Eshte kthyer perseri tensioni ne qender te Athines. Forcat policore jane konfrontuar me grupe anarkistesh te cilet kane dashur te pengojne nje tubim te sheshi Omonia, te rreth 300 te rinjve ultranacionaliste, qe kane protestuar kunder emigranteve te huaj.
Policia ka perdorur bombat me gaz lotesjelles ndaj bombave molotov dhe gureve qe kane hedhur anarkistet greke.
Kane qene mbi 150 anarkiste te cilet kane shkulur pllakat e trotuareve per te sulmuar policine, e cila duke i sulmuar i ka detyruar ata te shkojne drejt shkolles politeknike.
Anarkistet kane akuzuar edhe njehere policine se ka mbrojtur mitingun e ultranacionalisteve. Madje, gjate mitingut te tyre shume prej ultranacionalisteve greke kane hyre ne ambientet e gjykates se vjeter dhe kane qelluar me gure dhe derrasa dhjetera emigrante qe flene ne kete ndertese te braktisur.
Nje miting tjeter i te rinjve anarkiste u zhvillua edhe ne sheshin Kotzia. Ne lagjen Eksarqia perseri ka pasur deme ne dyqane dhe ne makinat e parkuara, ndersa ne disa prej rrugeve kryesore te kryeqytetit eshte ndaluar qarkullimi i makinave. Nga ana e organeve te rendit jane shoqeruar ne rajonin e policise te pakten tre persona.