Shakhtar Donetsk e ka mposhtur Werder Bremenin me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, pėr t’u shpallur fitues i Kupės UEFA, nė ndeshjen e zhvilluar nė stadiumin Sükrü Saraēoglu tė Stambollit.


Lojtarėt e Shakhtarit puthin trofeun. Foto: Reuters


Ekipi ukrainas do tė jetė kėshtu fituesi i fundit i “Kupės UEFA”, pasi kjo garė nė sezonin e ardhshėm do tė riorganizohet dhe do tė mbajė emrin Liga Evropiane.



Luiz Adriano dhe Darijo Srna festojnė golin e parė. Foto: AP


Shakhtar, qė sė fundi humbi titullin e kampionit tė Ukrainės nga Dynamo Kiev, pati rastin tė kalojė nė epėrsi pas vetėm pesė minutash me anė tė sulmuesit brazilian Luiz Adriano. I njėjti lojtar nuk e keqpėrdori rastin tjetėr nė ndeshje, duke mposhtur portierin e Werderit, Tim Wiese pas 25 minutash lojė.

Bremen u pėrgjigj nė minutėn e 34-tė me anė tė brazilianit tė Werderit, Naldo, i cili barazoi rezultatin. Portieri Wiese bėri njė varg mbrojtjesh tė shkėlqyeshme, pėr tė dėrguar ndeshjen nė vazhdime.



Lojtarėt e Werderit i gėzohen golit tė barazimit. Foto: Reuters


Gjashtė minuta pas fillimit tė vazhdimeve, ekipi ukrainas riktheu epėrsinė pėrmes brazilianit tjetėr, Jadson. Shakhtar kėsaj here arriti ta ruajė avantazhin, megjithėse Bremenit iu mohua njė gol i vonshėm, pėr shkak tė njė fauli tė supozuar.

Shakhtar ka fituar 12 trofe vendorė, qė kur Ukraina u nda nga Bashkimi Sovjetik nė vitin 1990, por ky ėshtė trofeu i parė evropian.



Festa e lojtarėve tė Shakhtarit pasi u shpallėn kampionė. Foto: AP


Nė mėnyrė ironike, qė tė dy finalistėt, Shakhtar dhe Bremen, ishin kualifikuar pėr nė garėn e mėtejme tė Kupės UEFA pasi pėrfunduan nė pozitat e treta nė grupet pėrkatėse nė kuadėr tė Ligės sė Kampionėve.

Werderi do tė ketė edhe njė mundėsi tjetėr pėr tė fituar trofe, pasi tė shtunėn pėrballet me Bayer Leverkusen nė finalen e Kupės sė Gjermanisė nė Berlin.