Ekzekutohet deputeti socialist, Fatmir Xhindi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Ekzekutohet deputeti socialist, Fatmir Xhindi

    Receta Gatimi


    Deputeti i ndjere, Fatmir Xhindi

    Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Xhindi, u ekzekutua ne afersi te baneses se tij rreth ores 21:15 minuta te se shtunes, ne momentin qe do te hynte ne banesen e tij ne qytezen e Roskovecit ne Fier.
    Edhe pse familjaret e tij e kane derguar menjehere drejt spitalit deputetin, ai nuk ka mundur dot te mbijetoje si pasoje e plageve te renda te marra ne trup.

    Deputeti socialist eshte qelluar me arme kallashnikov nga nje afersi prej pak metrash, nga te pakten dy persona qe ishin duke e pritur ate duke njohur edhe levizjet e tij. Ai eshte qelluar pas shpine me disa plumba. Policia u njoh me vrasjen vetem nga ana e familjareve te viktimes dhe me pas ka shkuar ne vendin e ngjarjes.

    Edhe pas deshmive te para te marra, nga policia, vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, mbetet ende pa nje motiv se per cfare u krye, ndersa rrethanat dhe menyra se si ndodhi perkon me nje vrasje me paramendim, pasi vrasesit jo vetem qe kishin kohe qe e prisnin deputetin Xhindi, por zgjodhen edhe momentin me te pershtatshem per ta kryer kete vrasje.

    Ata kane levizur ne qytet pa u pare nga askush per shkak se pjesa me e madhe e banoreve te Roskovecit, ose kane qene ne banesen e tyre ose ne bare dhe lokale per te ndjekur ndeshjen Real Madrid-Barcelona.

    Kjo nuk eshte e para vrasje e kryer me paramendim pikerisht ne momentet e ndeshjeve qe paraqesin interes per publikun, dhe eshte kohe e pershtatshme per te mos u vene re dhe per te levizur me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.

    Hetimi per vrasjen e deputetit Xhindi do te ndiqet nga nje grup i Prokuroreve te Krimeve te Renda. Ketij grupi i eshte bashkuar per te ndihmuar ne hetime edhe nje pjese e drejtuesve kryesore te Policise se Shtetit te drejtuar nga Ahmet Prenci i cili ne nje prononcim per Top Channel tha se po punohet per gjetjen e autoreve po nuk dha ndonje informacion per dyshimet e ngritura nga policia.

    Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci ka dhene gatishmeri per gjithe efektivat e tij, ku eshte i perfshire i gjithe vendi.

    Postbolloqet kryesore jane ngritur pothuajse ne te gjitha rruget hyrese dhe dalese te Roskovecit por edhe ne qytetet fqinje, Berat dhe Fier.

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Vrasja e Xhindit, 250 mije euro shperblim informatorit



    Policia e shtetit vendos shperblim 250 mije euro per personin, qe do te jape informacion per vrasesin e deputetit Fatmir Xhindi.
    Policia ka sqaruar se do te siguroje anonimatin per informatorin dhe ka vene ne dispozicion te personave qe
    mund te ofrojne te dhena rreth vrasjes numrat e telefonit 0694103251 dhe 0694107507.
    15 gezhoja jane gjetur ne vendin ku ndodhi krimi. Sipas deklarates per shtyp te policise, eshte ngritur edhe grupi hetimor per kapjen e autoreve te krimit, si edhe eshte mbikeqyrur dhe filmuar vendngjarja.
    Hetimet e deritanishme te prokuroreve dhe eksperteve nuk kane nxjerre ende nje piste per motivet e ngjarjes se rende.
    Deputeti socialist u qellua mbremjen e djeshme me gjashte plumba kallashnikovi ne hyrje te shtepise se tij ne Roskovec.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15
    Keto mund te ndodhin vetem ne shqiperi.ngushellime per familjen

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Vrasja e deputetit PS, policia identifikon autorin



    “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se policia ka identifikuar autorin e vrasjes sė deputetit tė Partisė Socialiste, Fatmir Xhindi tė shtunėn nė Roskovec tė Fierit.
    Lajmi bėhet i ditur nga burime zyrtare tė Policisė sė Shtetit dhe Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, qė po hetojnė pėr zbardhjen e ngjarjes sė rėndė.

    Emri i tė dyshuarit nuk bėhet i ditur pėr arsye hetimore, por burimet konfirmojnė pėr “Gazeta Shqiptare” se arrestimi i tij ėshtė ēėshtje orėsh.

    Operacioni i zhvilluar pėrgjatė ditės sė djeshme ka rezultuar i pasuksesshėm. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, forcat policore kanė kontrolluar kodrat e Roskovecit, pasi dyshohej se autori i dyshuar fshihej aty, pa mundur ta prangosnin.

    Burime nga policia bėnė tė ditur se identifikimi ėshtė bėrė nėpėrmjet shenjave tė gishtėrinjve tė gjetura nė njė pako aspirine nė vendin e ngjarjes.

    Hetuesit sqarojnė se, duke qenė qė shenjat mbi pakon e aspirinės nuk ishin tė deputetit tė PS-sė, janė bėrė verifikimet pėr tė parė se kujt i pėrkisnin dhe ka rezultuar tė jetė njė prej banorėve tė fshatit, emri i tė cilit ėshtė tashmė njė prej tė dyshuarve kryesorė.

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Ngushellime!

  6. #6
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12

    Vrasja e deputetit

    Vrasja e deputetit, asnje rezultat nga hetimet

    Deputeti i ndjere, Fatmir Xhindi
    Kreret me te larte te grupit hetimor qe po perpiqet te zbardhe vrasjen e deputetit, Fatmir Xhindi, ka zhvilluar per mese tre ore rresht nje mbledhje sekrete ne Prokurorine e Krimeve te Renda per analizimin e informacioneve te marra nga agjentet.
    Zevendesdrejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Agron Kuliqi, drejtori kunder Krimeve te Renda dhe Krimit te Organizuar, Nikolin Bala dhe drejtori i policise se Fierit, Shemsi Prenci jane takuar me prokuroret e Krimeve te Renda te kesaj ceshtjeje mes te cileve Kosta Beluri, Ardian Nezha, Adnan Xholi dhe Besnik Muca, por qe nuk ka munguar edhe kryeprokurori i Krimeve te Renda, Olsian Cela.

    Ne diten e peste te hetimeve per te cilat thuhet se po vijojne intensivisht, zyrtarisht nuk ka asnje te dhene se cilat jane pistat e hetimit me afer te vertetes. Ndersa jo zyrtarisht perflitet per mundesine e identifikimit te autorit, drejtori i policise se Fierit deklaroi se ende nuk ka emra konkrete per kete ngjarje te rende.

    Dhjetera persona po shoqerohen qe prej mbremjes se krimit ne komisariatin e Fierit per t'u marre ne pyetje, kryesisht banore te vendlindjes se deputetit, fshati Kurjan, por edhe nga Roskoveci si dhe qyteti i Fierit.

    Laboratori i kriminalistikes ka kthyer pergjigjen per mungese gjurmesh ne nje pako aspirine te gjetur ne vendngjarje dhe ne nje qese plasmasi.

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Vrasja e deputetit, hetime te skajshme ne Bashkine e Fierit



    Grupi i hetimit, i ngritur per vrasjen e deputetit te PS-se, Fatmir Xhindi, ka mberritur per verifikime dhe hetime edhe ne Bashkine e Fierit.

    Drejtuesit e bashkise kane konfirmuar zyrtarisht se Prokuroria e Krimeve te Renda, me anen e nje faksi te derguar mbremjen e se premtes, ka kerkuar njohjen me disa dosje te lejeve te ndertimit qe jane dhene nga zyra e urbanistikes se bashkise.

    Burimet zyrtare te Bashkise se Fierit shpjegojne per gazeten "Shqip", se Prokuroria e Krimeve te Renda ka kerkuar dosjet e tri lejeve te ndertimit qe jane akorduar vetem per nje firme. Emri i firmes, per te cilen eshte interesuar Prokuroria e Krimeve te Renda, nuk behet e ditur per arsye hetimi, por mesohet se behet fjale per nje shesh ndertimi, ku firma ne fjale po pergatitet te nise ndertimin e nje pallati shumekatesh.

    Eshte pikerisht ai shesh per te cilin po hetohen dy personat e njohur te deputetit te vrare, Fatmir Xhindi, inicialet e te cileve jane L.F dhe K.XH. Drejtues te bashkise kane thene per gazeten "Shqip" se Keshilli i Rregullimit te Territorit, si dhe zyra e urbanistikes per firmen qe po heton Prokuroria e Krimeve te Renda, ka dhene kohet e fundit tri leje ndertimi, kurse per nje prej tyre eshte marre vendimi ne mbledhjen e fundit te KRT-se se qytetit. Leja e ndertimit eshte dhene per ngritjen e nje pallati shumekatesh qe do te ndertohet ne lagjen "1 Maj" te qytetit te Fierit, ku dyshohet se deputeti Fatmir Xhindi ka pjesen me te madhe te aksioneve.

    Nderkohe, burimet policore tregojne per gazeten se hetimi i atentatit ndaj deputetit te Partise Socialiste i eshte deleguar Drejtorise se Policise Fier, Drejtorise se Pergjithshme te Policise, si dhe nje sektori te rendesishem ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Reduktimi i grupit te hetimit eshte bere me qellim te mbajtjes se fshehte te hollesive te hetimeve dhe ecurise se tyre.

    Gjithashtu,burime te gazetes "Shqip" nga brenda grupit te hetimit, tregojne se po punohet me metoden e perjashtimit per zbardhjen e ceshtjes, qe do te thote se punohet dhe merret nje nga pistat e dyshuara te hetimit, plotesohet me fakte e prova dhe ne rast se keto nuk tregojne shkak te ngjarjes, rrezohet si piste. Mesohet se pista e pare e cila do te shkoje me sigurim faktesh deri ne fund, eshte ajo e sheshit te pallatit ne lagjen "1 Maji", ku dhe eshte perqendruar ditet e fundit grupi i hetimit.

    Nese nga shqyrtimi i provave te kesaj piste te pare nuk del e qarte autoresia, atehere fati i saj eshte rrezimi dhe do te nise nga shqyrtimi pista e dyte, qe mesohet se eshte ajo e aktivitetit personal te deputetit Fatmir Xhindi. Diten e fundit te jetes, disa ore para vrasjes se tij, Fatmir Xhindi, pervec konsumimit te nje kafeje ne nje lokal perballe ndertimit qe do te realizonte, ka pire kafe ne nje lokal perballe Bashkise se Fierit.

    Personat qe e kane shoqeruar ne kete kafe mesohet se kane qene anetare dhe dashamires se PS-se lokale, te cilet pas vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi jane marre ne pyetje dhe kane treguar oret e fundit te tij. Nderkohe, ne Roskovec, qe nga pasditja e se enjtes nuk ka me sherbime policore. Urdhri me i fundit ka qene largimi i uniformave blu, pasi vendi i ngjarjes dhe rrethinat e tij nuk mbartin me prova te reja. Forca te shumta policore kontrollonin zonen me imtesi qe prej mbremjes se te shtunes, ku u ekzekutua me arme zjarri deputeti Xhindi.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Deputeti italian sheh prostituta nė IPad: Mė rrėshkiti gishti
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 05-02-2011, 11:13 PM
  2. “Xhindi”, Roskovec, protestė pėr zbardhjen e vrasjes
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2009, 08:50 PM
  3. Xhindi, 20 persona nėn hetim
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 11:11 AM
  4. Rrezikon jetėn nė det deputeti i PD-sė, Tritan Shehu
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2009, 07:12 PM