Receta Gatimi

Ndihm-analiza filologjike e ndonje vepre letrare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e boss1
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Postime
    25
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Ndihm-analiza filologjike e ndonje vepre letrare

    Peshendetje te gjithve
    a kish mujt dikush me ma pergatit nje analiz te qfardo vepre letrare qe e ka lexu najher se pom vyn shum
    mundsisht te ket mbi nje faqe e gjysem
    aty te flitet per
    -Llojin letrar
    -Kompozicioni
    -Temen
    -Personazhet
    -Ideja e vepres
    -Motivin
    -Fabula
    -Gjuha e vepres letrare

    faleminderit te gjithve

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Ben mire te lexosh ndonje liber!

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    o bss1 do te bejme nje viruse ate te beje po ate qe thua ti eshte e gjate ( shaka)?

  4. #4
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Meqenese ajo qe kerkon ti eshte pak e gjate, po te jap thjesht nje permbledhje, pasi dhe kam kohe qe e kam lexuar vepren dhe nuk me kujtohen te gjitha.

    “Shtepi kukulle” – Ibsen

    ANALIZA

    Ne “Shtepine e kukulles”, pronar legjitim i kukulles, eshte nje bashkeshort, nje baba dhe nje qytetar shembullor. Ne shtepine e tij te vogel, me 3 femijet dhe gruan, ne shohim strehen e embel familjare, familjen e lumtur te enderruar. Zonja Helmer jeton e lumtur, e sigurte se i ka realizuar me te vertete te gjitha enderrat per te qene bashkeshorte dhe nene ideale, per te pasur nje bashkeshort ideal, i cili, ne rast nevoje, do te mund te jepte edhe jeten per te shpetuar nderin e saj. Nje nga veprimet e para te besnikerise se saj ndaj te shoqit, qe gjetja nga ana e saj e nje huaje, e cila do t’i lejonte atij te bente nje udhetim te nevojshem per shendetin e tij. E bindur se ai nuk duhej ta merrte vesh kurre se po hynte ne borxh, ajo u shtrengua t’ia mbushte mendjen atij se te hollat qene nje dhurate e babait te saj. Ne te vertete te hollat ia kishte dhene nje fajdexhi, megjithese pa garancine e babait, ai nuk do ta kishte bere nje gje te tille. Por nje garanci e tille ishte e pamundur, sepse pikerisht ato dite, babai po jepte shpirt. Prandaj Nora, per ta kapercyer kete pengese, zgjodhi rrugen me te shkurter: Vuri firmen e babait ne kambial. Fajdexhiu e kuptoi menjehere, por i dha te hollat pa bere asnje kundershtim. Qe prej asaj kohe, Nora nisi te punonte si skllave e fshehtazi, duke kopjuar doreshkrime, dhe pothuajse ia arriti t’i paguante te gjitha. Ne kohen kur punet kishin arritur ne kete pike, Helmeri emerohet drejtor i bankes, ne te cilen me pare sherbente si nenpunes. Fajdexhiu, qe lakmonte per nje nenpunesi ne banke, deshi me kete rast ta shfrytezonte kambialin e falsifikuar, per ta shtyre Noren te ndikonte prane te shoqit, ne dobi te tij. Por Nora, e cila e urren me gjithe shpirt fajdexhiun, nuk e kupton dot se cgabim te rende ka bere, duke vene firmen e babait ne kambial, prandaj tani, kur degjon t’i thuhet se ligji nuk pranon qe – duke marre parasysh rrethanat – ajo ka bere mire, shkrihet ne gaz. Por, fare rastesisht, ia hap syte pikerisht i shoqi, duke i folur me perbuzje per nje falsifikim te meparshem te kryer nga ana e fajdexhiut. Nora e humbet ne cast bindjen se kishte vepruar mire dhe e ndjen se nuk ka asnje dijeni nga bota e dallavereve, bota ne te cilen jeton i shoqi, jashte shtepise se tyre. Dhe, kur ai vazhdon duke thene se poshtersia dhe hileja ne tregti buron gati perhere nga ndikimi i nenave te keqija, ajo nis te kuptoje se gezimi dhe kenaqesia me te cilat ajo merr pjese ne lodrat e femijeve te saj dhe kujdesi qe ajo tregon per t’i mbajtur ata te paster e te hijshem, nuk mjaftojne per ta bere ate nje person te pershtatshem per t’i edukuar ata. Per ta shlyer kambialin fals, vendosi t’ia kerkonte hua kusurin nje mikut te ngushte te shtepise. E mesuar sic ishte, kur deshironte dicka nga i shoqi, t’ia lypte duke i bere apel dashurise qe ai kishte per te, me gjithfare nazesh te hijshme, gjer sa ai nuk i thoshte dot me jo, ben pothuaj njesoj edhe me mikun, duke u drejtuar instiktivisht neper rrugen me te lehte. Merr keshtu papritmas nje deklarate dashurie: dhe ajo i hap ne cast syte mbi natyren e vertete te rolit te saj ne familje, per te cilen e ndiente veten krenare. Tanime te gjitha iluzionet e saj u zhduken. Ajo e sheh veten ashtu sic eshte: grua budallaqe dhe injorante, nene e rrezikshme, bashkeshorte qe nuk eshte gje tjeter per burrin vecse nje loder. Por pikerisht per kete ajo kapet edhe me me ngulm pas iluzioneve qe ka per ate; ai tani mendohet prej saj, me teper se kurdohere, bashkeshorti ideal, i gatshem per te bere cdo sakrifice per ta shpetuar nga katastrofa. Vendos, pra, te vrase veten, sepse nuk do qe ai te shkaterroje karrieren e tij duke marre mbi vete fajin e falsifikimit, per te shpetuar emrin e mire te se shoqes. Dhe atehere arrin zhgenjimi i fundit: ai, kur merr vesh falsifikimin, ne vend qe t’i propozoje menjehere vijen e qendrimit <<ideal>>, xhindoset, sic ishte e natyrshme, dhe i keput nje mije te shara, sepse ajo po e turperonte. Nora sheh atehere sesi jeta e tyre familjare eshte nje gje e shtire, dhe shtepia e tyre nuk ishte gje tjeter vecse nje shtepi kukulle, ne te cilen ata luanin si bashkeshorte e si prinder ideale. Prandaj ajo braktis menjehere shtepine, burrin e femijet dhe del jashte, ne boten e vertete, per te kerkuar realitetin me vete syte e saj dhe per te fituar kesisojne shoqeri nje pozite qe te mos jete e mbeshtetur mbi genjeshtren. Nuk do t’i shohe me femijet, gjer sa te mos jete e zonja te marre persiper pergjegjesite e nje nene; nuk do te kthehet per te jetuar bashke me burrin, gjer sa te mos jene qe te 2 te afte per marredhenie me te ndershme mes tyre.

    Personazhet:
    Nora, Torvaldi, Linda, Krogstadi-fajdexhiu, Elena-ndihmesja, Ranku-miku i familjes.

    Tema:
    Dashuria eshte nje e drejte, qe, sado e shpallur si e fituar nga grate e vendit te tij, nuk mund te realizohej plotesisht ne rendin kapitalist.

    Ideja e vepres:
    Problemi i gruas ne pergjithesi nuk mund te zgjidhet me divorce, por me nje lufte revolucionare.

    Motivi:
    Lufta per afirmimin e dinjitetit te njeriut.

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Je e madhe bravo me kete qe ke ber (girl0

  6. #6
    EXTREMI Maska e ani milan
    Anėtarėsimi
    Jul 2012
    Vendndodhja
    ELBASAN ALBANIA
    Postime
    4
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    shume e mire analiza. sidomos temen , idene e vepres , motivin i kishe kapur shume mire. por nqs mund te me ndihmosh mund te shkruash pak pikat se ku bazohesh per te kryer analizen. sepse ato qe jane shkruar ne diskutimin e pare duken te veshtira, ndersa shtjellimi qe i kishe bere ti ishte shume me i thjeshte.
    bravo.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pse Gjuha Letrare Shqipe?
    Nga ardona nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-03-2012, 09:15 PM
  2. Ndihm ju lutem.....
    Nga secr3tz0n3 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-04-2010, 02:01 AM
  3. Me duhet ndihm pak ...
    Nga B|1n1 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 06:26 PM
  4. Ndihm per themes
    Nga ymer01 nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 08:14 PM
  5. kerkoj ndihm
    Nga atit nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2008, 01:58 PM