Pėrgjegjėsi i zyrės thotė se mungojnė hartat kadastrale tė tė gjitha fshatrave tė Sarandės; regjistri dhe libri i trojeve e banesave nė disa volume, mjaft prej tė cilave datojnė qė nga vitet 1930, 1945 e deri nė vitet e fundit.


Mijėra banorė tė komunave nė rrethin e Sarandės "humbin" tapitė e tokave, trojeve dhe banesave tė tyre. Gjithė dokumentacioni qė vėrtetonte pronėsinė e tyre ėshtė zhdukur sa hap e mbyll sytė. Nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, persona ende tė paidentifikuar kanė vjedhur me thyerje kasafortėn e Zyrės sė Kadastrės sė kėtij rrethi. Pėrgjegjėsi i kėsaj zyre, Taip Madani dje deklaroi pėr "Gazeta Shqiptare" se, autorėt e krimit kanė rrėmbyer dokumentet ku jepej gjendja e pronave, banesave, kopshteve e shkollave tė tė gjitha fshatrave tė Sarandės si dhe librin e trojeve. Ngjarja e rėndė ka alarmuar Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Vlorės dhe krerėt mė tė lartė tė Drejtorisė sė Policisė sė Shtetit. Me gjithė hetimet e kryera, ende nuk ėshtė bėrė identifikimi dhe arrestimi i autorėve. Madje, deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme nuk ėshtė shoqėruar asnjė person i dyshuar pėr kėtė vjedhje spektakolare.
Pėrgjegjėsi i Zyrės, Taip Madani pohon se mungojnė hartat kadastrale tė tė gjithė fshatrave tė Sarandės; regjistri dhe libri i trojeve e banesave nė disa volume, mjaft prej tė cilave datojnė qė nga vitet 1930, 1945 e deri nė vitet e fundit. Ai thotė se ka vetėm njė shpresė; mundet qė nė njė masė tė konsiderueshme, dokumentet e grabitura tė zėvendėsohen. Sipas Madanit, ka mundėsi qė tė ketė fotokopje tė hartave kadastrale dhe dokumenteve tė tjera tė pronėsisė nė Zyrėn Kadastrale tė rrethit tė Delvinės. Kjo, pėr faktin se Delvina ka qenė qendėr e rrethit shumė vite mė parė.
Burime nga dikasteri i Rendit, bėjnė me dije se grabitja mund tė jetė kryer nga banorė tė fshatrave tė Sarandės, por nuk pėrjashtohen dhe ata qė banojnė prej vitesh nė kėtė qytet, por qė kanė probleme me pronat nė fshatrat nga kanė migruar. Policia po punon intensivisht pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave tė kėsaj ngjarjeje tė rėndė.

burimi/BalkanWeb