Kėrkime tė reja tregojnė se dy viruse HPV pėrgjegjės pėr shumė prej kancereve nė vezore, gjenden mė shpesh mes grave tė reja. Por tani qė vajzat mund tė mbrojnė veten nga kėto viruse tė rrezikshme me vaksinėn Gardasil, disa ekspertė thonė se ato mund tė presin pak mė gjatė, ndoshta deri nė moshėn 25 vjeēare, pėr tė filluar tė kontrollohen pėr kancer nė vezore.

Shkencėtarėt kanė identifikuar mė shumė se 100 lloje virusesh HPV qė shkaktojnė kancer nė vezore, por dy prej tyre janė pėrgjegjės pėr 70 pėrqind tė tė gjitha rasteve tė kėtij lloj kanceri.

Gjatė njė studimi me pjesmarrjen e 2 mijė grave tė diagnostikuar me kancer nė vezore, shkencėtarėt pranė universitetit tė shtetit Nju Meksiko, arritėn nė pėrfundimin se kėto dy viruse HPV preknin pacientet nė moshė tė re.

Gratė me virusin HPV 16 ishin diagnostikuar me kancer nė vezore rreth njė moshe mesatare 48 vjeē dhe ato me virusin HPV 18 ishin diagnostikuar mė herėt, rreth moshės 46 vjeē. Ndėrsa gratė, tek tė cilat kanceri ishte shkaktuar nga viruse tė tjera HPV, kishin filluar tė diagnostikoheshin jo pėrpara moshės 52 vjeē.

Shkencėtarėt thonė vajzat qė ishin imunizuar me Gardsil, vaksinė qė i mbron ato ndaj viruseve HPV 16 dhe HPV 18, mund tė jenė nė gjendje tė fillojnė tė kontrollohen pėr kancer nė vezore nė moshėn 25 vjeē, dhe jo nė moshėn 18 e 21 vjeē siē ėshtė vepruar deri tani. Megjithatė, mjekė tė tjerė thonė se ndryshimi i moshės sė kontrollit pėr kancer nė vezore ėshtė i parakohėshėm sepse mė shumė se 75 pėrqind e vajzave nuk janė vaksinuar plotėsisht me Gardsil, dhe se do tė duhen vite derisa tė vėrtetohet sesa kohė zgjat mbrojtja qė ofron kjo vaksinė.

Shekulli