Receta Gatimi

"Orgji" kokaine ne qender te Tiranes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    "Orgji" kokaine ne qender te Tiranes





    “Orgji” kokaine, heroine, ekstazie dhe hashashi nė mes tė Tiranės. Mbi 20 tė rinj janė mbledhur nė njė vilė pranė qendrės sė kryeqytetit, ku janė gjetur duke konsumuar lėndė narkotike dhe alkool nė mėnyrė kolektive. Policia ka arrestuar katėr prej tyre, pasi dyshohen se ishin organizatorėt e kėtij aktiviteti dhe shoqėruar 20 tė tjerė. Tė shoqėruarit, femra dhe meshkuj i pėrkasin moshės sė re 17-24 vjeē.

    ZBULIMI

    Zbulimi i kėtij grupi, i cili po festonte nė njė vilė private pranė sheshit “Avni Rustemi” ėshtė bėrė mesnatėn e djeshme nga uniformat blu, tė cilėve u ėshtė dashur kohė deri nė mėngjes pėr tė bėrė shoqėrimin e tyre. Informacioni i parė ka mbėrritur nė polici nga banorėt e zonės, tė cilėt kanė dėgjuar zhurma tė shumta dhe kanė kėrkuar ndihmėn e policisė pėr tė risjellė qetėsinė nė orėt e vona tė mbrėmjes. Njė patrullė policie ka shkuar nė vendngjarje, por ka vėnė re se nė njė vilė private po organizohej njė festė. Duke parė numrin e madh tė personave, qė hynin dhe dilnin nė shtėpi, ėshtė kėrkuar ndihma e punonjėsve tė tjerė tė policisė dhe nga dyshimet ėshtė rrethuar e gjithė banesa. Pak pas mesnate, uniformat blu kanė ndėrhyrė, pasi kishin mbledhur edhe informacion se brenda po konsumohej edhe drogė. Kur policia ka hyrė nė ambientet e “festės”, ka vėnė re se veē meshkujve, nė banesė kishte edhe shumė femra. Ata janė shtangur pėrballė policisė, edhe pse kishin kaluar masėn e alkoolit tė konsumuar dhe gjithė banesa kundėrmonte aromė droge. Disa prej tė pranishmėve kanė tentuar tė largohen, por nuk janė lejuar nga uniformat blu. Disa tė tjerė kanė tentuar tė fshehin lėndėn narkotike, por shumė shpejt janė zbuluar. Pėrballė situatės sė krijuar, mes shisheve tė uiskit, policia ka ndėrmarrė njė kontroll tė imtė ndaj tė gjithė personave. Shumė shpejt nė vendngjarje kanė mbėrritur edhe ekspertėt e antidrogės. Ata kanė kontrolluar disa ambiente dhe fillimisht mundėsuan gjetjen e njė sasie kokaine. Por, nė vijim ėshtė zbuluar edhe njė sasi hashashi, ndėrsa nėpėr dysheme janė zbuluar disa tableta, nė tė cilat mendohet se ka pasur ekstazi. Shumė prej tė rinjve brenda banesės u ishin skuqur sytė dhe kishin shenja tė tjera tė pėrdorimit tė drogės. Pas vlerėsimit tė situatės, policia ka vendosur shoqėrimin e tė gjithėve nė polici dhe regjistrimin e deklaratave tė tyre. Njė rast i tillė ka shtangur jo vetėm punonjėsit e policisė, por edhe familjarėt e gjithė tė shoqėruarve, ku pjesa dėrmuese e tyre, u pėrkisnin familjeve me nivel ekonomik.

    POLICIA

    Pas kryerjes sė gjithė veprimeve tė duhura hetimore, policia tha se gjatė operacionit, i cili u kodua me emrin “Mesnata”, u arrestuan katėr persona, ndėrsa 20 tė tjerė u lanė tė lirė, pasi ishin thjesht pėrdorues. Zyrtarisht, Drejtoria e Policisė sė Tiranės tha se u prangosėn Ivi Bego, 36 vjeē, i dėnuar mė parė pėr prodhim dhe shitje tė lėndėve narkotike, Gledi Mikerezi, 26 vjeē, Denis Lekbello, 22 vjeē dhe Ardian Tati, 38 vjeē. “Arrestimi i tyre u krye pasi nga informacionet e marra nė rrugė operative pėr Ivi Begon, dyshohet se merrej me shitje dhe shpėrndarje tė lėndėve narkotike, pranė sheshit “Avni Rustemi” nė Tiranė. Pas njė kontrolli tė ushtruar nė njė vilė nė pronėsi tė tij, u gjetėn 7 doza kokainė me peshė 6.4 gramė dhe 47.6 gramė kanabis, prej tė cilave sasia 4.8 gramė iu gjet Denis Lekbellos”, detajoi grupi hetimor i antidrogės. Veē tyre u kap nė flagrancė edhe Gledi Mikerezi, ku nga kontrolli fizik i ushtruar, iu gjetėn dhe iu sekuestruan 7.4 gramė kanabis. “Pas njė kontrolli tė ushtruar nė vilėn e Begos, u gjetėn dhe u shoqėruan 20 persona, pėrdorues tė lėndėve narkotike, ambiente tė cilat ishin tė pėrshtatura pėr konsumim narkotikėsh. Ndėrsa nga kontrolli i ushtruar nė banesėn e Ardian Tatit, u gjet e sekuestrua sasia prej 76.4 gramė kanabis”, vijoi mė tej policia. Nė total, policia sekuestroi 136.2 gramė kanabis, 6.4 gramė kokainė, njė peshore elektronike, njė automjet tip “Opel Corsa”, me targa DR 1873 E dhe shuma e parave prej 16 mijė lekė. Aktualisht ėshtė konfiskuar edhe banesa e Begos.



    Burimi: Gazeta Shqip

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19
    leku te ben leku te prish ne kete bote

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    epo e do njeriu ne jete nje vize

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Nuk paska me limit, per asgje!!

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    mire kan bo. ca komshinjsh te poshter si kan lon me bo qef rinin ....lol...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Jeni "Pro" apo "Kunder" klonimit te njeriut?
    Nga smocking2 nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-12-2014, 01:00 AM
  2. "Metro" do te quhet "Windows 8"
    Nga vaaldr1n nė forum Microsoft Windows
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2012, 09:06 PM
  3. Si Te Krijoni Nje "ICE" TEXT EFFECT"
    Nga Diu Hacker Albania nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2010, 11:12 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2009, 01:15 PM