Receta Gatimi

Milan ne Tirane, perballe kombetares ne 12 maj


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Milan ne Tirane, perballe kombetares ne 12 maj



    Skuadra e Milanit do te rikthehet per here te dyte ne Shqiperi pas ndeshjes me Tiranen, kete here ne nje perballje miqesore me skuadren kombetare.
    12 maji do te jete data kur kuqezinjte e Ancelotti-t do te zbresin ne “Qemal Stafa” ne perballjen me kuqezinjte tane qe nuk kane ende nje trajnier pas largimit te hollandezit Arie Haan. 7 here fituesit e Liges se Kampioneve qe renditen aktualisht ne vendin e dyte ne Serie A, pritet te zbresin ne Tirane me formacionin e tyre me te mire.
    Per shkak te kesaj ndeshjeje, Federata e Futbollit do te beje nje spostim te dates kur do te luhej finalja e Kupes se Shqiperise qe ishte parashikuar te zhvillohej ne 13 maj.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    po kete radhe do fitoime me milan se radhen e pare fituame

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Interesante te vije ne stadium! Miqesoret sjane te rendesishme per fitore!

  4. #4
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga bledi1 Lexo postimin
    po kete radhe do fitoime me milan se radhen e pare fituame
    Radhen e pare fitoi kombetarja se e lane vete ata te Milanit...
    Kete radhe te shohim cdo ndodhe

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Galiani konfirmon Gatuzon kunder Shqiperise



    Ne prag te miqesores se Milanit me Kombetaren "B", Adriano Galiani ka dhene nje lajm mjaft te mire per tifozet shqiptare.
    Numri 2 i Milanit konfirmoi se pervec Kakase, Bekhamit, Patos e Zambrotes, te cilet mungonin ne miqesoren e zhvilluar ne tetor 2008 ne "Qemal Stafa" me Tiranen, ne fushe do te jete edhe Xhenaro Gatuzo.

    Mesfushori energjik, pjesetar i perfaqesueses italiane, eshte rikuperuar nga demtimi dhe pritet te luaje te pakten nje pjese loje ne ndeshjen e 12 majit.

    "Gatuzo u kthye ne skuader per ndeshjen me Juventusin dhe eshte ne gjendje optimale per te luajtur, por vendimet i merr trajneri Anceloti. Gjithsesi, mund te them se ‘Rino‘ do te luaje nje pjese loje ne miqesoren e se martes ne Shqiperi". Takimi per bamiresi fillon ne oren 19:00 dhe transmetohet direkt ne "SuperSport".

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Milan mberrin ne Shqiperi




    Pasi humben shansin per te rihapur luften per titull ne Serine A, Milani zbret ne Tirane.

    Kuqezinjte e drejtuar nga Karlo Anēeloti do te zbresin sot ne oren 19:00 ne stadiumin “Qemal Stafa”, per te luajtur miqesoren kunder Kombetares “B” te Shqiperise, te vlefshme per trofeun “Taēi Oil Albania Read”.
    Kjo eshte hera e dyte qe skuadra, e cila ka fituar me shume tituj ne bote, vjen ne kryeqytetin tone brenda ketij sezoni: ne fakt, me 14 tetor 2008, ata u perballen ne miqesore me Tiranen. Ndeshja u fitua nga bardheblute me rezultatin 2-1. Tashme, kur kane kaluar shtate muajve, sportdashesit shqiptare kane shansin te shohin nje duel me specifike teresisht te ndryshem.
    Milani vjen me me shume yje: perveē Ronaldinjos, Maldinit, Sedorf, Inzagit e Shevēenkos, ne stadiumin me te madh ne vend do te zbresin edhe Kaka, Pato, Bekham, Pirlo, Gatuzo, Zambrota e Flamini. Te gjithe yjet e siperpermendur jane pjese e kontingjentit me 21 futbolliste te zyrtarizuar nga Milani vetem pak ore perpara ndeshjes.

    Itinerari


    Me tre fitues te “Topit te Arte” ne kontingjent (Kaka, Ronaldinjo dhe Shevēenko) dhe kater fitues te Kupes se Botes 2006 (Zambrota, Pirlo, Gatuzo e Inzagi), Milani do te niset nga Malpensa ne oren 10:00 dhe mberrin ne token shqiptare ne oren 11:45. Pas zbarkimit ne aeroportin “Nene Tereza”, skuadra kuqezi do te udhetoje drejt hotel “Sheraton”.
    Ashtu ai edhe gjate vizites se kaluar eshte percaktuar nje konference per shtyp. Ne oren 16:30 Kaka e Bekham do t’u pergjigjen pyetjeve te gazetareve perkrah zv/presidentit Adriano Galiani dhe trajnerit Karlo Anēeloti. Nje detaj interesant per ndeshjen me skuadren e drejtuar nga Artan Bushati, e cila transmetohet direkt ne “SuperSport” ne oren 19:00, eshte se Milani do te luaje me fanellat e para, pra me ngjyrat kuqezi, ndersa Shqiperia do te zbrese ne fushe me fanellen e bardhe me shirita te kuq.
    Pas miqesores italianet do te kthehen ne Milano, nderkohe qe ne Tirane festa nuk mbyllet me kaq. Ne nje mbremje gala, fanellat me autografet e lojtareve me te mire te shtate here kampioneve te Evropes, do te dalin ne ankand.

    Policia

    Mberritja e Milanit ka bere qe nje pjese e kryeqytetit te “blindohet”. Policia ka publikuar masat organizative per mbarevajtjen e sfides se luksit. Sheshet “Italia” dhe “Nene Tereza” do t’i nenshtrohen kufizimit te qarkullimit, duke filluar nga ora 14:00 deri me 21:00.
    Masa te forta sigurie do te merren gjate hyrjes se tifozeve ne stadium: forcat blu kane planifikuar kontrolle te imtesishme, per te mos lejuar futjen ne stadium te sendeve te forta, fishekzjarreve, flamujve me shkopinj apo edhe parullave me shkrime te papershtatshme.


    Milan ne Tirane me disa yje me shume



    Per te dyten here brenda pak muajsh, Milani ka shkelur ne token shqiptare per te zhvilluar nje tjeter miqesore, kete here kunder kombetares B te drejtuar nga Artan Bushati i ekipit shpresa.
    Organizimi i turneut “Taci Oil Albania Reads” parashikon qe te ardhurat nga biletat te shkojne ne llogarine e organizates UNICEF qe do t’i shpenzoje per ndertimin e librarive ne gjithe territorin e Shqiperise per te ndihmuar zhvillimin kulturor te rinise shqiptare. Ndeshja miqesore do startoje ne oren 19:00 ne stadiumin “Qemal Stafa” dhe ne perfundim te saj do zhvillohet nje ceremoni e organizuar nga “Taci Oil” dhe UNICEF.
    Kete here ne Tirane kane shkelur edhe yjet kuqezinj, David Beckham, Ricardo Kaka, Gianluca Zambrotta, Gennaro Gattuso dhe Pato, te cilet nuk ishin pjese e skuadres legjendare ne miqesoren e pare kunder Tiranes.
    Ne perfundim te ndeshjes do organizohet gjithashtu edhe nje darke bamiresie me fanelat e ndeshjes te firmosura nga yjet e Milanit dhe lojtaret e kombetares shqiptare. Ne kete mbremje do jete i pranishem edhe administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 12-05-2009 mė 05:53 PM. Arsyeja: Update

  7. #7
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Si doli takimi?

  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Milan fiton trofeun “Taci Oil” nga pika e bardhe



    Ne nje atmosfere festive qe “pushtoi” stadiumin “Qemal Stafa”, Milan ka mundur kombetaren B te Shqiperise nga pika e bardhe e 11 metershit, duke fituar trofeun e dyte “Taci Oil”.
    Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-3 ku kuqezinjte kaluan te paret ne avantazh ne minuten e 22-te me Ronaldinho qe shfrytezoi nje asist te brazilianit tjeter Pato, duke kaluar portierin Ujkani.
    Golin e dyte e shenuan serish miqte me ane te sulmuesit Schevcenko ne minuten e 48-te pasi mbylli nje trekendesh me Kaka. Me pas ndeshja ka folur per kombetaren shqiptare te udhehequr nga Artan Bushati. Goli i pare erdhi ne minuten e 64-t me Andi Lilen.
    Vetem 5 minuta me vone Muzaka barazoi rezultatin me nje gol te shkelqyer, ndersa Salihi kaloi ne avantazh kuqezinjte me nje gol te shenuar me koke ne minuten e 76-te. Eshte dashur magjia e Kaka qe Milani te barazonte pak minuta para fundit pasi braziliani hyri ne mbrojtjen shqiptare duke i dhene nje asist sulmuesit Inzaghi.
    Nga pika e bardhe e 11 metershit Milan eshte treguar me i sakte, pasi Kaka, Seedorf, Flamini, Thiago Solva dhe Inzaghi kane shenuar, ndersa per Shqiperine shenuan Pisha, Muzaka, Lila, Vrapi, por Beqiri e ka nxjerre topin jashte.






    Shqiperia kenaq Kakane





    Rikardo Izecson dos Santos Leite, i njohur me mire si Kaka, ka nenvizuar se ishte shume i lumtur per viziten e tij te pare ne Shqiperi me rastin e ndeshjes miqesore Shqiperi-Milan.

    Ylli brazilian i kuqezinjve e ka dhene kete konsiderate te tij ne konferencen e shtypit pasditen e djeshme, vetem 120 minuta para sfides me seleksionin shqiptar. Ne te pare te 14 tetorit Tirana-Milan 2-1, ishte i detyruar te mungonte per shkak te impenjimit te tij ne kombetaren e Brazilit ne eliminatoret e Boterorit 2010 ne Ameriken e Jugut.
    I pyetur mbi njohurite e tij rreth Shqiperise, Kaka ka shpjeguar: “Te tetor nuk munda te isha ketu me Milanin. Por shoket e skuadres me kane folur shume mire. Kjo eshte hera e pare per mua, qe vij ne Shqiperi. Jam i lumtur, sepse eshte nje vend i ri, ka njerez te rinj, kulture e re. Ne Itali njoh dy tre shqiptare, ata jane njerez mjaft simpatike dhe jam i lumtur qe ndodhem ketu, qe kam ardhur ne vendin tuaj”.
    Djali i arte i Milanit ka nje “palmares” personal te pasur me trofe, duke filluar nga “Topi i Arte” (2007) titulli i Kampionit te Botes (2002) dhe kupan e konfederatave (2005) me Brazilin, nje titull kampion ne Champions League (2007), nje Kupe Bote per klube (2007) dhe nje titull kampion ne Serine A (2003-2004), te gjitha keto me Milanin.
    Dje ne Tirane, Kaka ka sqaruar gjithashtu edhe te ardhmen e tij: “E kam thene kete sepse Milani ka nje histori. Per kete arsye besoj te projektet e ardhshme te skuadres dhe shpresoj qe e ardhmja te jete perkrah Anēelotit”. Ndersa askush nuk u kujtua per konsideraten e Bekhamit ne kete vizite te dyte ne vendin tone, pas asaj ne ndeshjen Shqiperi-Angli 1-3 me 28 mars 2001.



    Galiani: Udhetimi ne Shqiperi, privilegj per Milanin




    Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, nuk e ka fshehur kenaqesine per rikthimin ne Shqiperi.

    Gjate konferences per shtyp, te organizuar vetem 120 minuta perpara ndeshjes, numri 2 i klubit kuqezi deklaroi: “Shpreh kenaqesine time qe vij perseri ketu. Per Milanin eshte nje privilegj qe ndodhet ne Shqiperi. Pjesa me e madhe e merites per ardhjen tone eshte e familjes Taēi. Pa ata nuk dihet se kur mund te kishte ardhur skuadra jone ne kete vend. Kete fundjave, Milani do te organizoje disa aktivitete ne sheshin ‘Nene Tereza’. Nepermjet ‘Milan Park’ do t’u japim mundesine femijeve te Tiranes dhe familjeve te tyre te argetohen falas”.
    Pasi foli edhe per edicionin e dyte te “Milan Junior Camp”, ku do te marrin pjese 350 femije, ndersa pese me te miret kane shansin te sterviten ne ambientet e klubit, Galiani sqaroi diēka edhe rreth aktivizimit te yjeve kuqezi.
    “Bashkepunimi yne po forcohet, por edhe raportet politike mes dy vendeve tona nuk kane qene asnjehere me te mira se ne keto momente. Besoj se edhe nje ndeshje futbolli mund te sherbeje te krijoje lidhje te forta, shtoi drejtuesi i larte. Dua te falenderoj trajnerin tone dhe dy ambasadoret Kaka e Bekham, qe e pranuan me kenaqesi kete iniciative. Mund te kishin zgjedhur te sterviteshin ne Milanelo, por ju siguroj se te gjithe jane te lumtur qe ndodhen ne Tirane, per te qene pjese e kesaj iniciative. Shpresoj qe Milani do te marre pjese edhe ne shume edicione te ardhshme te trofeut ‘Taēi Oil’. Ne fund, nje falenderim edhe per te gjithe tifozet qe po tregonin nje entuziazem te madh sapo mberritem ne aeroport dhe gjate rruges per ne hotel. Milani do te beje gjithēka ka ne dore per Shqiperine”.

    Me rastin e hapjes se “Milan Park”, ne vendin tone do te vije ish-kapiteni legjendar i skuadres italiane, Franko Barezi. Kjo u konfirmua nga administratori, i cili shpjegoi edhe se ai se bashku me Anēelotin e Tasotin nuk do te largoheshin ne mbremje nga vendi yne, pasi qendruan per mbremjen gala, ku u nxoren ne ankand fanellat e lojtareve.
    “Gjate drekes se organizuar per Milanin fola me Barezin, idhullin e klubit dhe ai me konfirmoi se te shtunen dhe te dielen do te jete i pranishem ne ‘Milan Park’. Zerat se Franko mund te marre drejtimin e Kombetares shqiptare? Nuk di asgje rreth tyre. Ai eshte ambasadori i Milanit ne bote, per nje sere iniciativash, si kjo qe po bejme ne vendin tuaj”, perfundoi Galiani.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 13-05-2009 mė 04:32 PM. Arsyeja: Update

  9. #9
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Flm, Kliton. Sa do jene rezervuar ata te milanit dhe pse nuk e di fort mire nivelin e kombetares tone.

  10. #10
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Ne vetem me prvojen qe ka Milani ne rref ja komptaren B por dhe ate A,Milani eshte skuader e madhe,por dhe ne beme nje loje te bukur mendoj,por nje gje me pelqeu shume,qe Shqiptaret 2 here qe ka ardhur Milani e kan pritur jashtzokonisht mire dhe bukur,ndoshta ngaqe Milani ka shume tifoz ketu,dhe Kaka-s i kishte bere shume pershtypje kjo pritje e madhe.

  11. #11
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Seguenza e golave: Albania - Milan


+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Facebook pėrballė komunizmit
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2011, 12:55 PM
  2. Perballe vetvetes
    Nga kuklla nė forum Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 08:11 PM
  3. Kush duhet te jete kapiteni i kombetares ?
    Nga Negativ nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 02:08 PM
  4. Burgosja e kombėtares shqiptare hyn nė histori
    Nga kuklla nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 03:26 PM
  5. Video Kombetares ne Tirane
    Nga Lirenti nė forum Sporti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2006, 05:35 PM