Beni kujdes nga Virusi i Derrit!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 22
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    Exclamation Beni kujdes nga Virusi i Derrit!

    Receta Gatimi



    Maska nė fytyrė pėr tė mos u prekur nga gripi mė i ri qė ka prekur Meksikėn dhe SHBA. Kjo ėshtė masa e parė qė personat kanė marrė pėr tė shmangur vdekjen e sigurt qė u kėrcėnohet nga ky grip i ri


    Zyrtarėt meksikanė dhe amerikanė tė Shėndetėsisė vazhdojnė kėrkimet pėr prova tė pėrhapjes sė mėtejshme tė njė epidemie tė virusit tė gripit tė derrave, pasi shkaktoi vdekjen e mė shumė se 68 personave nė Meksikė dhe infektoi tetė persona nė SHBA. Ndėrkohė qė nė Meksikė janė mbyllur shkollat dhe muzeumet si dhe janė anuluar akitivitetet e tjera publike, zyrtarėt e shėndetėsisė botėrore nuk pranuan tė shpallin se situata ka arritur nė gjendjen e njė pandemie. Por ndėrkohė paralajmėruan se raste tė reja tė gripit tė derrave mund tė zbulohen, ndėrsa virusi po pėrhapet te njerėzit dhe ka infektuar edhe persona qė nuk kishin kontakte me tė tjerė. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė deklaroi se virusi qė kishte prekur 12 nga pacientėt meksikanė ishte gjenetikisht i njėjtė me njė virus tė ri tė gripit tė derrave, tė quajtur H1N1, qė u zbulua te tetė persona nė Kaliforni dhe Teksas, tė cilėt mė vonė u shėruan. Qeveria meksikane deklaroi se virusi kishte shkaktuar vdekjen e 20 personave dhe mund tė jetė shkaktari i 48 vdekjeve tė tjera. Nė total janė raportuar 1004 raste tė dyshuara si tė infektuara nga ky virus. Ministri i Shėndetėsisė, Jose Angel Cordova, gjatė njė interviste televizive, u bėri thirrje shtetasve tė evitonin turmat e mėdha dhe tė pėrdornin maska nė fytyrė, ku shtoi se nuk kishte garanci pėr faktin se vaksinimi do t'i mbronte nga infeksioni i kėtij virusi. (balkanweb)

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26
    Eshte duke u folur shume per kete virus te ri,fakti qe ka shkaktuar vdekjen e me shume se 68 personave eshte skandaloze,shpresoj te gjendet se shpejti nje zgjidhje per te parandaluar perhapjen e ketij virusi ne vende te tjera.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Personat e vdekur ne Meksik po kapin shifren 100! dhe jane shfaqur raste ne vende te tjera te USA. Ne Europ akoma nuk ka shenja por eshte vertet nje virus i keq. Pasi nuk trasmetohet me ushqim por ne ajer nga njeriu ne njeri, si ne rastet e lopes ēmendur, qe mjafton mos te haje mish lope.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    Po kuke arrine ne europe po ca do bejme ne se mishi i pules doli i pa ngenshem dhe tani doli dhe mishi i derit cna ka gjetur njerzimin; po kio eshte ; lufta e 3 boterore po ne nuke e kuptoime;

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    2 raste jane shfaqur ne France! Epidemia eshte duke pushtuar dhe Evropen!!!!!
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Lirenti; 28-04-2009 mė 01:36 PM.

  6. #6
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14
    Shpresojme te mos e perfshije Shqiperine kjo epidemi............

  7. #7
    i/e rregjistruar Maska e pajazitkrasniqi
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Prishtina«, Kosova
    Postime
    6
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Angry Tmerruese

    Gripi i derrave, eshte duke paraqitur nje rrezik serioz per tere boten. Nderkaq, autoritetet perkatese ne Kosove ende jan pa plankonkret per mbrojtje nga virusi.

  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Gripi i derrave, nje rast i dyshuar ne Itali




    Dyshohet se gripi i derrave ka mberritur edhe ne Italine fqinje.
    Nje grua 31-vjecare u shtrua ne spitalin e Venezias, pasi dyshohet se ka semundjen e rrezikshme. Gjendja e saj eshte e mire dhe jo ne rrezik per jeten.

    Alarmi eshte dhene para pak oresh, kur gruaja e shqetesuar ka telefonuar urgjencen pasi sapo ishte kthyer nga San Diego dhe kishte temperature te larte.

    31-vjecarja po mbahet ne nje repart te izoluar, nderkohe qe analizat do te konfirmojne nese behet fjale vertete per kete lloj gripi.



    Gripi i derrave, ne Shqiperi asnje rast





    Ministria e Shendetsise ne nje mbledhje te posacme me perfaqesues te Institutit te Shendetit Publik, Ministrise se Bujqesise dhe perfaqesuesve te OBSH-se ka diskutuar per masat qe duhen marre per parandalimin e shfaqjes se gripit te derrave.

    Sipas zevenedesministrit te Shendetise, Arben Ivanaj, ne Shqiperi nuk ka vend per panik por gjithsesi te gjithe Drejtorite e Shendetit Publik ne vend do te urdherohen te jene vigjilente per identifikimin dhe raportimin ne kohe te rasteve me kete grip.

    I njohur si gripi i derrave, semundja po perhapet shume shpejt tek njerezit dhe jo tek kafshet, ne vende si Meksika e Amerika.

    Ndonese dyshohet per raste edhe ne Europe, ne France dhe Spanje, ato nuk jane konfirmuar zyrtarisht. Ministria e Shendetsise njofton se nuk do kete nderprerje te importit te mishit te derrit pasi ne nuk improtojme nga vendet e prekura, por njekohesisht ky grip nuk perhapet nga konsumi i mishit te derrit.

  9. #9
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi



    Alarmi i gripit te derrit mberrin edhe ne Shqiperi. OBSH e konsideron situaten alarmante ndaj kerkon rritje te vemendjes ne te gjitha institucionet shendetesore dhe pikat e kalimit kufitar. Nuk rekomandohen kufizime te udhetimeve.

    “Eshte nje situate e rrezikshme. OBSH e konsideron si nje situate me impakt serioz ne shendetin publik dhe eshte nje ngjarje jo e zakonshme. Ketyre rregullave u permbahemi edhe ne per shkallen e vigjilences”, deklaron Silva Bino, nga Instituti i Shendetit Publik.

    Bino sqaron se gripi njihet si gripi i derrave, por ne fakt ka marre permasa humane pasi perhapet nga njeriu tek njeriu. Ai ka shenja te njejta si grip i zakonshem, temperature te menjehershme, dhembje fyti, dobesi dhe diare.

    Sipas specialisteve, eshte nje virus i ri i kombinuar me gene te virusit te derrave A/H1N1, i pa hasur here tjeter ne bote dhe qe prek moshen e te rriturve.

    “Eshte nje virus qe ka ne permbajtje komponent te virusit te gripit te derrave dhe shpendeve. Eshte nje virus i ri qe perhapet permes rruges respiratore dhe kontaktit. Nuk duhet peshtyre ne toke”, shton Bino.

    Specialistet thone se per kete virus nuk ka vaksine per njerezit, vetem per derrat, por mjekimet me antivirale kane dale te suksesshem.

    Nga ana tjeter specialistet thone se ky virus nuk merret nga konsumi i mishit te derrit. Por gjithesesi ata qe merren me rritjen e tyre duhet te respektojne te gjitha parametrat e higjenes ne ambientet e tyre.

  10. #10
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Ishalla nuk perhapet ne Shqiperi.

  11. #11
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Kosovė, vdes pacientja e dyshuar me grip derri

    Ora: 16:01- Ka vdekur nė Kosovė pacientja e dyshuar me sėmundjen e gripit tė derrave. Megjithatė, pritet tė bėhen edhe analizat tė tjera, sepse analizat e para tė saj kanė rezultuar negative.
    Zyrtarė tė Instituti Kombėtar tė Shėndetit Publik thanė se vajza 27 vjeēare nga Stublla e Vitisė, e cila ėshtė trajtuar nė Qendrėn Emergjente, me dyshimin se kishte probleme nė mushkėri e zemėr, kishte ardhur para njė jave nga Zvicra.
    Instituti Kombėtar i Shėndetit Publik ka marrė tė gjitha masat e sigurisė, kurse mjekėt e Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės janė kėshilluar tė pėrdorin maskat.
    I gjithė personeli i Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės ėshtė mobilizuar pėr t’u pėrballur me rastet eventuale tė dyshuara me gripin e derrave.

    Rasti nė Kosovė shton rrezikun e pėrhapjes se virusit H1N1 edhe nė vendin tonė pėr shkak tė hyrje-daljeve tė shumta mes dy vendeve. Pas Italise ku janė shfaqur tre raste, Kosova ėshtė vendi mė i afėrt ku evidentohet ky virus vdekjeprurės.

    Edhe pse ka zėra se virusi ėshtė sezonal dhe po reduktohet tani pėr tė rinisur sėrish nė vjeshtė, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė vazhdon tė ruajė nivelin e lartė tė rrezikut qė i kanoset botės.

  12. #12
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Raste tė tjera tė gripit tė derrave

    Ekspertėt pėr infeksionet janė duke u pėrpjekur pėr tė reaguar ndaj shpėrthimit tė gripit tė derrave nė Meksikė dhe rasteve tė dyshuara nė vende tė tjera.
    Si shpėrtheu sėmundja?
    Specie tė ndryshme strehojnė forma tė ndryshme tė virusit tė gripit.
    Viruset e gripit, pėsojnė mutacionie gjatė njė periudhe kohė duke shkaktuar ndryshime tė vogla tė proteinave nė sipėrfaqen e tyre qė quhen antigjene.
    Nėse sistemi imunitar ka ndeshur njė formė tė caktuar virusi gripi nė tė kaluarėn, ka gjasa qė tė ketė njė farė imuniteti.
    Por nėse antigjenet janė diēka e panjohur pėr sistemin imunitar, atėherė ai do tė dobėsohet.
    Ēfarė ėshtė gripi i derrave?
    Gripi i derrave ėshtė njė sėmundje e rrugėve tė frymėmarrjes qė shkaktohet nga gripi i llojit A qė prek derrat.
    Ka disa lloje dhe infeksioni ndryshon nė mėnyrė konstante.
    Deri tani nuk i kishte prekur njerėzit, por forma mė e fundit i prek dhe mund tė kalojė nga njė individ tek tjetri, ndoshta pėrmes kollitjes apo teshtimės.
    Cila ėshtė e reja pėr kėtė lloj gripi?
    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka konfirmuar se tė paktėn disa nga rastet tek njerėzit, janė varietete qė nuk janė parė mė parė tė virusit H1N1 tė gripit tė llojit A.
    H1N1 ėshtė gati i njėjti lloji virusi qė shkakton shpėrthimin sezonal tė gripit tek njerėzit.
    Por varianti mė i fundit i H1N1ėshtė i ndryshėm. Ai pėrmban njė material gjenetik qė gjendet tek lloji i gripit qė prek njerėzit, shpendėt dhe derrat.
    Viruset e gripit kanė aftėsinė tė kėmbejnė komponente gjenetike me njėra-tjetrėn dhe duket se versioni i ri i H1N1 rezultoi nga pėrzierja, brenda tė njėjtės specie, e varianteve tė ndryshme tė virusit qė zakonisht prekin specie tė ndryshme.
    Derrat pėrfaqėsojnė njė ambjent ideal pėr pėrzierjen e kėtyre viruseve me njėra-tjetrėn.
    Sa i rrezikshėm ėshtė?
    Simptomat e gripit tė derrave duken tė ngjashme me ato tė gripit standart sezonal.
    Kėtu pėrfshihet; temperaturė, kollitje, dhembje fyti, dhembje trupi, ethe dhe kėputje.
    Shumica a rasteve nė mbarė botėn duken tė lehta, por nė Meksikė kanė humbur jetėn dhjetra vetė.
    Sa duhet tė shqetėsohemi?
    Kur del njė lloj i ri gripi qė ka aftėsinė pėr tė kaluar nga njė person tek tjetri, ai monitorohet nga afėr pėr tė parė nėse ka aftėsinė pėr tė t'u kthyer nė njė epidemi globale.
    OBSH ka paralajmėruar se tė marra sėbashku, rastet nė Meksikė dhe nė SHBA mund tė ēojnė njė krizė globale dhe thekson se situata ėshtė serioze.
    Megjithatė ekspertėt thonė se ėshtė ende herėt pėr tė vlerėsuar plotėsisht situatėn.
    Aktualisht ata thonė se bota ėshtė mė pranė njė epidemije globale, sesa ka qėnė ndonjėherė qė prej vitit 1968, duke e vlerėsuar shkallėn e rrezikut nė 3 nga 6 qė ėshtė maksimalja.
    Askush nu e di potencialin e plotė qė kėsaj epidemije, por ekspertėt paralajmėrojnė se mund tė shkaktojė humbjen e miliona jetėve nė botė.
    Epidemija e gripit spanjoll qė filloi nė 1918 dhe u shkaktua nga njė formė e H1N1, shkaktoi vdekjen e miliona vetėve.
    Por fakti qė tė gjitha rastet nė SHBA dhe nė vende tė tjera kanė treguar simptoma tė lehta, ėshtė inkurajues.
    Ajo sugjeron se shkalla e rėndė e kėtij gripi nė Meksikė mund tė ketė lidhje me ndonjė faktor tė caktuar gjeografik, ndoshta me ndonjė virus tjetėr qė qarkullon nė kėtė komunitet dhe qė ndoshta nuk hyn nė vende tė tjera tė botės.
    Nga ana tjetėr, personat e infektuar nė Meksikė kanė kėrkuar mjekim nė kohėn kur gripi ndodhej nė njė fazė tė avancuar, ndryshe nga personat e infektuar nė vende tė tjera.
    Mund tė ketė tė bėjė me faktin qė gripi nė Meksikė ėshtė ndryshe nga ai nė vende tė tjera, por kjo mund tė konfirmohet vetėm me analiza laboratorike.
    Ka shpresė se prej faktit qė njerėzit janė zakonisht tė ekspozuar ndaj formave tė H1N1, sistemi ynė imunitar mund tė ketė filluar ta luftojė infeksionin.
    Megjithatė, fakti qė shumė prej viktimave janė tė rinj, vė nė dukje diēka tė pazakontė. Zakonisht gripi sezonal prek mė tepėr tė moshuarit.
    A mund tė frenohet?
    Virusi duket se ka filluar tė pėrhapet nė mbarė botėn dhe shumica e ekspertėve besojnė se frenimi i tij nė kėtė epokė tė udhėtimeve tė shpeshta me avionė do tė jetė shumė e vėshtirė.
    A mund tė kurohet?
    Autoritetet amerikane thonė se dy medikamente qė pėrdoren zakonisht pėr tė kuruar gripin janė Tamiflu dhe Relenza, duken efektive pėr trajtimin e rasteve qė ka ndodhur deri tani.
    Megjithatė medikamentet duhen dhėnė nė njė fazė tė hershme pėr tė qėnė efektive.
    Pėrdorimi i kėtyre medikamenteve ka gjasa tė bėjė qė virusi tė mos kalojė nga njė individ tek tjetri.
    Qeveria britanike ka krijuar njė depozitė me medikamente Tamiflu si masė paraprake kundėr njė epidemije.
    Ėshtė e paqartė se sa efektive mund tė jenė vaksinat ekzistente pėr gripin, pasi virusi aktual dallon gjenetikisht nga forma tė tjera gripi.
    Shkencėtarėt amerikanė janė duke pėrgatitur njė vaksinė tė re, por do tė kalojė kohė pėrpara se ajo tė perfeksionohet dhe tė prodhohet nė masė pėr tė pėrballuar njė kėrkesė tė madhe pėr tė.
    Nė SHBA nė 1976 u pėrdor njė vaksinė pėr tė mbrojtur njerėzit nga njė lloj i gripit tė derrave.
    Megjithatė, ajo solli efekte anėsore tė rėnda si sindromi Guillain-Barre. Pati mė shumė vdekje nga vaksina, sesa nga gripi.
    Ēfarė duhet bėrė pėr tė qėnė i mbrojtur?
    Kushdo qė ka simptoma tė gripit, apo mund tė ketė qėnė nė kontakt me virusin e derrave, - si pėr shembull ata qė jetojnė apo kanė udhėtuar nė Meksikė, - duhet tė marrin kėshillia mjeksore.
    Por pacientėve u ėshtė kėrkuar qė mos shkojnė nė ambulanca apo klinika tė tjera pėr tė zvogėluar rrezikun e pėrhapjes sė sėmundjes.
    Ata duhet tė qėndrojnė nė shtėpi dhe tė kontaktojnė pėr ndihmė shėrbimin shėndetėsor.
    Cilat masa duhen marrė?
    Shmagni kontaktetet me njerėz qė nuk duken mirė me shėndet apo kanė kollė dhe temperaturė.
    Kontrolli ndaj infeksioneve dhe higjena mund tė ndihmojnė nė zvogėlimin e shanseve pėr transmetimin e tė gjithė viruseve, pėrfshirė edhe gripin e derrave.
    Kjo pėrfshin mbulimin me shami tė gojės dhe hundės kur kollitemi apo teshtijmė dhe mė pas hedhjen e shamisė nė koshin e plehrave.
    Ėshtė e rėndėsishme qė duart tė lahen vazhdimisht me ujė dhe sapun.
    Personat qė kujdesen pėr tė sėmurėt me grip duhet tė mbajnė njė maskė higjenike qė mbulon hundėn dhe gojėn.
    Ekspertėt thonė se nuk prova shkencore qė tė mbėshtesin pėrdorimin nė masė tė kėtyre maskave pėr t'u mbrojtur nga infeksionet.
    A ėshtė e rrezikshme tė hash mish derri?
    Nuk ka prova qė tregojnė se virusi mund tė pėrhapet pėrmes konsumit tė mishit tė kafshėve tė infektuara.
    Megjithatė ėshtė thelbėsore qė mishi tė gatuhet mirė nė njė temperaturė 70 gradė pėr t'u siguruar qė virusi asgjesohet.
    Po gripi i shpendėve?
    Lloji i gripit tė shpendėve qė shkatoi njė numėr vdekjesh nė Azinė Juglindore nė vitet e fundit, ishte njė lloj tjetėr gripi prej atij tė derrave.
    Forma mė e fundit e gripit tė derrave ėshtė njė lloj i ri i H1N1, kurse gripi i shpendėve ishte H5N1.
    Ekspertėt janė tė shqetėsuar se H5N1 ka potencialin tė shkaktojė njė epidemi, pėr shkak tė aftėsisė sė tij pėr tė pėsuar shpejt mutacione.
    Megjithatė deri tani, mbetet njė sėmundje kryesisht e shpendėve.
    Njerėzit e infektuar prej tij, pa pėrjashtim, punon me shpendėt dhe rastet e pėrhapjes nga njė individ tek tjetri kanė qėnė shumė tė rralla.
    Nuk ka sugjerime se H5N1 ka fituar aftėsinė pėr tė kaluar lehtėsisht nga njė individ tek tjetri.

    burimi BBC

  13. #13
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Gripi A, dyshim per viktimen e pare shqiptare



    Vdes personi i pare ne Kosove i dyshuar se eshte i prekur nga gripi i derrave.
    Lajmin e konfirmuan autoritetet shendetesore, ndersa fjalen e fundit pritet ta thote Organizata Boterore e Shendetesise, pasi pacientja vuante edhe nga pneumonia, nderkaq nuk perjashtohen mundesite qe e dyshuara te kete qene e semure edhe nga Leukimia.

    Behet fjale per nje 27 vjecare, nene e dy femijeve nga komuna e Vitise, e cila pasi kishte ardhur nga Zvicra nje jave me pare, i eshte nenshtruar kontrolleve mjekesore te cilat kane cuar deri te dyshimet e para.

    “Pacientja ka pasur shenja te problemit respirator dhe ka manifestuar shenja te crregullimit te ritmit te zemres”, ka deklaruar Shemsedin Dreshaj, drejtor i Qendres Infektive.

    Ndersa Naser Ramadani, drejtor ne Institutin Kombetar te Shendetit Publik eshte shprehur se, “testet e para kane qene negative”.

    Ekipet mjekesore epidemiologjike kane vizituar edhe familjen e te dyshuares, ku aktualisht po kryhen analizat paraprake.

    Instituti Kombetar i Shendetit Publik ka marre te gjitha masat e sigurise, nderkaq punonjesit shendetesore jane pajisur me maska dhe mjete te tjera mbrojtese.

  14. #14
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12

    Gripi i derrave mund te preke 1/3 e popullsise

    Gripi i derrave mund te preke 1/3 e popullsise
    Ekspertet parashikojne se gripi i derrave mund te preke 1/3 e popullsise se botes. Kerkuesit thone se gripi A ka potencialin e nje pandemie, qe perhapet mes njerezve dhe qe mund te marre permasa globale brenda 6-9 muajve.
    Nje ne tre persona mund te infektohen, sipas studimit te publikuar ne revisten “Science”. Sipas eksperteve, eshte ende heret te thuhet nese virusi do te shkaktoje vdekje ne shkalle masive, ose nese do te jete pak me vdekjeprures se gripi normal.

    Profesori Neil Ferguson thote se duke analizuar perhapjen e semundjes ne Meksike, virusi H1N1 eshte po aq i rrezikshem sa pandemia e vitit 1957, qe shkaktoi 2 milione te vdekur ne bote, por jo sa gripi spanjoll i vitit 1918, qe shkaktoi 50 milione viktima.

  15. #15
    Mr. Lirenti Administrator Maska e Lirenti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    root
    Postime
    444
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    10
    Dhe sic e mendoja! Ja dhe artikulli mbi origjinen e virusit te derrit!


    Virusi pėrgjegjės pėr gripin A/H1N1 mund tė jetė krijuar ndoshta gabimisht nė laborator. Hipoteza mbėshtetet nga njė shkencėtar Australian, virologu nė pension Ardian Gibbs.

    Mbi teorinė e tij ende tė papublikuar nė revistat shkencore, por e transmetuar nė faqet kryesore tė shtypit ndėrkombėtar, po heton Organizata Botėrore e Shėndetėsisė dhe disa ekspertė ndėrkombėtarė nė kėtė fushė.

    Sipas Gibbs, i cili studion evolucionin e virusit mikroorganizmi nuk ėshtė njė produkt i natyrės. Sipas tij genet e virusit H1N1, dėshmojnė se kanė voluar me shpejtėsi mė tė madhe se sa parashikohet kur bėhet fjalė pėr njė virus “tė rritur” nė derra.

    Virusi mund tė ketė kaluar kohė nė njė “mik” tė ndėrmjetėt pėrpara se tė kalojė te njeriu, sit e shpendėt fluturues apo te kafshėt e detit, por ka mundėsi qė tė jetė kultivuar nė njė vezė laboratory- Kjo ėshtė teza e shkencėtarit Australian- e cila sipas tij shpjegon dhe pėrhapjen e shpejtė dhe tė paparė tė evolucionit tė saj. Pėr tė mbijetuar nė kėtė ambient tė ri, shpjegon shkencėtari, virusi duhet tė pėrshtatet nė mėnyrė shumė tė shpejtė, njė pėrshtatje tė cilėn nuk do ta bėnte me njė shpejtėsi tė tillė duke u rritur nė njė “mik” qė ėshtė tashmė mjaft i njohur nga ai.

    Rezultatet janė ndryshime gjenetike tė identifikuara nga shkencėtarėt e nė virusin e ri H1 N1. Vezėt janė pėrdorur nė laboratore dhe nė zyrat e prodhimit tė vaksinave pėr tė bėrė tė mundur rritjen e viruseve tė gripit
    Gibbs I cili prezantoi pėrfundimet e studimit tė tij nė njė revistė shkencore tha se kishte informuar edhe OBSH-nė pėr kėtė teori nė fund tė javės sė kaluar

    “Nuk kishte asnjė sinjal- konfirmoi virologu- qė autorietet po merrnin seriozisht mundėsinė qė virusi tė ishte njė produkt laboratori. Mė ėshtė dukur njė ide e mirė tė tregosh se tė dhėnat mė cojnė nė kėtė mendim. Tani ėshtė mirė qė tė hetojmė”. OBSH ka mbledhur studiuesit e laboratorėve kryesorė tė virologjisė pėr tė verifikuar nėse janė tė vėrteta kėto hipoteza apo jo. Ekspertėt vazhdojnė tė punojnė por analizat e para nuk mbėshtesin teorinė se virusi mund tė ketė origjinėn nė laborator.
    Perhapja

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė bėri sot tė ditur se virusi H1N1 tashmė ka arritur nė Kubė, Finlandė dhe Tajlandė, dhe afro 6000 persona janė infektuar nė 33 vende tė botės.

    Nė bilancin e saj tė fundit, me shifra mė tė ulėta se raportet e secilit vend lidhur me situatėn e gripit, OBSH-ja njofton se numri i tė infektuarve ėshtė rritur gjithashtu nė disa vende, pėrfshirė Spanjėn, Britaninė e Madhe, Panamanė, Guatemalėn dhe Kolumbinė.

    Virusi i zbuluar kohėt e fundit, deri tani ka shkaktuar vdekjen e tė paktėn 56 personave nė Meksikė, tre nė SHBA dhe nga njė nė Kanada e Kosta Rika.

    Drejtoresha e pėrgjithshme e OBSH-sė, Margaret Chan ka rritur nivelin e alarmit nė fazėn 5, nga 6 gjithėsej, si pasojė e pėrhapjes sė shpejtė edhe jashtė Meksikės, duke sinjalizuar se rreziku i njė pandemie ėshtė gjithmonė e mė i afėrt.
    Sipas statistikave tė fundit tė OBSH-sė, Spanja ka 98 raste tė konfirmuara dhe Britania e Madhe 68 raste. Shumica e infektimeve janė cilėsuar si tė "importuara" pasi pacientėt kanė vizituar kohėt e fundit Meksikėn, ose kanė patur kontakt tė afėrt me persona tė infektuar.

    Amerika e Veriut vazhdon tė kėtė numrin mė tė madh tė rasteve tė konfirmuara me 3009 raste. Ndėrsa Meksika ka 2059 raste tė konfirmuara nga laboratorėt e OBSH-sė, Kanadaja 358 dhe Kosta Rika vetėm tetė raste.
    Burimi-balkaweb

  16. #16
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Gripi i derrave ne Shqiperi?



    Pas paralajmerimeve dhe alarmeve te javeve e muajve te shkuar, duket se virusi i gripit te derrave ka prekur edhe Shqiperine.

    57- vjecari, Sajmir Rrepishti, diplomat ne Ministrine e Jashtme eshte izoluar ne sallen e reaminacionit ne Spitalin Infektiv ne Tirane dhe mjeket kane dyshime te forta se ai eshte prekur nga virusi H1N1, ndryshe i njohur si gripi i derrit.
    Rrepishti po kthehej nga Damasku dhe ishte tranzit ne Vjene kur pati nje gjendje te renduar shendetesore.
    Diplomati ka patur temperature te larte, ndaj mjeket austriake kane kerkuar qe t’i behen analiza te detajuara sapo te mberrinte ne Shqiperi.

    “Konsiderohet si nje rast i dyshuar dhe eshte izoluar”, u shpreh Gazmend Bejtja, drejtor i Shendetit Publik ne Ministri.
    I gjithe personeli i spitalit dhe pacientet jane pajisur urgjent me maska mbrojtese.

    Ne Institutin e Shendetit Publik do te kryhen te gjitha analizat e duhura dhe pas 40 oresh pritet te dalin analizat e sakta, qe do te konfirmojne ose do te largojne dyshimet e mjekeve.

    Burime zyrtare njoftojne edhe ne te kaluaren ka patur raste te dyshuara qe jane mbajtur te izoluar, por qe ne fund kane rezultuar jo te prekur.

    Saimir Rrepishti eshte punonjes i Ministrise se Jashtme. Ai sebashku me nje pjese tjeter te delegacionit shqiptar ka marre pjese ne konferencen islamike per rezoluten e Kosoves.

  17. #17
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    duhet shume kujdese

  18. #18
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    ishalla del negativ i dyshuari ne tirane per virus derrash se me duket se e hengrem

  19. #19
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11

    Gripi i Derrave edhe ne Qipro

    Virusi i derrave afrohet serish me vendin tone. Rasti i pare me virusin A/H1N1 eshte konfirmuar edhe ne ishullin e Qipros. Lajmin e ka dhene nje radio greke, sipas se ciles, behet fjale per nje 39 vjecare me origjine moldave. Shtetasja ne fjale mendohet se e ka marre virusin ne SHBA, pasi ajo u kthye pak dite me pare pas nje vizite pertej Atlantikut.

    Gjithashtu edhe ne Vietnam eshte evidentuar nje rast me gripin e derrave. Behet fjale per nje student 23 vjecar, i cili gjithashtu ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Lajmin e bejne te ditur burime mjekesore te vendit aziatik.

  20. #20
    i/e rregjistruar 20% Maska e aldo24
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Postime
    281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Ishalla ska ardh akoma ne Shqiperi gripi i derrave, qe te kalojme veren mir te pakten....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Kujdes nga virusi qė vjedh llogarinė e “Facebook”
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-01-2012, 01:37 AM
  2. Virusi i derrit, nė Shqipėri 96 persona tė prekur
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2009, 09:11 PM
  3. Gripi i derrit, 4 te prekur nga virusi
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-07-2009, 10:23 PM
  4. Gjeni VIP-in Nudo, por beni kujdes fotos XXX apo...
    Nga ReniX nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-09-2008, 03:48 PM

Etiketat pėr kėtė Temė