Receta Gatimi

Kriza, i jep fund jetes biznesmeni


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Angry Kriza, i jep fund jetes biznesmeni




    TIRANE - I deshperuar nga borxhet e shumta dhe pamundesia per t'i shlyer, nje biznesmen 43-vjecar ka vendosur t'i jape fund jetes, si e vetmja rruge shpetimi. Ngjarja e rende me protagonist Gjergj Shehun, ka ndodhur nje dite me pare ne zonen e ish-Bllokut, ne kryeqytet. 43-vjecari eshte gjetur i pajete ne banjen e baneses se tij, ne nje pallat pas shkolles "Edit'h Durham", nga familjaret e tij, ne oren 13:30 te mesdites. Shehu pronari i nje firme ndertimi, kishte kohe qe kishte rene ne depresion per shkak te mungeses se parave. Per te dale nga kriza financiare qe e kishte perfshire ate, biznesmeni 43-vjecar kishte marre shuma te konsiderueshme ne banka te ndryshme te vendit. Por afrimi i krizes financiare dhe pamundesia qe ai te gjente parate per te shlyer kestet, ishte bere e rende. Bankat kerkonin parate e tyre, nderkohe qe vete biznesmenit puna nuk i ecte prej gati nje viti. E i ndodhur ne kete gjendje, ai i ka dhene fund jetes dje.

    Biznesmeni kishte falimentuar pak kohe me pare, duke mos pasur asnje lloj mundesie per te shlyer parate e marra borxh ne banka. Ai vec aktivitetit si firme ndertimi ishte dhe pronari i nje pike inertesh ne Tirane. Por dhe kjo nuk e ka nxjerre dot ate nga gjendja e rende ekonomike. Pasi kane kaluar disa muaj, i perfshire ne kete situate, ditet e fundit gjendja ishte bere e padurueshme per te. Por dita e djeshme ka qene fatale. Gjergj Shehu, i martuar dhe me femije, kishte vendosur qe t'i jepte fund jetes. E kete veteflijim ai ka vendosur ta beje ne nje moment, kur nuk kishte njeri. Gruaja, femijet dhe e ema e tij nuk kane qene ne momentin kur ai, ka marre nje litar dhe ka shkuar ne banjen e apartamentit te tij. Aty e ka lidhur litarin ne tavan dhe pasi ka krijuar nje nyje, e ka vene ne qafe. Ka leshuar kembet dhe ka gjetur vdekjen.

    E para qe eshte perballur me kete skene te rende ka qene e ema e 43-vjecarit. Ajo ka shkuar ne shtepi rreth ores 13:30. Ka hyre ne shtepi dhe nuk ka gjetur njeri. Me pas kur ka shkuar ne banje, ka pare te birin te pajete. Menjehere eshte munduar t'i jape ndihme, ta ule ne toke, po 43-vjecari kishte nderruar jete dhe gjithcka ishte e kote. Me pas, jane njoftuar uniformat blu, te cilat kane shkuar ne drejtim te vendit te ngjarjes. Keta te fundit kane nisur hetimet, duke marre ne pyetje familjaret e tij, me qellim qe te sqaronin shkaqet e kesaj ngjarjeje te rende. Gjate deshmive te dhena ne Komisariatin numer 2, te afermit kane deklaruar se, Gjergji kishte marre shume kredi neper banka. Por duke mos pasur mundesi qe t'i kthente ato, dyshohet se ka vendosur per t'i dhene fund jetes, duke u vetevarur. Uniformat blu nuk kane bere te ditur shumen qe ai kishte marre kredi, por kane bere te ditur se ajo ka qene e madhe.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    iiiiii per zotin se gjynaf!!!!!!eee budallai skishte noj menyre tjeter per te shlyer borxhet po duke bere vetervrasje?

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    Ka kaluar ne depresion i shkreti dhe ka marr vendimin e gabuar pastaj duke u vetevrar

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e tony65
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    67
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Gjergji Shehu ishte nje nga shoket e mi te cilin e percollem sot me lot ne sy.

  5. #5
    i/e rregjistruar 10% Maska e argjent23
    Anėtarėsimi
    Jul 2009
    Postime
    48
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    shum ran per familjen etiedhe parafolsit i shprehi ngushllime

  6. #6
    i/e rregjistruar Maska e super
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    8
    Reputacioni
    0
    Ngushellime per familjaret e te ndjerit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Njė adoleshente i ka dhėnė fund jetės
    Nga Erinaa nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 20-05-2012, 10:42 PM
  2. I jep fund jetes Fakhra Yunus.
    Nga 3r1k0 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-03-2012, 04:51 PM
  3. Donim te njejtin djal...dy motrat i japin fund jetes!!!
    Nga labja nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2012, 09:33 AM
  4. Rusi, biznesmeni premton nje kishe per cdo vit jete
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 08:57 AM
  5. Gjendet i vdekur biznesmeni Kosta Trebicka,
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 11:19 AM