marrė pjesė. Pėr mendimin tim, gjėra tė tilla kanė lidhje vetėm me ndonjė fushatė reklamash qė kėrkon tė bėjė "Marlboro". Tė njėjtėn gjė bėri pak ditė mė parė edhe kur testoi Ducatin," ka deklaruar tri herė kampioni i botės.

  6. #6
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    Braun “tradheton” Ferrarin per Honden!

    Honda realizoi nje goditje te fuqishme merkatoje, duke marre ne gjirin e saj ish﷓drejtorin teknik te Ferrarit, Ros Braun, ne rolin e bosit te saj. Braun, mjeshtri i strategjive, qe ndihmoi Mikael Shumakerin te fitonte shtate titujt e tij boterore fillimisht me Benetonin dhe me pas me Ferrarin, kishte bere nje vit pushim nga F.1 pasi nuk e vazhdoi punen me Ferrarin pas terheqjes se Shumit ne fund te sezonit 2006. Por tani ai gjeti nje sfide te re, e cila nis ne 26 nentor krahas patriotit te tij, Nik Frai, paraardhesit te tij si bos i Hondes, por qe tani do te kete rolin e shefit ekzekutiv. Honda deklaroi se Braun, qe fitoi gjashte tituj konstruktoresh rresht me Ferrarin gjate periudhes se arte nga viti 1999 deri ne 2004, do tte kete pergjegjesi te plote per projektimin, prodhimin, sektorin inxhinjerik dhe garat. “Honda ka nje ecuri te mire ne F.1 dhe mundesia per ta ndihmuar skuadren te permbushe potencialin e saj te madh eshte nje sfide e re fantastike per mua ne kete sport”, tha Braun. “Skuadra ka kryer nje pune shume te mire, duke menduar per te ardhmen e saj, dukke shpenzuar shume para dhe kohe per te organizuar sa me mire strukturat e garave ne F.1”. Ky lajm eshte shume i mire edhe per patriotin e Braunit, Xhenson Baton si dhe Rubens Barrikelon, brazilianin qe fitoi shtate gara me te tek Ferrari. Honda fitoi vetem gjashte pike ne nje sezon teresisht te deshtuar 2007, te gjitha te fituara nga Baton. Braun ishte shprehur ne gusht se Ferreri, fituesja e te dy titujve boterore ne 2007﷓n, ishte e vetmja skkuader me te cilen kishte biseduar per kthimin ne F.1, por Rosi donte te kthehej ne Maranelo si zevendesues i Todtit. Francezi e liroi vendin e tij dje, por filozofia e Ferrarit qe nga ky sezon eshte te mbeshtetet ne drejtues italiane, ndaj vendi i tij u mor nga Stefano Domenikali, me Mario Almondon si drejtor teknik. Nik Frai: Goditja e merkatos!

    Ish﷓bosi i Hondes, Nik Frai, tashme ne rolin e shefit ekzekutiv, ka ngritur ne qiell ardhjen e Ros Braunit ne rolin e bosit te skuadres qe nga sezoni 2008. “Nje nga objektivat e mia me madhore ne gjashte muajt e fundit ishte ai i sjelljes se inxhinjereve te talentuar ne skuader”, u shpreh ai. “Dhe me ardhjen e Rosit mendoj se realizuam goditjen me te bujshme te merkatos, pasi me eksperiencen qe gezon, ai do do te luaje nje rol vendimtar ne kthimin e Hondes ne nje ekip pretendent per titullin ne Formula 1. Puna qe ka bere me Ferrarin e ka kurorezuar me te drejte Rosin si nje nga inxhinjeret me te mire ne F.1 dhe une shpresoj qe tani ky talent te ndihmoje Honden”.

  7. #7
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    Fernando Alonso te Reno, “Fenomeni” kthehet nė shtėpi

    Gjashtė sezone nė Formula 1, dy botėrorė tė fituar. Fernando Alonso rifillon nga Reno. Spanjolli 26-vjeēar ka bėrė kthim prapa, duke u kthyer atje ku dhe u maturuan sukseset e tij (2005, 2006) duke u bėrė edhe kampioni i botės mė i ri i nė moshė. Titulli 2006 ishte i fundit kur mundi nė pistė legjendėn e gjallė gjermane Mikael Shumaker. Nė vitin 2007 ishte vetėm njė hap larg titullit tė tretė, qė do ta shndėrronte atė pilotin e parė spanjoll qė fiton tre tituj botėror rresht. Fernando uy ndak nė kuotėn 109 pikė, kundėr 110 pikėve qė grumbulloi kampioni i botės Kimi Raikonen me Ferrari.

    Nė fakt, Botėrori i fundit kishte tre armiq tė mėdhenj pėr Alonson: Kimi Raikonen dhe Felipe Masa te Ferrari, por dhe njė brenda shtėpisė Meklaren, Luis Hemiltonin.

  8. #8
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    Shumi, taksist pėr tė mos humbur avionin

    Mikael Shumaker nė rolin e pazakonshėm tė njė taksisti, pėr tė mos humbur avionin. Ky ėshtė lajmi i gazetės sė pėrditshme bavareze “Abendzeitung”. Kampioni gjerman gjendej nė bordin e njė taksie, qė po e ēonte ne aerostacionin e Koburgut - nė shoqėrinė e familjarėve tė tij, - dhe duke pasur frikė se mund tė humbiste avionin, i kėrkoi shoferit ta drejtonte ai makinėn duke bėrė tė mundur mė aftėsinė e tij tė arrinte avionin gjerman nė kohėn qė ai bėhej gati tė niste fluturimin.

  9. #9
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: Formula 1 2008

    altino, prap hamilton do fitoje
    mclaren eshte me i shpejti

  10. #10
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga genti23\";p=\"20259
    altino, prap hamilton do fitoje
    mclaren eshte me i shpejti
    Prap pse kur ka fituar Gento?

  11. #11
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    196 km/h ne autostrade, Hamilton humbet patenten

    E Merkure, 19 Dhjetor 2007

    Telashe per Ljuis Hamilton. Policia franceze i ka pezulluar per nje muaj patenten pilotit anglo-karaibik te McLaren, pasi e ka zene duke e ngare Mercedesin e tij me 196 km/h ne autostrade prane Laonit, qyteze ne veri te Frances. Policia i ka sekuestruar makinen dhe i ka vene nje gjobe prej 600 eurosh. Gjithcka ka ndodhur te dielen. Sipas asaj qe ka treguar nje polic, Halimton ka pranuar gjithcka dhe ka vendosur te bashkepunoje maksimalisht me forcat e rendit.

  12. #12
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    E Enjte, 20 Dhjetor 2007

    Ferrari i ri qe do te marre pjese ne sezonin 2008 do te prezantohet me 6 janar ne Maranelo. Kete e ka deklaruar ne Fiorano, presidenti i “Cavallino”, Luka Kordero di Montezemolo, dhe administratori i deleguar, Zhan Tod, me rastin e festes tradicionale me shtypin italian. “Nje dite me pas, u theksua, do te beje debutimin ne pisten e Fioranos”.

  13. #13
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    Kam degju qe marrin pare te modhe kta pilotet Altin, e vertete???

    Ta boj shoku nje aplikim per tek "Saviem"???


  14. #14
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008 :no1:

    Ferrari 2008






  15. #15
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008 :no1:

    F1/ BMW Sauber prezanton makinėn e re

    Munih (Gjermani) - Nė vitin 2007 ishte forca e tretė e kampionatit botėror tė Formula 1. Pėr sezonin e ri (200, BMW shpreson ta pėrsėrisė atė. Skuderia gjermane prezantoi makinėn e re “F1.08” dhe bosi Mario Teisen pohoi: “Jemi tė bindur se do tė luftojmė edhe ne pėr tė fituar titullin dhe tė jemi midis tre protagonistėve. Kemi bėrė shumė pėrparim vit pas viti. Kemi shumė besim se do ta ngushtojmė diferencėn qė na ndan nga Ferrari dhe Meklaren”. pilotėt e BMW Sauber nė kampionatin e kaluar nė renditjen e konstruktorėve u renditėn nė vendin e dytė pas Ferrarit, por kjo erdhi edhe si pasojė e faktit qė Meklarenit iu hoqėn pikėt. Dy pilotėt zyrtarė tė BMW janė Nik Hajdefeld dhe Robert Kubika.

  16. #16
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    Raikonen: “Nisem si i barabartė me Masėn”
    Mugelo (Itali)- “Do tė nisem si gjithmonė si i barabartė me Masėn. Mė pas, nė njė moment tė caktuar skuadra do tė vendosė se pėr kė do tė ketė prioritet”. Kjo ėshtė deklarata e Kimi Raikonen. Finlandezi flet edhe pėr Hemiltonin, i zgjedhur nga njė revistė britanike si piloti i vitit 2007. “Fitohet nė pistė. Llogariten 10 pikė ata qė janė fitojnė dhe klasifikimi nė kampionat dhe jo pikėt e dhėna nga njė revistė”. Piloti i skuderisė sė kuqe sheh sėrish njė sfidė Ferrari-Meklaren: “Por, ėshtė shtuar dhe Alonso. Kjo do tė varet nga makian qė do t’i japin”.

    MASA- Piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Masa, thotė se shpreson tė ketė mė shumė fat nė vitin 2008. “Ekipi funksionon si grup. Mė kanė njohur 100 pėr qind tė asaj qė kam bėrė. Nėse do tė kem shanse pėr tė fituar do tė bėjnė gjithēka pėr tė mė ndihmuar. Nuk kam dhėnė mė pak se Kimi. Deri nė garėn e Monzės isha pėrpara nė klasifikim. Atje ndodhi edhe momenti mė i shėmtuar pėr mua, pėr shkak tė njė problemi mekanik. Kisha potencialin e duhur pėr tė fituar”.

  17. #17
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    Masa, mbreti i akullit, mund Shumakerin
    Felipe Masa mposht Mikael Shumakerin dhe Kimi Raikonenin nė garėn me makina FIAT 500 me rrota me zinxhirrė nė liqenin e Madonės nė Kampiljo. Braziliani bėri paraqitjen mė tė mirė nė garėn-shou, por nuk mungoi spektakli i Shumakerit, i cili ishte protagonist i disa veprimeve tė bukura. Masa kaloi koalidatorėt e “Kavalinos”, Badoer dh Zhene, tė cilėt dolėn nė vend tė dytė dhe tė tretė, ndėrkohė qė Shumakeri doli i katėrti. I pafat ishte Raikonen, i cili nė momentin qė u tėrhoq ishte nė krye.

    SHUMI – Nuk ka as edhe mundėsi teorike tė shohėsh Mikael Shumakerin nė njė garė zyrtar nė pistė. “Unė sėrish nė garė? Absolutisht, jo”, - pohoi Shumi. “Do tė kthehem tė bėj teste edhe me makinėn e F2008, por jo shpesh”.

  18. #18
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    Meklaren “lidh” Luis Hemiltonin
    Meklaren-Mercedes zgjati kontratė e pilotit britanik Luis Hemilton edhe pėr pesė vjetėt tė tjera, deri nė fund tė vitit 2012. Anglezi 23-vjeēar, nėnkampion i botės nė sezonin e tij tė parė nė Formula 1, ėshtė i destinuar tė bėhet njė “pilot faktor” i skuderisė anglo-gjermane. Me kėtė marrėveshje tė re Hemilton konsolidon rolin e tij si piloti i parė i ekipit tė Rons Denis.

  19. #19
    i/e rregjistruar 10% Maska e rooney
    Anėtarėsimi
    Feb 2007
    Postime
    24
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    DRIVER STANDINGS

    01 Lewis Hamilton 14
    02 Kimi Räikkönen 11
    03 Nick Heidfeld 11
    04 Heikki Kovalainen 10
    05 Robert Kubica 8
    06 Nico Rosberg 6
    07 Fernando Alonso 6
    08 Jarno Trulli 5
    09 Kazuki Nakajima 3
    10 Mark Webber 2

    CONSTRUCTOR STANDINGS
    01 McLaren-Mercedes 24
    02 BMW 19
    03 Ferrari 11
    04 Williams-Toyota 9
    05 Renault 6
    06 Toyota 5
    07 Red Bull-Renault 2
    08 STR-Ferrari 2

  20. #20
    i/e rregjistruar 10% Maska e rooney
    Anėtarėsimi
    Feb 2007
    Postime
    24
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2008

    raikonen fitues i gares se dyte ne malaysia
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 4 1234 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Ja formula per te Parkuar Makinen!
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-12-2009, 08:57 PM
  2. Alban Skenderaj ne “Formula 1”
    Nga Kliton nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-08-2009, 04:23 PM
  3. Formula pėr njė familje tė lumtur
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:30 AM
  4. Formula 1 2007
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 23-10-2007, 09:40 AM