Njė 21-vjeēar ėshtė shpallur nė kėrkim nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se ka plagosur me thikė katėr tė rinj gjatė njė sherri.
Katėr tė rinjtė kishin pasur njė konflikt disa ditė mė parė me Arnold Sulajn, i cili kur ėshtė pėrplasur pėr herė tė dytė me ta, nuk i ka kursyer duke i qėlluar me thikė. Burimet policore shpjeguan se ngjarja ėshtė regjistruar rreth orės 22:30 tė sė martės, nė Rrugėn e Kavajės. Komisariati Nr. 2 ėshtė njoftuar pėr kėtė ngjarje pak minuta mė vonė, duke u informuar se katėr persona ishin plagosur nė rrugėn e lartpėrmendur, sapo kalon kryqėzimin e 21 Dhjetorit, pranė njė tuneli pallati. Me tu njoftuar nė vendngjarje kanė shkuar dy patrulla policie, tė cilėt kanė dėrguar tė plagosurit drejt spitalit. Nga tė dhėnat hetimore ėshtė zbuluar se tė plagosur kanė mbetur Alfriord Bakiasi, vėllezėrit Vasil dhe Enver Elezi, dhe Denald Nina, ku dy tė parėt janė nga 22 vjeē dhe dy tė tjerėt 25 vjeē. Mjekėt e spitalit treguan se atyre iu dhanė mjekimet e duhura dhe kishin marrė plagė tė lehta, ndėrsa mė vonė u morėn nė pyetje nga policia. Ata deklaruan se ishin plagosur nga 21-vjeēari Sulaj dhe mendohet pėr njė sherr tė ndodhur disa ditė mė parė. Policia tha se autori ėshtė shpallur nė kėrkim.