Shqiptari shmang tragjedine


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Shqiptari shmang tragjedine

    Receta Gatimi

    Shqiptari shmang tragjedine
    E Shtune, 11 Prill 2009


    ATHINE - Nje emigrant shqiptar eshte bere heroi i dites ne Greqi. Fatmir Topalli 47 vjec, ka mundur te shmange nje masaker ne nje shkolle te mesme ne Athine, pasi nje student, 18-vjec, nga Abkazia me arme ne dore po qellonte ndaj nxenesve. Por nderhyrja e emigrantit nga Fieri, ka bere te mundur qe te shpetohen ata, ndersa vete ai ka marre disa plage nga plumbat e dale nga arma e te riut grek. Studenti qelloi me arme zjarri dje, kunder njerit prej shokeve te tij ne oborrin e nje shkolle ne Athine. Plumbat kane prekur edhe dy kalimtare te tjere qe po kalonin perpara shkolles. Nderkohe qe me pas, ai ka tentuar vetevrasjen, duke u qelluar me arme. Lajmin e bejne me dije burimet policore greke, nderkohe qe sipas medieve greke, dyshohet se njeri mes te plagosurve eshte shqiptar. I plagosuri eshte 47-vjecari Fatmir Topalli i cili mesohet se ishte nje punetor qe punonte ne nje supermarket, prane shkolles profesionale te Organizmit te Punesimit te Forces Punetore OAED. Shqiptari, pasi ka pare skenen, se bashku me nje tjeter punonjes, ka tentuar te carmatose agresorin, por ai ka hapur zjarr edhe ndaj tyre. Fatmiresisht, plagosja ka qene e lehte per shqiptarin.

    Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat e policise. Duke pare se nuk kishte rruge tjeter, 18-vjecari ka drejtuar armen ndaj vetes duke u qelluar per vdekje. Por ai ka vdekur ne spital vetem pak minuta pas ngjarjes, studenti i cili qelloi me dy arme te kalibrit te vogel brenda ne ambientet e shkolles, duke plagosur nje student dhe dy persona te tjeter, punetore te nje firme private qe ndodheshin jashte ambienteve te shkolles. Pasi kreu krimin studenti 18-vjecare kishte qelluar veten ne koke, dhe vetem pak minuta pasi ishte derguar ne spitalin Nikaia te Athines, ka gjetur vdekjen. Njeri prej punetoreve te plagosur, sipas medies greke eshte shqiptari Fatmir Topalli qe se bashku me kolegun e tij, ishin perpjekur t'i merrnin armet nga dora adoleshentit. Studenti 18-vjecar i plagosur, ka marre plage serioze per shendetin ne gjoks dhe ne dore dhe i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale, ndersa dy punetoret, mes tyre dhe shqiptari kane marre plage te lehta.

    Kjo eshte hera e pare qe Greqia tronditet nga nje ngjarje e tille, ndersa policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryen kontroll ne banesen e adoleshentit. Sipas deshmitareve, 18-vjecari, kishte probleme mendore dhe kishte pasur tendenca te vetevrasjes. Ne nje shenim qe i eshte gjetur ne cante shkruhej "Une jam nje egoist dhe nuk duroj dot, te me kundershtojne". Incidentit tragjik ka tronditur opinionin publik ne Greqi dhe ka sjelle reagime te ndryshme nga politika. Shoket e studentit qe po qellonte me arme, e kane portretizuar ate si nje person te vetmuar dhe te trishtuar, ndersa nje psikolog, i cili foli me nenen dhe vellane e autorit, theksoi se te afermit e tij thane se, ai nuk kishte pasur kurre probleme mendor. Ministrja e Punesimit Fani Palli Petralia, e cila vizitoi shkollen, shprehu pikellimin e saj mbi kete incident, duke theksuar se incidente te tilla, jane te huaja per te rinjte dhe shoqerine greke.

    /Koha.Jone/

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Shyqyre qe folen dhe nje here mire per ne, se mundonte pak te na bejen dhe terrorista!

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13
    E pergezoj personin ne fjale

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 'Shqiptari' Nik Xhelilaj
    Nga MAJDI nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2010, 02:34 PM
  2. Perdhunonte te bijen, arrestohet shqiptari
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-03-2010, 06:20 AM
  3. Madonna pėrgjegjėse pėr tragjedinė e Ohrit?
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 07:00 PM