Greqia, projekt pėr heqje vizash


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Greqia, projekt pėr heqje vizash

    Receta Gatimi

    Marrėveshjet: Afrimi i zgjedhjeve ka provokuar angazhimin e PS-sė dhe PD-sė drejt “blerjes” sė rolit tė Athinės nė zhvillimet shqiptare. Premtimet: vizat nga Karamanlis pėr Berishėn dhe votat e emigrantėve nga PASOK-u pėr PS-nė. Dilemat e vizitės sė kryeministrit grek nė Tiranė, mė 26 prill. Greqia, projekt pėr heqjen e vizave pėr shqiptarėt. Gjyqi “Bollano” ngre pikėpyetje mbi agjendėn diplomatike tė Karamanlisit. Kryeministri grek Kostas Karamanlis pritet tė vizitojė Shqipėrinė mė 26 prill.

    Edhe pse jo e paraqitur zyrtarisht pėr mediet, pėr shkak tė disa problemeve qė janė shfaqur sė fundmi nė Parlamentin helen, vizita e kreut tė qeverisė helene pritet tė jetė njė tur diplomatik me rėndėsi tė dorės sė parė. Burime pranė qeverisė shqiptare thanė pėr gazetėn “Libertas” se mbėrritja e Karamanlisit konsiston me njė agjendė shumė domethėnėse, qė pritet tė ketė pasojat e veta tė prekshme, nė prag tė zgjedhjeve elektorale tė 28 qershorit.

    Kėshtu, sipas kėtyre burimeve, heqja e vizave, si pjesė e njė marrėveshjeje dypalėshe, ėshtė njė prej pikave kryesore tė takimit me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili, nė kėmbim tė kėsaj, ka gati akordin “territorial” tė “Shelf-Kontinentalit”, i cili parashikon lėshimin e njė pjese tė vijės ujore dhe shkėmbinjve ujorė nė favor tė Greqisė. Njohja e vijės kufitare me Shqipėrinė, si dhe heqja e bllokut tė vizave pėr Tiranėn, ėshtė pjesa tregtare e marrėveshjes, e cila i krijon homologut shqiptar tė Karamanlisit lehtėsi politike, nė prag tė zgjedhjeve elektorale tė 28 qershorit.

    Por ajo qė vendos njė pikėpyetje rreth kėsaj vizite ėshtė media greke, e cila “ka pėrfituar” nga “gabimi” shqiptar i dėnimit tė vasal Bollanos, pikėrisht pak pėrpara vizitės sė kryeministrit grek.

    Mė thjeshtė, gjyqi ndaj kreut tė Bashkisė sė Himarės po merret nga subjekte tė ndryshme tė shtetit fqinj si njė ngjarje politike me peshė, e cila mund ta vėrė nė vėshtirėsi kreun e qeverisė greke, nė agjendėn e tij shqiptare. Akordi i vizave, tė cilin Berisha e ka marrė deri mė tani, vetėm teorikisht nga Italia, ėshtė njė kosto qė duhet marrė nė konsideratė, edhe pse “gabime” tė kėtij lloji vėshtirė se janė mė rastėsi apo shprehje e nervozizmit reciprok.

    “Anulimi i turit diplomatik tė Karamanlisit ėshtė shumė aktual, pėr shkak tė kėsaj ndėrhyrjeje tė pakuptimtė tė autoriteteve tė Tiranės, pak pėrpara mbėrritjes sė tij. Mė thjeshtė, gjyqi ndaj kreut tė Bashkisė sė Himarės po merret nga subjekte tė ndryshme tė shtetit fqinj si njė ngjarje politike me peshė”

    Zgjedhjet: Opozita, thirrje nė Athinė pėr kthimin elektoral tė 800 mijė shqiptarėve. PAKTI PS-PASOK, PĖR VOTĖN E EMIGRATĖVE. Edhe pse “jashtė Evropės”, vendimmarrja politike dhe elektorale nė Tiranė shfaqet si pjesė e zhvillimeve ndėr rajonale. Emigrantėt shqiptarė, tė pėrjashtuar pėr vite me radhe nga e drejta praktike e ushtrimit tė votės, duket se “do tė pėrfitojnė” nga njė skemė bashkėpunimi mes socialistėve shqiptarė dhe atyre grekė. Kjo e fundit synon njė rotacion pushteti nė tė dy kryeqytetet fqinje, pikėrisht pėrmes shfrytėzimit tė potencialit elektoral tė rreth 800 mijė shqiptarėve qė banojnė prej vitesh nė shtetin fqinj.

    Nė pėrpjekje pėr tė arritur kėtė objektiv shumė ambicioz, Partia Socialiste e Shqipėrisė “ka fituar tė drejtėn” e afishimit tė devizave tė veta elektorale nė Athinėn fqinje, ku i bėhet thirrje komunitetit tė madh tė emigrantėve qė tė kthehen pėr tė votuar mė 28 qershor, nė zgjedhjet parlamentare tė Shqipėrisė. “Me bindjen e demokratizimit dhe tė perspektivės evropiane tė Shqipėrisė, zgjedhjet politike nuk mund tė pėrfundojnė pa pjesėmarrjen e rreth 800 mijė emigrantėve dhe grekėve tė Shqipėrisė qė jetojnė nė Greqi. Ne ju ftojmė qė tė bashkojnė forcat pėr zgjedhjet e ardhshme tė 28 qershorit”, citon gazeta greke “Apogevmatini”, njė njoftim tė selisė rozė nė kryeqytetin fqinj.

    Po sipas kėtij organi mediatik, qėllimi i apelit politik tė PS-sė ėshtė tė maksimalizojė, pėrmes njė manovre tė koordinuar me PASOK-un grek, pėrfitimin elektoral mė 28 qershor tė kėtij viti. Kėmbimi qė ofrohet nė kuadėr tė kėtij akordi ėshtė influencimi maksimal ndaj emigracionit shqiptar nė Greqi, nė orientimin e tij nė proceset elektorale tė Athinės.

    Ėshtė i njohur fakti se shteti fqinj ėshtė duke e njohur tė drejtėn e votės pėr emigrantėt, ēka pėrbėn njė shans tė mirė pėr komunitetin e legalizuar shqiptar, i cili ka fituar kėshtu statusin e njė leve politike kyēe nė marrėdhėniet mes dy vendeve. Ėshtė pėr t’u nėnvizuar se puna politike me kėtė kontingjent po zhvillohet nga e majta, ēka u jep 800 mijė emigrantėve perceptimin e njė komuniteti qė ėshtė nė opozitė me qeverinė e Karamanlisit.

    Deklarata e kryebashkiakut: Bollano: Do t’i shkoj deri nė fund! “Ky ėshtė njė gjyq i stisur politik, nga njerėz qė u shėrbejnė segmenteve tė caktuara ekonomike dhe politike. Pasi, nė bazė tė asaj qė shkruhet nė Kushtetutėn e Shqipėrisė, si kryebashkiak unė kam tė drejtė, nė bazė tė ligjit, tė marr vendime, si ato qė mora nė territorin qė kam nė juridiksion tė bashkisė qė drejtoj.” Kėshtu ėshtė shprehur pėr gazetėn “Libertas”, pak orė pas dėnimit nga Gjykata e Vlorės, kreu i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano.

    Duke folur pėr reagimin e mėtejshėm tė tij, nė kuptim tė ndjekjes sė ēėshtjes, ai ka bėrė tė ditur se do tė vijojė me apelimin dhe zbatimin e kėrkesave qė parashikon kuadri ligjor i Shqipėrisė. “Unė do t’i shkoj ēėshtjes deri nė fund, nė tė gjitha instancat e gjykimit, derisa tė dalė pafajėsia ime!”, theksoi ai. Bollano u dėnua nga Gjykata e Vlorės me 6 muaj burg, me gjobė prej 5 milionė lekėsh, si dhe me 3 vjet moslejim tė ushtrimit tė funksioneve publike.

    Kjo masė prezumon pezullimin e tij nga detyra aktuale dhe kalimin nė zgjedhje tė parakohshme. Nė termat politike dhe ato tė nėntekstit tė marrėdhėnieve brenda koalicionit tė djathtė, gjyqi i fundit evokon njė kėrkesė pėr riekulibrim qė, sipas gjasave, do tė filtrohet nga njė demonstrim forcash, ku sėrish pėrballė palės “greke” ndodhet “nacionalisti” Berisha.

    I hiqet edhe e drejta e funksioneve pėr tre vjet. Gjykata “kryqėzon” Bollanon, 6 muaj burg dhe 500 mijė lekė gjobė. Gjykata vendos 6 muaj burg dhe 500 mijė lekė gjobė, pėr kryetarin e Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, si dhe t’i hiqet e drejta e ushtrimit tė funksioneve publike pėr tre vjet.
    Me gjithė mungesėn e Bollanos dhe madje edhe tė avokatit tė tij, Curri, gjykata vendosi tė shpallė vendimin e tė mos e shtyjė atė deri nė praninė e tė interesuarve.

    Nė pėrfundim tė hetimit gjyqėsor, nė seancėn e djeshme, qė u zhvillua nė mjediset e Gjykatės sė Shkallės sė Parė Vlorė, pa praninė e tė akuzuarit, si dhe pa avokatin mbrojtės tė Bollanos, gjyqtari i seancės Shkėlzen Selimi, e deklaroi Bollanon fajtor. Sipas tij, nga shqyrtimi i ēėshtjes nė tėrėsi dhe nga vlerėsimi i provave, rezulton se Bollano ka shpėrdoruar detyrėn e tij publike, duke urdhėruar heqjen dhe ēmontimin e sinjalistikės rrugore, nė segmentin Llogora-Qeparo, pjesė e rrugės kombėtare Vlorė-Sarandė.

    Kreu i trupit gjykues, nėnvizoi se nga dy urdhra tė lėshuara prej kryebashkiakut himarjot, janė dėmtuar interesat shtetėrore, e shoqėruar kjo me njė dėm financiar prej rreth 1.8 milionė lekėsh.
    Gjyqtari Shkėlzen Selimi, nė arsyetimin e vendimit, pėrcaktoi se nė ēėshtjen nė ngarkim tė tij, kryetari i Bashkisė sė Himarės ėshtė marrė nė cilėsinė e tė pandehurit si pėrfaqėsues publik dhe jo i ndonjė organizate, siē ėshtė shprehur ai dhe avokati i tij.

    Ai rrėzoi pretendimet e tė pandehurit, tė paraqitura nė seancė e kaluar, pėrmes avokatit tė tij, sipas tė cilit, fakti pėr tė cilin akuzohet Bollano nuk pėrbėn vepėr penale, por urdhrat e dhėna janė nė pėrputhje me atributet e parashikuara nė Ligjin “Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”.
    Selimi saktėsoi se, rrugėt kombėtare janė nėn administrimin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve dhe jo tė njėsive tė qeverisjes vendore. Nė kėto kushte dhe duke vlerėsuar provat e paraqitura nga organi i akuzės, gjyqtari Shkėlzen Selimi e deklaroi Bollanon fajtor, i cili, ka konsumuar elementė tė veprės penale tė shpėrdorimit tė detyrės, e parashikuar nė nenin 248 tė Kodit Penal.

    vazhdon...............

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Pėrveē dėnimit me 6 muaj burg dhe 500 mijė lekė gjobė, kryebashkiakut himarjot i hiqet edhe e drejta e ushtrimit tė funksioneve publike, pėr njė periudhė 3-vjeēare. Nė vendimin e djeshėm pėrcaktohej gjithashtu se, dėnimi me heqje lirie do tė kryhet nė njė burg tė sigurisė sė ulėt, ndėrkohė qė shlyerja e detyrimit financiar do tė realizohet brenda njė periudhe njėvjeēare, nga momenti qė vendimi do tė marrė formėn e prerė.

    Seancėn e kaluar: Avokati kėrkoi pafajėsi pėr klientin, prokuroria 1 vit burg. Nė seancėn e kaluar, tė zhvilluar mė datėn 7 prill, avokati mbrojtės Petraq Curri, kėrkoi pafajėsi pėr kryetarin e Bashkisė sė Himarės, duke u shprehur se akuza ndaj tij nuk pėrbėn fakt penal. Kjo, sipas avokatit, ėshtė pjesė e atributeve dhe kompetencave tė kreut tė njėsisė sė qeverisjes vendore, tė cilat ai i ushtron duke u bazuar nė Ligjin “Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, ndėrkohė qė pėr vendosjen e tabelave tė sinjalistikės rrugore, nė kuadrin e njė projekti tė financuar nga Banka Botėrore, nė bazė tė marrėveshjes, duhej tė kishte njė leje ndėrtimi nga KRRT-ja e bashkisė.

    Gjithashtu, avokati mbrojtės akuzoi prokurorinė pėr politizim tė ēėshtjes nė ngarkim tė klientit tė tij. Por ky pretendim u kundėrshtua ashpėr nė seancė nga pėrfaqėsuesi i organit tė akuzės, prokurori Sokol Malaj, i cili argumentoi tė kundėrtėn. Nė seancėn e datės 10 mars, Prokuroria e Vlorės kėrkoi 1 vit burg dhe 500 mijė lekė gjobė pėr Bollanon.

    Procesi gjyqėsor: Akuzat pėr heqjen e sinjalistikės dhe dėmi prej 1.8 milionė lekėsh. Seanca e djeshme ishte e 16-a, nė ēėshtjen gjyqėsore nė ngarkim tė kryebashkiakut himarjot, e cila ka nisur nė muajin korrik tė vitit tė kaluar. Shkak pėr kėtė ēėshtje janė bėrė dy urdhra tė lėshuara prej tij pėr policinė bashkiake nė muajt tetor dhe dhjetor tė vitit 2007, pėr heqjen e tabelave nė gjuhėn shqipe, nė aksin rrugor Qeparo-Llogora. Sipas prokurorisė, kjo ka sjellė njė dėm prej rreth 1.8 milionė lekėsh.

    Kėto tabela ishin vendosur nė kuadrin e njė projekti pėr zhvillimin e turizmit, i shtrirė nė segmentin nga Vlora nė Sarandė, financuar nga Banka Botėrore, nė bashkėpunim me Ministrinė e Transportit Punėve Publike dhe Komunikacionit dhe Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve, me njė vlerė prej rreth 6 milionė lekėsh. Pėrmes kėtyre tabelave, evidentoheshin objektet me vlerė historike, arkeologjike e turistike tė zonės, mes tė cilave plazhi i Dhėrmiut, kalaja e Himarės, kalaja e Porto Palermos etj.

    Gjatė fazės sė hetimit, Bollano ka pranuar se ka urdhėruar heqjen e tabelave nė gjuhėn shqipe, por ai ka pretenduar se pėr vendosjen e tyre nuk ishte marrė leje nga bashkia. Si dhe nuk ka pranuar se ka kėrkuar tė shkruhen dhe nė gjuhėn greke, si akuzohet. Vasil Bollano ėshtė zgjedhur nė krye tė Bashkisė sė Himarės pėr dy mandate radhazi.

    www.gazetalibertas.com

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Greqia na la
    Nga olsii nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-02-2012, 11:28 PM
  2. Kerkoj ndihme per nje projekt ne informatike!!!
    Nga rrugaci i vogel nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-12-2011, 09:37 AM
  3. Ndihme per nje projekt fizike
    Nga labja nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-01-2011, 03:28 PM
  4. Barrot: Liberalizim vizash pėr Shqipėrinė nė 2010
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 07:15 PM
  5. Projekt- Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga Kampioni99 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2008, 03:19 PM