Receta Gatimi

Kampionati Spanjoll 2008-2009


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 13 prej 13
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kampionati Spanjoll 2008-2009



    Fitorja e djeshme e Realit tė Madridit thjesht e ka motivuar mė shumė Barcelonėn e Pep Guardiolės, qė ka mundur pa probleme nė “Kamp Nou” Sporting Gijonin. Dy herė Eto dhe njė gol i Daniel Alveshit shuan ēdo shpresė tė miqve, qė vetėm sa e shkurtuan diferencėn me anė tė Mateos nė mesin e pjesės sė dytė. Nė fakt, askush nuk e kishte vėnė nė dyshim fioren e katalanasve, qė s’dinė tė humbasin as nė transfertė, ndėrsa nė shtėpinė e tyre gjithēka e kanė mė tė lehtė. Me kėtė fitore Barcelonė rivendos diferencėn prej 12 pikėsh me Realin, qė po bėn gjithēka pėr tė marrė pikėt maksimale nė ēdo takim, por po kėshtu po reagon edhe rivali historik i tij. Nė ndeshjet e kėsaj jave bie nė sy edhe fitorja e Atletikos sė Madridit nė transfertė me Rekreativo Huelvėn.

    Tė shtunėn:

    Real Madrid 1 - 0 Racing Santander

    Sevilla 1 - 2 Real Betis


    Tė dielėn:

    Barcelona 3 - 1 Sporting Gijon

    Getafe 1 - 1 Espanyol

    Malaga 3 - 2 Almeria

    Mallorca 1 - 1 Deportivo La Coruna

    Recreativo Huelva 0 - 3 Atletico Madrid

    Valladolid 2 - 1 Athletic Bilbao

    Villarreal 2 - 1 Numancia

    Osasuna 1 - 0 Valencia

    08/02/2009


    Burimi:Sporti Shqiptare

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kampionati Spanjoll 2008-2009



    Kampionati spanjoll ėshtė rihapur. Sepse Barcelona e vendit tė parė ėshtė mundur nė fushėn e saj, por nė derbi me Espanjolin, me rezultatin e ngushtė 2-1. Duhet theksuar se djemtė e Pep Guardiolės kanė luajtur qė nga minuta e 38-tė e pjesės sė parė me 10 lojtarė, pėr shkak tė daljes me karton tė kuq tė mesfushorit Keita. Nė portėn e Barcės ka shėnuar dy herė Ivan de La Pena, ndėrsa diferencėn e ka shkurtuar Ture, Reali i Madridit ka bėrė poker nė shtėpi me Betisin, duke fituar thellė 6-1. Tashmė diferenca ka shkuar nė shtatė pikė, cka do tė thotė se Barcelona nuk mund tė jetė e qetė nė ndeshjet e mbetura. Mė poshtė janė tė gjitha takimet e luajtura dje si dhe ndeshjet e ditės sė sotme.

    Dje u Luajten (21/02/2009)

    Tė shtunėn:
    Barcellona - Espanyol 1-2
    Real Madrid - Real Betis 6-1
    Villarreal - Sporting Gijon 2-1
    Sevilia - Atletiko Madrid 1-0

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Reali ndjek kemba-kembes Barcelonen



    Reali i Madridit ka shperthyer ne ndeshjen e Primera Divizionit ne transferte me Atletikon e Bilbaos, duke e mundur me rezultatin e thelle 2-5. Ate qe nuk kane mundur ta bejne ne Chamnpions, madrilenet e kane shprehur ne kampionatin spanjoll, ku Barcelona udheheq prej javesh e vetme. Me kete fitore Reali i afrohet me tri pike katalanasve, qe ne fakt kane nje ndeshje me pak. Madrilenet jane gjendur qe ne pjesen e pare ne avantazh me holandezin Roben, golin e te cilit e ka dyfishuar argjentinazi Hainze. Bilbao eshte ndihmuar ne fillim nga autogoli i Hainzes, pastaj ka barazuar me Lorenten. Por vetem kaq. Pas golit tebarazimit Reali ka shenuar tri here te tjera, ku promotori i fitores ka qene holandezi Huntelar. Higuain ka shenuar te pestin me 11-metersh, qe ka qene sa per statisike. Duhet theksuar se vendesit e Atletiko Bilbaos kane luajtur qe nga minuta e 33-te e takimit me 10 lojtare, pas daljes me karton te kuq te Iestes.

    ATHLETIC BILBAO - REAL MADRID 2 – 5
    22′ A. Robben, 34′ G. Heinze, 36′ Heinze (autogol), 45′ F. Llorente, 47′, 61’ Huntelaar,
    85′ Higuain (pen.)

    VALENCIA - RECREATIVO HUELVA 1-1

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kampionati Spanjoll 2008-2009

    Fitore minimale e Barcelonės


    Etoo dhe Pique festojnė golin.

    Lideri i tabelės nė Primera Division, Barcelona, ka shėnuar fitore minimale si mysafir i Valladolidit.

    Tė vetmin gol nė ndeshje e shėnoi sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o, i cili nė minutėn e 40-tė pranoi njė pasim nga Xavi, pėr ta mposhtur portierin Asenjo.

    Fitore me rezultat tė njėjtė, 1-0, ka shėnuar edhe Sevilla si mysafir i Recreativo Huelvas, ndėrsa Villarreali ėshtė mposhtur me rezultat bindės prej 3-0, nga Almeria.

    Ndeshjet e tjera te perfunduara;


  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Barcelona marshon drejt titullit


    Shtylla e fitores sė Barcelonės, Andres Iniesta


    Barcelona ka forcuar kreun e tabelės sė La Ligės, pasi shėnoi fitore me rezultat 2-0 nė Camp Nou pėrballė Recreativo Huelva, pėrfshirė edhe njė penalti tė humbur nga Lionel Messi.

    Andres Iniesta shėnoi gol pas vetėm 42 sekondash lojė, pėr t’i dhėnė epėrsinė e hershme Barcelonės. Spanjolli shėnoi pas njė loje tė mirė nga Thierry Henry.

    Ishte sėrish Iniesta protagonist edhe i golit tė dytė, goditja e tė cilit u devijua nga Nasief Morris dhe pėrfundoi nė rrjetėn e Recreativos (68’).

    Pėr Barcelonėn u akordua edhe njė penalti, por Lionel Messi nuk ishte i saktė nga pika e bardhė (81’). Rereativo nė anėn tjetėr shumė shpejt pas penaltisė sė humbur tė Messi shėnoi njė gol, qė u anulua pėr shkak tė pozicionit jashtė loje.

    Tre pikėt e reja e ēojnė nė nėntė epėrsinė e Barcelonės ndaj Real Madridit nė krye tė tabelės sė La Ligės. Reali do tė mund ta ngushtojė kėtė epėrsi sėrish nė gjashtė kur nesėr pret nė Bernabeu ekipin e Valladolidit.

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Iniesta i kėnaqur me fitoren kundėr Getafes




    Edhe pse nuk ishte njė fitore e tipit tė Barcelonės me shumė gola, Blaugranėt kanė regjistruar fitoren e radhės nė Kampionatin spanjoll duke e mposhtur Getafen me rezultat minimal, ndėrsa mesfushori Andres Iniesta e ka konsideruar kėtė fitore si mė tė rėndėsishmen e sezonit.
    “Nė stadiumet e kėtilla fitohen kampionatet. Jemi nė formė tė jashtėzakonshme dhe shpresoj tė kemi pikė tė mjaftueshme nė fund pėr ta fituar titullin”.

    “Kjo ishte njė ndeshje mjaft e vėshtirė, prandaj e kemi bėrė njė hap pėrpara. Dėshirojmė qė tė vazhdojmė me fitore dhe ta mbajmė distancėn ndaj Real Madridit”, ka thėnė spanjolli pas ndeshjes.

    Ndeshjen e radhės Barcelona e zhvillon nė Camp Nou kundėr Sevillas.


    Perfundimet e ndeshjeve te tjera:





    Renditja:




  7. #7
    i/e rregjistruar 10% Maska e lolushka
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Postime
    36
    Reputacioni
    0
    jam adhuruese e flaket e Barcelones shpresoj te fitoj Barcelona...ole ole Barca..

  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Atletico ruan shpresat pėr vendin e katėrt




    Atletico Madrid ka shėnuar fitore me rezultat 3-1 nė Vicente Calderon ndaj Sporting Gijon, duke marrė vendin e gjashtė tė tabelės sė La Ligės.Vendasit shėnuan dy herė nė pjesė tė parė me anė tė Diego Forlan (27’) dhe Simao (41’) pėr tė shkuar tė qetė nė pauzėn mes pjesėve.

    Pjesa e dytė filloi nė mėnyrė tė paparashikueshme, me dy gola tė shėnuar pėr mė pak se dy minuta. Sapo filloi ndeshja, sulmuesi argjentinas Sergio Aguero shėnoi pėr tė trefishuar epėrsinė (46’), ndėrsa njė minutė mė pas vendasit ngushtuan me anė tė Bilic (47’).

    Tre minuta para fundit tė ndeshjes, Atletico mbeti me dhjetė lojtar pas pėrjashtimit tė Simao pėr shkak tė dy kartonėve tė verdhė brenda njė minute, por kjo nuk i ndihmoi mysafirėt tė nxjerrin ndonjė rezultat mė pozitiv.

    Pikėt e fituara e ngrejė Atleticon nė pozitėn e gjashtė me 52 pikė, katėr mė pak se vendi i katėrt, qė dėrgon nė Ligėn e Kampionėve e qė mbahet nga Valencia.


    Ndeshjet e tjera te perfunduara:



  9. #9
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Barēa injoron Realin, prek titullin



    6-2 nė Madrid, 100 gola nė kampionat dhe 7 pikė avantazh katėr javė para fundit. Katalanasit bėjnė ligjin
    Leksion futbolli, dėshmi superioriteti apo poshtėrim sportiv? Fitorja 6-2 e Barcelonės, ndaj Realit tė Madridit, nė “Santiago Barnabeu”, i pėrmbledh tė gjitha bashkė. Vlen tre pikė, qė i shpien katalanasit nė +7 nga rivalėt, kur janė luajtur 34 ndeshje nė Primera Divizion. Por vlen akoma mė shumė pėr shuplakėn qė i ėshtė dhėnė madrilenėve, tė cilėt vinin nga 17 fitore dhe njė barazim. Reali nuk mundej qė nga ndeshja e fazės sė parė nė “Kamp Nou”. Barcelona ka pėrcaktuar pėrfundimisht shkallėn e forcės nė Spanjė, duke i dhėnė shtysėn e duhur tė besuarve tė Guadriolės pėr tė fituar diēka tė mundshme nė kėtė sezon.
    REAGIMI - Momenti mė i vėshtirė i mbrėmjes sė Barcelonės nė Madrid ishte nė minutėn e 14-tė. Serxhio Ramos kroson shkėlqyeshėm pėr Gonzalo Higuanin dhe argjentinasi nuk gabon, duke mposhtur Viktor Valdesin, me njė goditje me kokė. Nė atė ēast, frika e pėrmbysjes “merenges” mund tė kishte fundosur Barēėn, sepse diferenca zbriti nė njė pikė. Por pikėrisht pas golit tė pėsuar, Barcelona u ngjit nė katedėr, duke treguar se ėshtė skuadra mė e fortė nė Spanjė, nė pritje qė ta tregojė diēka tė tillė edhe nė Europė, ku tė mėrkurėn e pret Ēelsi nė Ligėn e Kampioneve. Reagimi i “bandės” sė Guardiolės, solli diēka tė bujshme, tė destinuar tė mbetet nė mendjen e atyre qė dashurojnė futbollin.
    SUPER HENRI - Serinė e “mrekullive” e nisi Henri, qė nė minutėn e 18-tė, vendos barazpeshėn duke mposhtur me qetėsi Kasiljasin, pas pasimit tė marrė nga Lionel Mesi. Kalojnė vetėm 100 sekonda dhe vjen parakalimi. Fabio Kanavaro shkaktoi faull ndaj Henrisė, dhe gjyqtari akordon njė goditje dėnimi, tė cilėn Ksavi e ekzekuton me mjeshtri, duke e shpėnė te koka e Karles Pujolit.
    Kapiteni godet fort dhe kalon nė avantazh miqtė. Kėtu mbyllet ndeshja dhe Reali nuk ekziston mė, ndėrsa rastet e Barcelonės janė tė shumta, me dhjetra, dhe mbi tė gjitha ia vlen tė pėrmendet ajo qė ndodhi dhjetė minuta para fundit tė pjesės sė parė. Ksavi “i vjedh” topin Lasana Diarras dhe pason pėr te Mesi, i cili e mbyll sprintin me njė goditje tė saktė, qė nuk i jep mundėsi reagimi portierit Kasiljas. Pjesa e parė mbyllet 1-3, sepse Kasiljas i mohon golin Dani Alveshit.
    100 GOLA - I trullosur, Reali i Madridit rikthehet nė pjesėn e dytė, akoma i trembur nga Barcelona, qė shpėrdoron mundėsinė pėr tė mbyllur ndeshjen me anė tė Mesit. Nė minutėn e 11-tė, Serxhio Ramos shėnon me kokė, gjatė njė goditje dėnimi tė ekzekutuar nga Roben, duke futur vendasit nė lojė, por vetėm pėr njė minutė. Vetėm pėr 60 sekonda, pasi menjėherė Barcelona shėnon golin e katėrt me anė tė Tierri Henrisė.
    E njėjta skemė: Ksavi lėshon njė top fantastik pėr sulmuesin francez, i cili mposht Kasiljasin dhe shėnon golin e 19-tė pėr nė kėtė sezon. Kjo ishte goditja pėrfundimtare, pasi Reali nuk reagoi mė. Nė kėtė mėnyrė, Barcelona thellon avantazhin dhe Ksavi jep asistin e “1 miliardė” tė sezonit tė tij fantastik, nga i cili pėrfiton Mesi, qė shėnon dygolėshin personal, 23 gjithsej nė kampionat. Nuk mbaron me kaq, sepse ka vend pėr lavdi edhe pėr aktorėt “jo-protagonistė”.
    Qendėrmbrojtėsi Zherard Pike shėnon golin e gjashtė, atė qė ėshtė i 100-ti pėr Barcelonėn nė kėtė kampionat. Nėse do tė pėrfshihen edhe veprimtaritė e tjera, Barēa ka shėnuar 146 gola gjithsej nė 55 ndeshje, 78 prej tė cilėve nga treshja Mesi-Henri-Eto. Numra tė paimagjinueshėm, numra qė tregojnė pėr njė skuadėr, e cila po bėhet pjesė e legjendės, ndeshje pas ndeshjeje.




    Ndeshjet e tjera te perfunduara:





  10. #10
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Villarreali ‘shtyn’ festėn e Barcelonės



    Villarreal ka barazuar nė ēastet e fundit tė ndeshjes, pėr tė penguar Barcelonėn tė festojė titullin nė Camp Nou, nė derbin e sotėm spanjoll qė pėrfundoi me rezultat 3-3.Nėse merrte tri pikė, Barcelona do tė krijonte dhjetė pikė epėrsi ndaj Real Madridit, kur deri nė fund tė kampionatit mbeten edhe tre ndeshje. Por, me njė pikė tė marrė, katalanasit janė tetė pikė mbi kampionin nė fuqi dhe matematikisht nuk e kanė tė fituar titullin, pasi kanė nevojė pėr sė paku edhe njė pikė.

    Pjesa e parė

    Blaugranėt kaluan nė epėrsi pas 12 minutash lojė, kur goditja e Seydou Keita u devijua nga Gonzalo Rodriguez pėr tė pėrfunduar nė rrjetėn e Diego Lopez. Pas dhjetė minutash tjera mysafirėt barazuan, kur pas njė gabimi tė Yaya Toure, Giuseppe Rossi asistoi pėr Joseba Llorente.

    Megjithatė vendasit shėnuan edhe dy herė nė pjesė tė parė, pėr tė shkuar nė pauzė me dy gola epėrsi. Sė pari Samuel Eto’o shėnoi nga afėrsia pas njė asistimi tė Andres Iniesta, ndėrsa nė ēastet e fundit tė pjesės sė parė Daniel Alves shėnoi nga gjuajtja e lirė pėr t’i dhėnė 3-1 epėrsinė Barcelonės.

    Pjesa e dytė


    Tė zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola zhvilluan lojė sulmuese edhe nė pjesėn e dytė, por nuk gjetėn golin. Pas gjashtė minuta nė pjesė tė dytė, Alves harkoi pėr tė gjetur Keitan, goditjen e tė cilit e mbrojti portieri Lopez, por jo edhe atė tė Xavi. Megjithatė goli u anulua padrejtėsisht, pėr shkak tė pozicionit jashtė loje.

    Momenti rikthyes nė ndeshje ishte largimi me karton tė kuq i Eric Abidal (pėr tė dytėn ndeshje radhazi), pas ndėrhyrjes ndaj Llorente, qė i fali edhe njė penalti. Nga pika e bardhė nuk huqi zėvendėsuesi Mati Fernandez, qė ngushtoi rezultatin nė 3-2.

    Kur tifozėt ishin tė gatshėm pėr festė, ndodhi edhe befasia mė e madhe, me Llorente qė shėnoi nė minutėn e dytė tė kohės shtesė, pas njė konfuzioni nė mbrojtjen e Barcelonės.

    Titulli pėr Barcelonėn mbetet tė fitohet nė ndeshjen e ardhshme tė ligės, qė zhvillohet mė 17 maj ndaj Mallorcas. Ndėrkohė, katalanasit tė mėrkurėn do tė kėrkojnė njė titull tjetėr, atė tė Kupės sė Mbretit, ku nė finale takohen me Atletic Bilbao.


    Rezultatet e ndeshjeve te tjera te Premiera Division





    Klasifikimi




  11. #11
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Reali mposhtet, Barcelona kampion i ri



    Real Madridi mė nuk ėshtė kampion i Spanjės, pasi ka pėsuar edhe njė herė, kėsaj here nga Villarreali me rezultat 3-2, duke i lejuar Barcelonės tė shpallet kampion i ri me edhe dy ndeshje tė mbetura deri nė fund tė sezonit.


    Villarreali javėn e kaluar prishi planet e Barcelonės, duke ia pamundėsuar tė fitojė titullin nė Camp Nou, por kėsaj here i bėri njė nder tjetėr duke mposhtur Real Madridin dhe duke ua ‘dhuruar’ mė herėt titullin katalanasve.

    Vendasit kaluan nė epėrsi qė nė pjesėn e parė tė ndeshjes me anė tė njė goli me kokė tė shėnuar nga sulmuesi francez Robert Pirez, qė ishte edhe goli i vetėm i pjesės sė parė.

    Reali u rikthye mbarė pas pauzės, duke barazuar qė nė minutėn e dytė tė pjesės sė dytė me anė tė golit tė parė kėtė sezon tė Rafael Van der Vaart.

    Vendasit rimorėn epėrsinė pas edhe 15 minutash tjera me anė tė Cani (62’), para se mbretėrit tė barazojnė edhe njė herė, dy minuta para fundit tė kohės sė rregullt tė ndeshjes kėsaj here me anė tė Gonzalo Higuain (88’).

    Por, si nė ndeshjen e kaluar ndaj Barcelonės, Villarreali shėnoi nė minutat e fundit tė ndeshjes, kėsaj here pėr tė marrė tri pikė tė plota nga derbi i javės me anė tė golit tė Joan Capdevilla.

    Me kėtė fitore Villarreali mban gjallė shpresat pėr njė vend nė Ligėn e Kampionėve, pasi ngjitet nė pozitėn e pestė, me 59 pikė, sa ka edhe Valencia nė pozitėn e katėrt, e qė nesėr udhėton tek Atletico Madrid.

    Reali mbetet nė pozitėn e dytė me 78 pikė, pa asnjė gjasė pėr tė arritur Barcelonėn, qė ka 86 pikė nė krye tė tabelės, e qė nesėr do tė fitojė titullin nė fushė tė Mallorcas, pavarėsisht rezultatit.

  12. #12
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Barcelona feston titullin me humbje







    Barcelona ka festuar me humbje titullin e kampionit tė Spanjės, pasi ka pėsuar pėr tė dytėn herė radhazi pasi siguroi titullin, kėsaj here me ekipin rezervė qė pėsoi me rezultat minimal ndaj Osasunas nė Camp Nou.


    Pep Guardiola vendosi tė pushojė tė gjithė ekipin e parė tė tij nė prag tė ndeshjes mė tė rėndėsishme tė sezonit, finales sė Ligės sė Kampionėve, qė zhvillohet tė mėrkurėn nė Romė, ku Barcelona do tė ketė pėrballė Manchester United.

    Tė vetmit qė u pėrfshinė nga formacioni bazė ishin sulmuesi kryesor, Samuel Eto’o, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit, por u bllokua shumė mirė nga mbrojtja e Osasunas, dhe mbrojtėsi i majtė Erik Abidal, i cili do tė mungojė nė finalen e Romės.

    Por ekipi rezervė i blaugranėve, qė megjithatė pėrbėhej edhe nga yje si Bojan Krkic, Alieksandr Hleb e Eidur Gudjohnsen, dėshtoi tė japė shkėlqimin dhe emocionin qė sjell zakonisht Barcelona.

    Goli i vetėm i ndeshjes u shėnua nga Walter Pandiani, i cili mposhti portierin e dytė tė Barcelonės, Jose Manuel Pinto, nė minutėn e 25-tė tė lojės.

    Dhjetėt minutat e fundit tė ndeshjes vendasit e luajtėn pa Marc Muniesa, i cili u pėrjashtua me karton tė kuq (81’).

    Por mbrėmja i takoi Barcelonės, qė pas ndeshjes ngriti trofeun e kampionatit spanjoll, i pari qė nga viti 2006. Dy sezonet e fundit La Liga i takoi Real Madridit.

    Osasuna nė anėn tjetėr me tri pikėt e fituara ruan shpresat pėr tė mbijetuar nė ligėn e parė spanjolle.

  13. #13
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Barca turpėron Atleticon



    Barcelona ka shėnuar fitore me rezultat prej 5-2, nė ndeshjen e zhvilluar tė shtunėn mbrėma nė Camp Nou kundėr Atletico Madridit, duke vazhduar kėshtu seritė pozitive tė viteve tė fundit kundrejt skuadrės sė dytė nga kryeqyteti spanjoll.
    Me tė filluar ndeshja (2’), Zlatan Ibrahimovic i kaloi katalunasit nė epėrsi. Pas kėtij goli Blaugranėt nuk u ndalėn duke arritur tė shėnojnė edhe tri herė vetėm nė pjesėn e parė.

    Lionel Messi (16’) dyfishoi rezultatin, ndėrsa Dani Alves (30’) dhe Seydou Keita (42’) e ngritėn epėrsinė nė 4-0.

    Sergio Aguero (45’) dhe Diego Forlan (84’) ngushtuan avantazhin e vendasve nė 4-2, mirėpo nė fund tė takimit Leo Messi shėnoi edhe golin e pestė pėr vendasit duke turpėruar sėrish Atleticon

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kampionati Spanjoll 2009-2010
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 02:07 PM
  2. Kampionati Anglez 2009-2010
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 02:02 PM
  3. Kampionati Anglez 2008-2009
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 20-09-2009, 10:25 AM
  4. Kampionati Italian 2008-2009
    Nga ReniX nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 20-09-2009, 10:20 AM
  5. Kampionati Gjerman 2008-2009
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 12:50 PM