Nje gjykate ne Nju Xhersi ne SHBA ka denuar me burgim te perjetshem 3 shqiptare, te cilet kishin planifikuar sulme terroriste kunder bazes ushtarake “Fort Dix”.

Vellezerit Dritan, Shain dhe Elvir Duka, perkatesisht 30, 28 dhe 25 vjec, emigrante nga Dibra e Madhe, nuk do te kene mundesi te apelojne vendimin. Prokuroret thane se tre shqiptaret dhe dy te akuzuarit e tjere, shtetasi turk Serdar Tartar dhe ai jordanez Mohamad Ibrahim Shneuer ishin frymezuar nga ideja e nje lufte te shenjte kunder SHBA-se.

Ne tetor te vitit te kaluar, te peste personat u shpallen fajtore nga gjykata. Ceshtja e planifikimit te sulmit ndaj bazes “Fort Dix”, qe merret me rekrutimin e kadeteve, u zbardh nga deshmia e dy shqiptareve te tjere, Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli, si dhe nga nje tjeter shqiptar qe punoi si i infiltruar per llogari te FBI-se.

Vendimi per dy personat e tjere te akuzuar do te merret sot. Gjykatesi Robert B. Kugler tha se njeri nga tre vellezerit, Dritan Duka, ishte denuar edhe me 30 vjet burg pervec burgimit te perjetshem. Duka lexoi nje deklarate, ku thoshte se ishte i pafajshem dhe viktime e konspiracionit te qeverise amerikane. Sipas tij, ai dhe vellezerit ishin manipuluar nga dy te akuzuarit e tjere dhe nga nje shqiptar i infiltruar ne FBI.