Esmihan Hanėm, gruaja qė “hante” pashallarė...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Esmihan Hanėm, gruaja qė “hante” pashallarė...

    Receta Gatimi

    Esmihan Hanėm, gruaja qė “hante” pashallarė...
    VEPROR HASANI
    22/04/2009 Kronikat e kohės sidomos nga gazetarėt vėnė pas ēdo krimi dhe vrasjeje emrin e nėnės sė Ali Pashė Tepelenės

    Esmihan Hanėmi ose siē e thėrrisnin ndryshe, Hankoja, ishte nėna e Ali Pashė Tepelenės. Po kush ishte ajo nė tė vėrtetė? Mbi figurėn e kėsaj gruaje ėshtė hedhur baltė me njė tepri tė shfrenuar deri nė absurditet. Hankoja cilėsohet si “njė qenie me shpirt ujkonje”, pjellė e smirės dhe e xhelozisė”, “njeriu qė injekton tek i biri, Ali Pashė Tepelena urrejtjen pėr tė afėrmit, egėrsinė, shpirtin e egėr, etj”. “Esmihan Hanėmi ėshtė gruaja e tė 99-ve, e hurit dhe e litarit, e helmit dhe e thikės, e vrasjeve shekspiriane”, “e pamoralshme deri nė ditėn e vdekjes sė saj”. “Hankoja ėshtė gruaja qė meshkujt e Kardhiqit e kapėn rob gjatė njė luftimi dhe qė e pėrdhunuan pėr 40 ditė me radhė”. “Kjo grua ėshtė shtriga qė helmoi dy fėmijėt e tė shoqit, Veliut, tė cilėt i kishte patur me gruan e parė”. Ėshtė krijesa e djallit qė nxit tė birin, Aliun, drejt krimit dhe vrasjes qė nė moshė tė re”. Nė ēdo hap qė hedh Ali Pashė Tepelena “shkėlqejnė” kėshillat djallėzore tė Esmihan Hanėmit. Nėpėrmjet Aliut ajo ėshtė gjithmonėė aty ku ka vrasje. Nė kėtė mėnyrė pėrpiqen ta prezantojnė kronikat e botės perėndimore tė asaj kohe, tė cilat nė mjaft raste janė shkruar 200 vjet pas vdekjes sė Esmihan Hanėmit, siē ėshtė rasti i autorit William Plomer; “The diamond of Janina - Ali Pasha, 1741-1822, London, 1961”. Pas gjithė kėtij pėrshkrimi, kronikat e kohės pėrpiqen tė interpretojnė jetėn e Ali Pashė Tepelenės, njėsoj sikur brenda qenies sė tij tė ketė hyrė shpirti djallėzor dhe i errėt i Hankos.

    Gazetarėt e botės perėndimore, veēanėrisht ata francezė, rusė apo anglezė, por edhe tė tjerė, pasi e kanė gdhendur figurėn e Esmihan Hanėmit si njė grua tė pamoralshme, e kishin shumė tė lehtė qė pas kėsaj, vrasjet e pashallarėve tė Shqipėrisė t’i shihnin si skenarė tė kėsaj gruaje qė ndryshe e thėrrisnin Hanko. Sipas tyre, ajo mund tė bėnte gjithēka, ishte “djallėzia” dhe “ferri” vetė. Ajo mund tė sulmonte ēdo pasha tė vendit, t’i sillte vdekjen atij pėrmes shpatės apo helmit, njėsoj sikur pashallarėt tė ishin kalorės tė vetmuar. Nė tė gjitha pėrshkrimet e kronikanėve perėndimorė, kjo grua flet me gjuhėn e personazheve tė Shekspirit: “Ji gjakėsor, guximtar dhe i vendosur”! Kėto janė mėsimet dhe kėshillat e saj pėr tė birin. Duket qartė se gazetarėt e asaj kohe kėrkonin tė ēuditnin botėn me personazhin e tyre. Mė shumė se sa pėr tė ngritur apo rrėnuar figurėn e Esmihan Hanėmit pėr ta kishin rėndėsi “bėmat” e kėsaj gruaje. Vetėm njė personazh i tillė mund tė tėrhiqte vėmendjen e lexuesve tė tyre dhe t’i linte pa mend ata, ndėrsa politika e kohės pėrpiqej t’i shfrytėzonte pėr tė mposhtur figurėn e Pashait tė madh tė Tepelenės. Shkrimtarėt dhe gazetarėt kishin rastin t’ia kalonin edhe Shekspirit. Nė tė vėrtetė nuk ishin pėrpjekje pėr tė sjellė Hankon e vėrtetė, por mundimi, pėr tė fituar emėr ata vetė.

    Mjafton qė historia apo thashethemet tė pėrmendnin njė pasha tė vdekur nė rrethana misterioze dhe gazetarėt do tė nxitonin tė gjenin aty njė skenar tė Esmihan Hanėmit. Pak rėndėsi kishte nėse ekzistonin fakte, sepse mjaftonte qė ngjarja tė kishte ndodhur nė kohėn kur Hankoja ishte gjallė. Kjo bėnte tė lehtė pėr gazetarėt tė gjenin jo vetėm faktet, por edhe tė gjitha detajet e vrasjeve, Motivet qė shtynin kėtė grua drejt krimeve dhe intrigave ishin gjithnjė tė njėjta: ajo kėrkonte qė vendi i pashait tė vrarė tė zihej nga i biri. Nė tė vėrtetė edhe pse janė vrarė shumė pashallarė, asnjėherė nuk ndodhi qė nė atė post tė ulej djali i saj, Ali Pashė Tepelena.

    Kapllan Pashė Delvinės i pritet koka

    Kapllan Pashė Delvina nuk i ishte bindur urdhrit tė Portės sė Lartė, e cila i kėrkonte tė nėnshtronte Himarėn, qė atė kohė ishte rebeluar. Pas kėsaj, Stambolli i mbetur i fyer dhe ofenduar nga pashai, kėrkoi kokėn e Kapllan Pashės. Diēka pritej tė ndodhte. Ishte vetė pashai, ai qė do tė vendoste se si do ta pėrballonte fermanin qė kishte dalė pėr kokėn e tij. Siē shpjegon Sabri Godo te “Ali Pashė Tepelena” fq,32 “Lufta Ruso-Turke solli njė turbullirė tė madhe nė Ballkan qė u shtua sidomos mė 1770, kur flota e Katerinės kaloi Gjibraltarin dhe u fut nė Adriatik dhe Egje nėn komandėn e vėllezėrve Orlov, u ngrit Moreja dhe disa krahina tė Greqisė nėn thirrjen e Katerinės qė vėllezėrit ortodoksė tė ēliroheshin nga zgjedha turke…”. “Nė kryengritje kishte marrė pjesė edhe Himara…” Porta e Lartė e Stambollit ishte e shqetėsuar pėr pėrmasat e kryengritjes, por pashai nuk kishte denjuar t’i pėrgjigjej kėsaj kėrkese. Me Himarėn kishte patur miqėsi, sepse mbėshtetja e saj nuk i kishte munguar edhe kur vetė pashai ishte gjendur nė ditė tė vėshtira. Tashmė kjo besnikėri po i kushtonte me kokėn. Sulltani nuk mund ta toleronte fyerjen qė i bėnte njė pasha i vogėl nė Jug tė Shqipėrisė. Porta e Lartė kishte pėrgatitur skenarin e ekzekutimit tė Kapllan Pashė Delvinės. Nė shtėpinė e Pashait kishte mbėrritur njė ftesė. Bejlerbeu i Rumelisė e ftonte Pashain e Delvinės nė manastir. Aty, nė manastir do t’i pritej koka Kapllan Pashės, e cila mė pas do tė udhėtonte e kriposur nė drejtim tė Stambollit. Kishte ndodhur edhe mė parė kėshtu dhe pashallarėt i dinin tė gjitha kėto. Pas ftesash gostish dhe marrje ofiqesh mė tė larta, pashallarėt shqiptarė kishin gjetur vdekjen, duke vendosur qafėn nėn shpatė. I ndodhur jo shumė larg me vdekjen, por edhe jo shumė larg me jetėn, pashait i duhej tė merrte njė vendim nėse duhej tė shkonte nė manastir apo t’i shmangej ftesės sė Bejlerbeut tė Rumelisė pėrgjithmonė, deri sa pėr tė tė vinin ditė mė tė mira. Ai vendosi tė shkonte atje dhe shpata nuk bėri gjė tjetėr veēse rrėshqiti mbi qafėn e pashait.

    Hankoja pėrgatit skenarin?!

    Si gjithnjė, atje ku ndihej era e gjakut, aty ishte dhe Hankoja. Nė kronikat e kohės thuhet se Hankoja me tė mėsuar lajmin se sulltani kėrkonte kokėn e krushkut tė saj, nxitoi tė pėrgatiste planin qė koka e Kapllan Pashė Delvinės tė qėndronte disa ditė nė kamaren e turpit nė Stamboll. Atė ēast Hankoja dridhej nga ethet e thurjes sė intrigave qė kishin pushtuar shpirtin e saj. Nuk ishte e sigurt nėse krushku do tė shkonte ose jo nė manastir. Ajo kėrkonte vdekjen e tij, e kėrkonte njė orė e mė parė. Brenga dhe shqetėsimi po e gėrryenin nė ēdo sekondė. Kapllan Pasha edhe mund tė mos i pėrgjigjej ftesės sė Bejlerbeut tė Rumelisė, por atėherė kjo do tė ishte njė kokėprerje pėr vetė Hankon, sepse do ta kishte tė vėshtirė tė realizonte synimet e saj. Koka e krushkut kishte filluar t’i dukej e tepėrt. (Ali Pashė Tepelena kishte marrė tė bijėn e Kapllan Pashė Delvinės). Pasi ishte menduar gjatė, Esmihan Hanėmi e kishte gjetur ēelėsin e portės sė varrit pėr Kapllan Pashė Delvinėn. Do tė ishte Ali Pashė Tepelena, ai qė do tė kėshillonte vjehrrin, se e mira e tij do tė ishte qė t’i pėrgjigjej pozitivisht ftesės sė Bejlerbeut tė Rumelisė. Tė paktėn kėshtu pėrpiqen gazetarėt e asaj kohe tė shpjegojnė udhėtimin e Kapllan Pashė Delvinės drejt manastirit. Kapllan pasha shkoi atje, por nuk mundi tė kthehej mė bashkė me kokėn e tij. Hankoja kishte realizuar njė nga planet e saj, thuhet nė kronikat e gazetave tė huaja. Tashmė i hapej rruga birit tė saj qė tė zinte fronin e Pashait tė Delvinės. A ishte vėrtet kjo njė nga intrigat e pėrgjakura tė Hankos?

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26
    Shume interesant ky atrikull flm

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-02-2012, 08:22 PM
  2. Firence – arrestohet njeriu qė vriste dhe hante qentė
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 09:43 PM
  3. Gruaja 258 kg vdes nė spital, hante fshehurazi
    Nga EMAUS nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:33 AM
  4. Gruaja me dy vagina
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-09-2009, 06:25 PM