Nje plan veprimi ne luften kunder trafiqeve, sidomos ate te droges dhe te armeve, eshte ndermarre ne bashkepunim mes policise shqiptare dhe asaj italiane.
Plani eshte firmosur mes kreut te policise shqiptare, Ahmet Prenci dhe homologut italian, Antonio Manganelli. Gjate nje vizite ne Itali drejtori i Pergjithshem i Policise u takua edhe me drejtuesit e policive te Ballkanit, si me ate te Maqedonise, Rumanise, Malit te Zi dhe te Serbise.

Delegacioni shqiptar zhvilloi nje takim me komandantin e ROS-it, gjeneral Ganzer, ku u bisedua ne lidhje me raportet e bashkepunimit dhe mundesine e krijimit te grupeve te perbashketa te hetimit.

Gjenerali Ganzer shprehu gatishmerine per te rritur bashkepunimin dhe ngritjen e grupeve te perbashketa ndaj luftes kunder krimit te organizuar, e konkretisht ndaj trafikut te lendeve narkotike.